VOAL – Shumë njerëz, kur një djalosh shënon shumë gola, mendojnë ‘Ai është një lojtar i madh’, sepse një gol është shumë i rëndësishëm. Por një lojtar i madh është ai lojtar që mund të bëjë çdo gjë në fushë. Ai mund të ndihmojë në aksionet, mund t’i trimërojë kolegët e tij, mund t’iu japë atyre besim që të përparojnë. Është dikush i cili, kur një ekip nuk shkon mirë, ai bëhet një nga liderët e ekipit.”
Brazili ha, fle gjumë dhe pi fuboll. Ai jeton me fubollin!
Kupa e parë e Botës që unë e mbaj mend ishte në vitin 1950, kur unë isha 9 apo 10 vjeç. Babai im ishte një futbollist. Dhe ishte një ndeshje e madhe. Dhe kur Brazili humbi ndaj Uruguajit, unë pashë babain tim tek qante.
Unë kisha gjithmonë një filozofi të cilën e mora nga babai im. Ai thoshte ‘Dëgjo, Zoti ta dha ty dhuntinë për të luajtur futboll. Kjo është dhunti prej Zotit. Nëse ti kujdesesh për shëndetin, nëse ti je në formë të mirë gjithë kohën, me këtë dhunti prej Zotit askush nuk të ndal dot kurrë, por ti duhet të jesh i përgatitur.’
Kupa Botërore është një masë shumë e rëndësishme për t’i matur lojtarët e mirë, dhe lojtarët e mëdhenj. Ajo është një provë për një lojtar të madh.
Mua më pyesin vazhdimisht për individët. E vetmja mënyrë për të fituar është si ekip. Futbolli nuk luhet për një, dy ose tre lojtarë yje.
Entusiazmi është gjithçka. Ai mund të jetë i tendosur dhe dridhës si një tel kitare.
Kupa Botërore është një turné shumë i ndërlikuar – gjashtë lojëra, shtatë nëse ti arrin në finale dhe, po të humbësh një ndeshje, ik në shtëpi, madje edhe po të jesh më i miri.
Gjithçka në tokë është lojë. Një gjë kalimtare. Ne të gjithë vdesim. Ne kemi të gjithë të njëjtin fund, a nuk është kështu?
Kudo që të shkoni, janë tri ikona që gjithkush i njeh: Jezu Krishti, Pele dhe Coca-Cola.
Niveli i futbollit në Angli është kulmi. Futboli anglez është lideri i botës.
Unë luajta për Santos kur isha 16 vjeç, dhe kishim një ekip të shkëlqyer, kështu kjo më ndihmoi shumë. Pastaj unë luajta për Brazilin në Marakana kundër Argjentinës. Kështu unë fitova më shumë përvojë. Kjo ndodhi një vit para Kupës së Botës, dhe pati rol shumë të madh.
Natyrisht, babai im ishte futbollist. Ai luante shumë mirë. Pastaj, kur u bëra nëntë a dhjetë vjeç, unë doja të bëhesha pikërisht si babai im.
Unë duhet të besoj në diçka që më jep forcë; unë duhet të besoj në diçka, por në karrierën time unë kam shumë momente që nuk mund t’i shpjegoj me Zotin.
Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.
Unë e përfaqësoj Brazilin në gjithë botën. Kudo që shkoj, unë bëj më të mirën time, për të mos e zhgënjyer popullin brazilian. Dhe kësaj ia kam arritur.
Sporti është diçka shumë frymëzuese për të rinjtë.
Ti duhet të respektosh njerëzit dhe të punosh rëndë që të jesh në formë. Unë stërvitesha pa masë. Kur lojtarët e tjerë shkonin në plazh pas stërvitjes, unë vazhdoja të stërvitesha.
Nuk mendoj se jam biznesmen i mirë. Unë veproj shumë me zemrën time.
Gjatë viteve unë mësove të jetoj me dy veta në zemrën time. Njëri është Edsoni, që është i mrekullueshëm me miqtë dhe familjen; tjetri është fubollisti Pele. Unë nuk e doja këtë emër. ‘Pele’ tingëllon si belbëzim foshnjash në porrtugisht.
Nëse nuk i shkollon njerëzit, atëherë i manipulon me lehtësi.
Kur isha 17 vjeç, unë tashmë kisha përgjegjësi, sepse mora nën përkujdesje familjen time. Por në futboll isha i ri. Nuk ishte me përvojë, nuk isha kapiten – isha thjesht pjesë e ekipit.
Pele nuk vdes. Pele nuk do të vdesë kurrë. Pele do të jetojë gjithmonë.
Kur isha ministër sporti në Brazil, u përpqa të miratoja një ligjë që do t’i detyrnte presidentët e klubeve t’i bënin transparente llogaritë e tyre, si në bizneset e tjera. Ligji m’u refuzua, por unë mendoj se është një subjekt i rëndësishëm për të bërë një film të mirë.
Kur ti luan kundër lojtarëve të ndyrë ose tejet të vrazhdë, është e lehtë të shmangesh, sepse ti e di se ç’kanë ata ndërmend të bëjnë. Kur një lojtar është i vrazhdë por inteligjent, është shumë më e vështirë.
Edson është personi që mbështet Pelen. Edson është themeli. Pele thjesh vjet dhe ia jep fytyrën.
Unë e pranoj se jeta si i pari i të gjithëve është e rëndë, ai që do të pësojë më shumë lëndim se shumica e njerëzve dhe që shumë nga këto lëndime nuk do të jenë aksidentale.
Të gjithë e njohin jetën time. Unë fitova shumë gara dhe shënova më shumë se 1000 gola, fitova tri Kupa Bote, por nuk luajta në Lojërat Olimpike.
Unë mendoj se do të isha bërë aktor po të mos isha bërë futbollist.
Lionel Messi është një lojtar i hatashëm. Shumë i zoti. Shumë i zgjuar. Por nuk është i mirë në kërcimet në ajër.
Pa dyshim, unë po fitoj më shumë para me firmat se sa kam fituar gjithë jetën time si futbollist.
Kur je i ri, ti bën shumë gjëra të marra.
Nganjëherë unë rri zgjuar natën dhe habitem pse popullor jam ende, të jem i ndershëm, unë nuk e di pse.
Për të qenë golashënues, duhet të jesh në formë të mirë.
Kur isha futbollist, shoqërohesha me futbollistë. Ne ishim të gjithë miq. Por në Brazilia ti nuk e di kush janë miqtë e tu. Ai mund të jetë një vend i rrezikshëm.
Unë isha shumë krenar me emrin Thomas Edison dhe desha të më thërrisnin Edson. Mendoja se Pel tingëllon tmerrshëm. Më dukej emër qesharak. Edson tingëllonte kështu shumë më serioz dhe më i rëndësishëm.
Në vitin 1962, unë nuk u lëndova nga dhuna. Unë thjesht godita topin dhe lëndimi ndodhi. Dhe u bë mirë, sepse Brazili fitoi. Unë nuk e pranova me vështirësi këtë fakt.
Unë prapë mora një medalje, sepse kisha luajtur dy ndeshje.
Brazili ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, në vend dhe në botë, por ne kemi nevojë ta bashkojmë këtë talent dhe të nxjerrim një ekip prej tij.
Po, unë kam shumë interese biznesi. Por nuk punoj me këdo. Unë i zgjedh kompanitë me shumë kujdes.
Kur u largova nga futbolli, kisha shumë propozime për të luajtur në Evropë, Angli, Itali, Spanjë, Meksikë. Unë thashë jo. Pas 18 vitesh dua të pushoj, sepse unë dua të largohem nga futbolli./ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet