Tregimi i plotë për mësuesin veteran z. Abas Fejzullahun nuk arrihet të shkruhet ndoshta, as dhe me një libër të tërë, ndërsa sot ne po bëjmë vetëm një paraqitje të shkurtër, për të krijuar një përshtypje rreth tij tek të gjithë ata që nuk e kanë njohur nga afër. Ishte i detyruar që gjithë jetën ta kalonte nën vëzhgimin dhe shtrëngimin e regjimit serb. I cenuan lirinë e izoluan e burgosën por nuk mundën t’ia zbehnin fisnikërinë dhe krenarinë e familjes dhe të vendlindjes. Pasioni i mësuesisë e bëri fatlum në jetë duke përjetuar gjatë karrierës pedagogjike kënaqësinë dhe lumturinë magjepse të orëve të mësimit. Ai, duke e parë veten të kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme u detyrua që të marr rrugën e mërgimit. Gjithsesi, personaliteti dhe karakteri i z. Abas u shpalos me dinjitet edhe jashtë atdheut. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptarë në Zvicër. Kam pasur nderin të bëjë një intervistë me këtë veprimtar të devotshëm.
Zoti Abas cila është vendlindja juaj dhe çfarë trashëgoni prej saj në kujtesën tuaj?
A.F.:Vendlindja ime është fshati Shupkovc – Shala ë Bajgores, baskia e Mitrovicës së Kosovës së sotme hallemadhe, apo e Dardanisë së lashtë Pellazgjike, më vonë Iliria… e njohur me pasuri e bukuri të shumta natyrore mbi dhe nëntokësore, me xehe dhe Xeheroren e njohur të Trepçës qysh nga kohët e lashta, shumë e lakmueshme për pushtues të ndryshëm, deri ne ditët e sotme…!
Kam lindur më 15. 04. 1945. U rrita nën kujdesin e prindërve, të dashur e të mrekullueshëm, nënës, Zarife Trepça babës Rrahim ( Nuradin) Fejzullahi, si dhe gjyshë Syleme e babagjyshit Nuradin, kujtimet për ta janë të shumta e të veçanta, në kushte dhe rrethana të rënda nënë pushtimin serb, në skamje dhe mjerimin e përjetuar…
Si nxënës i moshës 10 vjeçare, më kujtohet fare mirë aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve i njohur si aksioni i pushkëve. Keqtrajtimet që bëheshin ndaj shqiptarëve me programe të veçanta sipas këshillave dhe elaborateve të çetnikëve serb si: Ilia Garashanin, Vaso Qubrilloviq, Ivo Andriq (Nobelist për letërsi), Antonie Isakoviq, Aleksandar Rankoviq, Dobrica Qosiq e deri tek krimineli Sllobodan Milosheviq, secili prej tyre udhëheqës e përgjegjës, në drejtime të caktuar shtetërore, të cilët kanë vepruar sipas udhëzimeve, këshillave, programeve dhe elaborateve të punuara nga: Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Akademia Ushtarake, në bashkëpunim dhe veprim të vazhdueshëm me Kishën Orthodokse Serbe, jetësuar në praktikë nga OZN-a famëkeqe OZNA -Mbrojtja e Përgjithshme e Popullit, më vonë vazhduar nga UDB-ja – Sigurim i Brendshëm Shtetëror ku në vazhdimësi keqtrajtoheshin shqiptarët vendor në trojet e tyre autoktone, por të pushtuara nga sllavët ardhacak … ! Këtyre keqtrajtimeve, si ka shpëtuar as babai im Rrahim Fejzullahi.
Pasojat që nga viti 1981-1993:
a). Sipas Aktvendimit të datës 30.04.1981 të SKPP( Sekretariatit Krahinor për Punë të Brendshme) të Prishtinës, jam izoluar në burgun e Lypjanit. Sipas Vendimit të Sh F.”Mosha Pijade » në Sreckë të datës 4.IX.1981 gjithnjë sipas udhëzimeve dhe porosive të aktivit të LKJ-së të Shkollës dhe Komitetit LKJ-së të Prizrenit largohem nga procesi mësimor, si i papërshtatshëm moralo-politikisht, për mësimdhënie…
b). Më pas u gjenda si njehsues i normes në Industrin e Tekstilit “PRINTEKS” në Prizren në njësinë punuese të Vektarisë.
c). Izolimi dhe paraburgimi (20-III-1989 –19-IX-1989) sipas nenit famkeq të LPJ-së 114.Sipas Aktvendimit nr.277/1 të datës 21.03.1989 të SKPB Prishtinë dhe PPQ në Prizren PP.nr.84/89 të datës 26.05.1989. Pas të cilave kanë qëndruar të njejtet organe te LKJ të sipërpëmendura dhe këta persona: Dragan Markoviqi, sekretar i komitetit të LKJ në Prizren, Sfetisllav Dolasheviqi, funksonar i lartë në Krahinë, i cili ka vepruar sipas kërkesave dhe propo- gandës të organizatës së LK të shkollës fillore “Mosha Pijade” në Sreckë me sekretarin e aktivit të LK. Sllobodan Zernzeviqit etj.
