VOAL – Miqësia shënon një jetë edhe më thellë se dashuria. Dashuria rrezikon të degjenerojë në obsesion, miqësia nuk është asgjë tjetër veçse pjesëmarrje.
Ka fitore të frymës dhe shpirtit. Nganjëherë, edhe nëse humb, ti fiton.
Në kampet e përqëndrimit ne zbuluam këtë univers të tërë ku secili kishte vendin e vet. Vrasësi erdhi për të vrarë, dhe viktima erdhi për të vdekur.
Mua më duhet të jem i vetëdijshëm se çfarë jam duke bërë me jetën time.
Njeriu, sa kohë që jeton, është i pavdekshëm. Një minutë para vdekjes së tij ai do të jetë i pavdekshëm. Por një minutë me vonë, Zoti fiton.
Asnjë racë njerëore nuk është superiore, asnjë religjion nuk është inferior. Të gjitha gjykimet kolektive janë gabim. Ato i krijojnë vetëm racistët.
Për shkak të indiferencës, dikush vdes para se të ketë vdekur.
E mbaj mend majin 1944: Isha 15 vjeç e gjysmë, dhe isha hedhur në një univers fanatazmash ku historia e aventurës njerëzore dukej se zhytej pa kthim mes tmerrit dhe mallkimit.
Kur një njeri nuk ka mirënjohje, diçka humb në humanitetin e tij ose të saj. Një njeri madje mund të përkufizohet nga sjellja e tij ose e saj ndaj mirënjohjes.
Shumë njerëz mendojnë se hijet i ndjekin, iu prijnë apo i rrethojnë qeniet apo sendet. E vërteta është se ata janë të rrethuar edhe nga fjalët, idetë, dëshirat, bëmat, impulset dhe kujtimet.
Sapo ju të sillni jetë në botë, ju duhet ta mbroni atë. Ne duhet ta mbrojmë atë duke e ndryshuar botën.
Pa kujtesë, nuk ka kulurë. Pa kujtesë, nuk mund të ketë qytetërim, as shoqëri, as të ardhme.
E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca.
Ne nuk mund të jemi të paanshëm. Neutraliteti i ndihmon shtypësit, kurrë viktimat. Heshtja i trimëron tiranët, kurrë të tiranizuarit.
Shpresa është si paqja. Ajo nuk është një dhuratë nga Zoti. Ajo është një dhuratë që vetëm ne mund t’ia japim njëri tjetrit.
Që unë i shpëtova Holokaustit dhe vazhdova të dua vajza të bukura, të bisedoj të shkruaj, të ha bukë të thekur e të pi çaj, të jetoj jetën time – kjo ishte e pazakonshme.
Mund të ketë kohë kur ne jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë kohë kur ne nuk protestojmë ndaj padrejtësisë.
Unë vendosa t’ia kushtoj jetëm time rrëfimit të historisë, sepse e ndjeva se duke pasë mbijetuar, unë iu detyrohesha diçka të vdekurve. dhe kushdo që nuk i kujton, i tradhton ata.
Kudo që burrat ose gratë persekutohen për shkak të racës apo religjionit të tyre, apo për pikëpamjet politike, ai vend bëhet – në atë moment – qendër e universit.
Ngaqë unë kujtoj, unë dëshpërohem. Ngaqë unë kujtoj, unë e kam për detyrë të refuzoj dëshpërimin.
E çfarë është misticizmi në të vërtetë? Ai është mënyra si t’i qasemi dijes. Ai është i afërt me filozofinë, përveç se në filozofi ti shkon horizontalisht, ndërsa në misticizëm ti shkon vertikalisht.
Ai që e urren një grup do të përfundojë duke urryergjithküend – dhe, më në fund, duke urryer vete n e tij ose veten e saj.
Nga tradita ime, si hebre, unë besoj se çdo gjë që ne marrim, duhet ta ndajmë me të tjerët./Elida Buçpapaj
Komentet