Gjermania këto ditë është mbërthyer nga ethet e lajmit se Botërori i vitit 2006 është blerë.
Thuhet se Komisioni i Ofertës në Gjermani ka blerë disa nga votat për organizimin e Botërorit.
Gazeta Bild shkruan se kreu i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Wolfgang Niersbach dhe Franz Beckenbauer do vihen nën hetim nga Komisioni i Etikës në FIFA, duke rrezikuar edhe pezullimin.
Kjo gazetë u jep përgjigje disa pyetjeve kryesore pas këtij skandali:
A do i hiqet Italisë titulli i Botërorit?
Me shumë gjasë jo. Në sportet amerikane dhe në Tour de France, titulli mund të hiqet për doping apo manipulime të tjera. Në Botërorin e Futbollit kjo nuk është e mundur, pasi vetë turneu nuk ka pasur probleme.
Sa është fituar nga Botërori i vitit 2006?
Pas zbritjes së taksave dhe kthimit të subvencioneve tek FIFA, mbetet një fitim prej 50.6 milionë eurosh (gjysma shkon për federatat e futbollit në Gjermani).
A mund të bëhet sërish Niersbach shefi i UEFA-s?
Pas pezullimit të Michel Platini, shefi i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) shihej si favorit. Lajm i mirë për të është se nuk ka asnjë provë për akuzat, siç shkruan Spiegel. Megjithatë vetë Niersbach duhej të kishte informuar federatën për hetimet e kryera në verë.
A mund të ketë pasoja ligjore?
Mundet! Nëse 6.7 milionë euro janë transferuar nga një llogari e DFB tek FIFA, rrezikon të ketë hetime financiare. Kjo sepse bilancet e DFB nuk do jenë të sakta.
A duhet të kemi frikë për organizimin e Europianit në vitin 2024?
Në këto kushte, jo. Ka një marrëveshje me anglezët. Ata do marrin finalen e Europianit në vitin 2020, ne të gjithë turneun në vitin 2020. Fituesi i Europianit shpallet në vitin 2017.
Komentet