“Drita e dhomës së tij qe ndezur natën vonë. U zgjova për të shkuar në banjo dhe i fola nga korridori. Fli se do shkosh në shkollë, -i thashë. Nuk m’u përgjigj. Fiku dritën. I thashë natën e mirë. Përsëri nuk m’u përgjigj. Ishte i heshtur atë natë. U kthye vonë atë mbrëmje e u ngjit menjëherë në dhomën e tij.”
Është nëna e 13 vjecarit Jamie Miller që flet në mbyllje të serialit britanik “Adolescence” që kaq shumë ka goditur me skenarin e tij shoqërinë moderne pa kufij gjeografie.
“Jamie ishte në dhomën e tij e ku ka më siguri për ne prindërit që fëmijën e kanë aty në dhomën që ia kanë ndërtuar me cfarë ai ka dashur, kompjuter lojëra, kufje, gjithcka”, përgjigjet babai i Jamie në dialogun me bashkëshorten.
Pak orë më parë para asaj heshtje e drite të ndezuar deri vonë, Jamie 13 vjec kishte vrarë për vdekje shoqen e tij të klasës Katie, 14 vjece.
Perfekt në shkollë, i zgjuar, i aftë, familje tradicionale, me një trup të brishtë gati fëmijë, Jamie ishte shndërruar në vrasës.
Ky serial është manual për sociologë, pedagogë, prindër e të rritur, një analizë e kontekstin social e kulturor që shtyu këtë adoleshent në një akt të tillë ekstrem e sistemin shkollë- familje që con në izolim, agresivitet e konflikte mes adolshentëve.
Motivi i vrasjes zbardhet nga disa emoji, shenja e figura që jemi mësuar të gjithë për t’u përgjigjur në social o sms, për të qënë sa më të shpejtë e kuptues në fjalë.
Shoqëria ka harruar sot të flas e komunikon me emoji si ato që shkaktuan zemërimin e Jamie.
Një numër 100, disa groshë të kuqe, një pilulë në formë dinamiti, janë identiteti e kodi sekret i kulturës INCEL, përhapur tek adoleshentët, komunitet beqarësh të pavullnetshëm që janë jo në një lidhje sentimentale për kritere objektive të papërcaktuar nga ata e me një supremaci mashkullore që trajton femrën si objekt seksual me pak të drejta.
Bulizëm, cyberbulizëm, Incel, maskilizim toksik, janë elementë domethënës të këtij filmi që nuk hyn në gjykim por në reflektimin e një shoqërie që ka vështirrësi komunikimi mes prindërve e fëmijëve. Babai i Jamie nuk pranon dot që i biri nuk është i aftë të luaj futboll dhe e con në box, e Jamie pyetjes së parë të psikologes mbi idhullin e jetës së tij i përgjigjet; “Im atë”.
Jamie u bë vrasës se Katie nuk pranoi të jetë e dashura e tij e i përgjigjet në social me emoji Incel. As prokuror, as hetues, as avokat e gjykatës, as prindërit nuk mundën të gjenin motivin, u mjaftuan vetëm me autorësinë e provën e
padiskutueshme të një video. Motivi i vrasjes u zbardh nga psikologia që në burg kishte detyrë të rekuperonte e të ndihmonte një 13 vjecar që kishte kryer një gabim fatal.
Paralelisht me këtë film po në Netflix në vendin e parë të filmave më të ndjekur është filmi “Djali me pantallona rozë”.
“Ndoshta kam bërë disa gabime në edukimin e jetën e djalit tim, por t’i lejoj të vesh ato pantallona rozë nuk ka qënë një prej tyre”. Është nëna e Andreas që flet, 15 vjecari që u vetëvar në dhomën e tij rreth 10 vite më parrë ne Romë e një ngjarje e vërtetë.
Andrea u vetëvar sepse shokët e klasës i kishin hapur një faqe facebook që quhej “Djali me pantallona rozë” ku me video e foto e vinin në lojë duke goditur preferenca seksuale, sjellje e tij, pamjen, qënien e 15 vjecarit.
Andrea u vetëvar se nuk mundi më të jetonte në atë urrejtje social krijuar nga rivalët e tij adoleshentë -fëmijë.
(Personalisht e kam jetuar mjaft keq këtë ngjarje në Romën e mbi 10 viteve më parë sepse Andrea ishte në të njëjtën shkollë me tim bir e kishte të njëjtën moshë të tij.)
Nëna e Jamie Miller në serialin britanik nuk gjen paqe se pse atë mbrëmje kur ai ishte mbyllur në dhomën e tij e nuk kish folur me askënd, nuk e hapi atë derë apo pse nuk e bëri shumë herë të tjera më parë. Jamie ishte i sigurt në dhomën e tij, por bota jashtë me teknologjinë social, Istagram e Facebook e kishte bërë vrasës.
Nëna e Andreas në filmin italian, ndoshta nuk gjen paqe se pse nuk e pa më parë atë faqe facebook që coi në vetëflijim djalin e saj, e po përpiqet ta rekuperoj sot ku në cdo shkollë flet e merr pjesë në betejën kundër bulizmit sa Presidenti Mattarella e ka vlerësuar Kavaljere të Republikës Italiane.
Nëse hedh një diagonale me realitetin shqiptar sheh se bulizmi, cyberbullizmi, persekutimi, sulmi, urrejtja, armiku e dhuna verbale mban firmën e të rriturvve.
Politika e ata që mbajnë licencën e drejtësisë janë pêrcues të një vulgaritet e banaliteti injorant me gjuhën e urrjetjes për të goditur rivalët, më të aftët.
Cfarë mund t’u thonë e mësojnë fëmijëve o nipërve të tyre?
Burra që me goditje social sulmojnë gra, gra që godasin gra me gjuhë maskilizmi primitiv, burra që merren me gra e të tjerëve, gra që sulmojnë prindër e profesionistë. Të gjithë në tërbimin e luftën e urrjetjes për të marrë liket e të papunëve që në social gajasen.
Të tërbuar për to be popular. Toksikë e haters deri vrasës!
Bulizmi i rritur, burrë o grua ka një kod sekret komunikimi të përbashkët; është palumturia e tyre.
E për adoleshentët shqiptarë?
Mjaft të ulesh me prindër të fëmijëve 10-14 vjecarë e kupton traumën e tyre se sa i pranishëm është bulzimi në shkolla pa dallim vajza e djem.
Një mësues në një shkollë 9 vjecare më tha pak javë më parë. “I kërkova një nxënësi të mbante qetësinë e a di si m’u përgjigj?- Ah Profe sa merr t’i në muaj unë i kam në xhep cdo ditë… e nga portofoli nxorri më qindra mijëra lekë e është as 13 vjec.”
Cfarë mund t’i mësoj nga jeta një prind i tillë shqiptar që i mbush fëmijës së tij adoleshent xhepin me lekë cdo ditë kur shkon në shkollë?
E cfarë mund të presësh të bëj mirë e të marrë besim qytetar një politikan o një njeri i drejtësisë që me gjuhën e tij të urrejtjes sulmon duke shkelur cdo kod etik, civil e deontologjik rivalët e tij e ato brenda sojit?
Bulizmi i të rriturve është i vetëdijshëm e bulizmi mes adoleshentëve është drama më e madhe e një shoqërie që degradon në cdo parim, kod etik e civil.
Ah tek te rriturit ka dhe shpesh
qëllime financiare mjaft të shohësh se si u shanë për muaj me avokatë e gjyqe e u puqën me goditje xhepash o herati ulësesh.
Një manual duhet shkruar për rrjetet sociale shqiptare.
E mos thoni se fajin e kanë adoleshentët!