Duke falenderuar pafundësisht ata që më propozuan dhe Komisionin e Rithemelimit që më besuan për të marë pjesë në këtë garë, do doja t’ju bëja të ditur gjithë demokratëve se pranova këtë kandidim për të dhënë kontributin tim modest në realizimin e tre objektivave kryesor:
1. Rrëzimin e regjimit antishqiptar dhe kriminal të Edvin Ramës.
2. Anullimin e të gjithë kontratave konçensionare dhe PPP-ve korruptive, duke dërguar para drejtësisë gjithë personat përgjegjës.
3. Rindërtimin e Teatrit Aty Dhe Ashtu Siç Ishte dhe dërgimin para drejtësisë të fajtorëve të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe Trashegimisë Kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë.
Në këto kushte, uroj çdo kandidat/e në garën për Këshill Kombëtar.
Fitoftë më i miri.
Vetëm kështu fiton Partia Demokratike e Shqipërisë.
Jam besimplotë se me Prof. Dr. Sali Berishën dhe një Parti Demokratike,
Të fortë
Të hapur,
Të bashkuar,
Realizojmë fitoren për çdo demokrat dhe çdo shqiptar.
Qoftë dita e nesërme një ditë e bekuar ashtu si 11 dhjetori, 18 dhjetori dhe 6 marsi për pluralizmin, demokracinë dhe Partinë Demokratike.
Zoti bekoftë demokratët dhe Partinë Demokratike.
Zoti bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë.
FITORE.
Komentet