VOAL- Pesë trafikantë të dyshuar droge u arrestuan të dielën e kaluar në aeroportin e Zyrihut me 47 kilogramë kokainë të fshehura në një valixhe.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit doganor, siç njoftoi të mërkurën policia kantonale e Zyrihut. Të arrestuarit janë të gjithë shtetas shqiptarë me banim jashtë vendit, të moshës 25 deri në 40 vjeç.
Pas marrjes në pyetje të policisë, ata janë dërguar në prokurorinë kompetente. ATS/RSI