VOAL – Të gjitha shkencat abstrakte nuk janë tjetërgjë veçse studimi i marrëdhënive midis shenjave.
Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, – ai është njeri i shenjtë.
Shoqëria e keqe është sa mësimdhënëse aq edhe shthurëse. Dikush fiton pafajësinë e dikujt me humbjen e paragjykimeve të dikujt tjetër.
Çdo njeri ka dinjitetin e tij. Unë dua të harroj timin, por në fshehtësinë time e jo kur dikush tjetër ma kërkon.
E keqja shfaqet në këtë botë nëpërmjet ndonjë gjeniu a dikujt tjetër.
Nga fanatizmi deri te barbarzimi është vetëm një hap.
Rregulli është cilësi e njerëzve të rëndomtë. Gjenia gjithmonë presupozon njëfarë çrregullimi.
Gjenia është e pranishme në çdo kohë, por njerëzit që mbartin atë mbeten të pa vënë re nëse nuk ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme të cilat e marrin nga masa dhe e nxjerrin në pah.
Muzika e mirë është shumë pranë gjuhës së lashtë.
Mirënjohja është një barrë, dhe çdo barrë është bërë për t’u çliruar prej saj.
Për ta vënë në pikëpyetje një hamendje, nganjëherë mjafton ta çosh atë deri në tejskajin më të largët ku mund të shkojë.
Nuk duhet ta akuzojmë natyrën njerëzore, por konvencionet e neveritshme që e shthurin atë.
Është thënë se dëshira është një produkt i vullnetit, por e kundërta është e vërtetë: vullneti është produkt i dëshirës.
Drejtësia është virtuti i parë i atyre që komandojnë, ajo i ndal ankimet e atyre që binden.
Morali ekziston në të gjitha vendet ku ka ligje dhe qeveri; nuk ka afrikan, aziatik apo evropian: ka të mirë dhe të keq.
Idetë e mia janë zuskat e mia.
Asnjë njeri nuk e ka marrë nga natyra të drejtën t’i komandojë qeniet e tjera njerëzore.
Dikush reciton pafundësisht kundër pasioneve; dikush ua vë të gjitha fajet pasioneve. Dikush harron se ato janë gjithashtu burim i të gjitha kënaqësive të tij.
Vetëm një teolog shumë i keq do të ngatërronte qartësinë që e pason shpalljen me të vërtetat që janë shpallur. Ato janë gjëra krejtësisht të ndryshme.
Vetëm pasionet, vetëm pasionet e mëdha mund ta çojnë shpirtin drejt gjerave të mëdha.
Vëzhgimi ynë ndaj natyrës duhet të jetë i kujdesshëm, reflektimi ynë duhet të jetë i thellë, dhe eksperimentet tona ekzakte. Ne rrallë i shikojmë këto të tria të ndërthurura, gjenitë krijuese nuk janë të rëndomta.
Njerëzit e vlerësojnë virtutin, por ata e urrejnë atë, ata e braktisin atë. Ai të ngrin për vdekje, dhe në këtë jetë duhet ta mbash këmbën të ngrohtë.
Poezia duhet të ketë në vetvete diçka që është barbare, e gjerë dhe e egër.
Pushteti i marrë me dhunë është vetëm uzurpim, dhe zgjat vetëm sa kohë që forca e tij që komandon është më e madhe se atyre që binden.
Skepticizmi është hapi i parë në rrugën e filozofisë.
Mjeku më i mirë është ai tek i cili shkon dhe nuk e gjen dot.
Njerëzit më të mirësjellshëm bëjnë adhuruesit më absurdë.
Vendimet e gjykatave të ulëta nuk duhet të shkruhen asnjëherë: në rrjedhën e kohës ato formojnë një kundërautoritet ndaj ligjit.
Hapi i parë drejt filozofisë është mosbesimi.
Fëmija rend përpara me sy mbyllur, i rrituri është kalimtar, plaku rend me shpinë.
Skena e teatrit është vendi ku lotët e virtuozëve dhe të dobtëve janë të përzier bashkë.
Ka gjëra të cilat nuk i imponoj. Më duhet t’iu përshtatem. Ka kohë kur ndryshimi më i madh i duhur është një ndryshim i këndvështrimit tim.
Ka mënyra kryesore të marrjes së dijeve…vëzhgimi i natyrës, reflektimit dhe eksperimentimi. Vëzhgimi mbledh fakte; reflektimi i ndërthur ato; eksperimemntimi i verifikon rezultate e asaj ndërthurjeje.
Nuk ka baba të mirë që dëshiron të ngjasë me Atin Qiellor.
Nuk ka lloj ngacmimi që një burrë nuk mund t’ia bëjë një gruaje me pandëshkueshmëri në shoqëritë e civilizuara.
Nuk ka kuütim të moral që nuk ka diçka të papështatëshme në vetvete.
Ekziston vetëm një pasion, pasioni për lumturinë.
Të tentosh shkatërrimin e pasioneve tona është një marrëzi e madhe. Sa qëllim fisnik është ai i një zelltari që e torturon veten si një i çmendur në mënyrë që të mos dëshirojë asgjë, të mos dashurojë asgjë, të mos ndjejë asgjë, dhe i cili, nëse ia arrin, do të përfundojë në një monstër të tërë!
Ki kujdes nga ai që flet për vënien e gjërave në rregull! T’i vësh gjërat në rregull gjithmonë do të thotë t’i vësh njerëzit e tjerë nën kontrollin tënd.
Ne jemi të gjithë instrumente të pajisur me ndjenja dhe kujtesë. Shqisat tona përbëhen nga kaq shumë fije të cilat janë goditur nga objekte rrethanore dhe që gjithashtu papushim godasin veten.
Ne jemi shumë më të prirur t’i gjejmë veset se virtutete e shoqërive tona.
Ne e kapërdijmë menjëherë çdo gënjeshtër që na pëlqen, por e hurbim pak e nga pak të vërtetën e hidhur.
Kur shkenca, arti, letërsia dhe filozofia janë thjesht manifestimi i personailtetit, ato janë në nivelin ku arritjet e madhërishme dhe të hatashme janë të mundshme, çka mund ta bëjë emrin e njeriut të jetojë për mijëra vjet.
Ti duhet t’i bësh gjërat që të ndodhin./Elida BUÇPAPAJ
Komentet