VOAL – Unë rashë në dashuri me vendin tim kur isha në burgun e një vendi tjetër.
-Unë besoj evolucionin. Por unë gjithashtu, kur shkoj te Kanioni i Madh dhe e shikoj atë në perëndimin e diellit, besoj se edhe dora e Zotit është aty.
– Pika më e fortë e Amerikës ka qenë gjithmonë vizioni i saj shpresëplotë për një progres njerëzor.
– Roli i parë i një qeverie është t’i ndihmojë njerëzit që janë në krizë ose në nevojë.
– Për pjesën më të madhe të jetës sime, Marina ishte e vetmja fjalë që dija. Prapë ajo është fjala që e njoh më shumë dhe që e dua më shumë.
– Të dalësh kundër ekonomisë globale është sikur të bësh opozitë ndaj motit – ai vazhdon, të pëlqen ty po nuk të pëlqen.
– Unë e admiroj Islamin, ka plot parime të mira në të.
– Unë mendoj se askush nuk është si ai dhe as që mund të krahasohet me Ronald Reaganin, sepse ai ishte njeriu i duhur në kohën e duhur.
– Unë besoj në lutjet, unë lutem çdo natë.
– Një BE e fuqishme, një NATO e fuqishme dhe një partneritet i vërtetë strategjikndërmjet tyre janë thellësisht në interesin tonë.
– Për Amerikën, interesat tona janë vlerat tona – dhe vlerat tona janë interesat tona.
– Mos u jepni, mos u zmbrapsni. Qëndroni fort me Presidentin tonë dhe luftoni. Ne jemi amerikanë, dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Ata do të dorëzohen.
-Putini dëshiron të restaurojë Perandorinë Ruse. Ky është qëllimi i tij, ai e ka deklaruar këtë shpesh herë.
-Liderët rusë, të pasuruar me naftë dhe të korruptuar me pushtet, i kanë hedhur poshtë idealet demokratike dhe detyrimet e një pushteti të përgjegjshëm.
-Me urdhër të Putinit, aparatçikët e korruptuar dhe oligarkët ortakë grabitin pasurinë dhe burimet e popullit rus.
-Më shqetësuesja e agresionit të Putinit në Krime se ai pasqyron një mospërfillje në rritje ndaj besueshmërisë amerikane në botë. Kjo i ka trimëruar aktorët e tjerë agresivë në botë – që nga nacionalistët kinezë, tek terroristët e Al Kajdës dhe teokratët iranianë.
Komentet