Fb-ja, pavarësisht se mund të kesh 200 0se edhe 5-10 mijë fansa, njëlloj edhe revistat e gazetat on Line, edhe Sh. Botuese, të bëjnë Autor, por nuk të bëjnë Shkrimtar e Poet. Pavarësisht se librat i nënshtrohen ligjeve të tregut, dhe mund të jenë shitur disa kopje, kjo nuk do të thotë se je Shkrimtar e Poet, por je Autor i librit tënd.. D.m.th. e tërë kjo Fenomë, Iluzive apo e Vërtetë, në je Autor apo Shkrimtar e Poet, nuk ka të bëjë se Nga e Kur e ke nisur artin e të shkruarit, që në rini apo pasi dole pension, on-line apo me laps e stilolaps, mos themi edhe si eksperiencë “direkt në kompjuter”, që ndihmon tastiera e makinës së shkrimit…E tërë kjo rrugë letrare, nga Autor në Shkrimtar e Poet, është rrugë e gjatë, edhe e lodhshme, sepse mer yrysh nga shpresa e UNIT, por edhe nga Dyshimi, që ka të bëjë me pyetjen që i bëjmë shpesh vetes:
” A kam shkruar diçka që mbetet?…Apo kam hapur Vrima në Ujë? ”
Që kur u shemb Muri i Berlinit kuptuam se edhe sikur të këmbëngulësh e të ulërish deri në kupë të qiellit, edhe sikur të ulërijnë e të të mbështesin Klanet Letrare, Klanet e Vjetra apo Klanet e Reja, se ke shkruash një kryevepër letrare apo estetike, Deliri duhet të stepet… Koha është Sitë e Dendur dhe vjen një çast, që Profili Artistik, i fryrë edhe sa një Balonë, fillon e tkuret fare. ose mbetet sa një Vezë Laraske…
Epo, kështu ndodhi me Letërsinë dhe Artin e Realizmit Socialist: Mullare me Libra të Mykura që nuk bëjnë për karton e as për shtroje në stalla…
Në këtë epokë elektronesh janë në Modë Kolkozet Letrare, mbasi kanë dëshirë të shkruajnë të gjithë, “dhe shprehen ashtu siç u vjen”, në të shumtën e rasteve me të “folurën e përditshme”, prandaj interneti gumëzhin nga urimet e sukseset dhe shpallen gjeninjtë dhe gjeninjeshkat…😁Fb-ja, por dhe forumet internetike, letraret, ta kam fjalën, vërtet na përballin me autorë të tjerë, porse e thënë troç, “shijet e kolektive edhe Kulakët Letraro-Poetikë, ndodh që i kolektivizojnë “.
Dihet se folku është pikënisja e të gjitha arteve, që përkon me Periudhën e Primitivitetit. Fenoma: “e të pëlqyerit nga shumica”, është bërë Sindromë, ca më shumë në letërsi, paçka se folklori është pasuri leksikore, të Shkruarit Folklorisht, e frenon Evolimin dhe e Mjeron Letërsinë.
14 Tetor 2023