Një adoleshent shqiptar i cili thotë se ka ikur për shkak të dhunës në familje në Britani, po lufton për të drejtën e qëndrimit në këtë vend. Rrjeti televiziv BBC ka pasqyruar historinë e adoleshentit shqiptar me emrin Ali, i cili prej dy vitesh ndodhet në Britaninë e Madhe. Ali emigroi kur ishte vetëm 16 vjeç dhe arsyeja që paraqiti nga autoritetet ishte dhuna që ushtronte babai ndaj tij. Adoleshenti shqiptar u vendos në Bristol, ndërsa nga mediat britanike është cilësuar si një talent në fushën e kulinarisë.
Ai ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nën kujdestarin e John Stokes në Kingsëood, Bristol që nga viti 2015 dhe deri më tëni.
Por, tani që është 18 vjeç, autoritetet britanike thonë se ai duhet të kthehet pas në Shqipëri pasi nuk ka dhënë një motiv të fortë nëse përballet me rrezik real.
John Stokes është një shtetas britanik me profesion kryekuzhinier, dhe pasionin e tij po ja mëson edhe 18-vjeçarit Ali.
Stokes ka nisur një fushatë online për të rritur ndërgjegjësimin për rastin e shqiptarit që të mos deportohet në Shqipëri.
John Stokes ka vendosur gjithashtu që më 4 shtator ta apelojë në Gjykatën e Emigracionit në Neëport kërkesën e Zyrës së Emigracionit.
Madje, Stokes është i vendosur për t´i qëndruar pranë dhe të mbështesë 18-vjeçarin deri në fund, pasi deklaron se nëse vendimi do të mbetet në fuqi, ai do të udhëtojë bashkë me Ali drejt Shqipërisë.
“Unë nuk jam babai biologjik i Ali, por jam babai i parë që ai ka pasur”, tha për BBC John Stokes.
Ali ka gjithashtu mbështetjen edhe të Simon Hulstone, një sipërmarrës që drejton restorantin “Elephant” në Torquay, Devon.
“Ai ka një karrierë premtuese përpara dhe ne duam që ai të japë maksimumin”, thotë sipërmarrësi Hulstone.
Edhe pas fushatës online që ka nisur dhe mbështetjes që i është dhënë shqiptarit nga dy shtetas britanikë, Zyra e Emigracionit nuk ka bërë ende asnjë koment.
Komentet