VOAL – Lideri nuk e meriton këtë emër nëse nuk është i prirur që rast pas rasti të qëndrojë edhe i vetëm.
Një lider që e kufizon rolin e tij në përvojën e njerëzve të tij e dënon vetveten me vendumëro; një lider që i shpërfill përvojat e njerëzve të tij ka rrezikun të mos kuptohet.
Pranoje veten tënde në tërësi – absolutisht në tërësi. Ti je ti fillim dhe mbarim – mos u shfajëso, mos të vijë keq.
Çdo fakt që është e nevojshme të publikohet, duhet të publikohet tani ose sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe rrjedhjet nuk do të pushojnë.
Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut.
Të bekuar janë njerëzit liderët e të cilëve mund ta shikojnë fatin drejt e në sy pa iu dridhur qerpiku, por gjithashtu po tentuar të luajnë rolin e Zotit.
Diplomacia: art i frenimit të pushtetit.
Çdo sukses vetëm blen një biletë pranimi tek një problem më i vështirë.
Edhe një
paranoid mund të ketë armiq.
Për kombet e tjera, utopia është një e kaluar e bekuar që nuk kthehet kurrë; për amerikanët ajo është bash përtej horizontit.
Postet e larta të mësojnë vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojnë kapital intelektual; nuk e krijojnë atë. Zyrtarët më të lartë largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me të cilat hypën në post; ata mësuan si të marrin vendime, por jo se çfarë vendimesh të marrin.
Unë jam i çiltër për veten në këtë libër. Unë tregoj për gabimin tim të parë në faqen 850.
Unë nuk e di pse ne duhet të rrimë dhe shikojmë se si një vend po bëhet komunist për faj të papërgjegjshmërisë së njerëzve të tij.
Çështjet janë tejet shumë të rëndësishme se të lihen votuesit kilianë për të vendosur për veten e tyre.
Nëse tetëdhjetë për qind e shitjeve tua vijnë nga njëzet për qind e mjeteve tua, atëherë mbaji ato njëzet përqind.
Nëse do të kapesha rob ndonjëherë, nuk dua bisedime – dhe nëse do të kërkoja bisedime me pengmarrësit, ata do ta shikonin këtë si një shenjë shtrëngimi.
Diçka që ka për t’u bërë publike, më mirë të bëhet publike menjëherë.
Nëse nuk e di se ku po shkon, çdo rrugë të çon ty në askund.
Në kriza linja më e guximshme është shpesh më e sigurta.
Ishte një tragjedi greke. Niksoni po e plotësonte natyrën e tij. Me të filluar njëherë, ajo nuk do të kishte fund tjetër.
Liderët nuk janë përgjegjës për kryesimin e anketave të opinionit publik, por për pasojat e veprimeve të tyre.
Liderët mund të ndjellin një alkimi të vizionit të madh.
Vetëpërmbajtja është një virtut vetëm për ata që mendohet se e kanë një
alternativë.
Shumë politika të jashtme të cilat historia i ka çmuar lart, në cilindo vend, e kanë pasur zanafillën tek liderë të cilët i kishin kundër ekspertët.
Javën tjetër nuk mund të ketë kriza. Unë do të jem i zënë deri në fyt me punë.
Nëntëdhjetë përqind e politikanëve iu japin dhjetë për qindëshit tjetër një reputacion të keq.
Asnjë vend nuk mund të veprojë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e globit në çdo çast.
Asnjë politikë e jashtme – sado gjeniale – nuk mund të ketë sukses nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre.
Askush nuk mund ta fitojë ndonjëherë betejën midis gjinive: ka tepër vëllezërim midis armiqve.
Njerëzit janë të habitur si mund të mbajë të gjallë interesin e tyre duke folur pa pushim tri orë rresht.
Pushteti është një afrodiziak i hatashëm.
Mungesa e alternativave i kthjellon mendjet mrekullisht.
Trauma e politikës së jashtme amerikane të viteve Gjashtëdhjetë dhe Shtatëdhjetë shkaktohej nga zbatimi i parimeve të vlefshme në kushte të papërshtatshme.
Prirja amerikane është të besohet se politika e jashtme është një nënndarje e psikiatrisë.
Ushtria konvencionale humb nëse nuk fiton. Ushtria partizane fiton nëse nuk humb.
Thelbi i Richard Nixon është vetmia.
Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.
Sa më gjatë që kam jashtë postit, aq më i pagabueshëm më duket vetja.
Gjëja e bukur e të qenit famoz është se, nëse i mërzit njerëzit, ata mendojnë se është faji i tyre.
Siguria e Izraelit është një urdhër moral për të gjithë njerëzit e lirë.
Detyra e burrështetasit është të ndërtojë urë midis përvojës së kombit dhe vizionit të tij.
Superfuqitë shpesh sillen si dy njerëz të verbër tejet të armatosur duke u vërtitur nëpër një dhomë, secili duke u ndjerë në rrezik vdekjeje prej tjetrit, për të cilin ai mendon se ka një përfytyrim të përkryer.
Qëllimi i liderit është ta marrë popullin e tij prej aty ku ndodhet dhe ta çojë atje ku nuk ka qenë.
Lufta e Vietnamit na u desh ne për të theksuar interesattona kombëtare më shumë se për parime abstrakte.
Çfarë Presidenti Nixon dhe unë u përpoqëm ishte e panatyrshme. Dhe kjo ngaqë ne nuk e bëmë atë gjë.
Për të qenë absolutisht i qartë për diçka, njeriu duhet të dijë gjithçka se asgjë për të.
Ne nuk mund ta sigurojmë gjithmonë të ardhmen e miqve tanë; ne kemi më shumë mundësit të sigurojmë të ardhmen tonë, nëse ia kujtojmë vetes se kush janë miqtë tanë.
Çfarëdo që më në fund do të ndodhë, le të ndodhë tani.
Ndërkohë që ne nuk i shkelim kurrë parimet tona, ne duhet ta kuptojmë gjithashtu se nuk mund t’i mbajmë parimet tona nëse nuk mbijetojmë.
Nuk mund të bësh luftë në Lindjen e Mesme pa Egjipin dhe nuk mund të bësh paqe pa Sirinë./Elida Buçpapaj
Komentet