Parlamenti i Republikës Sërpska veçse ka ndërmarrë disa iniciativa që mund të çojnë drejt ndarjes nga Bosnja.
Andy Heil
Mirko Zeçeviq Tadiq ishte pjesëtar i Këshillit për Mbrojtje kroate gjatë luftës së Bosnjës. Ai kishte arritur moshën madhore në kohën kur shpërthyen luftimet më 1992 dhe më pas humbi këmbën e tij të djathtë gjatë konfliktit ndërmjet shumicës boshnjake, serbëve dhe kroatëve, që jetonin në ish-republikën Jugosllave.
Pothuajse tri dekada më vonë, 47-vjeçari, banor i Bërçkos, në veri të Bosnje e Hercegovinës, është pjesë e grupit për mbështetjen e veteranëve, që quhet Pravipozar.
“Ne humbën shumë në luftë: miq dhe të afërm. Asnjëri nga ne nuk fitoi diçka, pavarësisht se ku është”, tha Tadiq për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Grupi për mbështetjen e veteranëve Pravipozar.
Përveç se ndihmon ish-ushtarët nga të gjitha entitetet, ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi takohen edhe me gjeneratat e reja për t’iu treguar eksperiencat e tyre lidhur me tmerret e luftës në Ballkan.
“Ne duam të tërheqim vëmendjen në faktin se ne që ishim në atë luftë në vitet 1990 dhe që përjetuam sfidat më të mëdha, të theksojmë nevojën për të folur dhe për të ecur drejt një jete më të mirë. Ne nuk kemi nevojë të flasim për një luftë të re ose për një konflikt të ri”, tha Tadiq.
Mesazhi i këtyre veteranëve të luftës kishte një peshë të re më 2021 teksa u rrit frika për një shpërbërje të rrëmujshme të Bosnjës, e cila ende qeveriset sipas marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit, që ndan vendin në një federatë boshnjake dhe kroate dhe një entitet me shumicë serbe, e njohur si Republika Sërpska.
Këto shqetësime janë nxitur nga krizat kushtetuese dhe kërcënimet për shkëputjen e serbëve të Bosnjës, së bashku edhe me bojkotimin e planifikuar të zgjedhjeve kombëtare që mbahen më 2022. Ankesat e bëra për dekada të tëra kanë hidhëruar kroatët e Bonjës, të cilët janë të pakënaqur me përfaqësimin e tyre në institucionet federale dhe kombëtare.
Disa boshnjakë, dhe disa vëzhgues të jashtëm, kanë shprehur shqetësimin e tyre se nëse viti 2022 mund të jetë viti kur mund të gjitha këto pakënaqësi mund të çojnë në konflikt të armatosur.
“Viti i 2022, dhe ndoshta edhe një periudhë pak më e gjatë, do të jetë vendimtar”, tha Marko Prelec, konsulent dhe analist për Ballkanin, që punon edhe për Grupin e Krizave. Ai e cilëson atë si “ndoshta krizën më serioze, të paktën në 20 vjetët e fundit, pra që nga vitet e hershme të Dejtonit”.
Ai nuk është i vetmi që ka këtë mendim.
‘Kërcënimi ekzistencial’ i Bosnjës
Përfaqësuesi i ri i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara se situata paraqet “kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës” në Bosnje.
Shumica e analistëve pajtohen. Por, ata thonë se përderisa nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia se mund të ketë dhunë në shkallë të gjerë, një mundësi e tillë ka pak gjasa të ndodhë, për një sërë arsyesh.
“Unë mendoj se është kërcënim ekzistencial për Bosnjën, por jo në kuptimin që do të ketë kthim në luftën e stilit të viteve ‘90”, tha Toby Vogel, analist për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtor në Këshillin e Politikave të Demokratizimit.
“Mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, ndoshta është edhe e pamundur – edhe pse nuk do të doja domosdoshmërish të thosha se kështu do të ndodhë”, shtoi ai.
Rreth 105,000 persona vdiqën në luftën e Bosnjës që u zhvillua në vitet 1992-95. Shumica e viktimave, apo dy e treta e tyre ishin boshnjakë, ndërkaq 23,000 ishin serbë dhe 9,000 kroatë, kanë thënë hulumtuesit e krimeve të luftës në Hagë. Ky konflikt ishte veçanërisht brutal për shkak të “spastrimit etnik” që shoqëroi luftimet.
Analistët thanë se që atëherë popullsia e Bosnjës është plakur në mënyrë të konsiderueshme, pjesërisht falë një eksodi të të rinjve që kërkojnë punë dhe perspektivë më të mirë jashtë vendit, dhe popullsia e këtij shteti ka më pak trajnime ushtarake dhe ndoshta edhe më pak armë. Territori i Bosnjës tani gjithashtu është më shumë homogjen etnikisht.
Por, ata janë të brengosur për fatin e shtetit, për tre milionë banorët e Bosnjës dhe për rajonin.
“Kërcënimi ekzistencial për Bonjën unë nuk e shoh aq shumë si një luftë ndërmjet forcave të armatosura të organizuara, por më shumë në përshpejtimin e shpërbërjes graduale të shtetit të përbashkët, të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës”, tha Vogel.
Ai shtoi se “është intensifikuar shkatërrimi i themeleve të shtetit”.
“Ajo çfarë mund të ndodhë është një nivel më i ulët i dhunës që çon në ‘konflikt të ngrirë’ dhe në thelb, në një shtet të dështuar. Dhe ne nuk na duhet edhe një Transdniester ose një edhe një Oseti Jugore në Ballkan”, tha Prelec duke iu referuar konflikteve të pazgjidhura në rajonet e shkëputura në Moldavi, respektivisht në Gjeorgji.
Kampe të “mira” dhe të “këqija”?
Ka një konsensus të përgjithshëm të të gjithë vëzhguesve në Ballkan se korniza e Dejtonit ishte e suksesshme në rikrijimin, e të paktën një shteti pjesërisht funksional dhe lejimin që njerëzit të jetojnë jetën e tyre. Por, ata mendojnë se marrëveshja ka dështuar të vendosë një themel të qëndrueshëm kushtetues. Në mungesë të një alternative më të pranueshme, kjo marrëveshje ndoshta duhet të jetë e mjaftueshme tani për tani.
“Ndoshta pika më e rëndësishme është se ju keni një situatë ku përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme – sido që duan ta definojnë veten e tyre – janë të ndarë pothuajse 50 me 50 në mes të atyre që duan të vazhdojnë projektin e shtetndërtimit dhe të punojnë edhe më shumë në qeverinë shtetërore me seli në Sarajevë, dhe atyre që duan ta kthejnë atë, ose deri në një pikë të një federate me më shumë liri ose të shkojnë deri në shpërbërjen e institucioneve aktuale përmes ndarjes dhe pavarësisë”, tha Prelec.
Ka një korrelacion midis përkatësisë etnike dhe përkushtimit për një kombësi boshnjake apo të institucioneve kombëtare, tha ai, por gjithashtu ka një kryqëzim “që nuk është i papërfillshëm” ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, të cilët nuk pajtohen me shumicën e tyre përkatëse.
