VOAL

VOAL

A do të ketë dy presidentë në Shtëpinë e Bardhë në janar?

September 7, 2016

Komentet

E cilësoi neo-naziste, Giorgia Meloni tërheq padinë për kundër historianit 82-vjeçar, Luciano Canfora

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të tërheqë padinë për shpifje ndaj historianit Luciano Canfora.

 

Historiani 82-vjeçar u dërgua në gjyq prillin e kaluar, pasi kishte quajtur Melonin një “neo-nazist në zemër” gjatë një fjalimi të vitit 2022 në një shkollë të mesme të Italisë së Ulët, ku ai iu referua zhvillimeve në luftën në Ukrainë.

Seanca e parë ndaj tij u caktua më 7 tetor. Mbrojtësi i historianit italian, para se të vendosej referimi për gjykim, kishte theksuar se ky karakterizim është pjesë e së drejtës për të ushtruar kritikë politike, ndërsa Giorgia Meloni kishte kërkuar dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh.

Kur u bë e ditur se Canfora u padit, dhjetëra shoqata dhe organizata, por edhe 250 intelektualë nënshkruan një deklaratë mbështetjeje për Canfora, në të cilën theksohet se ky është një ushtrim legjitim i të drejtës për të kritikuar në fushën e politikës dhe se qëllimi i Melonit ishte të dëmtojë të drejtën kushtetuese për mendimin e lirë.sn

“SPAK i sekuestroi telefonin Ilir Prodës para se të merrte detyrën”- BIRN: Nga Oltion Bistri tek ish-drejtorët në qarqe, sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

Një numër oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar, akuzuar apo dënuar për përfshirje në rrjetet e krimit të organizuar, pasi një aplikacion telefoni i botës së nëndheshme u hakerua. BIRN analizon se çfarë dihet për të dyshuarit deri më tani.

 

Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të mëparshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili qëndroi në detyrë për gati dy vjet. Ka qenë një periudhë e vështirë për Policinë e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar nga disa oficerë të lartë të arrestuar, akuzuar apo dënuar për krime të rënda, duke përfshirë edhe ndihmesën e rrjeteve të krimit të organizuar për të ekzekutuar rivalët, lejimin e kultivimit të drogës dhe pastrimin e parave. Disa oficerë akuzohet se kanë qenë të përfshirë vetë drejtpërdrejt në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Kreu i ri i Policisë, Ilir Proda u përball gjithashtu me probleme, përpara se të merrte detyrën zyrtarisht. Prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e tij bashkë me telefonat e vartësve të tjerë të Prodës si pjesë e një hetimi mbi dekonspirimin e mundshëm të një operacioni kundër një grupi të dhunshëm kriminal. Proda nuk përballet aktualisht me asnjë akuzë dhe rezultatet e hetimit janë të panjohura.

Disa deputetë të opozitës pretendojnë se rrjetet e krimit të organizuar janë në gjendje të ndikojnë tek oficerët e lartë të policisë në zonat e kontrolluara prej tyre, duke u ofruar rryshfete në vlera të mëdha. Në një incident muajin e kaluar, deputeti i opozitës, Gazment Bardhi pretendoi se drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ishte vendosur në këtë detyrë me kërkesë të Pëllumb Gjokës, një figurë lokale e krimit që përballet me akuzë për vrasje. Sulaj i mohon akuzat si shpifje dhe tha se po bënte një kallëzim penal ndaj deputetit Bardhi.

Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY/ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, punonjësve të policisë në Shqipëri iu tha që të plotësonin një pyetësor nëse kishin përdorur apo jo ndonjë telefon të inkriptuar. Askush nuk pranoi që e kishte bërë diçka të tillë. Megjithatë, hetimet e bazuara në mesazhet e SKY/ ECC sollën si rezultat arrestimin e një numri oficerësh të policisë si të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

Oficerët e dyshuar të policisë

Oltion Bistri Ish-shefi i Forcës Operacionale, departamentit që ekzekuton urdhër-arrestet, u arrestua në korrik të vitit 2023 me akuzën se kishte rrjedhur informacion sekret në drejtim të rrjeteve të krimit të organizuar në abuzim me detyrën. Si pjesë e operacionit Metamorfoza, prokurorët sekuestruan prona me vlerë 3 milionë euro, përfshirë 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe shtatë makina.

Ardrit Hasanbegaj Ish-zv. drejtori i Policisë së Shkodrës është nën akuzë për dhënien e ndihmës ndaj një grupi të krimit të organizuar, ndërsa anëtarë të tij përpiqeshin që të vrisnin rivalët e tyre.

Henerigert Mitri Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është nën akuzë për episode të kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit, pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, lojëra ilegale fati dhe shpërdorim të detyrës.

Altin Morina Një ish-oficer i RENEA-s, Forcës Speciale të Policisë, Morina po përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje të organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

Agustin Çinari Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit akuzohet për përdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë sistemin TIMS, për të gjurmuar rivalët e gangsterit Franc Çopja, në mënyrë që këta të fundit të vriteshin.

Martin Musaj Një ish-oficer policie në Elbasan dhe zv.drejtor burgu është akuzuar për ndihmën e dhënë nga grupit Çopja në planet e tyre për të vrarë armiqtë. Ai u arrestua në korrik 2024.

Dedan Gjoni Një ish-shef policie në Tiranë dhe Shijak u arrestua në nëntor 2023 dhe akuzohet për dhënie informacioni në funksion të planeve për vrasje. Ai ka gjithashtu akuzë për trafik droge. Gjoni u arrestua së bashku me Erzen Breçanin, një ish-shef policie në Tiranë i përfshirë gjithashtu në sipërmarrje. Breçani akuzohet për veprën e pastrimit të parave.

Dritan Metaj Ish-shefi i policisë së Kurbinit, një rajon në veri të Tiranës, u arrestua në tetor 2023 me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj një grupi kriminal për të shmangur arrestimin.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku Të dy ishin pjesë e grupit të sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas prokurorëve, ata dyshohet se organizuan transportin e një ton kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2016.

Oficerë të paidentifikuar Dosjet e Prokurorisë kundër grupeve të krimit të organizuar përmendin një duzinë me raste ku oficerët e policisë bashkëpunojnë me kriminelët, po rata nuk janë identifikuar ende./BIRN

‘Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Veliaj’- Ola Xama vlerësohet me çmim eropian për investigimin ndaj Erion Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka fituar çmimin e dytë si artikulli më i mirë në vitin 2023 për shkrimin “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK”.

Këtë çmim ajo e mori në ceremoninë EU Investigative Journalism Award.

Xama ka reaguar në rrjetet sociale për vlerësimin me vendin e dytë dhe thotë se puna për këtë artikull i mësoi integritetin dhe qëndresën.

Deklarata e plotë:

Ndihem e nderuar me çmimin e dhënë në ceremoninë EU Investigative Journalism Award, ku artikullit “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erjon Veliaj, thotë SPAK” iu akordua vendi i dytë si artikulli më i mirë në vitin 2023.

Image

Ky nuk është shkrimi që më ka marrë kohën më të gjatë krahasuar me të tjerë, dhe nuk do ta konsideroja as si më të vështirin sa i takon pjesës teknike: të dhënave, llogaritjeve, intervistave e punës kërkimore. Por puna për këtë artikull më mësoi një tjetër anë shumë të rëndësishme të profesionit tonë: integritetin dhe qëndresën kur synojnë me çdo kusht që të të intimidojnë duke patur si qëllim të ulin peshën dhe rëndësinë e punës së gazetarit.

Kam patur një periudhë të vështirë profesionale dhe personale, sepse në fushatën e madhe të shpifjeve që nisën pas publikimit të shkrimit, nuk isha vetëm unë por dhe familjarë të mi. Ndonjëherë edhe kam menduar se nuk ia vlen të punosh dhe luftosh në këtë vend! Mendime të cilat janë zhdukur menjëherë sapo kolegë, miq e bashkëpunëtorë më kanë thënë se janë me mua, më njohin, e nuk besojnë asnjë fjalë të fabrikimeve të shpërndara.

