Kosova e ka shpallur pavarësinë në shkurt të 2008-s dhe Jugosllavia ka kohë që është shkatërruar, por për drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që mban emrin e humanistes shqiptare “Nënë Terezë”, Kosova ose më saktë, kryeqyteti i saj Prishtina ende figuron si pjesë e Jugosllavisë.
Në faqen zyrtare të internetit të aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”, kur shkruhet destinacioni “Prishtinë”, pranë saj vendoset shenja “YU” që simbolizon Jugosllavinë.
Komentet