“Kjo nënkupton se askush nuk mund të marrë iniciativën”, tha Prelec. Ai argumentoi se ka një keqkuptim lidhur me atë se “shteti është i ndarë në kampe ‘të mira’ dhe të ‘këqija’ dhe se në ‘kampin e keq’ janë nacionalistët dhe në atë ‘të mirë’ janë qytetarët progresivë, pro-shtetërorë dhe pro-evropianë”.
“Kjo me të vërtetë na pengon që të kuptojnë se të gjitha partitë, në fund të fundit, po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të mirë për zgjedhësit e tyre”, tha Prelec.
Faktori Dodik
Në krejt këtë situatë, Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në largim, Valentin Inzko në muajin korrik të vitit 2021 vendosi që të ndalojë mohimin e gjenocidit, vendim ky që zemëroi anëtarin serb të Presidencës trepalëshe, Millorad Dodik.
Inzko përdori fuqitë e tij për të ndaluar mohimin e gjenocideve të njohura në Bosnje apo ndërkombëtarisht, siç është masakra në Srebrenicë më 1995, ku forcat serbe të Bosnjës vranë 8,000 burra dhe djem, kryesisht myslimanë. Ai po ashtu rrëzoi disa vendime për nderimin e disa kriminelëve të dënuar të luftës si dhe ndaloi gjuhën e urrejtjes.
Ekspertët thanë se pavarësisht sa qëllime të mira ka mundur të ketë pasur vendimi i Inzkos, ky vendim ishte shumë i papëlqyer në mesin e shumë serbëve dhe ndoshta u mor në kohë të gabuar, pasi Inzko po përgatitej që t’ia dorëzonte mandatin pasardhësit të tij, Schmidt.
“Kjo me të vërtetë e zemëroi Dodikun”, tha Vogel. Me kërkesën e Dodikut, ligjvënësit e Republikës Sërpska dhe presidentja e kësaj republike, në muajin tetor sfiduan autoritetin e Komisionarit të Lartë duke ndaluar zbatimin e kufizimeve të tij dhe duke ndaluar sugjerimet se Republika Sërpska është krijuar si rezultat i spastrimit etnik.
Dodik po ashtu njoftoi se Republika Sërspka shumë shpejt do të tërhiqej nga ushtria e përbashkët e shtetit, nga institucionet e drejtësisë dhe administrata tatimore dhe do të vendosë autoritetin e saj kufitar.
Me autoritetin e diskutueshëm, Parlamenti i Republikës Sërpska që atëherë ka shtyrë përpara përpjekjet për ndarje, ka bërë thirrje për draftimin e një kushtetute të re dhe i ka shpallur jokushtetuese të gjitha ligjet që i ka nxjerrë Përfaqësuesi i Lartë.
Është e paqartë sesa e thellë është mbështetja për Dodikun ose deri ku është ai i gatshëm të shtyjë kërkesat e tij. Duke i qëndruar pas kërcënimit të tij të kamotshëm se do të shpallë pavarësinë nga Bosnja, jo vetëm që do ta dëmtojë kornizën e Dejtonit, por mund të nxisë dhunë në shkallë të gjerë.
Prelec tha se “interpretimi më shpresëdhënës është se ajo që Dodiku dëshiron është një lloj marrëveshjeje relativisht lehtë e rinegociuar, që thjesht do të forconte autonominë që ata tashmë e kanë”.
Analistët sugjerojnë se nuk ka një masë kritike brenda komunitetit të serbëve të Bosnjës për të shtyrë përpara përpjekjet për ndarje, megjithëse Dodiku edhe në të kaluarën është njohur si njeri që bën deklarata për gjëra që nuk mund të realizohen.
“Dodiku është shumë i mirë në testimin e vijave të kuqe dhe për të parë sesa larg mund të shkojë dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që po shohim tani”, tha Florian Bieber, drejtor në Qendrën për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit.
Ai tha se Dodiku edhe në të kaluarën ka kërcënuar se do ta shkatërrojë shtetin e Bonjës dhe tani ai “po e bën këtë më të imagjinueshme dhe në një formë po shtyn përpara agjendën e tij”.
Mlladen Lisanin, hulumtues në Institutin për Studime Politike në Beograd, paralajmëron se nëse Dodiku është i papërgatitur për të organizuar dhunë në përpjekjen e tij që të fitojë pavarësinë, deklaratat e tij dhe kundërkërcënimet që pasojnë, rrezikojnë pasoja të rënda në një shoqëri, siç është ajo e Bosnjës.
“Mendoj se edhe për (Dodikun) dhe rrethin e tij të ngushtë të këshilltarëve dhe njerëzve që punojnë për të, dhuna fizike aktualisht është vijë e kuqe, sepse në fund të fundit, ka shumë të ngjarë që do të ishte një goditje fatale për karrierën e tij politike, në terma afatgjatë – edhe nëse ai nuk i intereson jeta e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska dhe në Federatën e Bosnje e Hercegovinë”, tha Lisanin.
“Rreziku është, sigurisht, se nëse nuk jeni gati të veproni në lidhje me kërcënimet tuaja për përdorimin e forcës, kjo nuk nënkupton që dikush tjetër nuk iu merr seriozisht sepse askush nuk është i obliguar që të kuptojë logjikën tuaj politike që fshihet pas retorikës suaj të ashpër”, shtoi ai.
Ngërçi rreth zgjedhjeve
Ndërkaq, një krizë tjetër tashmë ka paralizuar institucionet e tjera, veçanërisht ato në Federatën boshnjake dhe kroate dhe kërcënon që të prishë zgjedhjet që janë paraparë të mbahen në tetor, të cilat veçse janë dëmtuar për shkak të paralajmërimeve për bojkot, si nga serbët, ashtu edhe nga kroatët.
Kroatët e Bosnjës për vite me radhë janë ankuar se për dallim nga boshnjakët dhe serbët, ata nuk kanë shumicë në asnjë “entitet”, që doli si rrjedhojë e kornizës së Dejtonit.
Anëtari kroat i Presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy zgjedhjet e fundit duke u mbështetur në fuqinë e votave nga shumica boshnjake pa mbështetjen e partisë më të madhe të etnisë kroate, Bashkimit Demokratik Kroat të Dragan Çoviqit.
Boshnjakët me vendosmëri i kanë rezistuar thirrjeve për formimin e një qarku me shumicë kroate, duke e shtyrë Çoviqin dhe partinë e tij që të ndërpresë bashkëpunimin me homologët e tij boshnjakë në shumë forume.
“Qartësisht, Republika Sërpska dhe Dodiku janë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të retorikës së tij të ashpër, por mendoj se situata me përfaqësimin kroat në Presidencën e shtetit duhet të adresohet dhe duhet të adresohet shumë shpejt”, tha Lisanin.
Shumë vendime të Gjykatës evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Komisionit të Venecias kanë bërë thirrje për ndryshime që do të eliminonin sistemin aktual që bazohet në etni për votuesit dhe kandidatët në Bosnje.
Sipas Lsanin, kjo është një prej atyre krizave që thjesht kanë ndodhur gjatë 26 vjetëve të fundit.
“Në periudha të ndryshme, ato (krizat) shfaqen në forma të ndryshme, por realisht asnjëherë nuk janë tejkaluar”, tha Lisanin.
