Bota dje mbante frymën….. Dje, me 20 kallnor (janar) të vitit 2025, në Washington DC, u bë inaugurimi dhe betimi solemn i Presidentit të ri e të vjetër amerikan, z. Donald Trump!
Bëhet fjalë mbi inaugurimin solemn te Presidenitit të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të globit (SHBA-së) në një kohë sfiduese, agresive, hektike, turbulente dhe tepër dinamike siç është lufta në Ukrainë, krizat akute dhe permanente në Lindjen e Mesme, “status quo-ja” ose konflikti i ngrirë në Kosovë, krizat e brendshme koniunkturale, manufakturale, nomenklaturale, parlamentare, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera brenda BE-së dhe të ngjashme. E sidomos lufta e përgjakshme, shkatërrimtare, imperiale dhe apokaliptike e Rusisë- kundër Ukrainës, ku rusët gjithandej territorëve apo atyre tokave pjellore të Ukrainës, tani e me tepës së 3 vjet rresht kanë mbjellë varre, mina dhe mjete të tjera shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse! Duke e shndërruar shtetin e madh të Ukrainës ( të dytin pas Rusisë në Europë për nga hapësira ose siperfaqja tokësore-gjeografike) në ruina ose gërmadha të luftës.
Ndaj, përballë vetës rusët tashti do e kenë Presidentin e ri amerikan, Donald Trumpin, apo kryeshefin e politikës botërore, i cili, sipas të të gjitha gjasave, njëherë e përgjithmonë do e ndryshojë botën. Duke pritur, besuar dhe shpresuar se z. Trump me karizmën dhe autoritetin e tij global ose universal, do e ndalë edhe luftën në Ukrainë, për të shpëtuar botën ose civilizimin tonë nga ndonjë luftë ose përplasje nukleare ( atomike).
Gjithashtu, Presidenti Trump thuhet se eshte edhe i preferuari dhe favoriti i homologut te tij rus, Vladimir Putin etj. Edhe fjalimi i djeshem ceremonial ose inaugurues i z. Trump ishte shpredhenes dhe premtues ose pacifist. Respekt.
Disa fragmente historiko-politike nga e kaluara:
Në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ( atomik) në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ( atomik), asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 50 megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 20 milionë eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshaves” në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike.
“Ndërkohë që SHBA i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë. Atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale”, do theksonte dikur ish presidenti i njohur amerikan Herbert Hoover, në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA. Gjegjësisht, të paqes dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist të Perëndimit.
Platforma ose formula e presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimeve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit.
Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesorë të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shteteve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: “SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë”.
Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimeve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake “Fulton” të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe “Doktrinën” e njohur të presidentit Truman.
Ndonëse, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane “Roll Back”, e cila e detektuar (dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjeve, aspekteve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë: Në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjes ose rrezikimit të paqës, stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetin tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shteteve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste.
Përderisa, Presidenti D. Eisennhower, do e bënte të qartë dhe tepër sublime “Makartizmin”, respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër, në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-komunist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive.
Pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varashavës” dhe kështu me radhë. Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimet e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar, ridisajnuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar:
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportet dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, duhet vënë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, në të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombeve) dhe vendeve të ndryshme në të gjitha kontinentet dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutela e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, kolonialiste ose gjysëmkolonialiste.
Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marrshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelin e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 1950, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture “status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan Mac Arthur në vitin 1953.
Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose “etapën e dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimeve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët; me rastin e testimit të pare nuklear ( atomik) nga ana e ish BRSS-së më 1949 etj.
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitet 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Messme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ( atomike) të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjen e ish presidentit të famshëm amerikan, John F. Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjesh dhe aspektesh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniet dhe raportet e atëhershme botërore ose ndërkombëtare. Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme: SHBA në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politikë dhe strategjik kudo nepër botë, do i ngrenë dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo, marëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë, si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët ruso-sovjetike. Respektivisht, nga çizmja dhe tutela e egër bolshevike ose socialkomuniste. Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara çlirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në luftën legjendare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosove!
Për me tepër ndërkaq, luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga ‘kurora’ e hujaj mbretërore ose monarkiste, pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (20) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.
