Ne dy dalje rradhazi ne studiot televizive, tek emisioni “Opinion “dhe tek “Cim Peka live”, Baton Haxhiu kembenguli ta permendte kete fraze: “Nuk ekziston e kalura dhe nuk ekziston as e ardhmja, po vetem e tashmja. Ne duhet te merremi me te tashmen, aty i kemi problemet, nuk duhet te mendojme per te ardhme.” Perse kjo kembengulje drejtuar opinionit publik per te pare vetem te tashmen? Shume pikepyetje ngrihen ne kete rast:
Po listoj disa:
1.A mund te ekzistoje e Tashmja pa nje te Kaluar dhe pa nje te Ardhme?
2. Perse ky tension i brendshem per te hedhur tutje te shkuaren?
3. Cfare supozohet te arrihet duke u marre vetem me te tashmen kur ne ende nuk kemi as nje percaktim per kete koncept, pra cfare perfshin nje e tashme?
4. Kush mund te jene protagonistet e nje te tashmeje, te cile nuk
kane te kaluar dhe as te ardhme?
5. A eshte e mundur qe te kemi nje gjendje te tille te materies/ nenkupto – shoqerise e individit?
6. Natyra, Universi e njeh castin, te tashmen dhe ne te gjitha tekstet shkencore e tashmja gjithnje trajtohet si e ardhur nga nje e kaluar dhe ne vijimesi drejt nje te ardhmeje. Atehere kjo thenie e tij shkon edhe kunder ketyre ligjeve te cilat ne vetem mund ti njohim po nuk kemi fuqi ti ndryshojme. E pare ne kete kontekst shtohet me shume habia e kembenguljes se Baton Haxhiut per te “ndryshuar” ate qe nuk mund te mohohet
Me nje arsyetim te thjeshte perfundojme qe e kaluara e tremb, e kaluara po doli ne publik ka
mundesi ta mbaje peng; e kaluara mund te jete ndeshkim ligjor, moral, atdhetar. E sa per te ardhmen duke qene kaq i “kapur” nga e kaluara, nuk sheh asnje mundesi per te menduar per kete te ardhme e cila duket si nje opsion i panevojshem.
Atehere ja ku jemi vetem te e tashmja. Po ne kete panel ai thote se: “ Si mundet qe gjuha eshte shume e ashper kurse veprimet jane shume te buta” – fjala eshte per qendrimin e oppzites. Sipas kesaj i bie qe gjuha e ashper te njesohet me veprimet po ashtu te ashpra qe do te thote konflikt. Kjo e tashme sipas tij duhet te jete konflikt mes paleve. Dhe konflikti dihet si perfundon. Atehere?!…
Konflikti ne te tashmen e ka me kollaj te harroje te kaluaren dhe te mos kete kohe te mendoje per te ardhmen. Mburoja me e mire per regjimin e montuar ne Shqiperi. Te shikojme se si do rrjedhin ngjarjet,