VOAL – E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Së pari, ajo është e tallur. Së dyti, ajo është e kundërshtuar me dhunë. Së treti, ajo është e pranuar si vetë-evidente.
Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë; Gjeniu godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta shohë.
Ndryshimi thjesht është i përjetshëm, i përhershëm, i pavdekshëm.
Pas vdekjes sate ti do të jesh ai që ishe para lindjes sate.
Një njeri mund të jetë vetja veç për aq kohë sa ai është vetëm.
Çdo ditë është një grimë jetë: çdo zgjim dhe ngritje është një grimë lindje, çdo mëngjes i ri është një grimë rini, çdo pushim dhe gjumë është një grimë vdekje.
Një njeri mund të bëjë atë që ai dëshiron, por nuk mund të dojë atë që ai dëshiron.
Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.
Çdo njeri i merr kufijtë e fushës së tij të vizionit për kufij të botës.
Pothuajse të gjitha dhembjet tona vijnë nga marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë.
Mërzitje është vetëm ana e kundërt e magjepsjes: të dyja varen në të qenit më shumë jashtë sesa brenda një situate, dhe njëra çon tek tjetra.
Paraja është lumturia e njeriut në formën abstrakte; ai, pastaj, që nuk është më në gjendje të gëzojë lumturinë njerëzore në formën konkrete ua kushton veten krejtësisht parave.
Fuqia është në mendjen tonë si një njeri i fortë i verbër që mbart mbi supet e tij një njeri të çalë që mund të shohë.
Fytyra e njeriut si rregull thotë më shumë gjëra dhe më interesante se goja e tij, sepse është një përmbledhje e gjithçkaje që goja e tij nuk do ta thotë kurrë, në atë që është monogram i të gjitha mendimeve dhe aspiratave të këtij njeriu.
Mëshira është baza e moralit.
Ngaqë njerëzit nuk kanë mendime me të cilat të merren, ata merren atëherë me kartat, dhe përpiqen dhe të fitojnë të holla e njëri tjetrit. Idiotët!
Të mençurit kanë thënë gjithmonë të njëjtat gjëra, dhe budallenjtë, të cilët janë shumica, e kanë bërë gjithmonë të kundërtën.
Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.
Feja është kryevepra e artit të trajnimit të kafshëve, sepse i stërvit njerëzit se si ata duhet të mendojnë.
Pasuria është si uji detit-, sa më shumë kemi pirë, aq më shumë kemi etje. Dhe e njëjta gjë është e vërteta e famës.
Blerja e librave do të jetë një gjë e mirë nëse dikush mund të blejë kohë për t’i lexuar ato, por si rregull është e gabuar blerja e librave nisur nga përmbajtja e tyre.
Dy armiqtë e lumturisë njerëzore janë dhimbja dhe mërzitja.
Të jetuarit në vetmi është fati i të gjithë shpirtrave të mëdhenj.
Mendimet e liga dhe përpjekjet e poshtëra gradualisht vendosin shenjën e tyre në fytyrë, sidomos në sytë.
Muzika është melodia teksti i së cilës është bota.
Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë.
Njerëzi e Mëdhenj janë si shqiponja, dhe për të ndërtuar folenë e tyre iu duhet një vetmi e madhe.
Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.
Gjumi është interesi që ne duhet të paguajmë mbi kapitalin i cili quhet në në vdekje; dhe sa me e lartë norma e interesit dhe sa më rregullisht bëhet pagesa, aq më tej shtyhet data e shpagimit.
Zbulimi i së vërtetës është penguar në mënyrën më efikase, jo nga gjërat me pamje të rreme të pranishme dhe të cilat çojnë tek gabimi, jo drejtpërdrejt nga dobësia e fuqive të arsyetimit, por nga opinioni i paramenduar, me paragjykime.
Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.
Çdo shkëputje jep një shijim paraprak të vdekjes, çdo bashkim një aluzion të ringjalljes.
Çdo posedim dhe çdo lumturi është huazuar nga rastësia, por për një kohë të pasigurt, dhe për këtë arsye mund të kërkohet përsëri një orë tjetër.
Unë kurrë nuk kam njohur shqetësim sa kur një orë lexim nuk më ka qetësuar.
Dyzet vitet e para të jetës na e japë ne tekstin; tridhjetë vitet e mëvonshme na furnizojnë komentin e këtij teksti.
Arritjet më të mëdha të mendjes së njeriut janë pranuar përgjithësisht me mosbesim.
Sa më i mençur është një njeri, aq më pak misterioze i duket atij ekzistenca.
Trajtoje një vepër arti si një princ. Lere atë të flasë me ty e para.
Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.
Kënaqësi e njeriut në të shikuarit përpara dhe në të shpresuarit për ndonjë kënaqësi të veçantë është një pjesë e kënaqësisë që rrjedh nga ajo, e përjetuar paradhënie. Por kjo bëhet zbritje më pas, sepse sa më tepër ne shikojmë përpara për diçka aq më pak ne e gëzojmë atë kur ajo vjen.
Ashtu si biblioteka e madhe në qoftë se është në çrregullim nuk është aq e dobishme sa një tjetër e vogël, por e mirërregulluar, kështu kur ju mund të grumbulloni një sasi të madhe të dijes, por ajo do të jetë me më pak vlerë se një sasi shumë më e vogël në qoftë se ju nuk e keni menduar atë gjatë për veten tuaj.
