Ndërsa Edi Rama mashtronte në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me skandalin Rama-McGonigalin, emri i kreut të qeverisë së Shqipërisë, përmendej dy herë në ndërhyrjen e shtypit të senatorit Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Por ndryshe nga sa deklaroi ditën më parë Edi Rama, Senati amerikan është tronditur pasi ka nisur hetimet për skandalin e rëndë të Charles McGonigal.
Ky hetimi i nisur nga Senati, jo vetëm e tremb Edi Ramën por edhe paralajmëron fatin e pritshëm të tij, përballjes me akuzat e drejtësisë.
Një nga senatorët më të fuqishëm demokratë, Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Ai i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të FBI, Christopher Wray, duke kërkuar të dhëna.
‘Këto akuza janë jashtëzakonisht tronditëse dhe ngrenë shqetësimin për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,’ thuhet në letrën e senatorit.
‘Si drejtues i zyrës së FBI në Nju Jork, McGonigal ka mbikëqyrur shumë hetime të ndjeshme të kundërzbulimit, duke përfshirë edhe hetime që përfshijnë individë që ai tani është nën akuzë se ka punuar me ta për të përfituar,’ shton letra.
‘Zoti Deripaska ishte qendror për lidhjet e Paul Manafort me Rusinë dhe Zyra e FBI-së në Nju Jork përdori ish-punonjësin e agjencisë së inteligjencës shqiptare si një burim njerëzor konfidencial në një hetim penal’, shkruhet në letër.
Në letër theksohet se McGonigal është nën akuzë se ka fshehur marrjen e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.
‘Zoti McGonigal fshehu marrjen e tij prej 225,000 dollarësh para nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare’, theksohet në një pjesë tjetër të letrës.
Durbin kërkon të mësojë nëse janë ndikuar hetimet, dhe sa nga hetimet që ai McGonigal ka mbikëqyrur, janë kompromentuar potencialisht. Durbin pret përgjigje deri më 15 shkurt.
‘Sjellja abuzive e zotit McGonigal mund të ketë ndikuar në shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë nëse ai ka kompromentuar burime, metoda apo analiza të ndjeshme. Nëse kjo sjellje abuzive e tij mund të ketë ndikuar në rezultatin e ndonjë hetimi apo ka kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare, kjo mbetet e panjohur për momentin,’ thekson senatori. syri.net