Se këndejmi, pas vdekjes së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (1901): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”, Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimeve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongreseve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venezuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiqte edhe Presidenti tjetër amerikan, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botëror ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 1905), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriminimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj., do futet në historinë e presidentëve më liberalë dhe reformatorë të SHBA.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921: Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme koniunkturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe fermerëve amerikanë, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.
Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantojë Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqen dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigje ose ragim indiskret ose interaktiv ndaj vendimeve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” më 1919.
Po gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “viteve njëzet” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA nën mandatin e presidentëve republikanë Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.
Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxheve ose reparacioneve luftarake të shteteve të ndryshme europiane ndaj SHBA etj.
Ndryshe nga kjo, në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportet dhe marëdhëniet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, gjithashtu është i njohur fakti se Shtetet e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuadruar në Luftën e Dytè Botërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” tè Presidentit Amerikan Roosevelt me Kryeministrin britanik Churchill në luftanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941, së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHBA ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marshall” të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e të deleguarve politikë dhe ushtarakë të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (Bashkimit Sovjetik) në luftë kundër Gjermanisë dhe “paktit të çeliktë” Romë-Berlin-Tokio.
Ndërkaq, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942 ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Kili të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, gjithashtu i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferencës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj.
Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatet e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj…Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.
U mor vesh se në dy-tre dekada pas luftës së njohur qytetare ose secesioniste: SHBA-s do ngriten në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, financiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomik, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhor (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahireve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët tjerës financiarë, industrialë dhe ekonomikë në SHBA-së.
Ndërkaq, sot nga 500 kompanitë më të fuqishme financiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 200 prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). Gjithashtu kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera. Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2004, ishin 380 miliardë dollarë amerikanë. Ndërsa në vitin 2005 dhe 2006, e tejkaluan shifrën e 500 ose 700 miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës! Firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 330 miliardëve dollarë amerikanë), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliardë dollarë si dhe me 500 firma ose bisnese dhe afro 2 milionë punètorë nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 200 miliardë dollarë), Chevron ( 190 miliardë dollarë), Ford Motors ( 180 miliardë dollarë), Conoco Philips (170 miliardë dollarë), Mc.Donallds me afro 500. 000 punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA deri në fund të shekullit XX (20) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. E sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën Botërore me 16. 4 %, gjithashtu.
Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarshëm të SHBA-së, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, financiar ose ekonomik të SHBA në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimëve, interferimeve dhe referimeve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral. E sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë), BE dhe gjithandej.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, së bashku me krizën ose recesionin e madh botëror të shkaktuar nga lufta e Ukrainës, pandemia globale e corona virusit (covid 19) dhe kështu me radhë: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta e re arabo (palestinezo)-izaelite: Në fakt, botën ose civilizimin tonë i ka sjellë si të thuash-para një të të fikëti ose infarkti të përgjithshëm. Bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, sikur është bërë pashmangshëm një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për pushtim, sundim dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial ose gjeografik të rusëve dhe kinezëve ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve: Kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subbllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike të Rusisë dhe Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Industria dhe teknologjia ushtarake ose luftarake kanë levizur me hapa të shpejt. Sot projektilët dhe raketat interkontinentale me mbushje nukleare ose atomike, mund të arrijne për 5 ose 10 minuta cdo cep ose meridian të globit.
Se këndejmi, në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se: “SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme si dikur, me ua diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.
Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tandemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Pacifikun Jugor (Amerikën Latine) dhe gjithandej.
Ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak “ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, mallrave, resurseve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e rendit ose sistemit kapitalist”: E kanë me të qartë ose me të lehtë për t’i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është “luftë e pashpallur” e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?
Sepse Presidenti i Rusisë Vladimir Putin së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur si thonë ose mendojnë ata mbi “ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë ose të pabarabartë të vlerave, resursëve, mallrave, mjetëve ose kapitalit botëror. E sidomos mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave dhe tepricës së punës, mallrave, resursëve (rezervave) dhe thesarit ose kapitalit botëror, të bartur ose koncentruar kryesisht në SHBA-së ose në botën e pasur perëndimore ose kapitaliste.
Ndërkohë që gjithnjë sipas rusëve: pasuritë, rezervat ose resurset me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivateve të njohuta të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, ndodhën në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetet ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, në vendet e ndryshme të Lindjes së Mesme, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut etj.
Kështu që duke përfituar nga lënda e parë, çmimet e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, apo në shtetet ose ish republikat e dikurshme ruso-sovjetike, në Europën Lindore, Ballkan,Turqi, Amerikën Latine, në Afrikë dhe gjithandej: Gjithnjë sipas rusëve dhe kinezëve, në SHBA dhe disa shtete tjera europërendimore, në menyrë të padrejtë ndodhën të bartura dhe koncentruara resurset kryesore dhe vet kapitali botëror.
Sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim “ndarjen ose copëtimin e SHBA-së” në “Veriun e pasur” dhe Jugun e varfër” si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e BE-s, si dhe vet rendit botëror, e sidomos sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimeve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.
Ndaj, siç e kemi cekur shpeshherë: Përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhen me tepër se 15 ose 30 milardë barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhen rezerat ose resurset më të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut (Azerbejxhan dhe Armeni) dhe Tukmenisë (Turkeministani)-thuhet se janë një prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin per nga pasuria enorme me etan, gas natyror, metan etj….
Për Nagorni Karabahun, në të kaluarën dhe deri sot, janë zhvilluar luftëra ose konflikte të shumëta në mes Rusisë dhe Turqisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë dhe kështu me radhë. Ndaj, ajo që të bie në sy në luftën ose konfliktin e njohur në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabahun, pos tjerash, është fakti i njohur se Azerbejxhanin vazhdimisht e kanë ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht Turqia dhe Izraeli, ndërsa Armeninë- Rusia dhe Irani. Pse (përse) kjo? Edhe pse shumica e popullsisë së Iranit dhe Azerbejxhanit, janë myslimanë të sekteti ose tarikut shiitë (shiia): Irani dhe Azerbejxhani kanë probleme ose mospajtime të shumëta për rreth zonës kufitare, ku Azerbejxhani presupozon se pjesa kryesore e territorit të sotëm (aktual) të Iranit, historikisht, gjeografikisht dhe etnikisht i takon Azerbejxhanit, për faktin se ai territor ose ajo hapësirë e Iranit të sotëm, me resurse dhe pasuri të shumëta natyrore dhe nëntokësore, mbi 99% është e përberë nga azerët autoktonë dhe etnikë. Ndërkaq, Irani pretendon se pjesa me e madhe ose kryesore e Azerbejxhanit të sotëm i takon Iranit, gjegjësisht isht perandorisë së Persisë ose Medisë në Antikë. Shih për këtë, e ashtuquajtura Republika Islamike e Iranit e ndihmon dhe e ka ndihmuar vazhdimisht me mjete uushtarake, financiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera Armeninë kristiane ose katolike në luftë kundër Azerbejxhanit mysliman. Gjithashtu edhe Rusia për shkaqe tashme të njohura politike, diplomatike, taktike, srtategjike, gjeopolitike dhe të tjera kundër Turqisë dhe Perëndimit në Siri, Irak, Ukrainë dhe gjithandej. Gjithashtu thuhet se në rajonin e Nagorni Karabahut (pjesën e kontrolluar nga Armenia)-ndodhën të dislokuara ose stacionuara edhe trupa të shumëta ushtarake (vullnetarë ushtarak ose luftarak) nga Irani dhe Rusia, si dhe mjete ose baza të ndryshme ushtarake, teknike, logjistike, financiare ose ekonomike. Plus filialet e bankave iraniane, ruse etj. Ndërkohë që Azerbajxhani është eksportuesi (liferuesi) ose furnizuesi me i rëndësishëm ose kryesor i Izraelit me naftë, benzinë dhe gas natyror, respektivisht blerësi ose importuesi kryesor i aeroplanëve bombardues, si dhe i mjetëve të tjera ushtarake ose luftarake nga Izraeli që kapin shifrën e qindra ose miliarda eurove ose dollarëve amerikanë. Ndryshe nga kjo, për Izraelin: Azerbejxhani (plusTurqia si alete tradicionale ose historike e Azerbejxhanit)-janë shumë me të rëndesishëm, se sa Franca dhe Greqia si për shëmbull. Kjo edhe përkundër retorikave ose oratorive të zjarrta në mes Turqisë dhe Izraelit për Palestinën etj.
A ishin 20 bomba nukleare ( atomike) fillim i sherrit në marëdhëniet amerikano-gjermane?