d). Nga viti 1990-1993 Themelimi I Sindikatës së Pavarur në IT. “PRINTEKS” në PRIZREN (në fillim Sekretar e më vonë Kryetar i Sindikatës në IT.”Printeks”në Prizren, në bashkëpunim me BSPK–së & Sekretar i Këshillit Koordinues të Bashkimit të Sindikatave të Prizrenit.Në rubrikën BALLAFAQIME në ZËRIN E RINISË më, 5 tetor1990 është publikuar artikulli im: KUSH JANË VARRËMIHËSIT E “PRINTEKSIT”. Si dhe disa APELE në Kosovaren, Rilindje etj. në emër të SHH”FNF”, Shoqatës Humanitare “FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” në trojet etnike dhe mërgatë 1990-1996, ideator, themelues dhe përgjegjës për zhvillimin e veprimtarisë… në bashkëpunim me këshillatë e themeluar për bashkërenditjen e veprimtarisë në terren në trojet etnike dhe kurbet…
Aktiviteti Institucional:
I caktuar nga baza, për Bashkinë e Prizrenit dhe Sharrit në organizimin e veçantë institucional të RK 44 63 (Minisstria e Mbrojtjes e R.K)
e). Nga viti 1993-1996 Kalimi në Shqipëri nga mesi i muajt Gusht i vitit 1993 deri në vitin 1996 me veprimtarinë e veçantë institucionale të 4463 (MMRK). Shpeshëherë edhe kalimi në Maqedoni nga Shqipëria dhe anasjelltas me detyra të caktuara sipas përgjegjësisë në sistemin e 4463 (MMRK).
Mëngjesi i parë në Zvicër si dhe pse erdhët?
A.F.:Mengjesin e parë në Zvicër viti 1996 dhe javën e parë e kalova në familjen e Z. Hajredin Çoçaj, me të cilin u njoftuam në qelin e burgut te Qarkut në Prizren në muajn mars të vitit 1989. Erdhëm në Zvicër, për arsye se: Qëndrimi i më tejshëm në Shqipëri ishte i pa mundur.
Dita e parë e punës si mësues i shqipes, ku dhe kur?
A.F.:Gjatë muajt shtator 1998 në shtëpinë për strehimkërkues (azilant) në Ballmberg të Solothurnit, kam mbajtur mësimin në gjuhën shqipe me një grup të fëmijeve të ikur nga lufta me familjet e tyre, sipas kërkesës së përgjegjëses së Caitasit Z. Helena Gebert. Është punuar falas.
Më 2004 kam hap paralele të shkollës shqipe në Solothurn, dhe jam anëtar i LAPSH ”Naim Frashëri” në Zvicër, përgjegjës dhe bashkërenditës i organizimit të mësimit plotësues shqip në kantonin e Solothurnit dhe mësimdhënës deri më vitin shkollor 2012/2013 pas pensionimit 2011, ndihmesen time vazhdoj ta jap për LAPSH ”Naim Frashëri” në Zvicër ne detyrën e sekretarit.
Për prindërit dhe fëmijët shqiptarë që duhet të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe cili është mesazhi juaj?
A.F.:Gjuha shqipe është prejardhja e identitetit tonë. Për prindërit dhe fëmijët shqiptarë, porosia ime është: Nëse dëshirojnë që të mbesin shqiptarë edhe në kurbet, duhet patjetër që fëmijët e tyre të ndjekin rregullisht mësimin e gjuhës shqipe, të mësojnë shkrim leximin, të lexojnë libra në gjuhën shqipe, në familje të flasin vetëm gjuhën shqipe, të përcjellin muzikën dhe programet në RTV në gjuhën shqipe.
Një dashuri e veçantë e jetës suaj në mërgim, është Shoqata Bashkimi i Intelektualëve në Zvicër”, cili është mesazhi juaj?
A.F.:Po. Që nga viti 2004 jam Sekretar i Shoqatës BISHZ. Në kushtet aktuale, për bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Zvicër prej disa vitesh, përgjegjësia individuale duhet të jetë parësore.
Dëshirë dhe dashuri e veçantë e jetës sime në kurbet do të ishte sikur të jetësohej në praktik: Përfshirja e të gjithë fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe që gjuha jonë të ruhet e zhvillohet brez pas brezi edhe këtu larg atdheut. Kjo detyrë i bie në radhë të parë intelektualit, i cili përveç profesionit që ka, duhet të jetë i ndërgjegjshëm, përgjegjës ndaj punës, që kryen, me vetëdije të lartë njerëzore dhe intelektuale, kuptohet edhe institucionale e kombëtare.
Dita më hidhur në mërgim?
A.F.:Dita më e hidhur në kurbet ka qenë lajmi, kur filloj shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës me dhunë nga gjenocidi serb për në Shqipëri dhe Maqedoni e jashtë në shtetet e perëndimit e më larg.
Dita më e bukur në Zvicër?
A.F.:Hyrja e Forcave të NATO-së në Kosovë më 10 qershor 1999. Në fund.
Ju falënderoj për kujtimet që më zgjuat, kujtime të cilat i ruaj edhe në marrëdhënie me shumë anëtarë e bashkëpunëtorë të mi, kudo që kam qenë.
Delemont 27.03.2017
Komentet