Ndaj dhe ky çmim për mua është medalja e integritetit që ma dhanë kolegët e mi!

Çmimin e tërhoqi Sandra Bogdani, redaktorja e Birn që jo vetëm punoi me mua në këtë artikull, por më qëndroi pranë sa herë kisha nevojë për tu dëgjuar.

Do të doja të isha vetë në ceremoni, por fizikisht nuk ishte e mundur pasi ndodhem në SHBA me 16 kolegë gazetarë nga e gjithë bota, të cilët më dhuruan duartrokitjet që më munguan nga salla.

Në fund dua të falenderoj të gjithë gazetarët fitues dhe ata që morën pjesë në këtë konkurs, të cilët me punën e tyre kanë ndryshuar për mirë jetën e të gjithëve ne!

Ky çmim është një privilegj!

Dalin prova të reja në aktakuzën ndaj ish-Presidentit Trump për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Ish-Presidenti Donald Trump duke folur gjatë një aktiviteti elektoral në Miluoki (1 tetor 2024)

VOA/Marrë nga Associated Press

Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet. Gjykata i bëri provat e reja publike të mërkurën, duke ofruar kështu një pamje më të plotë të padisë së ngritur ndaj ish-presidentit.

Dokumentacioni i paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith jep një pamje të asaj që synojnë të provojnë prokurorët, në rast se çështja ndaj ish-presidentit Trump do të arrijë deri në gjyq. Këtij procesi i ka paraprirë një hetim disamujor i Kongresit që paraqiti një historik të detajuar të përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Por në dokumentacionin e prokurorisë paraqiten rrëfime të reja nga ndihmësit e tij më të afërt, të cilët paraqesin pamjen e një presidenti “gjithnjë e më të dëshpëruar”, i cili ndërsa po humbiste Shtëpinë e Bardhë, “përdori mashtrimin për të goditur çdo fazë të procesit elektoral”.

Në dokumentacionin e prokurorisë thuhet se ish-Presidenti Trump i tha një ndihmësit “E çfarë pastaj?”, kur u informua se Nënpresidenti Mike Pence ishte dërguar në një vendndodhje të sigurt, pasi turma e dhunshme e mbështetësve të Presidentit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Detajet nuk kanë rëndësi”, ishte shprehu Presidenti Trump, kur një prej këshilltarëve e informoi se avokati, që po punonte për paditë ligjore, nuk do të ishte në gjendje të provonte akuzat false në gjykatë, thuhet në materialin e prokurorisë.

Ekipi ligjor i ish-Presidentit Trump paraqiti sfida ligjore në muajin e fundit të zgjedhjeve që përfunduan me rezultat të ngushtë, ndërsa demokratët janë përpjekur ta paraqesin refuzimin e tij për të pranuar rezultatin si një element qendror të pretendimit të tyre se ish-presidenti nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur. Çështja u rishfaq rishtazi edhe gjatë debatit të kandidatëve për nënpresident, kur kandidati demokrat, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, dënoi dhunën në Kapitol, ndërsa kandidati republikan, senatori i Ohajos JD Vance, nuk pranoi të jepte përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse ish-Presidenti Trump i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2020.

Padia e prokurorit të posaçëm nuk ishte bërë publike, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë u dha imunitet të gjerë presidentëve për veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Vendimi i Gjykatës së Lartë detyroi rishqyrtimin dhe kufizimin e gamës së akuzave që mund të ngrinte prokurori, duke e bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm.

Materiali i paraqitur nga prokurori i posaçëm synon ta bindë gjykatësen Tanya Chutkan se shkeljet në fjalë u bënë në cilësinë private të zotit Trump dhe jo në funksionin e presidentit, duke argumentuar kështu se mund të vazhdohet me shqyrtimin e padisë. Gjykatësja Chutkan lejoi bërjen publike të një versioni të redaktuar të padisë, megjithëse avokatët e zotit Trump argumentuan se ishte i padrejtë publikimi i saj kaq pranë datës së zgjedhjeve.

Gjykatësja Tanya Chutkan

Gjykatësja Tanya Chutkan

Mbetet e paqartë perspektiva e zhvillimit të gjyqit, në veçanti nëse zoti Trump fiton zgjedhjet presidenciale dhe një prokuror i ri i përgjithshëm mund të kërkojë pushimin e çështjes. Materialet e prokurorisë ofrojnë megjithatë një pamje të procesit që mund të ndjekin prokurorët për të thirrur dëshmitarët dhe për të paraqitur provat përpara një jurie të madhe. Është tashmë në dorën e gjykatëses Chutkan për të vendosur nëse veprimet e zotit Trump kanë qenë të natyrës zyrtare, për të cilat ai gëzon imunitet nga hetimi, apo nëse disa prej veprimeve të tij janë, sipas ekipit të prokurorëve, “shkelje private” për të cilat mund të vazhdojë procesi gjyqësor.

“Megjithëse i akuzuari ishte në postin e presidentit gjatë komplotit për të cilin akuzohet, skema e tij ishte në thelb private”, thuhet në materialet e prokurorisë. “Kur i akuzuari humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ai bëri vepra penale në përpjekje për të qëndruar në detyrë”.

Steven Cheung, zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump, e quajti aktpadinë “të bazuar në falsitete” dhe “antikushtetuese” dhe përsëriti akuzat e bëra shpesh më parë se prokurori i posaçëm Smith dhe demokratët po përdornin politikisht Departamentin e Drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, ish-Presidenti Trump u shpreh se kjo çështje gjyqësore do të përfundojë me “fitoren e tij të plotë”.

Ish-Presidenti Trump akuzohet se “përgatiti terrenin” për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve përpara se të mbaronte procesi zgjedhor, duke u thënë ndihmësave të tij se në rast do të dilte herët në avantazh, ai do ta “shpallte fitoren përpara se të numëroheshin votat dhe përpara se të përllogaritej fituesi”.

Prokurorët thonë se menjëherë pas zgjedhjeve, këshilltarët e ish-presidentit u përpoqën të mbjellin kaos për numërimin e votave. Në një rast, një punonjës i ekipit të tij elektoral, i përshkruar në aktpadi si bashkëpunëtor në konspiracion, ishte informuar se rezultatet që favorizonin kandidatin demokrat Joe Biden në një qendër votimi në Miçigan ishin të sakta. Aktpadia thotë se personi ishte përgjigjur: “gjeni një arsye se përse nuk janë të sakta” dhe “më jepni opsione për ta ankimuar” rezultatin.

Prokurori i posaçëm Jack Smith

Prokurori i posaçëm Jack Smith

Prokurorët gjithashtu e akuzojnë ish-Presidenti Trump se vazhdoi të bënte pretendime për manipulim, megjithëse e dinte se ato ishin false. Padia tregon se si ish-presidenti pranoi në komunikime me të tjerë se akuzat për parregullsi zgjedhore të bëra nga avokatja Sidney Powell ishin një “çmenduri” dhe përmendi serialin televiziv fantastiko-shkencor “Star Trek”. Sidoqoftë, pak ditë më vonë, ai mbështeti në rrjetin social Twitter një aktpadi që Sidney Powell po përgatitej të paraqiste.

Për të provuar indiferencën e tij ndaj vërtetësisë së pretendimeve për manipulim zgjedhor, prokurorët përmendin rrëfimin e një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, që pati dëgjuar ish-Presidentin Trump t’i thotë bashkëshortes, vajzës dhe dhëndrit të tij, ndërsa udhëtonin së bashku me helikopterin presidencial se: “Nuk ka rëndësi nëse i ke fituar, apo humbur zgjedhjet. Duhet të vazhdosh luftën deri në fund”.

