PRISHTINË – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përgënjeshtron informacionet se kreu i saj, Ramush Haradinaj, ka marrë oferta të ndryshme nga partitë në pushtet.
Më herët, në shumicën e mediave vendore, është raportuar se madje Haradinaj ka marrë ofertë nga koalicioni qeverisës, që ai ta udhëheqë qeverinë, por një gjë e tillë mohohet nga AAK-ja.
“Njoftimet për gjoja do far ofertash për përfshirjen e AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinajt, në qeverinë aktuale, janë spekullime. AAK dhe opozita në Kosovë i kanë dy kërkesa, e ato janë heqja e dy marrëveshjeve, për demarkacionin dhe asociacionin. Koalicioni qeverisës duhet ta përmbush këtë obligim që është edhe qytetar, dhe të vazhdojë me tema të tjera dhe pa pasur nevojë as për oferta e as për spekullime. AAK i ka hyrë kësaj beteje për një kauzë që është mbi cdo pushtet e jo për pazare politike”, deklaroi sot AAK.
Komentet