Shtetet e Bashkuara kanë emëruar Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për reformën zgjedhore në Bosnje. Emërimi i Palmerit është bërë në përpjekje për të ndihmuar në kapërcimin e ngërçit lidhur me reformën. Vogel sugjeroi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja “do të bëjnë gjithçka që të sigurohen që këto zgjedhje të mbahen”.
Ai tha se është në dijeni për kërcënimet e bëra nga Dodiku dhe Çoviqi për bojkot dhe ndoshta për të prishur zgjedhjet e tetorit, por paralajmëroi kundër koncesioneve afatshkurtra, të cilat, sipas tij, “thellojnë ndarjet artificiale dhe forcojnë fuqinë e partive nacionaliste”.
“Kështu që tani mund të jetë një moment i presionit të madh, i kontestimit të madh”, tha Vogel.
Afati po afrohet për miratimin e reformës zgjedhore, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet e tetorit. Për këtë reformë kërkohet një marrëveshje e përgjithshme, e cila do të duhet të zbatohet të paktën gjashtë muaj para mbajtjes së votimeve.
“Në Bosnje gjithmonë ka dritare të ngushta mundësish, momente kur mund të përfshihesh në reforma – dhe këtë nuk mund ta bësh në vitet zgjedhore”, tha Bieber.
Ai nuk parashikoi se mund të dalë në një periudhë të shkurtër ndonjë alternativë për kushtetutën e Dejtonit.
“Nuk shoh se mund të ndodhë një gjë të tillë në një të ardhme të afërt”, tha Bieber.
“Dhe, çfarëdo reformash të Dejtonit që do të bëhen, ato nuk do të mund ta ndryshojnë dinamikën e përgjithshme të vendit në një formë thelbësore, sepse cilado qoftë zgjidhja, në të ende do të jetë e përfshirë një Republikë Sërpska, ato sërish do të ketë aktorë politikë të ndarë në bazë etnike… dhe sistemin klientelist që ata kanë ndërtuar gjatë dekadave të fundit”, shtoi ai.
Ndërkaq, sipas Lisanin, është e papërshtatshme dhe potencialisht e rrezikshme të kesh institucione që nuk funksionojnë, veçanërisht në një periudhë afatgjate.
“Megjithatë, ajo çka është më e rrezikshme është që të trajtoni zhvillimet e përditshme si ngjarje të izoluara dhe incidente të izoluara, dhe të mos e shihni të gjithë këtë në një kontekst të procesit që ka vazhduar për mbi 20 vjet dhe shumë lehtë mund të zgjasë edhe në dhjetë apo 20 vjetët e ardhshëm”, tha Lisanin.
Ai sugjeroi se tani për tani do të mjaftonte “të dërgohej sinjal tek aktorët politikë se ata njihen si përfaqësues legjitim brenda komuniteteve të tyre”.
Sinjalet e rrezikshme
Por, zgjidhjet e shpejta për një shtet që ka probleme të rrënjosura kaq thellë, i bëjnë të tjerët më nervozë.
“Unë nuk jam dikush që besoj se stabiliteti është gjëja më e rëndësishme që mund të arrihet. Unë mendoj se një qeveri e përgjegjshme dhe demokratike, në fund të fundit, është më e rëndësishme sesa nëse një situatë e veçantë për momentin është paksa e paqëndrueshme”, tha Vogel.
Por, ai paralajmëroi se “problemi është se ne kemi hequr të gjithë parmakët mbrojtës”. Lejimi i liderëve etnikë si Dodik dhe Çoviq të “detyrojnë komunitetin ndërkombëtar të diskutojnë për çështje që vërtetë do të duhej të ishin të panegociueshme”, sipas Vogel, është gabim.
Ekspertët kanë treguar se cilat gjëra duhet të shikohen më 2022 për të kuptuar se nëse në të vërtetë Bosnja do të shpërbëhet.
Ata kanë thënë se shpallja e pavarësisë nga Republika Sërpska apo formimi zyrtar i ushtrisë së Republikës Sërpska – dy gjëra që Dodiku veçse i ka diskutuar publikisht – mund të jenë një prej momenteve të tilla që do të linin të kuptohet se Bosnja do të shpërbëhet.
Prelec tha se për të “një situatë ku dy palët thjesht po injorojnë ligjet e njëra-tjetrës, janë një sërë hapash në rrugën e shpërbërjes”.
“Përveç kësaj, shtoni edhe faktin që njerëzit që do të zgjidhen në zgjedhjet e tetorit nuk do të njihen nga gjysma e shtetit për shkak të bojkotit, dhe ky do të jetë një hap tjetër i madh”, shtoi Prelec.
Vogel tha se dhuna mund të jetë një shkaktar tjetër i pakthyeshëm.
“Nëse krijohen kushtet për luftë, kjo nuk do të jetë për fajin e popullit të Bosnje e Hercegovinës”, thanë aktivistet kundër luftës, Gorana Mlinareviq dhe Nela Porobiq në një koment të publikuar në nëntor mbi “luftën e parashikuar”. Ato fajësuan elitat etno-nacionaliste dhe komunitetin ndërkombëtar, përgjigja e të cilëve, padyshim “që krijoi më shumë tension”.
Ato thanë për Radion Evropa e Lirë se disa lexues kanë shprehur lehtësim se “më në fund një zë kundër luftës doli në hapësirën publike”.
“Njerëzit që kanë jetuar në vitet ’90 natyrisht se kurrë më nuk do të mund të thonë ‘lufta është diçka e pamundur’ sepse e kanë jetuar një luftë dhe e dinë se asgjë nuk është e pamundur, por sërish ideja është që ata nuk e duan (një luftë të re). Njerëz të tjerë duan luftën për ta”, shtuan ato.
Gjetja e ndonjë alternative të mundshme për arkitekturën e Dejtonit do të kërkonte një mendim të guximshëm dhe kreativ.
“Unë jam personi i fundit që mund të pretendoj se një gjë e tillë është e lehtë”, tha Vogel, “por, mënyra sesi nuk do të mund ta kapërceni atë është duke vazhduar së fuqizuari liderët nacionalistë”.
Ndërkaq, sipas Bieber, “interpretimi optimist i pesimizmit” është se ndryshimi do të vije nga vetë forcat shoqërore të Bosnjës dhe nga vetë forcat e saj politike që padyshim janë jopopullore, në vend se ndryshimet të imponohen nga jashtë.
“Unë mund të imagjinoj shfaqjen e alternativave politike, edhe nëse ato nuk janë ende të dukshme apo mjaft të fuqishme për të ndryshuar realisht dinamikën”, tha ai, “por, kjo nuk nënkupton që ato nuk të mund të fuqizohen në kohën e duhur”.
Duke paraqitur një mendim të ngjashëm, Prelec përshkroi lehtësinë me të cilën boshnjakët i shohin linjat, kryesisht të pacaktuara, ndërmjet etnive më të përafruara, që përbëjnë këtë shtet.
Në varësi të rrugës që zgjidhni, një udhëtim me makinë nga Sarajeva në Banjallukë mund të bëjë që të kaloni disa herë në Federatën boshnjake e kroate dhe Republikën Sërpska, dhe dallimi i vetëm është se tabela njoftuese mund të jetë ose në latinisht ose në cirilik.
