Ka shkaktuar indijatë të thellë sjellja e padenjë e këngëtarit Alban Emiri, i cili ka përvetesuar tekstin e këngës “Na lini të jetojmë”, këngë me të cilën ai krenohet, por “harron” që të vendosë se cila është autorja e pezisë së tekstit. “Harron” në thojza sepse Alban Emiri e di shumë mirë se autorja e tekstit të kësaj kënge është poetesha e mirënjohur Zhuliana Jorganxhi, autorja e qindra teksteve dhe redaktorja e mijra e mijra të tjerave në karierën e saj në RTSH.
Dhe nuk mbaron këtu. Normalisht, sa herë Alban Emiri do të këndonte këtë këngë, në 31 vjet histori, sepse kjo këngë i ka kaluar 30 vitet apo do të shfaqet me të në TV, shpërblimi për poezinë do të duhet që t’i kalonte edhe poeteshës Zhuliana Jorganxhi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë!
Por skandali nuk mbaron këtu, se poetesha Zhuliana Jorganxhi me kërkesën e Alban Emirit, ka krijuar për të dy poezi për këngë, dhe asnjëra nuk është paguar!
Dhe jo vetëm kaq, por Alban Emiri pasi i përvetëson krijimin, pasi nuk i jep shpërblim është edhe arrogant!
Shqipëri ku je duke u vithisur kështu!
Më poshtë Voal.ch po sjell statusin e poeteshës të mirënjohur Zhuliana Jorganxhi në rrjetin social:
“Para ca kohesh Alban Emiri me kerkoi nje tekst kenge, siç me kishte kerkuar dhe njehere tjeter dhe une ne dy rastet ia kreva porosine.
Me keto dy tekste u paraqit me kenget e tij tek emisioni e kantautori Gjergj Leka “Festa e kenges shqiptare” ne tv New24 dy here . Prita te me jepte ate shperblim qe me takonte per dy tekstet. Asgje! Me e ndershme do te ishte te me thoshte; “Nuk kam te te paguaj!” dhe ndoshta ia kisha falur ato dy tekste siç kam bere me shume te tjera ne jeten time krijuese. Kur i perserita kerkesen time per pagesen e teksteve, Albani me ktheu pergjigje, se i kam une atij borxh per videot dhe audiot qe ai i kishte bere kenges “Na lini te jetojme” e theksoj me tekstin tim , duke i “bere nder” emrit tim!!!Po per çudi, po ky autor, qe dikur djale i ri me erdhi me kantautorin Elton Deda ne dhjetor te vitit 1992 e me kerkoi t’i beja tekstin e nje kenge, te cilin une ia bera me kenaqesi.Theksoj qe kengen ne piano ma tregoi Eltoni, tek shtepia e motres sime, ku jetoja me familjen e saj dhe nipin Hektor shok me Eltonin. Tekstit i vura titullin “NA LINI TE JETOJME!” dhe u kendua nga kompleksi ” Tigull i zjarrte” me solist Elton Deden. Kjo kenge pati jehonen me vone nder vite dhe kendohet dhe sot. Albani e nxjerr tani ne nje video klip kenduar prej tij , por çudi emri i autorit te tekstit,qe jam une nuk figuron gjekundi, kur emri i tij, i Albanit jepet disa here me germa te medha, si te jete ai edhe autor i tekstit!!! A eshte kjo shkelje e te drejtes se autorit dhe mosmirenjohje, me thoni te dashura mikesha dhe te dashur miq! Me shume respekt dhe mirenjohje per ju! Zhuliana Jorganxhi