VOAL – Një fëmijë i keqarsimuar është një fëmijë i humbur.
Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë.
Një shtet i cili ka frikë që t’i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.
Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët “Ich bin ein Berliner!” (Unë jam një Berlinas).
Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës.
Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.
Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është t’i shqiptosh fjalët, por të jetosh prej tyre.
Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.
Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.
Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.
Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.
A e kuptoni çfarë përgjegjësie kam unë? Jam i vetmi person që qëndroj midis
Richard Nixon dhe Shtëpisë së Bardhë.
Politika e brendshme mund vetëm të na çojë në humbje; politika e jashtme mund të na vrasë.
Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa qëllimin dhe drejtimin.
Fali armiqtë e tu, por kurrë mos i harro emrat e tyre.
Gjeografia na ka bërë ne fqinj. Historia na ka bërë miq. Ekonomia na ka bërë ne partnerë, dhe nevoja na ka bërë ne aleatë. Ata të cilët Zoti i ka bashkuar Zoti, le të mos i ndajë njeriu.
Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.
Unë nuk jam kandidati katolik për President. Unë jam kandidati i Partisë Demokratike për President, i cili ndodh të jetë gjithashtu katolik.
Më vjen keq të them se ka tepër shumë arsye për qyfyrin se jeta është e zhdukur në planetet e tjera ngaqë shkencëtarët e tyre janë më të përparuar se tanët.
Unë jam burri që e shoqëroi Jacqueline Kennedyn në Paris, dhe jam kënaqur.
Nuk mendoj se raportet e shërbimeve inteligjente janë të gjitha të freskëta. Nganjëherë unë marrë më shumë raporte të tilla nga New York Times.
Unë shpresoj se asnjë amerikan nuk do ta shfrytëzojë rastin dhe të hedhë votën e tij ose për mua ose kundër meje vetëm për shkak të përkatësisë time fetare. Kjo nuk është relevante.
Sapo mora një telegram nga Babai im bujar; i dashur Xhek, mos merr asnjë votë më shumë se është e nevojshme. Nuk do të ishta në vete nëse do të merrja një votë mbarëpopullore.
Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën – një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.
Mendoj se “Rroftë Shefi” ka diçka bukurtingëlluese.
Mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, dijes njerëzore që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë – ndoshta me përjashtim kur Thomas Jefferson darkoi vetëm.
Unë jam një idealist pa iluzione.
Një shoqëri e lirë nuk mund t’i ndihmojë shumicën që është e varfër, ajo nuk mund t’i shpëtojë ata të paktë që janë të pasur.
Nëse dikush është aq i çmendur sa të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nuk mund ta bëjë këtë. E gjitha që ai mund të përgatitet të bëjë, ësjtë që ta japë jetën e tij për jetën e presidentit.
Nëse arti është për t’i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin.
Nëse ne nuk mund t’iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë.
Në një sensa vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje.
Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak breznive iu është dhënë roli për ta mbrojtur lirinë në orën e tij të rrezikut më të madh. Unë nuk shmangem nga kjo përgjegjësi – e mirëpres atë.
Izraeli nuk u krijua që të zhduket – Izraeli do të përparojë dhe lulëzojë. Ai është fëmijë i shpresës dhe shtëpi e zotësisë. Ai nuk mund të prishet nga armiqësia as nuk mund të demoralizohet ng suksesi. Ai përmban këllëfin e demokrcisë dhe e nderon shpatën e lirisë.
Është një fat fatkeq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.
Mund të jetë e trishtë tani që unë kam më të mirat e dy botëve. Një shkollim në Harvard dhe një titull në Yale.
Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t’ia varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.
Udhëheqja dhe nxjerra e mësimeve janë të pandashëm nga njëri tjetri.
Le të nxitim të dy palët mrekullitë e shkencës në vend të terroreve të saj. Së bashku ne mund t’i zbulojmë yjet, t’i pushtojmë shkretëtirat, t’i çrrënjosim sëmundjet, t’i shfrytëzojmë thellësitë e oqeaneve, dhe t’i trimërojmë artet dhe tregtinë.
Le ta dijë çdo shtet, pavarësisht nëse na e do të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të bëjmë të pamundurën, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.
Le të shkojë fjalë përtej kohës dhe hapësirës, tek miku dhe armiku njëlloj, se pishtar ka kaluar tek një brezni e re e amerikanëve, lindur në këtë shekull, kalitur nga lufta, disiplinuar nga paqja e vështirë dhe e hidhur.
Le të mos negociojmë kurrë nga frika. Por të mos kemi kurrë frikë që të negociojmë.
Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t’ia lëmë fajin së kaluarës. Le ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.
Njeriu është prapëseprapë kompujteri më i mirë i të gjithëve.
Njerëzimi duhet t’i japë fund luftës përpara se lufta t’i ketë dhënë fund njerëzimit.
Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t’i rritin për t’i bërë presidentë, por ato nuk duan që ata të bëhen politikanë para se të bëhen presidentë.
Vëllai im Bob nuk do që të jetë në qeveri, ai i premtoi Babati se do të jetë me të drejtën.
Babai im gjithmonë më thoshte se të gjithë biznesmenët janë buj kurvash, por unë asnjëherë nuk i kisha besuar deri tani.
Askush s’ka pyetur për racën e tij kur ka qenë puna të jetohet apo të vdiset për Amerikën, nuk ka shenja të bradha apo të zeza në pozicionet e luftimit apo në varrezat e betejave.
Ne tani kemi nevojë ta bëjmë fuqinë tonë të besueshme, dhe Vietnami është vendi i duhur.
Nganjëherë t’i thua se do të bëhet në sekondë diçka që do të kërkojë gjithë jetën tënde.
