Pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë të saj.
Siç thuhet në këtë njoftim arrestimi i saj është bërë në orët e hershme të mëngjesit nga forca të mëdha policore.
AAK më tutje i bënë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputeten e AAK’së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj. AAK i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Më tej ky subjekt zotohet në vendosmërinë e saj dhe të dy subjekteve politike për të mos lejuar kalimin e dy marrëveshjeve Asociacionin dhe Demarkacionin.
Komentet