VOAL – Koha është monedha e jetës sate. Është e vetmja monedhë që ke, dhe vetëm ti mund të përcaktosh se si do të shpenzohet. Bëj kujdes që të mos lejosh që njerëzit e tjerë ta shpenzojnë atë për ty.
Poezia është një jehonë që kërkon një hije për të vallëzuar.
Hëna është një mike për të biseduar me njeriun e vetmuar.
Asgjë nuk ndodh nëse ne më parë nuk ëndërrojmë.
Një foshnjë është opinioni i Zotit se jeta duhet të vazhdojë.
Jeta është si një qepë, ti heq çdo herë nga një shtresë të saj dhe nganjëherë qan.
Unë jam një idealist. Unë nuk e di se ku jam duke shkuar, por e di që jam në rrugën time.
Të jesh një humbës i mirë do të thotë të mësosh si të fitosh.
Pothuajse të gjitha gjërat e mira që kanë ndodhur në jetën time, kanë qenë të papritura, të paplanifikuara nga unë.
Është një shqiponjë në mua që kërkon të fluturojë dhe është një hipopotam në mua që kërkon të zhytet në baltë.
Sekreti i lumturisë është të admirosh pa dëshiruar.
Dikur do të ketë një luftë dhe askush nuk do të hyjë në të.
Duaje fqinjin si veten, por mos e hiq gardhin.
Unë ju them se e kaluara është një kovë me hi, kështu që jetoni jo në të djeshmet tuaja, jo vetëm për nesër, por për tani. Vazhdoni të lëvizni dhe harroni post mortems; dhe mos harroni, askush nuk mund të hidhet në të ardhmen.
Kur një komb bie, ose një shoqëri vdes, një shkak mund të gjendet gjithmonë; ata harruan nga kishin ardhur. Ata humbën nga sytë se çfarë i kishte bërë bashkë.
Njeriu mund të lindë, por më parë ai duhet të vdesë dhe, në mënyrë që të vdesë, ai duhet më parë të zgjohet.
Poezia është hapja dhe mbyllja e një dere, duke i lënë ata që shikojnë përmes saj të hamenden se çfarë panë gjatë atij momenti.
Një politikan duhet të ketë tri kapele. Një për ta hedhur në ring, një për të folur dhe një për tërheqjen e lepujve nëse zgjidhet.
Të punosh rëndë, të jetosh rëndë, të vdesësh keq dhe pastaj të shkosh në ferr, në fund të fundit do të ishte mallkim i madh.
Unë kam shkruar disa poezi të cilat nuk i kuptoj.
Poezia është një shkrim fantazëm që tregon se si bëhen ylberët dhe pse zhduken.
Një nga nevojat më të mëdha të Amerikës është të zbulojë vetminë kreative.
Unë nuk dua ta marr religjionin tim prej asnjë njeriu i cili nuk punon me asgjë tjetër përveçse me gojë.
Unë mësova të mos i besoj gjykimit të miqve të mirë./Elida Buçpapaj
Komentet