Aktpadia përmban edhe detaje të bisedave mes Presidentit Trump dhe Nënpresidentit Pence, përfshirë atë gjatë një dreke private në 12 nëntor 2020, gjatë së cilës Nënpresidenti Pence i ofroi “një opsion rrugëdaljeje” ish-Presidentit Trump, duke i thënë: “Mos e prano humbjen, por prano se procesi ka përfunduar”.

Në një tjetër drekë disa ditë më vonë, Nënpresidenti Pence i bëri thirrje Presidentit Trump të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të rikandidojë në vitin 2024.

Sipas padisë, ish-Presidenti Trump iu përgjigj: “Nuk e di. 2024 është shumë larg”.

Prokurorët thonë se deri më 5 dhjetor, ish-presidenti kishte filluar tashmë të mendonte për rolin e Kongresit në këtë proces.

Gjatë një telefonate, “për herë të parë, ai i përmendi Pence-it mundësinë e kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve në Dhomën e Përfaqësuesve”, thuhet në padi.

Por, prokurorët thonë se ish-Presidenti Trump “nuk përfilli” mendimin e nënpresidentit “ashtu siç shpërfilli dhjetëra vendime të gjykatave që refuzuan unanimisht pretendimet e tij dhe të aleatëve të tij dhe se shpërfilli zyrtarët në shtetet në fjalë – përfshirë ata të partisë së tij – të cilët deklaruan publikisht se i humbi zgjedhjet dhe se akuzat e tij specifike për manipulim ishin false”.

Ish-Nënpresidenti Pence i ka paraqitur disa nga ndërveprimet e tij me ish-Presidentin Trump dhe ftohjen që pasoi, në librin e botuar në vitin 2022 “Zoti më Ndihmoftë”. Atij i ishte dërguar gjithashtu një fletëthirrje gjykate për t’u paraqitur përpara një jurie të madhe që po hetonte ish-Presidentin Trump pasi gjykata pati refuzuar pretendimin e tij për imunitet ekzekutiv.

Prokurorët gjithashtu argumentojnë se ish-Presidenti Trump përdori llogarinë e tij në Twitter për të përhapur akuza false për manipulime zgjedhore, duke sulmuar “ata që thonin të vërtetën” për humbjen e tij dhe duke i nxitur mbështetësit që të udhëtonin drejt Uashingtonit, ku më 6 janar 2021 do të bëhej certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Prokurorët synojnë të paraqesin si evidencë komunikimet nga telefoni i ish-Presidentit Trump, për të ofruar një pamje të veprimeve të tij pas sulmit ndaj Kapitolit.

Prokurorët thonë se nga mbi 1200 mesazhe në Twitter, që ish-Presidenti Trump postoi gjatë disa javëve të përmbledhura në aktpadi, shumica ishin për zgjedhjet e vitit 2020, ndër to edhe pretendimi se Nënpresidenti Pence mund t’i refuzonte elektorët, megjithëse nënpresidenti i pati thënë ish-Presidentit Trump se nuk e kishte këtë kompetencë.

Prokurorët thonë se “kjo rrjedhë e vazhdueshme dezinformimi” kulmoi me fjalimin e tij përpara Shtëpisë së Bardhë në mëngjesin e 6 janarit 2021, ku ish-Presidenti Trump “përdori këto të pavërteta për të provokuar dhe motivuar turmën e madhe të mbështetësve të tij të zemëruar, që të marshonin drejt Kapitolit dhe të ndërprisnin procesin e certifikimit të zgjedhjeve”, sipas aktpadisë.

“Dëshpërimi i tij personal ishte në kulm” atë mëngjes ndërsa gjendej “pak orë pranë certifikimit që do të përcaktonte fundin”, shkruhet në padinë e prokurorisë.

Washington Post: Deputetët e opozitës vazhdojnë rezistencën, të hënën është thirrur një protestë kombëtare me mosbindje civile

Mediat e mëdha ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Kuvend.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se vazhdon rezistenca e deputetëve të opozitës, të cilët akuzojnë socialistët e Edi Ramës se kanë uzurpuar çdo pushtet, përfshi edhe gjyqësorin.

“Deputetët shqiptarë të opozitës protestuan të enjten në Parlament, duke djegur figurina dhe duke u përplasur me truprojat, pasi një nga kolegët e tyre u dënua për shpifje dhe u burgos.

Ligjvënësit konservatorë demokratë, të cilët kishin bërë thirrje për bojkot të seancës së së enjtes, u përpoqën të bllokonin kolegët e tyre nga Partia Socialiste në pushtet që të mos hynin në dhomë.

Ata po protestonin për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara.

Salianji, i cili filloi të vuante një vit dënim javën e kaluar, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët ndërprenë të hënën një seancë parlamentare, duke thënë se dënimi i Salianjit ishte i motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje për protesta në kryeqytet, Tiranë, duke filluar nga java e ardhshme. Njëzet e katër demokratë u dënuan për protestën me pezullim nga 10 deri në 60 ditë,” shkruan gazeta.

“Të enjten, demokratët u përleshën me truprojat dhe dogjën katër figurina të socialistëve në pushtet, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas dështimit për të hyrë në sallë, deputetët e opozitës përfunduan protestën e tyre dhe menjëherë pas kësaj, homologët e tyre socialistë përfunduan seancën dhe u larguan.

Opozita ka bërë thirrje për një protestë kombëtare të hënën e ardhshme në Tiranë, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në mosbindje civile.

Demokratët kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013,” shkruan gazeta. sn

Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar- Nga Dr SADRI RAMABAJA

 

Abstrakt

Narrativa e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perendimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] në emër të shpëtimit të një populli të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e ndërtuar shtet!

Në shërbim të kësaj kauze, Serbia po përdor gjeoekonominë, duke e vënë plotësisht në shërbim të interesit kombëtar afatgjatë.

Në këtë ese politike do të sjellim të dhëna se si Serbia po e shfrytëzon luftën në Ukrainë dhe pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, duke ndjekur një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Falë diplomacisë dhe rrjetit të trashëguar të epokës së Jugosllavisë, kemi vënë në pah, se si Serbia ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe tek i ashtuquajturi

Multi-aligned Community, duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!

Fjalët çelës: Politika e jashtme e Serbisë, gjeoekonomia dhediplomacia, gënjeshtra si virtyt, BE, Multi-aligned Community, Kosova

Hyrje

Retorika e autoriteteve serbe për afrimin me Perëndimin, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Francën për blerjen e aeroplanëve luftarak Rafael, ka shumë të ngjarë të jetë dredhia e radhës për të blerë kohë dhe për të errësuar faktin se ajo, pra Serbia, po pregaditet intenzivisht për ekspansionin e radhës në dëm të fqinjëve të saj. Nomenklatura serbe në krye me Vuçiqin, që drejton Serbinë tash më shumë se një dekadë, po e shfryëtzon momentumin politik dhe luftën në Ukrainë, për ta imponuar projektin e “Botës serbe”. Beogradi madje ka arritur ta imponojë këtë projekt si alternativë të vetme që do të siguronte paqen në rajon në plan afatgjatë!

Dorëzimi kaq i lehtë i Malit të Zi në duart e Beogradit brenda këtyre dy viteve të fundit dhe sjelljet e një lagjeje jo pa peshë të diplomacisë perendimore, në raport me shtrirjen e sovranitett në veriun e Kosovës [raporti për agresionin e 24 shtatorit 2024 prandaj mbahet nën tavolinë], flet shumë.

Udhëheqja serbe prandaj po koketon tutje si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen, duke e shndërruar këtë qëndrim në doktrinë të saj, për aq kohë sa gjykon se i duhet për realizimin e “Botës serbe”.