“Nuk e keni idenë se ku është vija ndarëse dhe askush nuk e di”, tha Prelec.
Me të gjitha të metat, Prelec e vlerësoi marrëveshjen e Dejtonit për qëndrueshmëri, të paktën pjesërisht.
“Ekziston një lloj fondi apo rezervuari i vullnetit për bashkëjetesë që vjen nga thjesht të jetuarit në mënyrë paqësore për 26 vjet. Veçanërisht për të rinjtë, sepse ata kanë lindur në këtë botë, në këtë Bosnje të Dejtonit”, tha Prelec.
Në vendet perëndimore, me demokraci të konsoliduara, liberale, me pronë private kuptojnë fuqinë për të zotëruar pasuri të paluajtshme e të luajtshme nga ana e një personi fizik apo juridik, fuqi kjo e njohur juridikisht dhe që përjashton çdo ndërhyrje nga ana e shtetit apo të huajve në trashëgiminë e individit. Prona private tregon për dashurinë e drejtësinë ndaj vetes dhe i garanton njeriut pavarësinë, lirinë e zotërimit dhe autonominë, duke qëndruar kështu në lidhje të ngushtë me dinjitetin dhe të drejtat e tjera të personit njerëzor. Në këto 35 vjet shtet, të ashtuquajtur demokratik, Shqipëria i ngjan një anije pa vela, që e përplasin dallgët sa majtas djathtas, por as një herë nuk e nxjerrin në bregun e shpresës. Më shumë se kushdo tjetër, pushteti “Demokratik” gjatë qeverisjes 35- vjeçare ka përdorur arrogancën, arbitraritetin, padrejtësinë, në kurriz të persekutuarve dhe pronarëve legjitim të pambrojtur. Sa herë ka ndryshuar pushteti, lideri që ka ardhur në pushtet ka linçuar si një himn triumfal para shqiptarëve, se nuk e ndryshoj Ligjin famëkeq 7501, që ka skllavëruar pronarët legjitim. Ky angazhim skifterësh grabitqar të pushtetarëve, është bërë lajtmotivi i qeverisjes së korrupsionit, jo vetëm të pasurive të pronarëve individë, por edhe të pasurisë kombëtare, si miniera, pyje, kullota, hidrocentrale etj..
Kombi nuk ka nevojë të bëhet i egër, për të qenë i qëndrueshëm”, na mëson Franklin Ruzvelt. Kushdo që merr pushtetin dhe nuk di të qeverisë, bëhet uzurpator dhe pronar i gjithë pronave. Këtë fatkeqësi po e përjeton Shqipëria, ku pas vitit 1991, erdhën në pushtet revolucionar të Partisë së Punës, që ishin jo vetëm të paditur, të çoroditur, pa eksperiencë për të qeverisur ekonominë e tregut, por edhe aventurierë karrieristë të uritur e të etur për të sunduar me dorë të hekurt. Aftësia për të mohuar, dënuar e privuar pronarin nga prona personale është sjellje tipike e diktatorëve. Shteti, nëpërmjet pushtetit të tij absolut, pushtoi pronat e pronarëve dhe u shpall vetëpronar, duke ua shpërndarë fshatarëve me ligjin 7501, ose pronat e fermave rreth qyteteve ua dhuroi të zbriturve nga malësitë e veriut e të jugut si t’i kishte pronat e veta. Në një vend që sundon një njeri, nuk mund të ketë kurrë demokraci. Sundimtarët harrojnë premtimet dhe gënjeshtrat e tyre elektorale, por populli nuk harron kurrë. Qeveritë e dhunshme, kundër të drejtave të pronarëve dhe në dëm të popullit të vet, të mos harrojnë se një ditë do kenë një fund tragjik, kushdo qofshin ata… “Pushteti legjislativ është zemra e shtetit, pushteti ekzekutiv, truri i tij”, – thotë ZH. Zhakë Ruso. Kur kombinohen mirë këto dy fuqi për të mirën e përbashkët, suksesi është i garantuar.
Kuvendi i “Dukati”, të bashkërenduara edhe me simotrat e tyre që vuajnë nga e njëjta “sëmundje”, duhet të ndërgjegjësojnë dhe të motivojnë çdo individ, se pa vajtur prona tek i zoti nuk mund të ketë liri, demokraci, mirëqenie e miqësi midis palëve. Duhet t’i vrasë ndërgjegjja të gjithë ata që shfrytëzojnë pronën e tjetrit, që e kanë marrë nëpërmjet sekserit të paprecedent në këto 35 vjet, që e ka emrin: “Pushteti i pushtimit të pronave të pronarëve legjitim”. Prona nuk është kontribut i një apo më shumë individësh të sotëm. Ajo është pasuri e trashëguar në breza. Ligji absurd 7501 është ligji varrmihës i demokracisë, së bashku me heqjen e ligjit të dënimit me vdekje përbëjnë dy fatkeqësitë e demokracisë shqiptare, që po e mbajnë peng kombin dhe sjellin për ditë krime dhe mort. Pa u çliruar nga këta dy vargonj të kobshëm, populli do të jetë vazhdimisht në robëri.
DREJTËSIA DHE DASHURIA SHOQËRORE
Morali dhe virtyti i dukatasve, tragjasiotëve dhe radhimjotëve duhet të trokasë në ndërgjegjen e tyre dhe të dalin e të ngrihen mbi interesat e tyre vetjake për të gjetur një konsensus me pronarët e vërtetë që i quajnë “ish”, që në fshatrat tanë, kjo pasthirrmë përdorej kur trembin pulat. Konfliktet, kapërcehen me anë të mirëkuptimit dhe pajtimit. Është koha që individët brenda komunitetit të gjejnë gjuhën e përbashkët, nëpërmjet një gjykimi me mençuri të problemeve delikate. Të tregohen të virtytshëm. Virtyti është shëndeti i shpirtit dhe kështu do ta ndiejnë veten më të qetë, të çliruar nga një padrejtësi që e mbajnë mbi supe për hir të pushtetit, pushtues të pronave. Drejtësia e sotme është dashuria e djeshme dhe dashuria e sotme, është drejtësia e nesërme. Drejtësia është një virtyt dhe qëndrim moral, në saj të të cilit i njihet tjetrit e drejta me vullnet konstant. Ai që praktikon drejtësinë nuk kërkon të drejtën e vet, por atë të tjetrit. Pushteti pushtues i pronave, jo rastësisht, por që të mbahet mend e vërteta duhet mos harrohet, se dhe hileja e padrejtësia që prodhoi pushteti në këto 35 vjet, propagandohet zhurmshëm, si një risi e demokracisë.
