E kam fjalen per ata analiste, opinonberes, politikane, qe pa u bere gara, pa u shpalosur platformat e kandidateve e kane dhene verdiktin e tyre solomonjan, gare fallco, gare e paracaktuar. Nuk u ve shumë faj, se realisht me perjashtim te nje rasti ne PS ku pati gare ,asnjehere tjeter nuk ka pasur gare, vetem shfaqje te shemtuara, kopje te garave dhe zgjedhjeve qe beheshin te partija punes. Kete lloj shfaqje e kemi pare edhe ne dy garat e fundit te zhvilluara ne PD, njera ne korrik te 2021 dhe tjetra ne zgjedhjet e foltores.
E shtrova pyetjen ,a kane turp,se asnjeri nga ata qe japin gjykime ,nuk e njeh realisht jeten dhe historine e Gjergj Hanit. Nese do ishin interesu per te mos u bere qesharak, do kishin mesu se ky Gjergji qe sipas tyre, ka hyre si partner ne ring per te plotesu skenarin, ne moshen 16 vjeqare, ka pase guximin te sfidoj rregjimin ,duke kerku ate qe i mungonte, lirine. Sa shumë njerez sot, do kishin dashte te kishin kurajon dhe guximin e atij femije qe per lirine sakrifikoi ,vuri ne pikepyetje jeten qe akoma nuk e kishte fillu.Si mos te mjaftonte kjo, Ai kalamani Gjergji qe na e sollen ne burgun famekeq te Qafe Barit,e perballoi dhunen ,provokimet,privimet me dinjitet ,qe i lejon sot te kerkojë te udheheqë PD drejt rimekembjes ,drejt fitores. Nese ai gjate vujtjes se denimit do ishte thyer,sot nuk do kishte kurajon te dilte dhe te konkuronte per kreun e PD.Nje klecke te vogel po t’i gjenin hijenat e politikes do e kishin shqyer, nuk do perpiqeshin ta injoronin.
Une nuk e mbaj mend ne kohen e vujtjes se denimit, nje femijë 16 vjecar nuk mund te ishte ne rrethin e miqsive apo maredhenjeve personale. Po mua me mjafton fakti qe Gjergji ka guxim, qe eshte trim,qe nuk eshte thyer ne birucat e sigurimit. Qe ka ide ,qe eshte i pregaditur, dhe ka kurajonn te sfidoj nje politikan te kalibrit Basha ,per te mos folur per kurajon per t’i dal perballê nje dinosauri te politikes si Berisha ,me ben ta kosideroj te denje dhe te pregaditur ,per te marr ne dore fatet e PD.
Une nuk e di se si do i pergjigjen demokratet fenomenit Hani,shpesh kerkohet nje elite e re, Gjergji perfaqeson ate qe i ka mungu politikes shqiptare, te rene demokratike dhe konservatore. Nese Lulzim Basha do e konsideroj Gjergjin kafshate te lehte per tu kaperdi,i them gabohesh.Njerez si Gjergji nuk jane kuklla per te zbukuru dekorejane kocka te forta per t’u pertyp.
Pa medyshje, besoj se me 29 korrik ,do kemi nje gare te vertete,ku njeri nga dy kandidaturet,te dyja te denja per kreun e PD ,do marë nje PD te etur per ta qeverisur Shqiperine ne drejtimin e duhur. 105000 vota pro dhe 300000 vota abstenuse, mezi po presin qe PD t’i kthehet idealeve per te cilat u kriju dhe t’i kthej shpresen popullit, se nje epoke e re po vjen,se tranzicjoni i tejzgjatur artificjalisht ne menyre te qellimshme i perket historise. Klloun te paguar, beni gadi skenarin numer 2,,jeni te stazhonuar ne ndryshim ngjyrash as edhe kameleoni ju a ka zili,PD po vjen,me Gjergjin apo Lulin demokratet do vendosin ,jo ju te dale bojet.Ju bën nder te tregoni pak respekt per historine e Gjergjit dhe ate qe ai perfaqeson,pastaj po te jeni demokrat votoni per te miren e PD.