I. Gjeoekonomia në shërbim të konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë

Serbia duke kërkuar të sigurojë statusin e saj të “superfuqisë” në Ballkan dhe në pamundësi për t’ju imponuar tutje kroatëve dhe shqiptarëve, si dikur kur ishte lidere e Jugosllavisë, tani konkurron për të siguruar mbështetjen e boshtit të BE-së në rrugën e saj për realizimin e “Botës serbe”, duke ju ofruar përbërsve të tij [Francës dhe Gjermanisë] një sërë mundësish për investim në Serbi dhe trajtim të saj si aleatja e tyre kryesore në Ballkan.
Gjeoekonomia po bëhet një element qenësor në rishikimin dhe ripërcaktimin e politikës së jashtme të Serbisë, e cila kërkon të përdorë mjetet ekonomike për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon dhe më gjerë. Duke shfrytëzuar pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, Serbia po ndjek një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ja disa mënyra si gjeoekonomia po ndihmon në rishikimin e politikës së jashtme serbe:

1. Diversifikimi i marrëdhënieve ekonomike

Serbia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale që synon të diversifikojë marrëdhëniet e saj ekonomike me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Kjo përfshin:

  • Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian: BE-ja është partneri kryesor ekonomik i Serbisë, me tregtinë dhe investimet e shumta që vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Integrimi ekonomik me BE-në është një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Serbisë, dhe vendi përpiqet të përfitojë nga Fondet e BE-së dhe projektet e zhvillimit në rajon.
  • Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën: Përveç BE-së, Serbia ka zhvilluar marrëdhënie të forta me Rusinë dhe Kinën. Rusia është një partner strategjik, veçanërisht në fushën e energjisë, ku Gazprom luan një rol të madh në furnizimin me gaz të Serbisë. Kina, nga ana tjetër, është një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm përmes investimeve në infrastrukturë, si pjesë e iniciativës “Një Rrip, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative). Kjo balancë i lejon Serbisë të luajë me aktorë të ndryshëm dhe të përfitojë ekonomikisht pa u mbështetur vetëm te një partner.

2. Investimet në infrastrukturë dhe lidhjet rajonale
Serbia ka ndjekur një strategji aktive për të forcuar infrastrukturën e saj dhe për të rritur rolin e saj si një qendër kyçe logjistike dhe tregtare në Ballkan:

  • Projektet kineze dhe investimet ruse: Kina ka investuar në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi, përfshirë ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe portit të Beogradit, duke e kthyer Serbinë në një nyje të rëndësishme për transportin në kuadër të nismës së saj globale tregtare. Investimet ruse në energji gjithashtu kanë ndihmuar në modernizimin e infrastrukturës energjetike të vendit.
  • Roli në tregtinë rajonale: Përmes nismave si “Ballkani i Hapur”, Serbia përpiqet të krijojë një treg të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rritur ndërveprimin ekonomik brenda rajonit dhe duke forcuar pozicionin e saj si udhëheqëse ekonomike në Ballkan.3. Zhvillimi i industrisë dhe tërheqja e investimeve të huaja

Serbia po përdor politika tërheqëse për investime të huaja direkte, me theks të veçantë në:

  • Prodhimin e automjeteve: Fabrika si ajo e Fiat-it dhe investime të tjera në sektorin e automjeteve janë bërë shtylla të rëndësishme të zhvillimit industrial të Serbisë. Kombinimi i fuqisë së punës relativisht të lirë dhe pozicionit strategjik e ka bërë Serbinë një destinacion atraktiv për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të eksportojnë në BE dhe më gjerë.
  • Sektori teknologjik dhe i energjisë së gjelbër: Serbia po investon në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe energjisë së gjelbër, duke u përpjekur të modernizojë ekonominë e saj dhe të kalojë drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar. Kjo përfshin tërheqjen e investimeve në energjinë diellore dhe atë të erës.

4. Ekonomia si mjet diplomatik

Serbia po përdor gjithnjë e më shumë ekonominë si një instrument diplomatik për të ndikuar në marrëdhëniet me vendet e tjera:

  • Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës: Serbia ka përdorur marrëdhëniet ekonomike për të bindur disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Kjo është bërë përmes përfitimeve ekonomike, duke ofruar marrëveshje të favorshme tregtare ose ndihmë financiare vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
  • Diplomacia energjetike: Duke qenë e varur nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia, Serbia përdor marrëdhëniet energjetike me Moskën si një instrument për të forcuar pozitën e saj në negociatat ndërkombëtare, si dhe për të siguruar stabilitet të brendshëm ekonomik dhe politik.5. Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit

Strategjia gjeoekonomike e Serbisë është e ndërlikuar nga pozicioni i saj ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa vendi është i angazhuar për anëtarësim në BE, ai gjithashtu ruan marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë kundërshtarë të fuqishëm të Perëndimit:

  • Balancimi mes BE-së dhe Rusisë: Serbia synon të përfitojë nga fondet dhe tregjet evropiane, por në të njëjtën kohë, mbështetet te Rusia për furnizime energjetike dhe mbështetje politike në çështje si Kosova. Ky balancim i kujdesshëm e lejon Serbinë të ruajë një farë autonomie në politikën e saj të jashtme, por gjithashtu e vë atë në një pozitë të ndërlikuar mes fuqive konkurruese.
  • Përdorimi i Kinës si kundërpeshë: Investimet kineze i ofrojnë Serbisë një alternativë ndaj varësisë së plotë nga Perëndimi dhe Rusia. Marrëveshjet me Kinën, veçanërisht në infrastrukturë, i japin Serbisë një hapësirë të re për manovrim në arenën ndërkombëtare.6. Ballkani i Hapur dhe integrimi rajonal

Serbia po luan një rol udhëheqës në nismën “Ballkani i Hapur”, e cila synon të integrojë ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hequr barrierat tregtare dhe duke lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Kjo iniciativë:

  • Rrit ndikimin ekonomik të Serbisë në rajon dhe e pozicionon atë si qendër kryesore ekonomike.
  • E bën Serbinë më tërheqëse për investimet e huaja, pasi krijon një treg më të madh rajonal që i jep përfitime investitorëve.

II. Multi-aligned Community dhe narrativa strategjike mbi rolin e viktimës

Beogradi ndërkohë diplomacisë perendimore po i ofron një malë opinionesh dhe “argumentesh” që janë mbledhur e sistemuar në një sistem narrativash strategjike që do ta prezentonin tani e tutje Serbinë si viktimë në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë.

Serbia ndërkohë ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe në mesin të ashtuquajturit Komunitet Shumëplanësh [Multi-aligned Community], duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!
Operacionet e ndikimit të diplomacisë dhe informacionit serb kryhen kryesisht brenda kontekstit të narrativave strategjike serbe dhe udhëhiqen nga parimet ideologjike serbe, të cilat në dukje nuk janë armiqësore ndaj idesë së demokracisë liberale. Shih për këtë, Beogradi po dëshmohet se ka korrë sukses në përballje me diplomacinë shqiptare në tërësi e atë kosovare në veçanti.

Ideologjia kishtare panserbe dhe ajo pansllave i ka shërbyer si një instrument i krijimit të aleancave brenda botës sllave, ndërkaq fryma antiliberale e saj i ka hapur rrugë në rrafshin ndërkombëtar në rivalitetin global, duke shfryëtzuar në këtë proces rolin dhe ndikimin thelbësor të Rusisë.
Mund të thuhet me bindje se kjo ideologji e rinovuar e Serbisë ka përvetësuar gjithë trashëgimin jugosllave në këtë plan, por edhe se ka marrë shumëçka nga ideologjia e Perandorisë Ruse dhe është përshtatur me nevojat dhe qëllimet e udhëheqjes serbe.
Në librin e tij të fundit, Putinizmi-Ideologjia e regjimit rus post-sovjetik (2024), Mikhail Suslov përmend tre komponentë kryesorë të ideologjisë ruse:

  • Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar, i cili supozon se identiteti rus u krijua në momentin e kristianizimit të Kievin Rus më shumë se një mijë vjet më parë dhe nuk ka ndryshuar kurrë që nga ajo kohë;
  • Komunitarizmi i krahut të djathtë, që do të thotë mohim i lirisë individuale për të zgjedhur identitetin – të lindësh rus do të thotë të jesh rus përgjithmonë.
  • Populizmi organik, gjeopolitik, identitar, mund të gjenden konstruksione të tilla si teoria e “njerëzve të thellë”, koncepti i “botës ruse”, pansllavizmi, etj.