Miqtë dhe të njohurit janë pasaporta më e sigurt ndaj fatit.
Mendjet e mëdha janë të lidhura në hapësirë të shkurtër kohe gjatë së cilës ato jetojnë si ndërtesa të mëdha në një shesh të vogël në të cilën ato qëndrojnë: ju nuk mund t’i shihni ato në të gjithë madhësinë e tyre, sepse ju jeni duke qëndruar shumë afër tyre.
Është një fitore e qartë të sakrifikosh kënaqësinë në mënyrë që të shmangësh dhimbjen.
Këmbëngulja është rezultat i vullnetit për të detyruar veten të futet në hapësirën e intelektit.
Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde.
Kënaqësinë konsiston në liri nga dhimbjet, çka është element pozitiv i jetës.
Më e madhja marrëz është të sakrifikosh shëndetin për çdo lloj tjetër të lumturisë.
Për një autor të shkruajë si ai flet është po aq e dënueshma sa faji i kundërt, të flasë si ai shkruan, sepse kjo i jep një efekt pedant për atë që thotë ai, dhe në të njëjtën kohë e bën atë vështirë të kuptueshëm.
Në veprim një zemër e madhe është kryesorja. Në punë, një kokë e madhe.
Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.
Janë vetëm mendimet e veta themelore të një njeriu që kanë të vërtetën dhe jetën në to. Sepse këto ai realisht dhe plotësisht i kupton. Për të lexuar mendimet e të tjerëve, është si të marrësh mbetjet e drekës së dikujt tjetër, si të veshësh rrobat e hedhura nga një i huaj.
Mos harroni, kur ju jeni mbi kodër, vetëm atëherë filloni të merrni shpejtësi.
Karakteri kombëtar është vetëm një tjetër emër për formën e veçantë të cilën vogëlsia, zvetënimi dhe ultësia e njerëzve merr në çdo vend. Çdo komb tallet me kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.
Opinioni është si një lavjerrës dhe i bindet të njëjtit ligj. Nëse ai shkon përtej qendrës së gravitetit, nga njëra anë, atëherë duhet të shkojë në të njëjtën distancë nga ana tjetër; dhe vetëm pas një kohe të caktuar e gjen pikën e vërtetë në të cilën ai mund të gjejë pushim.
Mirësjellja është për natyrën e njeriut si ngrohtësia për dyllin.
Horrat janë gjithmonë të shoqërueshëm, sa të ngjallin mëshirë! dhe shenja kryesore se një njeri ka ndonjë fisnikëri në karakterin e tij, është kënaqësia e vogël që ai merr në shoqërinë e të tjerëve.
Vuajtja nga natyra apo fati kurrë nuk duket aq e dhimbshme sa vuajtja e shkaktuar ndaj nesh nga vullneti arbitrar i një tjetri.
Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë.
Nuk ka asnjë dyshim se jeta na është dhënë, jo për ta gëzuar, por për ta tejkaluar, për ta kapërcyer.
Nderi nuk fitohet, por vetëm nuk duhet humbur.
Nëse ne nuk do të ishim të gjithë aq të interesuar për veten tonë, jeta do të ishte aq jointeresante sa që asnjë prej nesh nuk do të ishte në gjendje ta duronte atë.
Nëse ju doni të dini opinionin tuaj të vërtetë ndaj dikujt, shihni efektin e prodhuar tek ju me shikim të parë një letër e dërguar prej tij.
Në sferën e mendimit, absurditet dhe zvetënimi mbeten zotër të botës, dhe sundimi i tyre është pezulluar vetëm për periudha të shkurtëra.
Në trajtimin e cikërrimave një person e tregon veten se kush është.
Vetëm në takimin e parë një fytyrë bën përshtypjen e saj të plotë mbi ne.
Hollësirat përcaktojnë që fati të na e japë dorën, dhe ne të luajmë kartat.
Gazetarët janë si qentë, kur ndonjëherë ndonjë gjë lëviz ata të fillojnë të lehin.
Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.
Natyra tregon se me rritjen e inteligjencës vjen duke u rritur dhimbja, dhe vetëm me shkallën më të lartë të inteligjencës dhimbja arrin pikën e saj supreme.
Gazetat janë histori e dorës së dytë. Kjo dorë, megjithatë, është zakonisht jo vetëm prej metali më të dobët se të tjerët, por gjithashtu rrallë punon siç duhet.
Alkimistët në kërkimin e tyre për ar kanë zbuluar shumë gjëra të tjera me vlerë shumë më të madhe.
Truri mund të konsiderohet si një lloj paraziti i organizmit, një pensionist, si të thuash, që banon me trupin.
Themeli mbi të cilin qëndrojnë të gjitha njohuritë tona është i pashpjegueshëm.
Fjala e njeriut është më e fortë se të gjitha metalet.
Ne e presim vdekjen e armiqve tanë me aq keqardhje sa të miqve tanë, domethënë, kur ne e humbim ekzistencën e tyre si dëshmitarë në suksesin tonë.
Vullneti minus intelekt përbën vulgaritet.
Tek njerëz me aftësi të kufizuar modestia është thjesht ndershmëri. Por me ata që posedojnë talent të madh, ajo është hipokrizi./ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet