VOAL – Thelbi i jetës është buzëqeshja e fundshpinave të rrumbullakëta femërore, nën hijen e mërzisë kozmike.
Çdo qeveri ka aq shumë detyrën për të shmangur luftën sa kapiteni i një anijeje duhet të shmangë një mbytje të anijes.
Patriotizmi është një lloj feje; është veza nga e cila dalin luftërat.
Është më mirë të jesh i pakënaqur në dashuri sesa i pakënaqur në martesë, por disa njerëz ua arrijnë të dyjave.
Janë jetët që ndeshim ato që e bëjnë jetën të vlefshme për t’u jetuar.
Gratë më të thjeshta janë gënjeshtare të mrekullueshme që mund të shpëtojnë veten nga dilemat më të vështira me një aftësi në kufi me gjeniun.
Ne duhet të duam, të duam çmendurisht, pa parë atë që duam. Sepse të shohësh do të thotë të kuptosh dhe të kuptosh do të thotë të përbuzësh.
Fjalët e dashurisë, që janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve nga të cilat ato dalin.
Kishin ekzistuar ndonjëherë, ekzistonin ende gra pasionante të tronditura nga emocionet, të cilat vuajnë, qajnë […] gra që sfidojnë gjithçka sepse duan, dhe ditën apo natën, të ruajtura dhe të kërcënuara, të patrembura dhe të drithëruara, që shkojnë drejt atij që i merr mes krahësh, të çmendura nga lumturia dhe gati për të humbur ndjesitë?
Mundimi ynë më i madh në jetë vjen nga fakti se ne jemi vetëm dhe të gjitha veprimet dhe përpjekjet tona tentojnë të na bëjnë të ikim nga kjo vetmi.
Një puthje legjitime nuk ia vlen kurrë sa një puthje e vjedhur.
Burri që dashuron normalisht nën diell, adhuron furishëm nën hënë.
Historia, çfarë zonje plakë zemërgur dhe gënjeshtare./Elida Buçpapaj
Komentet