Ideologët serb janë dëshmuar si kopjues të mëdhenjë të doktrinave ruse. Nëse venerojmë me kujdesë këto komponente të ideologjisë ruse janë shfryëtzuar e përvetësuar skajshmërisht nga Serbia, duke ia përshtatur rrethanave dhe historisë serbe.

  • Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar serb, i cili supozon se identiteti serb u krijua në hapësirën e Kosovës dhe Rashkës, duke krijuar kështu Mitin e Kosovës dhe selitur atë edhe sot e kësaj dite si diçka të mirëqenë, nuk ka ndryshuar kurrë që nga krijimi i tij [shekulli 19-të];
  • Komunitarizmi konservator i krahut të djathtë, që ndërkohë ia ka dalë ta shndërrojë Serbinë në shtetin më autoritar në Europën Juglindore, ka mohuar në thelb liritë individuale jo vetëm në rrafshin praktik të demokracisë liberale – për të drejtën e mendimit plural, por edhe për të zgjedhur identitetin – të lindësh në hapësirën serbe, do të thotë të jesh serb përgjithmonë. Procesi i asimilimit dhe shkrirjes së minoriteteve është armë e fuqishme e kësaj doktrine.
  • Komponenti i tretë është kopjuar nga ideologët serb pothuajse tërësisht. Ndërkaq përmes konstruksioneve “mbi identitetin serb” të Dobrica Qosiqit është ngritur një mur mbrojtës përballë ndërgjegjes së munguar.

Ideologjia bashkëkohore serbe përplotëson politikën e jashtme serbe krejt ngjashëm me atë ruse; ajo “shpjegon” qëllimet dhe veprimet e saj dhe i zbulohet audiencës së brendshme dhe të jashtme përmes narrativave strategjike. Kështu, qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë për të imponuar statusin e aleatit kryesor të të gjitha fuqive të interesuara për Ballkanin, interpretohet ideologjikisht përmes idesë së ekzistencës së Serbisë si një shtet që ka një mision të mbetet tutje si mburoja e krishtrimit perendimor nga doktrina liberale dhe invazioni i islamit. Për këtë arsye çdo veprim serb, sipas logjikës së ideologëve të Beogradit, do të duhej të tumirej nga diplomacia perendimore, ndërkaq në sytë e secilit qytetar serb ajo fiton legjitimitet të plotë. Roli i faktorit destabilizues në Ballkan, sipas kësaj doktrine, duhet t’i caktohet Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo narrativë e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perednimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] dhe bombardimin e caqeve ushtarake serbe për plot 78 ditë në emër të shpërtimit të një populli “të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e selitur shtet”!
Ideologët serb vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të imponojnë tezën e tyre se ndërhyrja e NATOs me këtë rast ishte në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të normave juridike ndërkombëtare, veçanërisht normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Nuk është e rastësishme pse koncepti i politikës së jashtme të Serbisë sot përputhen me ato ruse për ndryshimin e rendit botëror egzistues dhe krijimin e një arkitekture të re të sigurisë bazuar në interesat multipolare. Sipas narrativave strategjike serbe, kjo supozon sigurimin e pozicionit të liderit për Serbinë edhe në Ballanin poskomunist, si dikur kur këtë rol e kishte Jugosllavia.
Kjo narrativë korrespondonte me iniciativën shumë specifike të politikës së jashtme të Beogradit që shprehej me idenë e Ballkanit të Hapur.
Ambiciet serbe për të larguar praninë e Shteteve të Bashkuara nga Ballkani [si ato ruse për ta larguar SHBA-të nga Europa] dhe për të vendosur ndikim afatgjaët rus, alias frëng, gjejnë një shpjegim ideologjik tek misioni i vetëshpallur i Rusisë “për të shpëtuar vlerat tradicionale të Evropës nga ndikimi i dëmshëm i liberalizmit.”

Ajo që vërehet në strategjinë propagandistike të të ahtuquajturit korpus tradicional politik në Kosovë, ka elemente të luftës hibride ruse të orjentuar kundër Francës, Gjermanisë, Italisë që së fundmi e shpërfaqë një dokument i FBI i deponuar në një proces gjyqësor kundër dy qytetarëve rus në SHBA. Sipas dokumentit në fjalë lufta hibride e aplikuar në këto shtete kishte për objektiv “të përshkallëzojë tensionet e brendshme … për të promovuar interesat e Federatës Ruse”, si dhe “të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti” nëpërmjet artikujve të rremë, influencuesve, si dhe postimeve të synuara. dhe komentet në rrjetet sociale.

Por informacioni i depozituar në gjykatë nga FBI zbuloi gjithashtu një bombë tjetër: Një operacion rus për të manipuluar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe influencues të tjerë gjermanë, francezë, italianë dhe britanikë.
Dosja e FBI zbulon luftën e fshehtë psikologjike të Putinit në Evropë, konstaton Politico.
eu.
Një luftë të kësaj natyre ka kohë që e zhvillon
Serbia, madje me ashpërsinë më të madhe në Kosovë. Fokusi kryesor i propagandës së konservatorëve tanë po përqëndrohet në gënjeshtra dhe shpifja të ulta që cënojnë rëndë moralin publik.

Një shembull i instrumentalizimit të idesë së mbrojtjes së “vlerave familjare” në kundërshtim me të drejtat e njeriut është sabotimi i votimit të Kodit Civil dhe votimi në lexim të parë, madje pas shumë përpjekjeve, i projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

III. Objektiv strategjik: Shfrytëzimi neokolonial dhe promovimi i konfliktit të ngrirë

Politika e jashtme e Serbisë në raport me Kosovën është e karakterizuar nga një qëndrim kompleks. Ajo ka ndërthur mirë elementet e refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës me përpjekjet për ta mbajtur çështjen e Kosovës në agjendën ndërkombëtare. Objektivi qensor i kësaj strategjie mbetet promovimi i konfliktit të ngrirë. Në dobi të kësaj strategjie Serbia po aplikon instrumentet diplomatike dhe ekonomike. Ndërkaq përmes instrumenteve të BE-së, CEFTA-s dhe së fundmi Procesit të Berlinit ajo po insiston ta forcoj pozicionin e saj neokolonial që ia kishte arritur ta instalojë gjatë administrats së UNMIK-ut dhe selisë për gati dy dekada rresht, sa në krye të Republikës së Kosovës ia kishte arritur t’i katapultojë një vatg marionetash të saj të kahershme e të reja.

Këtu më poshtë po sjell disa nga shtyllat kryesore të kësaj politike:

1. Refuzimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës

Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, dhe konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj sovran, duke e cilësuar pavarësinë e saj si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Serbisë. Ky është një prej qëndrimeve më të forta dhe më të qarta të politikës së jashtme serbe.

2. Mbështetja në Rusinë dhe Kinën për bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës

Serbia mbështetet fuqishëm te aleatët e saj strategjikë, Rusia dhe Kina, për të bllokuar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sidomos në Kombet e Bashkuara. Rusia, si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka ndihmuar Serbinë në bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës në këtë forum dhe ka ndjekur një politikë të qartë mbështetjeje për integritetin territorial të Serbisë, duke e trajtuar Kosovën si pjeës të saj.

3. Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Një komponent tjetër kyç i politikës së jashtme serbe ka qenë lobimi aktiv në vendet e tjera për të tërhequr njohjet e Kosovës. Serbia ka pasur disa suksese në këtë drejtim, duke pretenduar se një numër vendesh kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Kjo përpjekje ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që e njohin Kosovën, duke penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

4. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën

Një aspekt tjetër i politikës së Serbisë është pjesëmarrja në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse Vuçiq ka marrë pjesë në këtë proces, politika serbe shpeshherë është fokusuar në vonimin, zvarritje dhe shmangien e një marrëveshjeje përfundimtare që përfshin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ndërkaq marrëveshjen e Brukselit [2023] e ka sabotuar dhe më në fund edhe e ka mohuar tërësisht. Serbia është përpjekur të përfitojë nga ky proces për të siguruar autonomi më të gjerë për serbët e Kosovës përmes imponimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një entitet që do të kishte një nivel të lartë autonomie në veri të Kosovës, që do të mund të përdorej si uverturë në procesin secioosenist dhe aneksim. [Një sprovë e kësaj natyre ishte agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjë – veri të Kosovës].

5. Angazhimi ekonomik dhe politik në komunitetet serbe në Kosovë

Serbia vazhdon të ketë ndikim të fortë në veriun e Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe mban lidhje të ngushta me Beogradin. Kjo përfshin mbështetjen ekonomike dhe politike për institucionet lokale serbe në veri dhe përpjekjet për të ruajtur praninë e saj përmes organizatave dhe institucioneve të kontrolluara nga Serbia.
Mbyllja së fundmi e komunave paralele dhe sistemit postar serb, e ka tronditur rëndë këtë ndikim të Serbisë dhe për rrjedhojë priten veprime të përshkallëzimit të masave nga Beogradi.

6. Përdorimi i tensioneve për të fituar përfitime diplomatike

Serbia shpesh përdor tensionet në raportet me Kosovën për të forcuar pozicionin e saj në bisedimet ndërkombëtare. Për shembull, ngritja e tensioneve në veri të Kosovës, shpesh e provokuar nga çështje që lidhen me kontrollin e territorit, përmbyllet me kërkesa për dialog, ku Serbia përpiqet të paraqitet si viktimë, repektivisht pala që kërkon zgjidhje për stabilitetin rajonal, ndërkohë që shmang lëshime thelbësore.

7. Bashkimi Evropian si motivues dhe frenues

Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë nuk është e gatshme ta njoh sovranitetin e Kosovës. BE-ja e ka bërë të qartë se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt anëtarësimit, por Serbia e përdor këtë kërkesë si një kartë negociuese për të marrë përfitime ekonomike dhe politike pa u angazhuar plotësisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

8. Ndarja e kufijve si opsion alternativ

Në disa momente, është përfolur për një ide të ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Kjo do të përfshinte ndryshime territoriale që do të rikonfiguronin kufijtë për të ndarë zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nga pjesa tjetër e vendit. Megjithatë, kjo ide ka hasur në kundërshtime të mëdha nga opozita atbotë në Koosëv [2018], por edhe nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Gjermania dhe SHBA, të cilët druheshin se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për ndryshimin e kufijve në rajon dhe sidomos në Ukrainë.

Përfundim

Gjeoekonomia është një komponent themelor i konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë, e cila përdor fuqinë ekonomike për të arritur qëllimet e saj strategjike. Përmes diversifikimit të marrëdhënieve tregtare, investimeve në infrastrukturë dhe përdorimit të mjeteve ekonomike si instrument diplomatik, Serbia po përpiqet të konsolidojë pozitën e saj në rajon dhe në skenën globale. Kjo qasje e lejon Serbinë të balancojë interesat e saj mes fuqive të mëdha dhe të ruajë një autonomi relative në politikën e jashtme.
Politika e jashtme e Serbisë ndaj Kosovës është një kombinim i refuzimit të njohjes, përdorimit të diplomacisë ndërkombëtare për të mbështetur qëndrimin e saj dhe përpjekjeve për të ruajtur ndikimin në veri të Kosovës. Serbia ka një strategji të sofistikuar për të mbajtur çështjen e Kosovës aktive ndërkombëtarisht, duke përdorur aleancën me Rusinë dhe Kinën, duke marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe duke shfrytëzuar tensionet për përfitime diplomatike.

__________________
1. “Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane”, kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë Rafael.
Do të ishte tepër e dobishme kjo marrëveshje për paqen në Ballkan, nëse do të përkonte me realitetin faktik!
[https://gazetadita.al/blerja-me-vlere-gati-tri-miliarde-euro-cfare-i-sjellin-serbise-avionet-franceze-rafale]
2. Shënim: Termi Komunitet i shumëfishtë u propozua nga Jonathan Morley-Davies, Jem Thomas, Grahem Baines dhe përkufizohet si “Shtetet ekzistuese jashtë mjedisit perëndimor të cilët kanë shfaqur një preferencë për t’u lidhur ose për të krijuar partneritet të veçantë me shtetet e zgjedhura në varësi të sferave me interes specifik.”
3. Dobrica Qosiq: -„Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno. Laž je srpski državni interes. Laž je u samom biću Srbina. U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
[Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për ndershmëri. Ne gënjejmë për lirinë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse. Gënjeshtra është interes kombëtar serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve.
Në këtë vend, çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë.”
4. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
5. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
6. https://www.politico.eu/article/fbi-dossier-reveals-russian-psy-ops-disinformation-campaign-election-europe/
7. – Intervistë: https://www.facebook.com/watch/?v=313294539803630
– Bolton: The division of Kosovo, idea of ​​Thaç and Vucic [https://www.respublica.al/2020/07/23/bolton-ndarja-e-kosov%C3%ABs-ide-e-tha%C3%A7it-dhe-e-vu%C3%A7i%C3%A7it]

VIDEO- Gardistët e partisë dhunuan edhe gazetarët tek parlamenti

Gardistët e partisë, përveç faktit se kanë penguar opozitën të hyjë në sallën e parlamenti, kanë dhunuar edhe gazetarët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Gazetarët që raportojnë zhvillimet në Kuvend janë penguar dhe janë shtyrë fizikisht nga Garda e Republikës si dhe administrata e Kuvendit për të ndjekur zhvillimet jashtë ambienteve të sallës plenare.

Është shumë shqetësuese që gazetarët të enjten nuk janë lejuar për të ndjekur seancën brenda saj siç ndodh çdo javë. Dera nga hyjnë gazetarët ishte e mbyllur dhe e paaksesueshme për median për të ndjekur seancën.

Kjo nuk është hera e parë, në fakt është një sjellje e përsëritur nga ana e Kuvendit dhe e Gardës dhe pavarësisht premtimeve të mëhershme se situata të tilla nuk do të përsëriten asnjëra prej të dyjave nuk e ka mbajtur fjalën.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë me anë të një reagimi i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Drejtuesve të Gardës të ndalojnë menjëherë të gjitha tentativat që ngjarjet me interes madhor të pengohen për t’u ndjekur nga gazetarët. sn

REL: Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë

Jetmira Delia-Kaci

Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputetët e Partisë Demokratike në opozitë vendosën para Kuvendit katër manekinë me me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit, njëherësh ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre, Osli Rama dhe Agron Xhafaj, të cilët opozita i akuzon për përfshirje kriminale.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën benzinë dhe u vunë flakën katër manekinëve, që i kishin veshur me “uniforma burgu”. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë duke shuar zjarrin.

Ndërkaq, në pritje të nisjes së seancës plenare, punonjësit e Gardës së Republikës mbyllën dyert për 24 deputetët e opozitës të përjashtuar përkohësisht nga punimet plenare.

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë vendosi të mërkurën përjashtimin përkohësisht për 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit tri ditë më parë.

Sekretariati vendosi – që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili. Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat.

Vendim ka hyrë në fuqi të enjten, kur Kuvendi duhej të zhvillonte seancën e radhës. Deputetët e opozitës u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë dhe kishte edhe konfrontime fizike, por nuk u lejuan të hynin në sallë. Disa deputetë demokratë nuk lejuan as ministrin e Financave, Petrit Malaj, të hynte në sallën e Kuvendit. Për shkak të kësaj situate nuk morën dot pjesë në punimet e Kuvendit as deputetët e opozitës, ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ketë zhvillim normal të seancave plenare.

