VOAL – Një njeri i civilizuar është ai i cili do të japë një përgjigje serioze për një pyetje serioze. Civilizimi në vetvete është një ekuilibër i caktuar normal i vlerave.
Një urrejtje e përgjithshme e një bande apo sekti zakonisht i ka disa baza të forta në instinktin.
Një epokë e madhe e letërsisë është ndoshta gjithmonë një epokë e madhe e përkthimeve.
Një njeri gjeni ka të drejtë për çdo mënyrë të të shprehurit.
Një rob është ai që pret për dikë që do të vijë dhe ta lirojë atë.
I gjithë arti i madh ka lindur nga metropolet.
Më lejoni të them se unë prej kur bëra vetëvrasje kam hequr dorë nga të qenët profesor i latinishtes.
Dhe Nju Jork është qyteti më i bukur në botë? Kjo nuk është larg së vërtetës. Asnjë natë qytetëse nuk është si nata në Nju Jork… Sheshe pas sheshesh të flakës, të ngritur dhe të prerë në eter. Këtu është poezia jonë, sepse i kemi tërhequr poshtë yjet tek vullneti ynë.
Çdo deklaratë e përgjithshme është si një çek i tërhequr në një bankë. Vlera e tij varet nga çfarë ka në atë çek.
Por një gjë që ju duhet të mos e bëni është që të mendoni që kur diçka shkon keq në artet, është keq VETËM në artet.
Poezia e folur është ndaj artit të vërtetë si berberi prej dylli ndaj berberit në skulpturë.
Ose lëviz, ose të lëvizin.
Gjeniu… është kapaciteti për të parë dhjetë gjëra atje ku njeriu i zakonshëm sheh një të tillë.
Errësira dhe solemniteti janë tërësisht në vendin e vet edhe në studimin më rigoroz të një arti synuar fillimisht për të gëzuar zemrën e njeriut.
Arti i mirë megjithëse “imoral” është tërësisht një gjë e virtytshme. Arti i mirë NUK mund të jetë imoral. Me artin e mirë unë kuptoj artin që mbart dëshminë e vërtetë, kuptoj artin që është më i sakti.
Shkrimtarët e mirë janë ata që mbajnë gjuhën të efektshme. Kjo do të thotë, e mbajnë me kujdes, e mbajnë të qartë.
Letërsia e madhe është thjesht gjuhë e ngarkuar me kuptim në shkallën më të madhe të mundshme.
Njerëzimi është rezervë e pasur, ai është djerrina dhe plehu organik dhe dheu, dhe nga ai rritet pema e arteve.
Unë e konsideroj kritika thjesht një nxitje paraprake, një deklaratë për gjërat që një shkrimtar i ka të qarta në kokën e tij diku apo diçka tjetër, ndoshta përpara shkrimit; e pavlerë, nëse nuk vijnë në fruta në veprën e krijuar më vonë.
Unë mund të besoj se sillem si një zotëri. Është shënuar si pjesë e trajnimit poetik, ju e dini.
Përkufizimi i çmendur i bëhet një njeriu të rrethuar prej të çmendurve.
Unë kurrë nuk kam njohur askënd me sadopak vlerë që të mos ishte gjaknxehtë.
Në qoftë se letërsia e një kombi pëson rënire, ai komb dobësohet dhe kalbet.
Nëse një i pasur blen vepra të artisti që ka nevojë për para, atëherë ai e bën veten të barabartë me artistin; ai ndërton kështu artin në botë, kështu ai krijon.
Në qoftë se unë mund të besoj se Kuakerët e ndaluan muzikën, ngaqë muzika e kishës është tejet e keqe, unë duhet t’i shoh ata me miratim.
Duhet të jetë e paligjshme për një artist që të martohet. Nëse artisti duhet të martohet le të gjejnë dikë më të interesuar në art, apo artin e tij, ose artistin në përbërje të tij, më shumë se në veten e tij. Pas së cilës, le të pinë çaj së bashku tri herë në javë.
Literature nuk ekziston në një vakuum. Shkrimtarë si të tillë kanë një funksion të caktuar shoqëror saktësisht proporcional me aftësinë e tyre si shkrimtarë. Kjo është dobia e tyre kryesore.
Njerëzit nuk i kuptojnë librat deri sa të kenë një përvojë të caktuar të jetës, ose në çdo rast askush nuk e kupton një libër të thellë, derisa ai të ketë parë dhe jetuar të paktën një pjesë të përmbajtjes së tij.
Muzika fillon të atrofizohet kur largohet shumë nga vallet … poezia fillon të atrofizohet kur largohet shumë nga muzika.
Asnjë varg për pagesë nuk bëhet nga ai që dëshiron të bëjë një punë të mirë.
Asgjë e shkruar për pagesë nuk ia vlen të shtypet. Vlen vetëm çka është shkruar kundër tregut.
Njerëzve iu duken idetë të mërzitshme për shkak se ata nuk bëjnë dallim midis ideve të gjalla dhe ideve që mbushin raftet.
Pikërisht, ne duhet të lexojmë për pushtet. Njeriu që lexon duhet të jetë njeri tepër i gjallë. Libri duhet të jetë një rruzull drite në duart e dikujt.
Edukimi i vërtetë në fund të fundit duhet të jetë i kufizuar për njerëzit të cilët insistojnë në njohjen, pjesa tjetër është thjesht dele në vathë.
Feja, oh, vetëm një prej atyre dështimeve të shumta që rezultojnë nga një përpjekje për të popullarizuar artin.
Dikush tha se unë jam amerikani i fundit që jeton tragjedinë e Evropës.
Teknika është provë e sinqeritetit. Nëse një gjë nuk e vlen teknikën me të cilën shprehet, është me vlerë të ulët.
Akti i ziles që kumbon është simbolika e të gjitha feve që bëjnë konvertime. Ajo nënkupton ndërhyrjen e pakuptimtë në qetësinë e njerëzve të tjerë.
Arti i letrave do të ketë një fund para vitit 2000. Unë do ta mbijetoj si një kuriozitet.
Imazhi është më shumë se një ide. Ai është një vorbull apo grup i ideve të ndërfutura dhe është i pajisur me energji.
Zhargon i skulptorët është përtej meje. Unë nuk e di saktësisht përse unë admiroj një femër e gjelbër graniti, një përbindësh në dukje shtatzënë me një sy tek një qoshe katrore.
Artist modern duhet të jetojnë me zeje dhe dhunë. Perënditë e tij janë perëndi të dhunshme. Ata artistë, të ashtuquajtur, puna e të cilëve nuk e përmban këtë grindje, janë jointeresantë.
Problemi i vërtetë me luftën (luftën moderne) është se ajo nuk i jep askujt një shans për të vrarë njerëzit e duhur.
Gabimi më i keq kam bërë ishte ai paragjykimi budalla joqytetar antisemit.
Luftërat janë bërë për ta krijuar borxhin.
Kur dy burra në biznes bien gjithmonë dakord, njëri prej tyre është i panevojshëm./ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet