Ai premton të rivendosë madhështinë e vendit të tij, pa ofruar një plan të veçantë. Ai përdor shprehje vulgare, të papërunuara që e bëjnë atë të tingëllojë si një djalosh i zakonshëm, edhe pse ai është një miliarder. Ai është një narcisist që rrëmben vëmendjen e mediave. Dhe me të gjitha të metat e tij të dukshme, ai është shumë popullor.
Për cilin e kam fjalën? Për presidentin rus Vladimir Putin, natyrisht. Por paralelet me një politikan të caktuar amerikan të njohur si “The Donald”, janë të dukshme.
Donald Trump është disi një version amerikan i Putinit. Si udhëheqësi rus, ai kërkon të përmbysë humbjet e vendit të tij dhe të kthejë avdinë e saj të mëparshme. Ai premton një rivendosje të pushtetit dhe prestigjit pa i përfillur detajet.
“Ne nuk kemi fitore,” iu ankua Chuck Toddit në “Meet the Press” të NBC të dielën Donald Trump. “Si vend, ne nuk kemi fitore më. Dhe kjo është shumë e trishtuar.”
Sllogani zyrtar i Trumpit është “Bëjeni Amerikën të madhe përsëri!” Kjo është një linjë e huazuar nga fjalimi i pranimit i Ronald Regan në kuvendin republikan, më 1990, kur Gipper premtoi një “kryqëzatë për të bërë Amerikën të madhe përsëri.” Por në të vërtetë, ky lloj i bisedës është shtyllë e politikanëve në mbarë botën të cilët bëjnë fushatë mbi një platformë të restaurimit kombëtar. Mesazhi i tyre është sa psikologjik aq dhe politik.
“Chuck, kjo do të funksionojë shumë mirë”, i tha Trump entuziazmuar Toddit. “Ju do të jeni aq i lumtur. Pas katër viteve, ju do të jeni duke më intervistuar mua dhe duke më thënë, “Çfarë pune të mrekullueshme që keni bërë, Presidenti Trump.” Do të jeni duke thënë: “Ju keni bërë një nga punët më të mrekullueshme.” Kjo do të ndodhë.”
Apeli i politikanëve të tillë është pjesërisht vetëbesimi i tyre i tepërur. Ata nuk i shpjegojnë detajet e prekshme të ringjalljes kombëtare; ata vetëm e mbrojnë atë. Mendoni përsonazhin Harold Hill në “The Music Man”. Ai premtoi t’i japë River City një bandë muzikore, edhe pse ajo nuk mund të luajë muzikë.
Putin, si Trump, duket e kupton se fuqia dhe spektakli janë të pandashme, sidomos për një komb që është i traumatizuar nga humbjet ushtarake dhe ekonomike. Kjo është një lojë e besimit. “Në kuadër të sistemit, zoti Putin ka zhvilluar mendimin e vetidealizuar të vetvetes si kryeadministrator i koroporatës së Rusisë.”Në realitet, stili i tij i lidershipit është më shumë si ajo e një Doni të familjeje mafioze,” shkruajnë Fiona Hill dhe Clifford G. Gadi në librin e tyre, “Z. Putin: Operativ në Kremlin “.
Gleb Pavlovsky, i cili ishte një prej këshilltarëve kryesorë të Putinit gjatë ngritjes së tij në pushtet, tha në mirëbesim për Guardian në vitin 2012 se Putini ishte një nga “njerëzit e padukshëm, të papërfaqësuar” në Rusi i cili ëndërronte për një revansh që do të rikthente lavdinë e shkuar. “Me revansh unë kuptoj ringjalljen e shtetit të madh, në të cilën kemi jetuar, me të cilin ishim mësuar,” shpjegoi Pavlovsky.
Putin shpalosi vizionin e tij për ringjalljen në një fjalim në dhjetor 1999, që u bë i njohur si “Mesazhi Mileniumit”. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti të fortë që mund të rivendosë vetëbesim kombëtar: “Rusia [tashmë] ka përjetuar një periudhat më të vështira në shumë shekujt e saj të historisë. . . . Ajo përballet me rrezikun real për t’u bërë jo vetëm një vend i dorës s dytë, por edhe i dorës së tretë. Për të parandaluar këtë të ndodhë, ne kemi nevojë për një përpjekje të madhe nga të gjitha forcat intelektuale, fizike dhe morale të vendit.”
Trump është vetëpromovues më haptas sesa Putini, me një kotësi dhe mburravecëri që do të vinte në siklet një rus (ose, në të vërtetë, pothuajse këdo). Uebsajti i Trumpit e promovon atë si “përkufizimin e vërtetë të historisë së suksesit amerikan,” duke mos i përmendur katër falimentimet e korporatës së tij. Ai duket se kënaqet kur komentatorët e përqeshin atë si një harbut të pagdhendur dhe fundërrinë, duke nënvlerësuar fuqinë e mesazhit të tij. Komentet e tij i flasin troç një kombi që është i sëmurë nga të folurit dykuptimësh politik.
Tiradat e Trumpit për emigracionin e paligjshëm, temën e tij më të zëshme të fushatës, janë pjesë e një historie të gjatë dhe të shëmtuar në Shtetet e Bashkuara. Brenda 70 viteve të themelimit të republikës, një parti quajtur me vend “Know-nothings” (Asgjë nuk di) po i godiste emigrantët, sidomos katolikët. Gjatë dekadave në vijim, nativistët kishin sulmuar çdo fije të re të xhupit amerikan – irlandeze, italiane, gjermane, sllave, çifute, kineze dhe afrikane, si John Higham shpjegon në historinë e tij historik, “Të huaj në vendin e vet”.
Çka është e çuditshme në lidhje me Trumpin, është se ai ka tërhequr një pasues të gjerë. Ai është Reagan pa reganizmin, duke drejtimin një fushate gati pa idera. Amerikanët kanë pasur flirtime me demagogët, nga babai i Charles Coughlin në vitet 1930 deri te senatori Joseph McCarthy në vitet 1950. Por personaliteti ngacmues autoritar – stili Putin – zakonisht nuk punon këtu. Këtë verë ka qenë një përjashtim, por historia tregon se kjo nuk do të zgjasë./Përktheu: Skënder Buçpapaj
Komentet