Siç dihet, marëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lexo: dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjerë) kishte kohë që ishin të acaruara ose tensionuara. Asokohe Presidenti Trump, si duket, kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikanë të dislokuar ose stacionuar tani e afro 70 vite rresht në Gjermani.
Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 400. 000 ushtarë të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtarë amerikanë. Nga viti 2006 dhe deri me 2018- 74.000 ushtarë amerikanë.
Gjithashtu thuhet se amerikanët nuk ia harruan dhe s’i falën kurrë Iranit “irangaten” ose aferën e njohur mbi pengjet amerikane në Ambasadën e SHBA në Teheran gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar.
Irani shihet si njëri prej rivalëve dhe armiqve kryesorë të SHBA dhe Izraelit në krejt globin.
Lufta eventuale në mes SHBA dhe Iranit, i konvenon Rusisë dhe ambicieve të saj imperiale, hegjemoniste dhe ekspansioniste.
Politika, diplomacia dhe inteligjenca ruse, ia kanë arritur t’i fusin akoma me thellë thikak e ndasive dhe armiqësive të vjetra në mes kapit (bllokut) shiit (shiia) dhe sunnit (sunni) në botën islame ose myslimane ku shtetii dhe populli (kombi) i madh gjerman gëzojnë respekt, besim dhe admirim të madh. Roli i Gjermanisë shihet ose konsiderohet krucial e jetik në krizat e atjeshme politike, ushtarake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike etj. Nejse.
Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë:
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA dhe vetë Paktin e Natos, gjithmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -janë të vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.
Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesorë të SHBA në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimeve ose ndërhyrjeve preventive. Por nuk përjashtohen as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqësore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimeve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Pas Japonisë, në Gjermani pra, ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikanë.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.
Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikanë, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 390 kilometrash katrore, ku ndodhen të punësuar afro 5000 ushtarë dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 250 milionë euro. Plus 480 milionë euro për shpenzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 20 bombave nukleare ( atomike) në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbënguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i përgjithshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.
Nuk dihet nëse pati ujdi ose kompromis të përgjithshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s dhe ish Presidentit Trump?
Ndonëse Presidenti Trump dhe Administrata e tij asokohe kishin paralajmëruar mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.
Polonia edhe pse është njëra prej përfitueseve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkojë nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore. Greqia gjithashtu etj.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale.
Kjo edhe përkunder faktit se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave, mallrave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.
Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike, sipas formulës ose sintezës së njohur hegeliane sipas të së cilës: Çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe miqësitë ose aleancat e ndryshme politike, ushtarake, kulturore, historike, sociale, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes popujve (kombëve), shtetëve dhe kulturave të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit.
Ndoshta, paksa e çuditshme dhe hipotetike kjo për botën ose kohën e sotme “ultramoderne” ose neobashkohore kur kemi tendenca të ndryshme nihiliste, mazohiste, proteksioniste, unilaterale ose monologjike, për t’i prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), edukatë, kulturën, arsimimin, emancipimin ose përparimin e gjithëmbarëshem individual dhe kolektiv ( global dhe universal), si gjetjën, zbulimin, meritèn ose patronatin ekskluziv të një personi (individi), populli (kombi), vendi a shteti të caktuar.
Dhe kjo e bën akoma më të vështirë doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme, racionale dhe intelegjente në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental nga ana e SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.
Gjithnjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe intelegjente, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.
Vlerë sublime ose madhore e filozofisë politike të Perëndimit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
U mor vesh se sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike te Brukselit dhe Uashingtonit: Në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.
Në anën tjetër ndërkaq, në mungesë të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, unike, konvencionale, robuste, korpulente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, profesionale, inteligjente, interpolare, ose interaktive ndaj luftës në Ukrainë, si dhe ndaj shumë çështjeve ose problemëve të tjera globale ose universale gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Secili prej tyre sikur i janë kthyer vetvetës ose interesave të veta…. Secili prej tyre në drejtime, pozicione, transhe, llogore, istikame ose itinerare të ndryshme….
Dhe, ky sigurisht se është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare në përgjithësi, si dhe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti. E sidomos për veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën edhe rezervat ose pasuritë (resurset) kryesore shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat politikat dhe politikanët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publik së bashku me shtetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, lirinë dhe pavarësinë e gjithëmbarshme shtetorore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve!
Të gjithë ose shumica e njerërve të mençur, të ditur dhe të kualifikuar e dijnë pse (përse) me në fund u pranua “asociacioni”(zejednica) ose “dodik republika serbe” në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, përveç atyre që e pranuan pas aq shumë retorikash të zjarrta ose fjalësh të nxehëta dhe patetikeqë nuk i pjekin kurrë as bukën dhe as kulaçin.(plus disa “analistëve” ose “strategaëve” të portaleve ose gazetave të ndryshme kosovare) në Kosovë asociacioni ose zejednica serbe është pranuar (firmosur) edhe nga pushteti ose qeveria aktualee Kosovës.
Duke i qëndruar gjithënjë besnik tematikës në fjalë:
Sëndejmi, Rusia me afro 143 milionë banorë, ka sipërfaqe shumë herë me të madhe tokësore, apo hapësirë jetësore ose gjeografike se sa SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia ose krejt BE-së bashkë.
Me fjalë tjera, mbi 330 milionë amerikanë, dhe mbi 279 milion gjerman, anglez (britanik), francez dhe italian, që konsiderohen si shtetët dhe kombët me të mëdha, me të zhvilluara, me të pasura dhe me të fuqishme industriale dhe ekonomike të globit, kanë me pak sipërfaqe tokësore ose gjeografike, se sa afro 14O milion rusë.
Ndërkohë që Rusia imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste, është shtrirë dhe zgjëruar vazhdimisht në dëmë ose mbi kurriz të popuve dhe vëndëve të tjera joruse…Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re pushtuese, kriminale, imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj…???!!!
Diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës. E posaçërisht lidhur me të të ashtuquajturin “modelin franko-gjerman” i cili në instancë të fundit është i ngjajshëm ose analog me “modelin” e dikurshëm të Dy Gjermanive (BDR dhe DDR), sipas të cilit Kosova herët a vonë do i kthehet Serbisë, si Gjermania Lindore-Gjermanisë Perëndimore dikur! Shtoja këtu edhe “asociacionin” ose “dodik republikën serbe” në veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me enklavat, eldoradot, apendikset ose “komunat autonome” të Serbëve në Graçanicë, Mitrovicën e Veriut dhe gjithandej, pronat ose “pasuritë e patundura” të kishave, manastireve, popavape, vlladikave ose kalluxherëve serb Deçan, Pejë, Graçanicë, Prizren etj. Paradoks pas paradoksi reaksionar dhe anakronik në Kosovën e pasluftës…. Shteti i lirë, i pavarur, sovran, ligjor, integral, autentik, kompakt ose unik i Republikës së Kosovës ndërkaq, asgjëkundi në horizont. Në vend të saj, presione, shantazhe ose ultimatume të vazhdueshme ‘urbi et orbi” ose “ultima ratio” të Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për të pranuar (si macën në thes, apo si gjarpërin në gji)-karemin ose gogolin e madh të “asociacionit” ose “zajednicës” (republikës serbe” në veriun e Kosovës ose Mitrovicës! Plus paralajmërimet e vazhdueshme ose sistematike mbi burgosjet ose arrestimet e reja nga ana e gjykatës sepciale në formën ose profilin e luftërave të njohura speciale, psikologjike etj.
Sikur janë harxhuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare.
Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, u mbarojnë ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta.
Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. Vetëm demagogët, hipokritët, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm tallen me ato gjëra ose me ato çështje për të ciat nuk kanë nivel, moral, edukatë dhe kulturë për t’i njohur dhe kuptuar si duhet.
Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurtë të sotmen dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmën (ardhmerinë) e tyre.
U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese, propagandistike etj.
Gjithashtu thuhet se për luftërat ose konfliktet e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot, ose janë zhvilluar dje… faturat, çmimet ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë.
Ndryshe nga kjo, në luftërat e sotme moderne ose bashkohore, t’i mund të vritesh si qen, si njeri (ushtar) ose numër i thjeshtë, dhe të denohesh si kriminel lufte edhe për një shpifje ose dëshmi të rrejshme të armikut ose palës kundërshtare.
Ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelen, korruptohen dhe tjetërsohen nga paranojat, fobitë, urretjet, xhelozitë, antipatitë, emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.
