VOAL – Një krijim me rëndësi mund të prodhohet vetëm kur autori i tij e izolon veten, ai është një fëmijë i vetmisë.
Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.
Njeriu finsik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata.
Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.
Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme.
Mosha na tregon ne sa fëmijë kemi mbetur.
Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë.
Njeriu dëgjon vetëm çfarë kuptojnë të tjerët.
Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.
Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.
Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.
Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin ne përgjithmonë.
Bukuria është gjithmonë një mysafire e mirseardhur.
Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.
Disa difekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit.
Karakteri e zhvilllon veten në rrjedhën e jetës.
Karkateri formohet nëpër shtrëngatat e botës.
Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.
Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.
Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër.
Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.
Idetë e guximshme janë si figurat e shahut që lëvizen përpara; ato mund të sakrifikohen, por mund të fillojnë një lojë të fituar.
Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona.
Përkushtojuni qëllimit tuaj çdo ditë, pastaj me kohë dhe çdo mbrëmje do të gjeni diçka të kryer.
Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.
Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.
Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë.
Mos ëndërro ëndërra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve.
Secili autor në njëfarë mënyre e portretizon veten në veprat e tij, madje edhe kundër dëshirës së tij.
Vdekja është përzierje e përjetësisë me kohën; në vdekjen e një njeriu të mirë, përjetësia është parë të shikojë nëpërmjet kohës.
Njerëzi tejet seriozë dhe me mendime të thella e gjejnë veten keq me publikun.
Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri.
Cdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë.
Të gjithë njerëzit mbi të zakonshmen kanë një mision për të cilin ata janë thirrur ta përmbushin.
Cdo fjalë e folur nga ne pasqyron dëshirën tonë.
Cdo hap i jetës kërkon vëmendjen e duhur.
Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet.
Gjithçka në botë do të marrë fund, përveç përparimit të vazhdueshëm.
Pak njerëz e kanë përfytyrimin për realitetin.
E para dhe e fundit që i kërkohet gjeniut është dashuria për të vërtetën.
Që njeriu të arrijë gjithçka që i është kërkuar, ai duhet ta mbajë veten për më të madh se është.
Tamam kur idetë dështojnë, një fjalë vjen për ta shpëtuar situatën.
Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.
Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe.
Mendime të mëdha dhe zemër të pastër, këto duhet t’ia kërkojmë Zotit.
Lumturia është një top futbolli pas të cilit rendim kudo që rrotullohet, dhe ne e shtyjmë me këmbën tonë kur ai ndalet.
Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.
Është i vdekur në këtë botë ai që nuk beson në një botë tjetër.
Urrejtja është diçka e veçantë. Atë do ta gjeni më të fuqishmen dhe më të dhunshmen atje ku shkalla e kulturës është më e ulëta.
Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.
E meriton jetën dhe lirinë ai që i fiton ato çdo ditë përballë shtrëngatës.
Ai që nuk mendon shumë për veten është më i vlerësuar se mund ta përfytyrojë.
Ai që ndjen kënaqësi duke bërë dhe kënaqet për ato që ka bërë, është i lumtur.
Ai që zotëron artin dhe shkencën ka fe; ai që nuk i ka ato, ka nevojë për fenë.
Unë e quaj arkitekturën muzikë të ngrirë.
Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori.
Unë nuk e njoh veten, dhe mos o Zot që ta njoh.
E dashuroj atë që më duket e pamundshme.
Unë nuk kam njohur njeri më mendjemadh se veten. Fakti që e them vetë këtë, tregon se është e vërtetë.
Mendoj se jam më i mirë se ata që po përpiqen të më reformojnë.
Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.
Nëse një mashkull apo femër kanë lindur dhjetë vjet më herët apo më vonë, krejt pamja apo mënyra e kryerjes së veprimeve do të jenë të ndryshme.
Nëse fëmijët rriten bashkë me tiparet e tyre të hershme, atëherë do të kishim vetëm njerëz gjeni.
Nëse do të m’i tregosh opinionet e tua, më trego se në çfarë beson ti. Mua më dalin e tepërojnë dyshimet e mia.
Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë.
Nëse dëshiron t’ia njohësh mendjen një njeriu, atëherë dëgjoja fjalët.
Nëse e trajtoni një njeri … ashtu si ai do të donte të ishte dhe si do të mundte të ishte, ai do të bëhet ashtu si do të donte dhe si do të mundte.
