Voal – Ish-oficeri i narkotrafikut Dritan ZAgani ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin “Le Iene”, ku ka ngritur dhe dyshime të forta që kërkojnë përgjigje të menjëhershme. A ka arritur mafia shqiptare në pushtet, trafikantët e veshur me kostum shtetëror, të blejnë, të korruptojnë madje dhe të vënë në shërbim të tyre përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri?”, këto janë disa nga pyetjet që duhet tu japim përgjigje.
Për një kohë të gjatë, në Tiranë, diplomatët e huaj, përfaqsuesit e FMN apo të interpolit qofshin, janë parë si kriteri i së vërtetës, si arbitër mes palëve, por në fakt jo gjithnjë ka qenë kështu.
Edhe dëshmia e Dritan Zaganit, e mbështetur nga gazetari italian ngre një pikpyetje të madhe mbi rrolin e një italianeje, Anna Poggi, deri pak kohë më parë,përfaqësuese e interpolit në Shqipëri. Sipas dëshmisë ajo ka arritur një marrëveshje që në këmbim të një dokumenti që shërbente për të bërë të mundur burgosjen e ish policit të antitrafikut të marrë nënshtetësinë shqiptare. Po pse i duhej nënshtetësia shqipëtare një italianeje është pyetja? Sepse ajo është beqare dhe grave të pamartuara nuk i lejohet të adopotojnë fëmijë në vendin e saj. Por Anna Pogi kishte adoptuar dy të tillë në Shqipëri. Dhe që ti “legalizonte” duhet të merrte nënshtetësinë shqiptare.
Akuza është se në emër të këtij pakti ajo i dha dritën jeshile burgosjes së Zaganit.
Ish polici u arrestua me akuzën se pas përgjimeve ai rrezultonte të kishte marëdhënie trafiku me një shtetas italian Alesandro Giuliani (foto poshte).Por Zagani pretendon se ai bashkëpunonte me një efektiv ntë Guardia di Finanza, një lloj agjenti sekret që komunikonte me burime të ndryshme, përfshirë trafikantë, për të mbledhur informacion mbi trafikun e drogës. Zagani fliste shpesh me Gulianin për trafikun e drogës dhe trafikantët. Sipas tij tashmë të gjitha telefonatat janë konsideruar sikur ata kanë bërë së bashku trafik droge.
Mirëpo kur Anna Pogi u pyet për Giulianin ajo deklaroi me shkrim se ai nuk kishte funksione shtetërore në Itali. Në dokumentin e publikuar nga Le Iene ajo e thotë troç se Guliani nuk kishte asnjë funksion në Itali (dokumenti në foton e madhe lart). Kjo shkresë e saj, sqaron gazetari italian, çoi në arrestimin e Zaganit. Ndërsa vetë Zagani thotë se ajo duhet të kthente nderin që i bënë me birësimin e dy fëmijëve shqiptarë dhe nënshtetësinë (faksimile poshtë).
A ka bazë kjo akuzë?
Faktet duket se të lidhen mirë me njëri tjetrin. Por që ato të bëhen të besueshme duhet shikuar me detaje se si është bëri birësimi i dy fëmijëve të Anna Pogit? A e ka marë ajo sipas procedurave të rregullta nënshtetësinë shqiptare përpara se nisej për të njëjtin mision drejt Sllovenisë?
Për këtë një shtet serioz duhej të niste hetime të qarta. Sepse pyetja qëndron pezull, a e përdorën trafikantët shqiptarë në pushtet dëshpërimin e një nëne që nuk pillte dot, për nevojat e tyre të ulëta./Syri.net

Komentet