Ky është një mentalitet provincial, xhunglash, tribush. Harrojnë këta “profet” të demokracisë, se prona s’është e atyre që u shkolluan, apo u larguan nga fshati, por e trashëguar në breza. Krahinorët e Dukatit s’ia kanë për nder e s’ka pse të ketë mirënjohje për atë sistem, përsa i përket shkollimit, përkundrazi na është shumë borxhli shteti, si krahinë. E vërteta sa do të goditet, ajo nuk shembet, se është e patundur si shkëmbi. Ai që nuk e njeh të vërtetën me gjithë shkëlqimin e saj dhe mundohet ta mohojë e errësojë, është i marrë. Ndërsa, ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel dhe një ditë do ndeshet me drejtësinë shoqërore, në mos ligjore. Të vërtetën, nuk e pëlqejnë njerëzit e liq, hileqarët, hajdutët, grabitqarët, që mohojnë identitetin e pronës. E vërteta, mund të përkulet nga korrentet e kohës, por nuk thyhet kurrë nga ciklonet e pushtetit. Dukatasit, tragjasiotët dhe radhimjotët, si njerëz të një gjaku, me mençurinë dhe maturinë e tyre, duhet të reflektojnë ndaj këtij ligji obskurantist (7501), nisur nga një thënie e Senekës, të riut, se “ka ligje të pashkruara, që janë më të fortë se të shkruarit”.
Për interesa meskine të një klase politike, janë prodhuar ligje të këqija dhe ligje të mira. Që në kohën e Firdusit të lashtësisë, një shtet i mirë quhesh kur ka tre komponentë: ligje të mira, infrastrukturë të mirë dhe njerëz të mirë. E kjo e fundit është përcaktuese. E tek neve, pikërisht asnjëra s’është në nivelin e një demokracie funksionuese. Por zakoni, tradita, eksperienca në marrëdhëniet mes njerëzve të një komuniteti solid, diktojnë nevojën që të gjejnë mekanizma komplementare që rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
KRIZA E LIGJIT DHE GJYQI I NDËRGJEGJES
Problemi i pronave është një problem i trazuar, që duhet shkulluar me mëndje të kthjellët, me gjykim me të njëjtin metër, si për pronarin legjitim ashtu edhe për atë që ka fituar pronë me ligjin 7501. Në këtë rast, duhet të funksionojë gjyqi i ndërgjegjes për secilin pronar, për të mos i lënë vend gjyqit të pushtetit, apo të arrogancës provinciale. Për të arritur një qëllim fisnik, duhet të mbretërojë arsyeja e njerëzve të mençur të atij komuniteti, larg pasioneve, ambicieve, egos personale dhe ligësisë keqdashëse, ndaj njëri-tjetrit. Krahina e Dukatit, duke qëndruar larg smirës dhe zilisë, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, për të bërë korrektimin e ligjit në favor të dy palëve, siç kanë vepruar 2/3 e vendit, nga Shqipëria e Mesme, në Veri. Në rast se prona do trajtohet në këto standarde që ka sot, ky është një dhunim që u bëhet pronarëve nga shteti. Për 35 vjet, pronari nuk është shpërblyer për asnjë pjesë simbolike të pronës dhe as pretendohet të fitojë në të ardhmen, në një kohë që pronën e tij, e shfrytëzon pronari i emëruar nga shteti. Drejtësinë, Dukati, Tragjasi apo Radhima nuk e kanë kërkuar apo lypur kurrë nga të tjerët, por e kanë gjetur tek vetja.
Ciceroni thotë se: “Ekzistojnë dy norma të drejtësisë, të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë”. Do rekomandoja komunitetet e interesit, të ballafaqohen me këto dy sentenca të Ciceronit, për të qenë të qetë në jetën tyre dhe ti japin jetës kuptimin e një lumturie të merituar, të ngritur mbi virtytin e ndershmërisë. Problem i pronave, duhet të marrë një zgjidhje oportune, se sa më shumë i largohet në distancë padrejtësive të pushtetit, aq më helmues bëhet jo vetëm për pronarët, por edhe për vetë pushtetin. Një komb i madh, apo komunitet i vogël qoftë (siç janë fshatrat e krahinës së Dukati), klima e paqëtimit, tregon për madhështinë e njerëzve të mençur, të mirë, të ditur, të kulturuar e qytetëruar, që me gjeninë e tyre gjenetike, familjare, fisnore, tradicionale, zakonore, dinë të vendosin ura komunikimi midis njerëzve, që nuk i çimenton dot as djallëzia, dinakëria dhe hipokrizia e çdo pushteti, që fabrikon ligjet më famëkeqe, siç është edhe ligji 7501.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar mbrëmë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke ngritur dyshime serioze për prishje provash, vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Sipas Berishës, Balluku është filmuar duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë në orën 22:36, ndonëse ndaj saj rëndojnë hetime penale nga SPAK.
“Lubi Balluku sonte deri në 22:36 në zyrë duke prishur prova! Krim në vazhdim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij publik, duke e cilësuar situatën si një akt të rëndë dhe alarmant.
Kreu i PD-së ngre dyshime se zv.kryeministrja vijon të ketë akses në zyra dhe dokumente shtetërore, ndërkohë që ndaj saj po zhvillohet një hetim penal nga Prokuroria e Posaçme.
Dosja në fjalë po hetohet nga SPAK, ndërsa nesër pritet që çështja të diskutohet në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ku do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit. Panorama
Media prestigjioze britanike, “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare (18 dhjetor) në Kuvend si edhe faktit se zv/kryeministrja Belinda Balluku po mban postin edhe pse SPAK kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e saj.
Artikulli i The Telegraph
Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi të enjten, pasi deputetë të opozitës ndezën flakadanë dhe hodhën ujë, në një përplasje të ashpër lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Deputetët u përleshën me gardën, hodhën shishe në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, duke ndërprerë seancën parlamentare në Tiranë.
Ata kërkuan transparencë mbi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Znj. Balluku, aleatja më e afërt në kabinet e kryeministrit Edi Rama, akuzohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike në disa projekte të mëdha infrastrukturore. Këto përfshijnë Unazën e Madhe të Tiranës dhe një projekt tuneli me vlerë 190 milionë euro.
Ajo i hodhi poshtë akuzat muajin e kaluar, duke i cilësuar si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, ndërsa u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë.
Pavarësisht se ndaj saj është lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, znj. Balluku vijon të mbajë detyrën. SPAK i ka kërkuar Kuvendit t’i heqë imunitetin dhe të lejojë arrestimin e saj. Një votim pritet të mbahet të premten. Partia Socialiste e kryeministrit Rama ka shumicën në Kuvend, me 83 nga 140 mandate.
Kryeministri Rama ka mbrojtur zv/kryeministren e tij, duke deklaruar se ajo po i nënshtrohet presionit “antikushtetues dhe antidemokratik”.
Partia Demokratike e opozitës ka akuzuar Partinë Socialiste në pushtet për manipulim zgjedhor dhe për minimin e demokracisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri thirrje deputetëve të “respektojnë institucionin e parlamentit”, duke shtuar: “Nuk mund ta shkatërrojmë shtetin në këtë mënyrë.”
Deputetët e opozitës shpalosën pankarta ku krahasonin kryeministrin Rama me diktatorin panamez Manuel Noriega, duke e quajtur atë “Noriega i Europës”.
Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, akuzoi kryeministrin se po “i jep mbrojtje politike zv/kryeministres së tij”.
Znj. Balluku, ministre e Energjisë që prej vitit 2019 dhe zv/kryeministre që nga viti 2022, është zyrtarja më e lartë shtetërore e akuzuar ndonjëherë nga Prokuroria e Posaçme.
Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të avancuara në Ballkanin Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Europian, por organizatat ndërkombëtare vëzhguese theksojnë se vendi vijon të përballet me korrupsion të përhapur dhe përqendrim të pushtetit nga Partia Socialiste, e cila është në qeveri që prej vitit 2013. gsh
Në vitin e largët 1397, një anëtar i parlamentit anglez u arrestua nga gjykata “e mbretit” dhe u dënua me vdekje, akuzuar “për tradhti”. Lindi në këtë mënyrë ajo që sot njihet si imuniteti nga përndjekja i deputetit, në mënyrë që ai të mund të ushtrojë punën e deputetit i lirë, pa u ndëshkuar për atë që flet apo mënyrën se si voton.
Në formën aktuale, imuniteti i deputetit rrjedh nga Revolucioni Francez, në të cilin u vendos, (mes shumë gjërave të tjera) që deputeti të mund të ushtrojë deputetllëkun pa frikë se do të ndëshkohet.
Siç vërehet, imuniteti i deputetit është një instrument që synon të mbrojë deputetin, normalisht atë kritik dhe kundërshtar me pushtetin – ose mbretin në rastin e Anglisë së shekullit të katërmbëdhjetë – nga arrestimet potencialisht arbitrare, me qëllim që, fjala vjen, deputeti të ndalohet të shkojë në parlament për të votuar apo për të folur.
Ndërsa shteti modern u zhvillua, një nga zhvillimet kyçe që u konceptua nga Montesquieu, i cili ishte gjykatës, dhe u zbatua fillimisht pas Revolucionit Amerikan, ishte ndarja e sistemit të drejtësisë nga ekzekutivi. Në këtë kontekst, gjykata nuk ishte më “e mbretit”, por ishte e pavarur nga ekzekutivi.
Megjithatë, shumë klauzola ligjore mbesin formalisht në fuqi si relike pavarësisht nëse kanë apo jo vlerë praktike dhe aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar, deputeti nuk lejohet të arrestohet “për shkak të borxheve” rrugës nga shtëpia për në parlament dhe rrugës së kthimit nga parlamenti për në shtëpi.
Ndalimi i arrestimit të deputetit “për shkak të borxheve të pashlyera” rrjedh nga praktika e gjithëpërhapur e kohës së Mesjetës së arrestimit dhe burgosjes së çdokujt që binte në faliment. Por diku përgjatë zhvillimit të shtetit modern, bota kuptoi se ishte mizore dhe jopraktike burgosja e një të falimentuari dhe ligji i ndalimit të arrestimit të deputetit “për borxhe” vijon të jetë teknikisht në fuqi, pavarësisht se në botën e sotme, askush nuk mund të burgoset “për borxhe”.
Por deputeti natyrisht që mund të arrestohet për vepra penale. Për këtë nuk ka dhe nuk ka se si të ketë imunitet. Dhe natyrisht që nuk arrestohet dhe as nuk gjykohet as nga qeveria dhe as nga parlamenti. Arrestohet dhe gjykohet nga sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë i pavarur nga këto dy pushtetet e tjera dhe “kufizues” ndaj pushtetit të këtyre dy të tjerëve.
Kuvendi i Shqipërisë pritet të debatojë gjatë ditëve në vijim, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, ministre dhe zëvendëskryeministre, e marrë e pandehur për manipunimin e një numri të konsiderueshëm procesesh të prokurimeve publike. Aktualisht po ruhet si sekret argumentimi se pse SPAK mendon se Balluku duhet të arrestohet, ndërsa deri më tani ka qenë e marrë e pandehur në gjendje të lirë.
Por ndërsa nuk e dimë se pse SPAK kërkon arrest, ajo që dimë është që roli i Kuvendit nuk është që të bëjë gjykatën dhe se, procesi i autorizimit të prokurorisë për të arrestuar një anëtar të kuvendit duhet të jetë formal. Në këtë kontekst, imuniteti i deputetit (dhe i ministrit gjithashtu), ndalon arrestimin pa paralajmërim të një deputeti, fjala vjen, rrugës duke vajtur në parlament për të votuar, por nuk është dhe nuk mund të jetë mburojë përballë akuzave të karakterit penal. Institucioni që ka për detyrë të gjykojë meritat e kërkesës së prokurorisë për masë sigurie, dhe provat e mbledhura prej saj, është gjykata.
Historia e re e Shqipërisë ka dhënë disa shembuj, në përgjithësi negativë, në lidhje me kërkesat e prokurorëve për lejim arrestimi. I pari, në fillimet e së ashtuquajturës demokraci, kur prokuroria ishte, siç vijoi deri vonë të ishte, një degë e pacipë e ekzekutivit, ishte rasti i heqjes së imunitetit, arrestimit dhe dënimit të Fatos Nanos, në atë kohë, kreu i opozitës. Historia tashmë dihet. Shumica demokrate në parlament autorizoi prokurorinë e kohës për arrestimin e Nanos nën akuzat për korrupsion, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë e konsideruan atë një të burgosur politik.
Kushtetuta e vitit 1998 i dha deputetëve dhe gjyqtarëve një imunitet ektrem, jo vetëm ndaj arrestimit, por edhe ndaj hetimit.
Në vitin 2008, tentativat e demokratëve për të vonuar miratimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, ish-Ministër i Mbrojtjes i akuzuar për shpërthimin tragjik të Gërdecit në 15 mars të atij viti, dështuan pas presionit eksplicit të partnerëve ndërkombëtarë.
Në vitin 2010, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen duke argumentuar se, pas zgjedhjeve të vitit 2009, Mediu fitoi një mandat të ri deputeti dhe rrjedhimisht, imunitet të ri. Prokuroria nuk bëri më kërkesë për heqjen e imunitetit të ri dhe përgjegjësia potenciale e Mediut për shpërthimin tragjik mbeti deri vonë e pahetuar dhe e pagjykuar.
Në vitin 2012, si pjesë e përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit, imuniteti parlamentar u reformua dhe u kufizua disi.
Socialistët u përballën për herë të parë me një kërkesë për heqje imuniteti në vitin 2018, kur një grup trafikantësh droge nga Vlora u goditën nga drejtësia italiane. Personi, imuniteti i të cilit u kërkua të hiqej ishte ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, prokurorët që kërkuan heqjen e imunitetit ndërsa po hetonin Tahirin për as më pak e as më shumë trafik ndërkombëtar droge, u shpallën armiq. Shumica socialiste përdori forcën e kartonëve për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë, duke vepruar në këtë mënyrë si gjykatë ndërsa u përpoqën të bindin shqiptarët se “nuk ka prova”, apo se kërkesa e prokurorisë “ka sfond politik”.
Nën presion, Tahiri dha dorëheqjen ca kohë më vonë si deputet dhe u vendos menjëherë në arrest shtëpie. Siç dihet, ai u dënua nga gjykata për abuzim me detyrën, por u shpall i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Rasti i dytë ishte në korrik 2023, kur Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, ish-zv/Kryeministër. Në atë rast, Rama deklaroi se prokuroria kishte dërguar një material prej mbi 400 faqe dhe se kjo përbënte provë të mjaftueshme për të. Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit, por pati kohë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe u arratis nga vendi në kohë.