Dobësimi ynë, mungesa e forcës sonë fizike gjithnjë e më madhe, janë një kërcënim për sigurinë tonë.
Lidhja jonë më qendrore e përbashkët është se ne të gjithë e banojmë këtë planet. Ne të gjithë marrim të njëjtin ajër. Ne të gjithë ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe jemi të gjithë të vdekshëm.
Problemet tona janë të krijuar nga njeriu, prandaj ato duhen zgjidhur nga njeriu. Dhe njeriu mund të jetë i madh sa ai të dojë. Nuk ka probleme të fatit njerëzor përtej qenieve njerëzore.
Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim. Mendja njerëzore është burimi ynë fundamental.
Paqja është një proces i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm opinionesh që ndryshojnë gradualisht, duke i gërryer ngadalë pengesa, duke ndërtuar qetësisht strukturat e reja.
Stërvitja fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual.
Rruga më e mirë drejt progresit është rruga e lirisë.
Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit.
Guximi i jetës është shpesh një spektakël më pak dramatik se guximi i një momenti final; por ai nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe tragjedisë.
Qëllimi i arsimit është përparimi i dijës dhe përhapja e së vërtetës.
Armik i madh i së vërtetës shumë shpesh nuk është gënjeshtra e paramenduar, e sajuar dhe e pandershme, por miti këmbëngulës bindës dhe jorealist.
Sa më shumë që dija jonë rritet, aq më shumë padija jonë shpaloset.
Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve.
Shtegu që kemi zgjedhur për të tashmen është plot rreziqe, ashtu siç janë të gjitha shtigjet.
Rroga është e mirë dhe unë do të vazhdoj të punoj.
Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.
Koha për ta riparuar çatinë është kur dielli është duke ndritur.
Fjala e mirëfilltë “sekret” është e neverishtme në një shoqëri të lirë dhe të hapur; dhe ne jemi si popull aktualisht dhe dhistorikisht kundër shoqërive sekrete, betimeve sekre, dhe procedimeve sekrete.
Bota është e ndryshme tani. Sepse njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë për t’i zhfukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e jetës njerëzore.
Bota e di se Amerika nuk do të fillojë kurrë një luftë. Kjo brezni e amerikanëve ka pasur mjaft luftë dhe urrejtje… dhe ne duam të ndërtojmë një botë të paqes ku të dobëtit janë të sigurtë dhe të fortët janë të tillë.
Ka shumë njerëz në botë të cilët realisht nuk e kuptojnë – ose thonë kështu – se cila është çështja e madhe midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vijnë ata në Berlin!
Ka rreziqe dhe kosto të veprimit. Por ato janë shumë më të vogla se rrezja e gjatë e rreziqeve të mosveprimit.
Ka gjithmonë pabarazi në jetë. Disa janë vrarë në një luftë, disa të tjerë janë plagosur dhe disa të tjerë nuk janë larguar kurrë nga vendi. Jeta është e pandershme.
Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë për të ndodhur.
Ata që guxojnë të dështojnë poshtërsisht mund të arrijnë madhërisht.
Ata që e bëjnë revolucion paqësor të pamundshëm do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm.
T’i themi gjërat çiltërisht nuk do të thotë të dëshpërohemi ndaj së ardhmes ose të fajësojmë të shkuarën. Trashëgimtari i matur e bën me kujdes inventarin e trashëgimive të tij dhe iu jep një besueshmëri të plotë atyre që ua detyron besimin.
Toleranca nuk e përfshin përkushtimin e dikujt ndaj fesë. Më shumë ajo dënon shtypjen ose padrejtësinë ndaj të tjerëve.
Tepër shpesh ne… kënaqemi me rehatinë e opinionit pa telashin e mendimit.
Lufta e pakushte nuk mund të çojë tek një fitore e pakushte. Ajo nuk mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjeve… nuk mund të jetë vetëm shqetësimi i fuqive të mëdha.
Fitorja ka mijëra etër, por humbja është jetime.
Lufta do të ekzistojë atë ditë të largët kur kundërshtarët e ndërgjegjshëm do të kenë të njëjtin reputacion dhe prestigj që kanë luftëdashësit sot.
Washingtoni është një qytet me frytshmëri Jugore dhe magji Veriore.
Ne nuk kemi frikë t’ua besojmë amerikanëve faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë taa lejojë popullin e tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë nga populli i tij.
Ne jemi ngjitur oqeanit. Dhe kur shkojmë tek deti, për të lundruar apo për të parë – ne jemi duke u kthyer prej nga erdhëm.
Ne besojmë se nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina të cilat i largojnë njerëzit nga puna, kanë talent që t’i kthejnë në punë ata njerëz.
Ne nuk mund të presim që të gjitha vendet të kenë sisteme të ngjashme, sepse konformiteti është burgosës i lirisë dhe armik i rritjes.
Ne kemi fuqinë ta bëjmë këtë brezninë më të mirë të njerëzimit në historinë e botës ose ta bëjmë atë të fundit.
Ne duhet ta përdorim kohën si mjet, jo si një divan.
Ne do të donim të jetonim si kemi jetuar dikur, por historia nuk na e lejon këtë.
Kur pushteti e prin njeriun drejt arrogancës, poezia ia kujton kufizimet e tij. Kur pushteti e ngushton atë në shqetësimet e njeriut, poezia ia kujton atij pasurinë dhe larminë e ekzistencës. Kur pushteti korrupton, poezia pastron.
Kur ne e morëm detyrën, gjërat që më së shumti më befasuan mua ishte se gjërat ishin po aq keq sa ne kishim thënë se ishin.
Kur shkruhet në kinezçe, fjala “krizë” ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon mundësinë./Elida Buçpapaj
Komentet