VOAL – Një “britmë” është gjithmonë vetëm e tillë – një zhurmë dhe jo muzikë.
Ai njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer kurrë ato.
Një femër veçanërisht e bukur është burim terrori. Si rregull, një femër e bukur është një dëshpërim i tmerrshëm.
Të gjitha punët e njeriut e kanë prejardhjen në fantazinë krijuese. E çfarë të drejte kemi atëherë ta përçmojmë imagjinatën.
Për aq sa ne mund të kuptojmë, i vetmi qëllim i ekzistencës njerëzore është një kandil në erë në errësirën e qenies.
Madje as një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një përmasë errësire, dhe fjala lumturi do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ishte e baraspeshuar me trishtimin. Është shumë më mirë që gjërat të merren ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi.
Të gjitha format e narkomanisë janë të këqija, pavarësisht se narkotiku është alkool, morfinë apo idealizëm.
Gjithçka që na ngjall neveri ne për të tjerët mund të na çojë në kuptimin e vetes sonë.
Kushtoju asaj dëshirë dhe asaj rruge për të cilat përvoja tregon se janë tuat.
Talentet e mëdhenj janë frutat më të mirë dhe shpesh frutat më të rrezikshëm të pemës së njerëzimit. Ato varen në degët më të njoma, ku është e lehtë t’i kafshosh.
Unë kam trajtuar me qindra të sëmurë. Në mesin e atyre në moshën e dytë të jetës – domethënë mbi 35 vjeçarë – nuk ka një nga ata që problemi i tyre të mos jetë në thelb mosgjetja e botëkuptimit fetar mbi jetën.
Nëse dikush nuk e kupton dikë tjetër, atëherë priret ta shikojë atë si budalla.
Nëse ka diçka që ne duam ta ndryshojmë tek fëmija, atëherë ne duhet të pari të shqyrtojmë e të shikojmë nëse ka diçka që duhet të ndryshojmë për mirë tek vetja jonë.
Në kaos është një kozmos, në gjithë çrregullimin është një rregull sekret.
Gjithçka varet nga mënyra si i shikojmë gjërat, dhe jo nga mënyra si janë ato në të vërtetë.
Është një fakt që nuk mund të mohohet: ligësia e të tjerëve bëhet ligësi e jona, sepse ajo zgjon diçka të keqe në zemrat tona.
Njohja e anës sonë të errët është metoda më e mirë e kuptimit të anëve të errëta të njerëzve të tjerë.
Dija nuk qëndron vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin.
Njeriut i duhen vështirësitë; ato janë të nevojshme për shëndetin.
Masat janë gjithmonë themelet pjellore të epidemive psikike.
Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjen e ligjshme.
Askush, sa kohë ai lëviz në rrymat kaotike të jetës, nuk është i pashqetësuar.
Shpesh duart do ta zgjidhin një mister me të cilin intelekti më kot ka luftuar.
Dikush shikon mbrapa me vlerësim ndaj mësuesve brilanë, por me mirënjohje ndaj atyre që i prekën në ndjenjat njerëzore. Biografia është një material bazë kaq i domosdoshëm, por ngrohtësia është element vital për rritjen e bimeve dhe për shpirtin e fëmijës.
Rezistenca ndaj masës së organizuar mund të arrihet vetëm nga një njeri që është mirë i organizuar në individualitetin e tij ashtu si dhe vetë masa.
Trembja nga vdekja është diçka jo e shëndetëshme dhe jo normale e cila zbraps gjysmën e dytë të jetës sonë nga qëllimi i saj.
Nganjëherë, në të vërtetë, ka një hendek të madh midis gjeniut dhe cilësive të tij njerëzore, sa dikush pyet nëse diçka më pak talent të kishte pasur do të kishte qenë më mirë.
Krijimi i diçkaje të re nuk është e lidhur me intelektin, por nga loja e instinktit duke vepruar nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektin të cilin ajo e dashuron.
Borxhi që ne ia kemi lojës së imagjinatës është i pallogaritshëm.
Problemet më të mëdha e më të rëndësishme të jetës janë thelbësisht të pazgjidhshme. Ato kurrë nuk mund të zgjidhen, por vetëm të rriten.
Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – përgjithësisht është i torturuari ai që shndërrohet në torturues.
Më e vogla e gjërave me kuptim ia vlen më shumë në jetë se më e madhja e gjërave pa atë (kuptimin)
Njeriu që premton gjithçka është e sigurtë se nuk do të përmbushë asgjë, dhe çdokush që premton tepër shumë është rrezik të përdorë mjete të liga në mënyrë që t’i përmbushi premtimet e tij, dhe është tashmë në rrugën e humbjes.
Takimi i dy personaliteteve është si kotnatki midis dy substancave kimike: nëse ka ndonjë reaksion, të dyja transformohen.
Konfliktet më të thella, nëse kapërcehen, lënë prapa një ndjesi të sigurisë dhe të qetësisë e cila jo lehtë mund të trazohet. Janë pikërisht konfliktet e thella dhe përplasja e tyre, të nevojshme për të prodhuar rezultate të vlefshme dhe afatgjata.
Lavjerrësi i mendjes ndërrohet midis kuptimit dhe moskuptimit, jo midis së drejtës dhe së gabuarës.
Këpuca që i bie mirë njërit, ia vret këmbën tjetrit; nuk ka recetë për të gjallët që vlen në të gjitha rastet.
Ujërat e rinisë jo gjithmonë kthjellohen me kalimin e viteve; nganjëherë ato bëhen më të turbullta.
Fjala “besim” është një gjë e vështirë për mua. Unë nuk besoj. Mua më duhet të kem një arsye për hamendjet e mia. Një gjë e njoh ose nuk e njoh – nuk kam nevojë t’i besoj asaj gjëje.
Fjala “lumturi” do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk baraspeshohej me trishtimin.
Nuk ka vetëdijësim pa dhimbje.
Nëpërmjet krenarisë ne gjithmonë e mashtrojmë veten tonë. Por thellë nën sipërfaqe të mesatares së vetëdijës një zë i qetë, i vogël na thotë ne se diçka nuk shkon mirë.
Mirëkuptimi nuk e shëron të keqen, por është një ndihmë përcaktuese, ashtu si atëherë kur njeriu përballet me një errësirë të kuptueshme.
Ne kemi lindur në një çast të dhënë, në një vend të dhënë, ashtu si vera vjen nga një vreshtë e caktuar dhe nga një kohë e caktuar, ne i kemi cilësitë e vitit dhe stinës prej së cilës kemi lindur. Astrologjia nuk ka çka të bëjë asgjë më shumë për këtë.
Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë derisa ta pranojmë atë. Dënimi nuk çliron, ai shtyp.
I quajmë të lumtur ata të cilët nga përvoja e jetës kanë mësuar t’i përballojnë të këqijat e saj pa u mposhtur prej tyre.
Ne nuk mund të mëtojmë ta kuptojmë botën vetëm nëpërmjet intelektit. Gjykimi i intelektit është vetëm një pjesë e së vërtetës.
Kur një situatë e brendshme nuk është bërë e vetëdijshme, atëherë shfaqet jashtë si fat.
Vizioni juaj do të bëhet i qartë kur ju të shikoni në zemrën tuaj. Kush shikon përjashtë, ëndërron; kush shikon përbrenda, zgjohet./Elida Buçpapaj
Komentet