VOAL –Kërcimi është dashuria ime numër një. Ai ishte qëllimi im i parë kur isha fëmijë. Unë adhuroj daljen në skenë. Adhuroj daljen time para publikut. Është aq dehëse. Më pëlqejnë edhe piknikët e shoqëruar me mishra të pjekur në natyrë.
Asnjëri nga presidentët nuk më duket tundues. Nuk jam tamam rock’n’roll.
Më pëlqen të luaj në komedi – unë kënaqem duke qeshur, nuk është aq serioze.
Më pëlqen të hedh fishekzjarre, edhe pse disa prej tyre janë të paligjshme.
Isha duke performuar në një grup parodik, dhe atje ne duhej të kërcënim përditë gjithfarë kërcimesh. Duhej të përdorja çdo pjesë të trupit. Ndonëse nganjëherë lëvizjet janë të ngadalshme, aty kërkohet impenjimi dhe elasticiteti i çdo muskulit.
Shkova në Performing Arts School dhe studiova balet klasik. Kjo përvojë është diçka që ngulit në trurin tuaj mendimin se asnjëherë nuk je sa duhet e hollë.
Do të më pëlqente të merresha më shumë me muzikë. Ajo është pasioni im i vërtetë. Kërcimi është i pari dhe pastaj muzika.
Mua më josh më shumë një burrë i fuqishëm se një burrë me tipare femërore. Duhet të jetë dikush që më rrëmben mua në krah dhe më ka në kontroll të plotë. Përfundimisht mua më pëlqen një burrë që është agresiv dhe mirëbesues.
Nëse nuk keni një të dashur për festën e Shën Valentinit, mos e vraj mendjen, mos dil të gjuash djem. Kur të jetë koha, i dashuri do të vijë vjet.
Kur e mendoj tani, më vjen për të qeshur. Të gjitha ato vajza të vala në Baywatch me kostume banjoje të hollë duke u hedhur në dallgë për të shpëtuar jetë.
Nuk ka rëndësi sa vende kam shëtitur, ushqimi kutërbon, përveç në Itali.
Të tjerët të gjykojnë si figurë tundimi, kjo mund të bëjë që unë ta marr këtë aspekt timin shumë seriozisht. Por nuk e vras mendjen. Më pëlqen të jem tunduese. Është mrekulli, dhe kam bërë gjithë atë karrierë në këtë mënyrë.
Njerëzit janë të befasuar sa me këmbë në tokë jam unë. Mua më pëlqen të qëndroj në shtëpinë tim netëve të premte dhe të dëgjoj ‘The Art of Happiness’ (Artin e Lumturisë) nga Dalai Lama.
Aerobic Strip Tease mund të bëni fare mirë në shtëpi – kjo është më e lehtë për femrat se në sallën e gjimnastikës./Elida BUÇPAPAJ
Komentet