O Zot,
a i dëshiron duart e mia për ta kaluar këtë ditë,
duke u ndihmuar varfanjakëve e të sëmurëve që kanë nevojë?
O Zot,
sot po t’i jap duart e mia.
O Zot,
a i dëshiron këmbët e ma për ta kaluar këtë ditë,
duke i vizituar ata që kanë nevojë për një dashamir?
O Zot,
sot po t’i jap këmbët e mia.
O Zot,
a e dëshiron zërin tim për ta kaluar këtë ditë,
duke folur me ata që kanë nevojë
për një fjalë të dashurisë?
O Zot,
sot po të jap zërin tim.
O Zot,
a e dëshiron zemrën time për ta kaluar këtë ditë,
duke e dashur çdo njeri vetëm se është njeri?
O Zot,
sot po të jap zemrën time.
Amen.
Komentet