“Ne do të veprojmë në raport me këtë godinë, me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër, ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe theksoi se në seancë duhet të ishin të pranishëm vetëm deputetët ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore nga Sekretariati i Etikës.

Seanca zgjati rreth 30 minuta, dhe në sallë ishin vetëm deputetët e shumicës, të cilët votuan vetëm një prej dy projektligjeve në rendin e ditës.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Publikohen pamjet- Marina amerikane shkatërron raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

“Dhjetëra” raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë “shkatërruar me sukses” nga dy luftanije amerikane, ka njoftuar zëdhënësi i marinës amerikane gjatë të mërkurës.

 

Flota e Gjashtë amerikane Arleigh Burke e udhëhequr nga luftanijet USS Cole (DDG 67) dhe USS Bulkeley (DDG 84), kanë “shkatërruar dhjetëra raketa iraniane në mbrojtje të Izraelit nga lindja e Detit Mesdhe”, ka bërë të ditur kapiteni i marinës amerikane Bill Urban.

Që të dy luftanijet “kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane”, shtoi Urban.

Marina amerikane madje publikoi dy video që shfaq momentin kur luftanije shkatërrojnë raketa nga Bulkeley.

Në kumtesë nuk është theksuar se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë që janë lansuar nga Irani e shkatërruar nga marina amerikane.

The U.S. Sixth Fleet guided missile destroyers USS Cole (DDG 67) and USS Bulkeley (DDG 84) engaged multiple Iranian ballistic missiles in defense of Israel from the Eastern Mediterranean Sea, October 1, 2024. pic.twitter.com/phN9mMpXMT

— U.S. Central Command (@CENTCOM) October 2, 2024

Profesoresha e Oksfordit: Rusia manipulon nacionalizmin në Evropë për propagandë e kaos, Serbia,është e lidhur me shtetin rus

Rusia shfrytëzon nacionalizmin në rritje në Evropë për të ndikuar dhe destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, thotë profesoresha universitare e “OXFORD”, Jennifer Cassidy. Ajo u përqëndrua në strategjitë e dezinformimit të Rusisë dhe në rolin që luan inteligjenca artificiale në këtë aspekt, duke reflektuar mbi pasojat e këtyre dinamikave në nivel global, përfshirë edhe rajone të tjera të ndjeshme si Lindja e Mesme.

Cassidy adreson lidhjet midis konflikteve, krizës së kostos së jetesës, dhe mënyrës sesi Rusia shfrytëzon situatën për të përhapu propagandën e saj.

“Unë mendoj se pushtimi i Ukrainës ka pasur një efekt shumë destabilizues në Ballkanin Perëndimor… Vendet si Serbia, janë më të lidhura me Rusinë dhe kjo ndarje brenda Ballkanit Perëndimor ka një efekt edhe më destabilizues në rajon dhe në të gjithë kontinentin. Ne jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të destabilizimit, nga kriza e kostos së jetesës deri te çështjet politike e deri te aleancat me Rusinë apo me Perëndimin… Pra, peizazhi gjeopolitik po ndryshon dhe ne nuk mund të parashikojmë se kur dhe si do të përfundojë kriza, por sido që të përfundojë, do të shohim që me zgjedhjet amerikane do të shfaqet një peizazh i ri gjeopolitik. Ky do të jetë një faktor kyç në mënyrën se si gjërat do të shkojnë”, thotë studiuesja e Teknologjisë që vjen nga Irlanda, Jennifer Cassidy.

Derisa ofron një analizë të efekteve destabilizuese që pushtimi i Ukrainës ka sjellë, profesoresha universitare nënvizon rëndësinë që ka përfundimi sa më shpejt i luftës pushtuese të Rusisë. Kjo, siç thotë ajo, për të parandaluar pasoja potencialisht katastrofike dhe nevojën për një qëndrim të vendosur përballë kërcënimeve në rritje.

“Ajo që ne po shohim është ngritja e nacionalizmit. Hungaria, siç e përmendët ju, zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Gjermania deklaron se ‘ne nuk mendonim se do të shihnim përsëri nacionalizmin e ekstremit të djathtë gjatë jetës sonë’. Dhe në këtë rast, Rusia shfrytëzon hendekun dhe hyn. Pra, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Dhe nuk është një drejtim i mirë ku ne po lëvizim, por nuk është diçka që BE-ja apo ndonjë vend në BE, për shembull, duhet të ul kokën dhe të mendojë se thjesht do të largohet, nuk do të largohet, ne duhet ta trajtojmë atë kokë më kokë dhe të sigurohemi që unë të kem një politikë dhe pengesë për të, në mënyrë që të mos jetë diçka që thjesht zhduket sepse ka disa pasoja katastrofike siç kemi parë në histori dhe besoj fuqimisht se do të ndodhë përsëri nëse nuk ndalet”, thekson ajo.

Intervista e plotë:

Unë mendoj se pushtimi i Ukrainës ka pasur një efekt shumë destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm në Evropën Perëndimore dhe natyrisht në Ukrainë, por edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë realisht të integruara në BE tani, por edhe vende të tjera, si Serbia, janë më të lidhura me Rusinë. Prandaj, kjo ndarje brenda Ballkanit Perëndimor ka një efekt edhe më destabilizues në rajon dhe në të gjithë kontinentin. Ne jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të destabilizimit, nga kriza e kostos së jetesës deri te çështjet politike e deri tek aleancat me Rusinë apo me Perëndimin.

Pra, peizazhi gjeopolitik po ndryshon dhe ne nuk mund të parashikojmë se kur dhe si do të përfundojë kriza, por sido që të përfundojë, do të shohim që me zgjedhjet amerikane do të shfaqet një peizazh i ri gjeopolitik. Ky do të jetë një faktor kyç në mënyrën se si gjërat do të shkojnë.

Problemi i nacionalizmit nuk është asgjë e re në shekullin e 21-të, në shekujt 20 dhe 19 ai ishte pararendës i disa luftërave të mëdha botërore, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të parandalojmë me ngritjen e nacionalizmit. Por krahas rritjes së nacionalizmit, gjatë historisë kemi përjetuar edhe një krizë në koston e jetesës. Arsyeja pse problemet (të Ukrainës dhe Rusisë) duhet të zgjidhen shumë, shumë shpejt, është sepse ato kanë një ndikim të madh në koston e jetesës në të gjithë Evropën. Dhe historia na ka treguar gjatë 200 viteve të fundit se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me ngritjen e nacionalizmit. Pra, ajo që ne po shohim është ngritja e nacionalizmit, Hungaria, siç e përmendët ju, zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Gjermania deklaron se ‘ne nuk mendonim se do të shihnim përsëri nacionalizmin e ekstremit të djathtë gjatë jetës sonë’. Dhe në këtë rast, Rusia shfrytëzon hendekun dhe hyn. Pra, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Dhe nuk është një drejtim i mirë ku ne po lëvizim, por nuk është diçka që BE-ja apo ndonjë vend në BE, për shembull, duhet të ulë kokën dhe të mendojë se thjesht do të largohet. Nuk do të largohet, ne duhet ta trajtojmë atë kokë më kokë dhe të sigurohemi që unë të kem një politikë dhe pengesë për të, në mënyrë që të mos jetë diçka që thjesht zhduket sepse ka disa pasoja katastrofike siç kemi parë në histori dhe besoj fuqimisht se do të ndodhë përsëri nëse nuk ndalet.

