VOAL – Libri është kopsht, është pemëtore, thesar, është festë, është një shoqëri si të thuash, është këshilltar, një mori këshilltarësh.
Pasioni i çmendur për artin është një krimb që gëlltit gjithçka tjetër.
E dashura është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.
Gjithçka e bukur dhe fisnike është fruti i arsyes dhe përllogaritjes.
Gjithmonë ji poet, edhe në prozë.
Çdo njeri i shëndoshë mund t’i kalojë dy ditë pa ngrënë, por jo pa poezi.
Çdo njeri që nuk i pranon kushtet e jetës, e shet shpirtin e tij.
Çdo gazetë, nga rreshti i parë tek i fundit, nuk është gjë tjetër veçse një rrjet tmerresh, unë nuk e kuptoj sesi një dorë e pafajshme mund të prekë një gazetë pa u dridhur nga neveria.
Secili, me kusht që të dijë si të jetë argëtues, ka të drejtë të flasë për veten.
Që i vogël unë ndjeva në zemrën time dy gjëra kundërthënëse, tmerrin e jetës dhe harenë e jetës.
Bukuria është ambicja e vetme, qëllimi ekskluziv i Shijes.
Por një burrë bandill bosh nuk mund të jetë një burrë vulgar.
Arsyeja e thjeshtë na tregon ne se gjërat tokësore janë të pakëta, dhe se realiteti i vërtetë ekziston vetëm në ëndërra.
Edhe sikur të ish provuar se Zoti nuk ka ekzistuar, Feja do të jetë gjithmonë e Shenjtëruar dhe Hyjnore.
Edhe në shekujt të cilët do të na duken të përbindshëm e të shëmtuar, oreksi i pavdekshëm i bukurisë do të gjejë gjithmonë kënaqësinë.
Duke pasur parasysh gjithçka, puna është më pak e mërzitëshme se dëfryese.
Gjithçka për mua shndërrohet në alegori.
E keqja bëhet pa u lodhur, natyrshëm, në mënyrë fatale; mirësia është gjithmonë frut i mirëfilltë arti.
Për çdo letër të dërguar nga huadhënësi juaj, shkruani pesëdhjetë rreshta me temë jashtëtokësore dhe do të shpëtoni.
Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekullim financiar.
Franca nuk është poetike; madje ajo e ndjen, në fakt, është një gabim i bashkëlindur i poezisë. Mes shkrimtarëve që përdorin vargun, ata të cilët ajo gjithmonë i parapëlqen janë pikërisht më prozaikët.
Sa pak ka mbetur nga njeriu që ishte dikur, përveç kujtesës së tij! Por kujtimi është e vetmja fomë e vuajtjes.
Lexues hipokrit, shoku im, vëllai im !
Unë vështirë mund të pranoj një tip bukurie në të cilën nuk ka Melankoli.
E kam kultivuar histerinë time me kënaqësi dhe terror.
Unë kam kujtime më shumë se të isha i moçëm një mijë vjeç.
E adhuroj Vagnerin, por muzika që parapëlqej është macja e vjerrur nga bishti jashtë një dritarje dhe që përpiqet të kapet në xhama me kthetrat e saj.
Nëse poeti i është përmbajtur një qëllimi moral, ai ka dobësuar forcën e tij petike.
Në letërsi si në etikë ekziston rreziku, ashtu si lavdia, të jenë të pakapshme. Aristoteli na ka izoluar ne.
Frymëzimi vjen duke punuar çdo ditë.
Është keqkuptimi universal arsyeja pse merremi vesh. Sepse, për fat, nëse njerëzit do ta kuptonin njër tjetrin, ata kurrë nuk do të merreshin vesh.
Kritika ka lindur nga mitra e artit.
Është ora të dehemi! të mos jemi më skllevërit martirë të kohës, të jemi pafundësisht të dehur. Me verë, me poezi, apo me virtute, me çfarë të doni.
Do të ishte e vështirë të mos arrihet në përfundimin se tipi më i përkryer i bukurisë mashkullore është Satani, siç e ka portretizuar Miltoni.
Do të ishte ndoshta bukur të jesh ndërthurazi viktima dhe ekzekutori.
