Lorenc Vangjeli? Jo, sepse ai merr rrogën tek Meta si këshilltar. Nuk ka asnjë mundësi.
Andrea Stefani? Nuk imagjinohet.
Blendi Fevziu? Është i pavarur dhe nuk shan.
Vëllezërve Nazarko as nuk u shkon ndërmend.
Artur Zheji i LSI? Kur e ka sharë Metën ndonjëherë. “Meta i di mirë punët e veta” sipas Artur Zhejit.
Po kush është ai analistë që del në ekran dhe shan Metën? Ata që e kritikonin nuk janë më në ekran. Apo e ka fjalën për Astrit Patozin. Ngaqë nuk ka qenë shumë aktiv këto dy vjet në opozitë dhe ndoshta i është dukur si analist. Edhe për Jul Dedën nuk besojmë se e ka pas fjalën kreu i LSI-së.
Ka një media që jo vetëm e kritikon, por dhe e shan Ilir Metën dhe LSI-në. Janë rrjetet sociale. Por siç duket kreu i LSI-së mendon se për gjithçka duhet të paguash. Këshilltarët e tij duket që nuk i kanë treguar se “FB”, “Twitter” etj janë pa pagesë. Mjafton të mos jesh dakord me një parti apo dhe njeri, dhe mund të kritikosh dhe pasqyrosh të vërtetën më mirë se në TV-të që shikon kryetari i LSI-se dhe ai i qeverisë.
Ja një pjesë nga intervista që Ilir Meta dha në TV-në që pastron para sipas Edi Ramës:
I pyetur disa herë për marrëdhëniet me kryeministrin Rama pas votës së 21 qershorit, Meta siguroi se gjithçka është në normalitet dhe shfrytëzoi rastin për të sulmuar gazetarë e analistë kritikë me të dhe LSI-në.
“Nuk jam këtu për të folur për analistët që paguhen në të zezë për të sharë LSI -në. E di që në Vorë janë regjistruar 600 votues. Por për analistë që paguhen në të zezë për të sharë LSI nuk përgjigjem…
… Ne i kemi raportet mjaft konstruktive dhe bashkëpunuese me kryeministrin Rama dhe unë e falënderoj për përkrahjen që ai u ka dhënë të gjithë kandidatëve tanë dhe në mënyrë të veçantë atyre të propozuar nga LSI.
–Gazetari: Jeni takuar pas zgjedhjeve?
Meta: Nuk e keni marrë vesh që u takuam të mërkurën që kaloi?/syri.net
Komentet