Thelbi i debatit në rastin “Tahiri” ishte nëse parlamenti kishte autoritetin të gjykonte cilësinë apo vlefshmërinë e provave që shoqëronin kërkesën e prokurorëve. Rama pretendonte se po, ndërsa logjika ta thotë se jo, kuvendi nuk është gjykatë, nuk funksionon si gjykatë dhe nuk mundet të gjykojë provat. Kuvendi mundet vetëm ta shqyrtojë kërkesën nga ana formale. Ekzistenca, cilësia, vlefshmëria e provave janë gjëra që shqyrtohen nga institucioni kompetent për këtë punë, që është gjykata.
Në komentin e tij të parë pas dorëzimit të kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut, gjithsesi Rama la të kuptohet se ai do t’i japë të drejtë vetes të gjykojë provat, kur e cilësoi kërkesën e prokurorisë si ftesë për të dhënë “opinion”. Jashtë parlamentit, me zë gjithsesi shumë të mekur në krahasim me rastin Tahiri, mbështetësit e qeverisë po përpiqen të artikulojnë idenë e një prokurorie politike, që supozohet se po shënjestron zyrtarët socialistë, jo pse janë të korruptuar, por se kanë “qëllime politike”.
Përballë pretendimeve të tilla është shumë e vështirë të mos qeshësh.
Ndryshe nga Anglia e shekullit të katërmbëdhjetë, gjykatat në Shqipëri nuk janë “të mbretit”, ato janë të krijuara me ligj dhe funksionojnë në bazë të ligjit. Veprimet e prokurorisë nuk janë arbitrare, ato i nënshtrohen gjykatës së shkallës së parë, vendimet e së cilës mund të apelohen në gjykatën e apelit, kundër vendimeve të së cilës mund të bëhet rekurs. Të pakënaqurit me tre shkallë drejtësie kanë gjithashtu mundësinë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Është shumë e vërtetë që, si rrjedhojë e trashëgimisë komuniste, gjykatat dhe prokurorët kanë prirje të mos respektojnë prezumimin e pafajësisë dhe, siç u vu re në disa prej rasteve të procesit të vetingut të prokurorëve, kishte syresh që mendonin se masa e sigurisë arrest me burg “është e duhura” për shkak se, për disa vepra të lehta penale, njeriu mund t’ia hedhë edhe pa bërë burg, duke u dënuar me kusht. Kjo nuk është e vlefshme në rastin e zyrtarëve socialistë që janë përballur me drejtësinë.
Në këtë kontekst, edhe vetë zvarritja procedurale e vendimit për heqjen e imunitetit të Ballukut është e papranueshme.
Mediat greke kanë raportuar për të se çfarë ndodhi në seancën e sotme parlamentare në Shqipëri, ku pati tensione dhe përplasje mes opozitës dhe gardës.
Protothemashkruan se “opozita protestoi sot në Kuvend për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion”.
“Ligjvënësit ndezën fishekzjarrë, hodhën ujë drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të ndërprerë seancën përpara se Garda të ndërhynte”, shkruan madia greke.
“Nuk mund të ketë parlament me ata që e vjedhin dhe e shkatërrojnë”, citon Sali Berishën Protothema, duke shkruar se kreu i Partisë Demokratike në opozitë tha se “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”.
Deputetët e opozitës po kërkojnë të shohin aktakuzën zyrtare me akuzat e ngritura kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, thuhet me tej ne shkrimin e medias greke.
Zyra e Prokurorit të Posaçëm, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar parlamentit të autorizojë arrestimin e Balluku, dhe Parlamenti pritet të votojë për kërkesën të premten.
“Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si ministre e infrastrukturës dhe energjisë dhe është aleati më i ngushtë i Ramës në kabinet, dyshohet se është përfshirë në praktika korruptive që synojnë favorizimin e kompanive përgjegjëse për projekte të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë një tunel dhe unazën rrugore në kryeqytet, Tiranë”, shkruan gazeta greke. gsh
Deputetë të Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, protestojnë brenda Kuvendit, 18 dhjetor.
Radio Evropa e Lirë
Deputetët e opozitës u përleshën me policinë brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë të enjten, pas tensioneve disajavore lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë.
Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe i zunë vendet e ministrave të Qeverisë, në një përpjekje për të ndërprerë seancën, përpara se të ndërhynte policia.
“Nuk mund të ketë Kuvend me ata zbatojnë moton vidh dhe ik”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë.
“Ligji, ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, shtoi ai për media pas seancës.
Deputetë të Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, protestojnë brenda Kuvendit, në Tiranë, Shqipëri, 18 dhjetor 2025.
Deputetët e opozitës kërkonin të shihnin akuzat zyrtare të paraqitura kundër zëvendëskryeministres Balluku.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut dhe ta autorizojë arrestimin e saj.
Kuvendi, ku shumicën e ka partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama, pritet të votojë për kërkesën e SPAK-ut të premten.
Ndaj Ballukut, e cila njëherësh është edhe deputete dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, SPAK-u ngriti aktakuzë më 31 tetor të këtij viti, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve.
Balluku i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me drejtësinë.
Ajo ishte pezulluar nga detyrat zyrtare dhe i ishte pamundësuar largimi nga shteti, por vendimi i SPAK-ut për pezullim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Rama tha se pas vendimit të Kushtetueses, tani SPAK-u po kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, qoftë për ta dërguar në burg apo në arrest shtëpiak.
Ai tha se “arrestet pa gjyq” janë bërë “modë e vrazhdë në Shqipëri”, por shtoi se nuk mund ta paragjykojë kërkesën në fjalë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend.
Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Seanca u ndërpre për 5 minuta.
“Lejoni parlamentin të zhvillojë punime. Zoti Balliu është përjashtuar nga seanca. 5 minuta pushim derisa zoti Balliu të lërë sallën”, tha Peleshi.
/GSH
Ndërsa në Kuvend situata vijon të jetë e tensionuar ku Garda e Republikës vijon përplasjen me deputetët e opozitës, kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje sërish mazhorancës të dorëzojnë kriminelët, si e vetmja mënyrë që Kuvendi të rikthehet në normalitet.
Duke folur përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook, Berisha tha se në Kuvend duhet të jetë ‘Palloshi’ term me të cilin i referohet kryeministrit Edi Rama.
‘Sill Palloshin këtu!E sheh, vjen me të bardha si në dasmë kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu’, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu.
Sill Palloshin këtu!
Silleni hajdutin këtu.
Sill pengmarrësin Agasin këtu.
Parlament nuk ka më.
Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më.
Mos mbroni kriminelët.
Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët.
Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka.
Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu.
Sill Agasin.
E sheh, vjen me të bardha si në dasmë kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu.
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e PD kanë zënë vendet e ministrave dhe nuk lejojnë që të largohen. Ndërkohë Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Mbrojtjes, duke e quajtur ata si “Zogun e Ballukut”
Ndërkohë referuar dosjes së fundit të zyrtarëve të AKSHI-t, ku SPAK e cilësoi si grup i strukturuar kriminal, Berisha iu drejtua mazhorancës duke i thënë që të sjellin dhe të arrestojnë Ergys Agasin.
“Zogu i Belindës, ike dhe ti gati e ke, Ke dy jo një. Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin. Shkoni gjeni Agasin, silleni këtu, pengëmarrësin. Terroristin. Mos u merrni me deputetët”, tha Sali Berisha./GSH
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Kuvendi se që parlamenti ti kthehet normalitetit duhet të sillen Lubi Balluku dhe Ergys Agasi.