Ironia tjetër është fakti ose paradoksi reaksionar dhe anakronik, se si disa politikan ose deputet të tredhur, të shitur, trafikuar (kontrabanduar) dhe korruptuar deri në fyt të opozitës kosovare, vazhdojnë të fajsojnë, akuzojnë, stigmatizojnë, demonizojnë ose satanizojnë Albin Kurtiin dhe qeverinë e tij për dëmet, vjedhjet (plaçkitjet), anomalitë, patologjitë dhe fatkeqësitë e panumërta që ua kanë sjellur ose shkaktuar vet Kosovës dhe shqiptarëve.
E tërë kjo si duket në saje të naiviteteve, paradokseve, konformizmit ose një oportunizmi të pajustifikuar reaksionar dhe anakronik të bashkësisë ndërkombëtare. Kujtoj se kjo ka ndodhur me ndihmën paraprake të Rusisë dhe Serbisë.
Ndërkaq, Kosovës dhe shqiptarëve, nga ana e Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit, vazhdimisht u kërkohen ose diktohen në menyrë ultimative dhe monologjike (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)-nënshkrimet, formimet dhe miratimet e “asociacionin” ose “dodik republikën e pavarur serbe” në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe plot kompromise dhe koncesione të tjera territoriale (eksteritoriale), politike, administrative dhe juridike brenda Kosovës. Kjo është blasfemi ushtarake, politike, diplomatike etj. Me besoni!
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodh në pjesën veriore të Kosovës ose Mitrovicës nga banditët ose hordhitë e ndryshme kriminale serbe tani e mbi 26 vite rresht!!! Gjithashtu edhe humbjet e Kosovës nga shantazhet, bllokadat, kërcënimet dhe provokimet e ushtrisë serbe janë enorme dhe masive.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështeten ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substitutin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafa të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, si duket, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Në instancë të fundit, sipas koncepteve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konflikteve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektiv se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Sipas provave, studimeve dhe analizave të kualifikuara, valide, relevante dhe kompetente të politologëve ose shkencëtarëve të njohur politikë, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelet kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.
Kjo do thotë se me rastin e rizgjedhjes së z. Donald Trump për President të SHBA-së, zgjedhësit (elektorati) ose populli i madh amerikan, kësaj radhe ishin (janë) në favor të kthmit (rikthimit) të domosdoshëm të politikës amerikane në çështjet, problemet ose fenomenet e ndryshme jetike ose ekzistencialiste te jetës, botës dhe natyrës me anë të një vështrimi dhe angazhimi të thelle, sensual, racional, kritik, observues dhe participant. Mbase, të kritikës së mendimit, veprimit ose ragimit amerikan në ringritjen ose rindërtimin e botës ose planetës sonë me ndihmën e njohur multidisiplinare tè filozofisë , e sidomos epistemologjisë, gnoseologjisë, ontologjisë, antropologjisë, fenomenologjsë së natyrës, popullit (kombit) , shtetit, pushtetit etj. Respektivisht, mbi ligjet ose principet e njohura matematikore ose aritmetike. (lexo: natyralizmi ose teoria e njohur natyraliste.)
Me fjalë tjera, kjo do thotë se përfaqësuesit eminentë të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) filozofisë dhe politologjisë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemeve ose fenomeneve të ndryshme shoqërore, qytetare, jetësore ose ekzistencialiste gjithandej globit të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike. Gjithnjë duke menduar në kursin dhe filozofinë politike të Presidentit Trump në raport me studimin, vëzhgimin dhe analizën e strukturës së përgjithshme të marëdhënie ndërkombëtare.
Kritika dhe filozofia e njohur politike dhe diplomatike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e kulturës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplimatike.
Kultura është fryt i arsyes dhe ndërgjegjes së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetëdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore, shtetrore dhe nacionale, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore, qytetare, kulturore, politike, eksonomike, industriale ose teknologjike, siç janë ato në SHBA-së, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Francë, Japoni dhe kështu me radhë.
Në fund të fundit, teoria dhe praktika e përgjithshme psikologjike dhe politologjike, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se gjithmonë duhet t’u besohet atyre që janë formuar, ndërtuar dhe ngritur si figura ose personalitete të larta nga vetvetja, normaliteti dhe recionaliteti.
21 janar 2025