Lënia e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Në këto vitet e fundit pak është folur, e më pak është bërë rreth profilizimit të partive politike. Po t’i shikosh programet e të gjitha partive politike, vrenë së janë të përafërta me njëra-tjetrën. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë…
Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orjentimin politik të tyre.
Kur partia me përvojen më të gjatë politike në vend-LDK-ja e ka humbur busollën orjentuese, duke rrëshqitur nga shtrati demokratik në diktaturë tipike komuniste, çka të themi për politike e themeluara pas luftës, të cilave jo vetëm që u mungon demokracia e mbrendshme, shprehja e mendimit ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazë i demokracisë.
Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe ofertë serioze për elektoratin kosovar.
Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjën e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.
Kështu më ketë spektër krejtë “djathtistë” në Kosovë me përjashtim të VV-së, jo vetëm që po vihet në lajthitje elektorati, po vihet në mëdyshje edhe faktori ndërkombëtar !
Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, qoftë në ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë apo protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetarëve, më siguri situata do të ishte krejt ndryshe.
Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja nga pritja e “mrekullisë nga qielli”.
Heshtja ndaj skandaleve serike të qeverisë dhe respekti i tepruar ndaj ndërkombëtarëve na ka sjellë në situatë mjeruese.
Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës garanton stabilitetin politik që kërkojnë “miqt” ndërkombëtarë, përderisa mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit ka prodhuar varfërinë ekstreme dhe mjerimin social në vend.
Vetëm një popullatë shqiptare e varfër dhe e heshtur, me një klasë politike servile dhe nënshtruese ua garanton të huajve jetëgjatësinë e tyre në Kosovë!
Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e “stabilitetit” politik.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Nëse dëshirojmë ndryshime, duhet t’u bëhemi barrë në qafë pushtetarëve me kërkesa të vazhdueshme për vende të reja pune, ulje taksash, sigurime shëndetësore, arsim cilësor,…organizimi i protestave gjithandej vendit për rritje pagash, ulje çmimesh të konsumit të përditshëm, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje në ditë të ftohta të dimrit,…do ta bënin Qeverinë të gjunjëzohej shpejtë para kërkesave popullore.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë,…zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.
Për fat të keq disa nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, si instrument demokratik i një shoqërie njerëzore ju kanë nënshtruar cenzurës “demokratike” të pushtetarëve.
Madje disa prej tyre janë servilizuar tej mase. Me shkrimet e tyre janë bërë dorë e zgjatur e pushtetit.
Nëse qytetarët nuk tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre mediave shumë lehtë mund të shndrrohen në adhurues të pushtetarëve dhe urrejtës të të shtypurve në vendin e tyre.
Ditë më parë, një “mik” i imi më qortoi për përmbajtjen e shkrimeve; “kujdes zoti Zeqa jeni bërë shumë i ashpër me kritikat ndaj LDK-së” !
Pëgjigja ime ishte kjo; “i nderuar, t’u paska mjegulluar mendja nga ambicia për të shkoqitur ndonjë asht të kalbur nga pushtetarët,…unë të njëjtit tel i kam rënë tetë vjet rresht, po i bie sot dhe do t’i bie edhe në të ardhmën derisa të arrijmë ndryshimet pozitive,…isha dje, jam sot, do të jemë edhe nesër kundër keqeverisjes në vendin tonë,…bashkangjitja e LDK-së qeverisjes së keqe, jo vetëm që nuk paraqet progres për vendin, paraqet ngulfatje të demokracisë dhe vazhdim të së keqës akoma më të madhe në vendin tonë”.
Nëse deri dje, qeverisjen e PDK-së e kemi quajtur qeveri të keqe, tani e tutje me LDK-në duhet ta quajmë Qeveri të stërkequr, të stërgjatur dhe të stërshëmtuar nga lakmiqarët e pushtetit,…që nuk kanë të ndalur me kapjen apo më mirë të themi me uzurpimin e shtetit !
Mbetët i habitshëm fakti, se si disa njerëz, deri para marrveshjes famkeqe dhe fatkeqe për vendin të 19 nëntorit të vitit të 2014, mes krerëve të dy partive madhore në vend,…hidhnin vrerë, shanin e fyenin partnerin aktual të LDK-së, duke ja mveshur gjitha të këqijat (të qëna dhe të paqëna),…kurse tani sikur e kanë zhveshur nga mëkatet, në një farë mënyre e kanë amnistuar PDK-në nga keqeverisja e mëparshme shtatvjeqare !
Akoma më shqetësues mbetët fakti i heshtjës së disa gazetarëve dhe analistëve që më parë bënin thirrje të vazhdueshme kundër këtij koalicioni qeverisës, ndërsa tani i kanë futur veshët në lesh dhe heshtin, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe në këtë vend.
Madje disa kanë filluar edhe t’i këndojnë himne qeverisjes aktuale duke shtrëmbëruar realitetin e krijuar; gjoja se me formimin e kësaj qeverie, qytetarëve u janë kthyer shpresat për jetë në vendin e tyre,…duke mbyllur sytë para realitetit të hidhur, kur çdo ditë nga vendi largohen me dhjetëra familje e qindra shqiptar drejt vendeve euro-përëndimore.
Roli i gazetarisë në këtë drejtim është i madhë dhe shumëdimensional. Informimi i drejtë i ngjarjeve në skenën politike, zhvillimeve në jetën shoqërore, i determinon zhvillimet afatmesme dhe afatgjata, ndihmon dhe përgaditë në aspektin moral shoqërinë për përballjen me sfidat e kohës.
Gazetarët dhe analistët e mirëfilltë asnjëherë nuk bien pre e grupeve të interesit dhe as nën ndikimin e pushtetarëve, përkundrazi i qëndrojnë besnik misionit fisnik të gazetarisë, të të qënurit kritik ndaj dukurive negative dhe avangardë e zhvillimeve pozitive të një shoqërie njerëzore.
Për të qenë akoma më i qartë, këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!
Komentet