Endri Shabani nga Nisma Thurje i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjen e kryeminsitrit Rama me këë skandal.
Shabani deklaroi se jemi në një situatë ku në një vend demokratik kryeministri duhet të jepte dorëheqjen sepse është në një skandal të madh dhe nuk angazhohet dot plotësisht për shkak të halleve të veta.
Ai shtoi se Rama tani ka më shumë arsye për të qëndruar kryeministër pasi sipas tij është e vetmja mënyrë për t’i qëndruar larg burgut dhe ndëshkimeve për shkak të imunitetit.
Sa i përket pasojave me të cilat Rama mund të përballet, ai deklaroi se minimumi me të cilin mund të përballet kryeministri është shpallja e tij non-grata, ndërsa maksimumi mund të jetë marrja e tij me pranga dhe shoqërimi drejt Shteteve të Bashkuara.
Sakaq, Shabani deklaroi se opozita në vend nuk do mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti me anë të një proteste, referuar asaj të 11 shkurtit, dhe duke shkaktuar rrëmuja në parlament, pasi sipas tij kjo gjë favorizon vetëm Ramën.
“Kemi të bëjmë me një situatë ku kryeministri duhet të jepte dorëheqjen në një vend demokratik, sepse është në një skandal të madh dhe nuk angazhohet dot plotësisht për shkak të halleve të veta. E dyta është se nëse Rama do ishte një qytetar zakonshëm do merrej dëshmitar, do vendosej në dispozicion të drejtësisë ka apo jo përgjegjësi. Kaq do mjaftonte që ai të jepte dorëheqjen.
Tani ai ka më shumë arsye për të qëndruar kryeministër sepse është e vetmja mënyrë për të qëndruar larg burgut dhe larg ndëshkimeve. E duan pushtetin për të shpëtuar veten, jo për të zhvilluar vendin. Rama nuk më duket shumë i qetë. Drejtësia amerikane nuk është si këtu ku e merr vesh media e para çfarë ka ndodhur. Aty ka shumë gjëra që nuk do i dimë deri sa të kemi një akuzë formale. Nuk më duket se janë të lidhura rastet e oligarkut rus dhe Ramës me McGonigal. Ai ka qenë një i korruptuar që merrte para për shërbimet e tij ndaj klientëve të vetë. Megjithatë nuk do habitesha nëse do kishte një lidhje. Këta u marrin ara oligarkëve rusë, Kinës, Turqisë për tu dukur perëndimorë, por këta janë mini-sulltanë që i kapen shtetit dhe nuk i lidh asgjë me Perëndimin.
Në bindjen time nuk e shoh pse të mos marrë një non-grata, maksimumi do vijnë ta marrin me pranga këtu. Minimumi është shpallja e tij non-grata. Kjo çështjes normalisht duhet të zbardhet. Janë këta që akuzojnë palën tjetër si non-grata dhe do kemi ndërrim të roleve dhe do jenë sërish njësoj si kanë qenë për 32 vjet.
Kur nuk ka një ideologji dhe program të qartë të bashkon armiku i përbashkët në opozitë. Copëzat e PD-së janë ndjerë të kërcënuara sepse Rama ka përdorur influencën e tij për të hetuar palën tjetër. Kjo i vendos ato në një nivel kërcënimi e rreziku të përbashkët. Kjo nuk mjafton për qytetarët. Ajo rrëmuja në parlament është në avantazhin e Edi Ramës, ai është më i interesuari për të mos u dëgjuar. Opozita mund të përdorte parlamentin për të shtruar pikat kyçe. Drejtësia amerikane nuk do të dijë. Edi Rama të keqen e ka me një shtet tjetër, nga aty do i vijë e keqja, jo nga ne. Ai i ka bërë keq llogaritë, mund t’i shmanget 1 apo 2 seancave, por ajo do zbardhet nga Amerika. Është çështje kohe të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.
Rama nuk ka për t’u rrëzuar nga një protestë e opozitës. Të njëjtën gjë thanë në 7 korrik, do bëhej hataja, pastaj kaloi. E thanë dhe me protestën e kaluar. Nuk do ndodhë kjo. E provoi Rama në 21 janar dhe nuk ia doli vetë. Pushteti nuk merret me dhunë këtu, merret me votë. Pika e dobët e Ramës është shpresa, njerëzit e dinë që nuk do bëhet më mirë. Opozita duhet të japë një projekt që ringjall shpresën dhe që njerëzit e besojnë. Në 2017 ai mori 48% të votave, ka mbi gjysmën kundër. Opozita nuk e bën dot se ka Berishën në krye dhe Metën. Me ata nuk do sjellë shpresë. Të vjetrit nuk e bëjnë dot, i kemi parë për 32 vjet”, u shpreh Shabani.bw