Edi Rama deri tani ka luajtur me kartën se ka mbështetjen e SHBA dhe BE-së për të gjitha çmenduritë e tij, korrupsionin, kapjen e shtetit, tjetërsimin e votës së lirë përmes vjedhjeve dhe botës të krimit, degjenerimin e sistemit pluralist dhe transformimin në një narko shtet.
Por dje SHBA si out-fighter i kanë dhënë Edi Ramës grushtin e parë alla Muhamed Ali që e ka hedhur knockout.
Prej dje pretendimi fake i Edi Ramës është përmbysur, kur Departamenti i Shtetit shpalli se ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos me familje i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për arsye të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni.
Lajmin e botoi Zëri i Amerikës. Dhe Edi Rama ndejti sus. Nuk e sulmoi Zërin e Amerikës sikur bëri disa kohë më parë kur ky stacion evidentoi rastin e hetimeve të Prokurorisë rreth Vangjush Dakos për kontaktet e tij me mafiozë. Atëhere Edi Rama sulmoi Zërin e Amerikës dhe mori në mbrojtje kryetarin e bashkisë së Durrësit. Ta harrojë atë kohë Edi Rama!
Edi Rama bëri avokaturën edhe ndaj ish ministrit të tij të brendshëm, Sajmir Tahiri, një shërbyes i kryeministrit. Kryeministri shpalli mostwanted oficerin e policisë që njoftoi se kushërinjtë mafiozë të Tahirit lëviznin me veturën e ministrit të brendshëm.
Ditën që Edi Rama nisi vizitën zyrtare në Zvicër në vitin 2016 dhe pjesëtar i delegacionit të tij ishte edhe Vangjush Dako, Konfederata Helvetike shpalli se i kishte dhënë azil politik oficerit të policisë që denoncoi për lidhje me mafien ministrin e brendshëm të Edi Ramës!
Bild i Gjermanisë botoi regjistrime të Vangjush Dakos me eksponentë të krimit të organizuar, si evidenca të qarta të komprometimit të votës së lirë. Edi Rama sulmoi Bild dhe Peter Tiede, gazetarin gjerman, e hodhi në gjyq.
Jo vetëm kaq, por në fushatën farsë të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Edi Rama nga Durrësi më 24 qershor e ngriti në qiell Vangjush Dakon dhe atë që ai përfaqëson, dmth mafien. Jo vetëm kaq, por në Asamblenë e PS këtyre ditëve, shtypi shqiptar botoi foton e Vangjush Dakos të ulur në vendet e caktuara për ministrat, që do të thotë se aty e donte të ulur sulltani Edi Rama.
Që vijon të propagandojë pretendimin e tij se ka mbështetjen e SHBA dhe BE, pa marrë parasysh se në Shqipëri ka rikthyer sistemin monist, duke u mbështetur tek bota e krimit.
Ndërsa dje DASH i dha grushtin e parë, direkt Vangjush Dakos dhe indirekt Edi Ramës.
Vangjush Dako është një nga njerëzit e afërt të enturazhit të Edi Ramës. Edi Rama mban pranë njerëz që i ka në shërbim të tij, që i zbatojnë urdhërat direkt, si ndërmjetës në aferat korruptive dhe botën e nëntokës.
Bota e nëntokës po goditet nga jashtë. Italia dënoi me mbi 15 vite burg për trafik droge Moisi Habilajn, kushëririn ish ministrit të Brendshëm të Edi Ramës. Bild boton regjistrime. Zëri i Amerikës sapo dha vendimin e DASH, se një tjetër shërbyes i Edi Ramës nuk pranohet të hyjë në SHBA me akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Edi Rama, është injorant në matematikë dhe me siguri nuk ka dëgjuar për aksiomën e A=B=C, sipas Equality is Transitive, barazia është kalimtare. Nëse A është Edi Rama, B është Sajmir Tahiri dhe C është Vangjush Dako, ata janë të barabartë për vlerën apo vesin që përmbajnë.
Koha e ngjitjes në pushtet e Edi Ramës ka përfunduar. Ka nisur koha e tatëpjetës.
Një knockout sapo e mori nga DASH.
Një tjetër knockout sapo e ka marrë nga sipërmarrësi italian Francesco Becchetti, që ka fituar gjyqin ndaj qeverisë shqiptare me një kosto prej 140 milionë Euro.
Në çdo ditë Edi Rama do të ketë nga një knockout deri sa të fluturojë fare nga ringu!
Kurë do bëheni serioz si portal, serioziteti fillon që nga emri portalit, dhe misioni i tijë, jeni kthyer në thashethemexhij gazetar fhe jo profhues lajmesh të verteta. Ti nuk je departamenti i shtetit Amerikan kurë unë them se Elida Buçpapaj nuk interpreton drejt lajmin nuk nënkuptojë Skënder Buçpapaj, dhe e kunderta, secili mban përgjegjesitë individuale përpara shkeljes se ligjit. Kur ai është shpallor fajtor me vendim gjykate, si të besoj unë ty , i sherbeve me devotshmëri ish sistemit, i shërbeve Sali Bershës jo demokracise, mundet me paratë e taksave paguesve Shqipëtarë ose ndihmuar nga fondacioni Soros braktisët Shqipërinë për tu vendosur në Zvicer , nuk kam lexuar kurë nga ju burimet e financimit tuaj, vetëm opozitë destruktive , antikombetare, nuk thatë njëhere një fjalë të mirë për mazhorancen sot apozitë dje produkt i te cilit je, edhe sot ka mbështetjen e qeverise amerikane në zbatimin e reformës në drejtesi, si reformë progresiste qe ka dhënë rezultatet pozitive sipas deklarimit te ambasadores Amerikane dhe këshillit te BE.
Po të kishit sy do i shinit dhe lexuar po te kishit veshë do i kishit dëgjuar jeni gatuar pa ato nuk mban përgjegjesi asnjë .
haha, Iliri qenka Elisa…Po ç’fakte do me teper, o njeri…S’jane fakte ato qe ka shkrimi?!
“Shoku” Ilir, mendimi i juej asht personal apo i “partise socialiste” ?
Falemnderes.