Siç e përmenda më parë, Rusia është një nga më të mëdhenjtë, nuk e them në një mënyrë të mirë, por një nga strategët më të mëdhenj të dezinformimit, dhe ne e pamë këtë në zgjedhjet e vitit 2008, kur Obama në fakt shkarkoi tetë diplomatë rusë. Koventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e dëboi atë nga SHBA, gjë që shumë njerëz nuk e dinë, por ai duhej ta dëbonte për ndërhyrje në fushatën zgjedhore për shkak të rrjeteve sociale. Pra, ishte hera e parë që pati një ndikim. Por që atëherë, Rusia ka fituar kaq shumë fuqi vetëm nga taktikat e saj të dezinformimit dhe mjetet e saj, dhe në kaq shumë formate: bots, operacione të fshehta, shtete proxy, sinjale të ndryshme, siç thatë ju, Telegram. Ata janë ekspertë në krijimin e narrativave të ndryshme strategjike dhe kjo është puna ime, të cilën e kam ndjekur për gati 16 vjet, që nga 21 nëntori 2013, kur Ukrainës iu caktua zgjerimi në BE. Pra, ata (Rusia) janë mjeshtër në këtë. Dhe ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë të përditësuar sepse po ndryshon kaq shpejt, veçanërisht me ardhjen e inteligjencës artificiale, e cila tani është fusha ime kryesore e kërkimit. Është shumë e vështirë të vazhdosh me ritmin e inteligjencës artificiale dhe mënyrën se si njerëzit e përdorin atë, sepse duhet të mësosh jo vetëm se si njerëzit e përdorin atë, por edhe si ta ndalosh atë. Pra, kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha në të ardhmen.

Kur u ktheva në dhomën time mbrëmë, pashë që kjo kishte ndodhur dhe kalova tre orë duke e parë. Nuk mund ta besoja që Irani më në fund e kishte bërë këtë, sepse mendoj se në atë kohë kishte 250 raketa balistike të drejtuara në Iron Dome. Natyrisht që nuk jam diplomate, por jam irlandeze. Unë e mbështes plotësisht politikën e jashtme irlandeze, e cila nuk përkon me politikën e jashtme të vendeve të tjera.

Por kur shikoj se çfarë ndodhi me Iranin, tani kemi të bëjmë me lojtarët kryesorë dhe kjo është më se e rrezikshme. Ky nuk është një term shumë akademik, por është e frikshme që tani është përfshirë Irani.

Me siguri nuk mund të prisni që Izraeli të nisë një tjetër sulm tokësor në Liban dhe dikush të mos hakmerret, por Irani të hakmerret? Nuk duhet të harrojmë se SHBA-të, një nga kundërshtarët e saj më të mëdhenj, përfshirë Putinin, janë afër.

Kjo tashmë ka një efekt të madh destabilizues në Lindjen e Mesme, por, kjo është një situatë e frikshme dhe për të cilën personalisht jam e shqetësuar për të thënë thjesht se është një fjalë e zbehtë, por nuk dua të them të presim dhe të shohim. Unë mendoj se ne duhet të luftojmë politikanët, si gazetarë dhe gjithçka, mendoj se duhet të themi bindjet tona, të themi të vërtetën, të sigurohemi që faktet të jenë kryer të gjitha, të emërtojmë njerëzit që duhet të sfidohen, të marrim atë narrativën strategjike me të vërtetën atje. Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur, nuk është koha për të mbështetur njerëzit që shkelin ligjin ndërkombëtar, sepse jo vetëm stabiliteti i një rajoni varet fjalë për fjalë nga ai, por potencialisht shpërthimi i një lufte globale./The Geopost

Kush prek Ambasadat “vdes” metaforikisht në profesion- Nga ALBA KEPI

Kush prek të fortit “vdes” e jo aq metaforikisht profesionalisht!
Kush prek paratë e politikës e horrave në shêrbim tê saj, vdes totalisht në ekzistencën e të qënit profesionist!
Prej 12 e më shumë vitesh bashkë me kulturën e kurvllikut, hajdutllikut, nepotizmit, bandizmit, rushfetit, klientelizmit, kodoshllikit, oligarkizmit e favorizmit është konsoliduar dhe ajo e rehatisë.
Ambasadat e Ambasadorët nuk duhen prekur ndryshe humbasin avantazhet, financimet, rrugët e privilegjit, shkollimet, bursat për ta e fëmijët e tyre. Humbasin vizat e Green Card-et më të cilat rehatohen në kthinat e shpirtit që sido të shkojnë punët e kanë një rrugë dalje.
Kush humbasin?
Ata të fortët e politikës, sipërmarrjes, medias, produksionit, drejtësisë e krimit.
Është modeli i politikês së vjetêr që ecën para falë atyre që zgjedhin të mos flasin.
Cdo zyrë diplomatike në Tiranë pret cdo orë cdo politikan e parësor të gjithë deputetët e Parlamentit Shqiptar.
Por kur në zyrat e diplomacisë ulen deputetë që evitojnë të flasin, bashkëfajtorë bëhen të gjithë në këtë heshtje diplomatike.
Por kur nê zyrat e diplomacisë ulen modele politikanêsh, plot hije e kompromise, oligarkizmi e bandizmi, app-esh e dosjesh, heshtja diplomatike ka bashkëfajtorë.
Nëse dje Ambasadat e diplomatët ishin fajtorë për heshtjen, sot kanë bashkëfajtorë për të evituar problemin.
Zjarri i të drejtave të shkelura u takon qytetarëve, e ky zjarr duhej ngitur flakë në sallën ku u vulos heqja e mandatit të deputetit të liderit të opozitës.
Ajo ditë heshtje është datë turpi e bashkëfajësimi me heshtjen e diplomacisë.

A po rrezikohet Ballkani nga një luftë e re, gjeneral major Racaj paralajmëron: Serbia çdo ditë po armatoset, është kërcënim

Bota aktualisht po përballet me dy luftra të ndryshme, që kanë filluar për disa vite më radhë. Derisa lufta Rusi-Ukrainë po mbush gati tre vite, po zhvillohet edhe lufta në mes të Izraelit dhe Iranit.

Sado me kërkesat dhe përpjekjet e shteteve të tjera të mëdha, që këto luftra të përfundojnë, ato ende janë duke u zhvilluar.

Më tensione dhe kërcënime po përballet edhe Ballkani. Një situatë e rëndë në këtë pjesë ishte parashikuar që kur filloi lufta në Ukrainë. U tha se Rusia do të përkrahte Serbinë gjenocidale që të shkaktoj tensione në Ballkan, e më së shumti në Kosovë.

Gjeneral major Muhamet Racaj, ka folur në një intervistë lidhur me atë se, a mund të ndikojnë luftërat tjera në botë, që në Ballkan të ketë një luftë të re?

“Bota vërtetë po përballet me përsëritjen e dimensioneve të ngjarjeve dhe lëvizjeve të viteve të 1920-30 ta të shekullit 20, prandaj mesazhet e tilla duhet të kuptohen në thelb.  Nëse sot Putini është Hitleri i ri, Kina është njëlloj BRSS-je në ngritje, Irani është Perandoria e mbetjeve fashiste teokratike, Koreja Veriore është kombinimi i të gjitha logjikave të dhunshme, ndërsa shumë shtete në Afrikë tashmë janë rikthyer nën regjime të egra ushtarake. Në këtë situatë, me përhapjen e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zjarri mund të përfshijë lehtësisht Ballkanin Perëndimor. Fuqitë e mëdha janë kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë dhe udhëhiqen nga parimi “çfarë është e mirë për ta është e keqe për ne”, pra: “kush kujt”, vlerëson Racaj.

Ai thotë më tutje se, bashkësia ndërkombëtare ka marrë masa parandaluese dhe është e vendosur që zona e Ballkanit Perëndimor nuk guxon të rikthehet as në Luftërat Ballkanike as në luftën e parë botërore dhe as në Luftërat Gjenocidiale të Millosheviqit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë anëtarë të NATO-së dhe janë nën ombrellën e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, kurse në Republikën e Kosovës është misioni i NATO-së, KFOR mendoj se është e pamundur për momentin të ketë një luftë në Shtetet e Ballkanit edhe pse Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për shtetet e Ballkanit. Mund të ketë konflikte të brendshme në shtetet e Ballkanit me ndikimin e luftës hibride Serbo-Ruse”, u shpreh ai.sn


Send this to a friend