VOAL – Sipas Martin Ackermann, president i Task Forcës zvicerane Covid-19, tendenca e pandemisë tregon se kemi arritur të përgjysmojmë numrin e infeksioneve në dy javët e fundit, me një normë riprodhimi që ka rënë në 0.78.
Ajo që bie në sy për shpejtësinë e zvogëlimit të këtij faktori është mbi të gjitha Romandia, ndërsa në rajone të tjera ne jemi duke parë një stabilizim në mos një rritje të lehtë. Në Tiçino, norma u vendos jo larg 0.9. Sipas ekspertit të Konfederatës, duke pasur parasysh që virusi përhapet më lehtë në ambiente të mbyllura, dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë: për këtë arsye nuk është rasti të relaksohen masat mbrojtëse në fuqi.
Virginie Masserey, përgjegjëse për sëmundjet ngjitëse në FOPH, tenton të përjashtojë mundësinë e administrimit të një vaksine në Zvicër përpara fundit të vitit. Do të jetë për semestrin e parë të vitit 2021, Swissmedic shqyrton kandidatët me një procedurë të përshpejtuar, por nuk ka autorizime urgjente.
Ish mister COVID-19 zviceran Daniel Koch pranon se në Konfederatë se ka pasur relaksim të tepruar. “Ne nuk ishim mjaft të kujdesshëm gjatë verës. Ne jemi përqendruar shumë në rihapjen, “tha ai për RTS të martën. rsi-eb
Komentet