Ministra, deputetë, kryebashkiakë, administratë e deri në arsimtarë kanë qenë masiv në udhëtimin e shkurtër për të duartrokitur liderin e tyre në takimin që ka mbajtuir në Itali.
Mes ‘refugjatëve’ që duartrokasin Edi Ramën nëpër turmë, janë Erion Veliaj, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, rakip Suli, Elton Arbana, drejtorë e drejtoresha bashkie, mësues e administratë që kanë mbushur sallën.
SYRI TV
E diela nuk ka qenë një ditë pushimi për adminsitratën, e kjo jo për shkak të ndonjë angazhimi pune në shërbim të qytetarëve, por për të mbushur sallën e takmit të kryeminsitrit Edi Rama në Itali
Jo vetëm administratë, por edhe titullarë institucionesh. Nëpër rrjetet sociale nga radhët e socialistëve nuk ngurohet të shpërndajnë foto e video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali.
Listën e personave që kanë prerë një biletë afatshkurtër në vendin fqinj e drejtojnë ministra, si Ulsi Manja i drejtësisë, apo kryebashkiakë si Erion Veliaj, Rakip Suli i Kamzës e
Mes turmës i kamufluar si emigrant shfaqet diku edhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, duke duartrokitur fjalimin e liderit.
Më pas vijnë nga administrate, si Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranë, Matilda Zizolli.
Në rrjetet soaciale nuk mungojnë pamjet nga takimi që ka shpërndarë nga vendi ku mbahet Armando Subashi që drejton bashkinë e Fierit, apo ministri Brendshëm Taulant Ballës.
Por jo vetëm kaq, edhe për mësuesit e arsimtarët do duhej të ishte një ditë e zakonshme pushimi, por nuk ka ndodhur kështu, ato janë rreshtuar nëpër avione e autobusë për të dëgjuar fjalimin e Ramës që iu flet emigrantëve nga ekrani, pasi në sallë me sa duket ka në pjesën më dërrmuese administratën shtetërore.