Le të ruhemi nga njerëzit e zakonshëm, nga ndjesia e zakonshme, nga ndjenja e zakonshme, nga frymëzimi i zakonshëm dhe nga i qarti.
Moderniteti është kalimtari, rrjedhësi, rastësia; është njëra gjysmë art, gjysma tjetër është e përjetëshme dhe e patundëshme.
Muzika e shkumbon qiellin.
Natyra është tempulli ku kolona të gjallësh lëshojnë zëra të ngatërruar. Njeriu i afrohet asaj nëpërmjet pyjeve të simboleve, të cilët e shikojnë atë me vështrime familjare.
Natyra…nuk është gjë tjetër veçse zëri i brendshëm i vetinteresit.
Pothuaj çdo origjinalitet i yni vjen nga vula që koha shtampon mbi ndjeshmërinë tonë.
Asgjë nuk mund të bëhet ndryshe, veçse pak e nga pak.
Përparimi, kjo herezi e madhe e rrënimit.
Kërcimi mund të shpalosë gjithçka misterioze që fshihet në muzikë, dhe e ka meritën shtesë që është njerëzor dhe i prekshëm. Kërcimi është poezi me këmbë dhe krahë.
Etja e pangopur për gjithçka që shtrihet përtej, dhe të cilën jeta e shpalos, është prova më e gjallë e pavdekshmërisë sonë.
Jeta e qytetit tonë është e pasur në subjekte poetike dhe të mrekullueshme. Ne jemi mbështjellë dhe larë në një atmosferë të mrekullisë; por ne nuk e vëmë re këtë.
Njeriu që thotë lutjet e mbrëmjes është një kapiten duke iu rënë borive të tij. Ai mund të flejë.
Kënaqësia që vjen nga pasqyrimi i së tashmes vjen falë jo vetëm prej bukurisë me të cilën është veshur, por edhe nga cilësia thelbësore e të qenit e tashme.
Poeti gëzon privilegjin e pakrahasueshëm të jetë vetvetja dhe të tjerët, si të dojë.
Studimi i bukurisë është një duel në të cilin artisti qan i tmerruar përpara se të jetë mundur.
Plotshmëria e vetme dhe supreme e dashurisë ndodhet në sigurinë se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinë që nga lindja se në të keqen gjendet kënaqësia.
Botën e vërtit rrotull vetëm keqkuptimi.
Janë po aq lloje të bukurisë sa dhe mënyra të zakonshme të kërkimit të lumturisë.
Ka momente të ekzistencës kur koha dhe hapësira janë më të thella, dhe vetëdija e ekzistencës është lartësuar pafundësisht.
Ekzistojnë vetëm tri qenie të respektueshme: prifti, luftëtari dhe poeti. Me ditë, me vra dhe me krijue.
Nuk ka ëndërr dashurie, sado ideale të jetë ajo, e cila nuk përfundon me një foshnjë topolake, qaramane që varet tek gjinjtë.
Nuk ka gjemb më të çeliktë se ai i Pafundësisë.
Nuk ka vepër më të gjatë se ajo të cilën nuk guxoni ta filloni.
Jeta është një spital ku çdo pacient është i zotëruar nga ideja për të ndërruar shtrat.
Burrat shkojnë më shumë me ato gra pa të cilat mund të ishin edhe më mirë.
Të jesh njeri i madh dhe një shenjt për veten, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Ta përdorësh gjuhën në mënyrë të përkryer do të thotë të praktikosh njëfarë magjie joshëse.
Të thuash fjalën Romantizëm është si të thuash art modern – i cili është intimitet, spiritualitet, ngjyrë, tentim drejt pafundësisë, shprehur nga të gjitha mjetet që zotëron arti.
Dy cilësi themelore letrare: supernatyralizmi dhe ironia.
Ne jemi të trysnuar në çdo moment nga konceptimi dhe ndjesia e Kohës. Dhe ka vetëm dy mënyra për t’i ikur e për ta harruar makthin: qejfi dhe puna. Qejfi na konsumon. Puna na forcon. Le të zgjedhim.
A vjen ti nga parajsa apo ferri, punë e madhe, o Bukuri!
Komentet