Injorantët bëjnë pyetje të cilave të mençurit iu janë përgjigjur një mijë vjet më parë.
Në art më e mira mjafton.
Në natyrë ne nuk shohim ndonjë gjë të izolur, por çdo gjë në lidhje me diçka tjetër, e cila është përpara tij, pranë tij, nën të dhe mbi të.
Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entusiazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.
Është arti i madh ai që e kufizon dhe e izolon vetveten.
Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata.
Në vetëkufizimin mjeshtri e tregon së pari veten.
Jo bërja e gjërave që na pëlqejnë t’i bëjmë, por pëlqimi i gjërave që kemi për të bërë është çfarë na e bekon jetën.
Është fati i panjohur i njeriut, ai që edhe në çastet më të këqija e bën njeriun t’ia ketë frikën më së keqes dhe të vazhdojë ta plagosë atë.
Duke se kurrë nuk iu ndodh budallenjve që merita dhe fati i mirë të jenë së bashku.
Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.
Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra.
Njohja nuk mjafton; duhet ta vëmë në jetë. Dëshira nuk është mjaft; duhet të veprojmë.
Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.
Jeta i përket të jetuarit, dhe ai që jeton duhet të jetë i përgatitur për ndryshime.
Jeta është fëmijëria e pavdekësisë sonë.
Jeto rrezikshëm dhe jeton ashtu si duhet.
Dashuria dhe dëshira janë krahët e shpirtit për bëmat e mëdha.
Dashuria mund të bëjë shumë, por detyra më shumë.
Dashuria nuk sundon; ajo kultivon.
Magjike është të besosh në veten, nëse mund ta bësh këtë, atëherë mund të bësh që të ndodhë ndonjë gjë.
Njeriu është bërë nga besimi i tij. Si beson, ai është.
Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.
Njerëzit e tregojnë karakterin e tyre më mirë se kudo me gjërat që atyre iu duken qesharake.
Misteret nuk janë domosdo mrekulli.
Natyra nuk njeh pushim në progres dhe zhvillim, dhe ia jep mallkimin gjithë mosveprimit.
Askush nuk ka mësuar ta njohë plotësisht vetveten.
Askush nuk do të fliste në shoqëri nëse do ta dinte sa shpesh i keqkupton të tjerët.
S’ka skllevër më të pashpresë se ata që gabimisht besojnë se janë të lirë.
S’ka gjë më të tmerrëshme se ta shikosh injorancën në veprim.
Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme.
Objektet në pikturë duhet të vendosen në atë mënyrë që nga pozicioni tyre ta tregojnë historinë e tyre.
Duhet pyetur fëmijët dhe zogjtë sa të shijshme janë qershitë dhe drethëzat.
Pasionet janë vese ose virtute në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre.
Personaliteti është gjithçka në art dhe poezi.
Shkenca del nga poezia… kur kohët ndryshojnë të dyja mund të takohen prapë në një nivel më të lartë si mike.
Vetënjohja vjen nga njohja e të tjerëve.
Supersticioni është poezia e jetës.
Talenti zhvillohet në vende të qeta, karakteri në rrjedhën e furishme të jetës.
Fol mirë për atë që mungon sa herë ta kesh rastin.
Vetëm artisti i shikon shpirtërat. Por pasi ai tregon për ato, atëherë të gjithë i shikojnë shpirtërat.
Qeveria më e mirë është ajo që na mëson ta qeverisim veten.
Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë.
Rënia e letërsisë tregon rënien e një kombi.
Bëmat janë gjithçka, lavdia është zero.
Formimi i karakterit duhet të jetë qëllimi kryesor i secilit.
Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.
Mendja njerëzore nuk do të njohë kufij.
Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.
Ai që zë vendin e parë rrallë e luan rolin kryesor.
Njeriu që është i zoti t’i njohë kufizimet e tij shpesh arrin përkryerjen.
Ata që mungojnë janë të përkryr; ata që janë të pranishëm duken të zakonshëm.
Njerëzit e lindur me talent e gjejnë lumturinë duke e përdorur atë.
Njeriu i duhur është ai që kap momentin.
Jonatyralja është, po ashtu, natyrale.
Të sundosh është e lehtë, të qeverisësh është e vështirë.
Ndaj njeriut me qëllim të përcaktuar të gjithë njerëzit dhe gjërat janë shërbëtorë./Elida Buçpapaj
Shshshdgjshehsjdhdb