VOAL – Dy elementët që udhëtari kap së pari në qytetin e madh janë arkitektura tejnjerëzore dhe ritmi i furishëm. Gjeometria dhe ankthi.
Në Spanjë, të vdekurit janë më të gjallë se të vdekurit e çdo vendi tjetër në botë.
Me shpirtin e tyre prej lëkure të lyer, ata zbresin në rrugë. Të kërrusur dhe natorë, aty ku marrin frymë imponojnë heshtje prej gome të errët dhe frikë nga rëra e imët.
Meqenëse nuk jam shqetësuar të lind, nuk shqetësohem të vdes.
Përveç artit të zi, ekziston vetëm automatizimi dhe mekanizimi.
Nju Jorku është diçka e tmerrshme, diçka monstruoze. Më pëlqen të eci rrugëve, i humbur, por e pranoj që Nju Jorku është gënjeshtra më e madhe e botës. Nju Jorku është Senegal me makina.
Gjelbërim sa të dua gjelbërim. Era e gjelbër. Degët e gjelbra.
Të shohësh ty lakuriq do të thotë të kujtosh Tokën.
Nuk ka asgjë më poetike dhe më të tmerrshme sesa beteja e rrokaqiejve me qiejt që i mbulojnë ata.
Isha me fat që pashë me sytë e mi rrënimin e fundit të tregut të aksioneve, ku ata humbën disa miliona dollarë, një grumbull parash të vdekura që u rrëshqitën në det.
As për një moment, bukurosh i moshuar Walt Whitman, nuk kam arritur të shoh mjekrën tënde plot flutura.
Të vetmet gjëra që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë botës janë rrokaqiejt, xhazi dhe koktejet. Kjo është e gjitha. Dhe në Kubë, në Amerikën tonë, bëjnë kokteje shumë më të mira./Elida Buçpapaj
Komentet