VOAL – Asgjë në këtë botë nuk mund të zërë vendin e këmbënguljes. Talenti jo: asgjë nuk është më e zakonshme sesa burrat e pasuksesshëm me talent. Gjeniu jo: gjeniu i pashpërblyer është pothuajse proverbial. Arsimi jo: bota është plot me të arsimuar të braktisur. Vetëm këmbëngulja dhe vendosmëria janë të plotfuqishme.
Kombi që harron mbrojtësit e tij do të harrohet vetë.
Njeriu që ndërton një fabrikë ndërton një tempull, ku njeriu që punon bën adhurime, dhe të cilit i takon, jo përbuzje dhe faj, por nderim dhe lavdërim.
Kam vënë re se asgjë që nuk kam thënë, kurrë më ka bërë ndonjë dëm.
Patriotizmi është i lehtë për t’u kuptuar në Amerikë. Kjo do të thotë të kujdesesh për veten tënde duke u kujdesur për vendin tënd.
Ti nuk mund të dish shumë, por mund të thuash shumë.
Dituria vjen, por mençuria zgjat. Mund të mos jetë e vështirë të ruash në mendje një sasi të madhe faktesh brenda një kohe relativisht të shkurtër, por aftësia për të formuar gjykime kërkon disiplinën e rëndë të punës së palodhur dhe kalitjen e përvojës e të pjekurisë.
Mos prisni të ndërtoni të dobëtin duke shmangur të fortin.
Heroizmi nuk është vetëm tek njeriu, por edhe tek rasti.
Të jetosh nën Kushtetutën Amerikane është privilegji më i madh politik që i është dhënë ndonjëherë racës njerëzore.
Asnjë person nuk u nderua kurrë për atë që mori. Nderi ka qenë shpërblimi për atë që dha.
Mbledhja e më shumë taksave sesa është absolutisht e nevojshme është grabitja e legalizuar.
Nuk ka dinjitet aq mbresëlënës dhe pavarësi aq të rëndësishme, sa të jetosh brenda mundësive të tua.
Nëse nuk thua asgjë, nuk do të thirresh ta përsëritësh atë.
Duhet një njeri i shkëlqyeshëm që të jetë një dëgjues i mirë.
Ata që i besojnë rastësisë duhet t’u binden rezultateve të fatit.
Në fund të fundit të drejtat e pronës dhe të drejtat personale janë e njëjta gjë.
Prosperiteti është vetëm një instrument për t’u përdorur, jo një hyjni që duhet të adhurohet.
Ai që është me të drejtën është shumicë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është një mjet për të ruajtur në përjetësi të drejtat e njerëzve, me zhdukjen përfundimtare të të gjitha klasave të privilegjuara.
Mbi të gjitha, biznesi kryesor i popullit amerikan është biznesi. Ata shqetësohen thellësisht me prodhimin, blerjen, shitjen, investimin dhe prosperitetin në botë.
Ne i ndajmë Presidentët tanë nga njerëzit. Është një gjë e shëndetshme që ata të kthehen te njerëzit. Unë kam ardhur prej tyre. Dëshiroj të jem përsëri një prej tyre./Elida Buçpapaj