Pas stërvitjes në Gjirin e Bohait dhe Detin e Verdhë duke kryesuar flotën, Liaoning është nisur në Oqeanin Paqësor
PEKIN – Aeroplanmbajtësja e parë e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës (PLA) është nisur drejt perëndimit të Oqeanit Paqësor. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës thuhet se aeroplanmbajtësja e quajtur Liaoning që tashmë është e gatshme ka një kapacitet për 30 aeroplanë reaktivë, ndërsa ka hyrë në inventarin e PLA-së në vitin 2012.
Theksohet se pas stërvitjes në Gjirin e Bohait dhe Detin e Verdhë duke kryesuar flotën, Liaoning është nisur në Oqeanin Paqësor.
Liaoning e cila është duke kryesuar një flotë që përbëhet nga fregata dhe mjete të tjera do ta bëjë stërvitjen e parë ushtarake në det të hapur, ndërsa mban aeroplanë J-15 dhe helikopterë. aa
Komentet