Sipas Sali Berishës, Ergys Agasi ka rrëmbyer dy persona, ndërsa Belinda Balluku ka vjedhur dhe kjo tha ai nuk mund të lejohet.
“Kushtetua dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni dhe dorëzoni këtu Ergys Agasin dhe Lubi Ballukun. Agasi është terrorist ka marrë dy pengje për Edi Ramën. Sillni Lubinë, jo vidh dhe ik. Kjo nuk mund të ndodhe më”, tha Berisha.
Më tej Berisha vijoi sërish: Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu. Sill Palloshin këtu! Silleni hajdutin këtu. Sill pengmarrësin Agasin këtu. Parlament nuk ka më. Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më. Mos mbroni krimnelët. Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët. Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka. Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu. Sill Agasin. E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, lidhur me fshehjen që po i bëjnë biznesmenit, Ergys Agasi.
Duke folur përmes transmetimit video-live në rrjetin social, Facebook, Berisha thotë se Agasi është pengmarrësi i dy qytetarëve, ndërsa për Belinda Ballukut shprehet se ka marrë dhenë.
‘Këta fshehin pengmarrësin e dy qytetarëve, Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë, nuk e kam të sigurt. Por ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin’, shprehet Berisha./GSH
Prokuroria Speciale SPAK, i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Paraditen e së martës në zyrën e kreut të Kuvendit mbërriti zyrtarisht kërkesa për leje për dhënie autorizimi për arrestimin e Ballukut.
Në një njoftim zyrtar, duke iu referuar bazëz ligjore prokuroria dha argumentet se: “… në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ ministrit/ zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Nga momenti i mbërritjes së kërkesës Parlamenti ka dy javë afat për ta kaluar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, por mazhoranca nuk ka humbur kohë, duke njoftuar anëtarët e komisionit se mbledhja do të mbahet të premten.
Reagimet
Lajmin për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestim, heqje lirie për Ballukun e dha i pari kryeministri Rama, i cili nën rreshta shfaqi pakënaqësi, duke e interpetuar si kërkesë “maksimaliste”, e cila sipas tij erdhi vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë ministren.
“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama në platformën X.
Mbi kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e ministres Balluku mbajtën qëndrim edhe përfaqësues të opozitës.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, aludon se PS do të votojë kundër heqjes së imunitetit.
“Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rreshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: ‘Jetën e japim, Lubinë nuk e japim”, tha Berisha.
Në rregulloren e Kuvendit është përcaktuar se Këshilli i Mandateve pasi shqyrton dokumentat dhe provat e paraqitura nga prokuroria, del me raport dhe ia paraqet Kuvendit në seancë të hapur për votim.
Imuniteti i një deputeti hiqet me shumicë të thjeshtë votash, ose refuzohet po me shumicë të thjeshtë.
Nëse çështja nuk kalon për votim tre muaj nga njoftimi, atëherë kërkesa bie automatikisht.
Akuzat
Më 31 tetor të këtij viti, Prokuroria Speciale SPAK i komunikoi zyrtarisht akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrsve në tendera ose ankande publike”, zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitkës, Belinda Balluku, për çështjen e tenderit të Tunelit të Llogarasë.
Vetëm 20 ditë më pas, më 20 nëntor me kërkesë të SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), vendosi masën “pezullim nga detyra dhe ndalim për daljen jashtë vendit”, ndaj Ballukut.
Masa shtrënguese, sipas SPAK, u mor pas hetimeve dhe dyshimit se përveç tenderit të Tunelit të Llogarasë, Balluku dhe tre vartës të saj, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë paracaktuar fituesit edhe në Lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Vendimi i GJKKO-së u ankimua nga kryeministri Rama në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin se ky vendim binte ndesh me Kushtetutën për ndarjen e pushteve, pasi sipas tij të drejtën për pezullim, shkarkim apo emërim të një anëtari kabineti e ka kryeministri.
Gjykata Kushtetuese më 12 dhjetor mori vendimin për ta shqyrtuar çështjen në themel më 22 janar, ndërsa njëkohësisht rrëzoi vendimin e pezullimit nga detyra.
Tashmë në kërkesën për masën e arrestit SPAK ka referuar edhe shtatë raste të tjera të dyshimit për shkelje të barazisë në tendera të ministres Balluku, që lidhen me shtatë lotet e Unazës së Madhe./Faktoje
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zv.kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së Madhe.
Në këto biseda diskutohet mbi hapjen e kontratave të supervizionit, kohëzgjatjen e tyre trevjeçare, si dhe mbi ndikimin financiar dhe vendimmarrjen për hapjen ose jo të proceseve të reja. Nga komunikimet rezulton shqetësim për faktin se janë hapur disa kontrata supervizioni për mirëmbajtje, si dhe pakënaqësi lidhur me mungesën e informacionit mbi veprimet e ndërmarra.
Në komunikimet mes Ballukut dhe Berberit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Berisha lexoi disa biseda mes Ballukut dhe Berberit, të cilit i thotë mes të tjerash se “Sqaroja atij “k**vës se nuk mund të hapen procese të reja se nuk e lejojnë financat”.
Ai i thotë se personi, të cilin i drejtohet me epitet ofendues, është dakordësuar me kryeministrin Rama. Balluku i shpreh kritika Berberit edhe për faktin se ai po vepron pa dijeni të saj.
“Për ketë flet ky se ka rene, se është çmenduri dakord me Ramen! E dyta pse ia ke bere per 3 vite ? Merru me kë to se do me çmendesh Sqaroji atij kurvës qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojnë financat”, i ka shkruan Balluku, Berberit.
Përgjimet:
Belinda Balluku: I mbuluar nga xhepi vet media… Ty një të kam lënë! Ngele duke e bere çorap”.
Në orën 18:02, Evis Berberi: “Kuptova”.
Në orën 18:05, Belinda Balluku: “Ke nje supervizion mirembajtje”.
Në orën 18:05-18:06, Evis Berberi: “Po Më thuaj”.
Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Në datën 17.03.2022, konkretisht: Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
“Supervizion per Mirembajtjen me performance të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, date 13.10.2021”.
Pasi dërgon këtë fotografi,
Në orën 18:08-18:09, shtetasja Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Në orën 18:09, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 18:09, Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Në orën 18:10, Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Në orën 18:10, Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se I ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodonim sa më shumë.
Në orën 18:11, Belinda Balluku: “Sme pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.
Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo ke te doje jo”.
Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në MIE”.
Pas këtyre komunikimeve të zhvilluara me shtetasen Belinda Balluku, rezulton se shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Rais Petrela në aplikacionin “Whatsapp”.
Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë.
Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin se çfarë janë këto tendera supervizioni që ka hapur dhe pse i ka bërë me afat tre vjeçar.
Sipas përgjimeve, në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17 mars të vitit 2022. Fotoja përmban konkretisht procedurat:
Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
Pasi i dërgon foton ministrja e pyet vartësin e saj sa më poshtë:
Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Evis Berberi: “Ok”.
Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se i ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Por kush është k*rva që i referohet ministrja, i cili ka rënë dakord me R?
Tenderat
Katër tenderat për supervizionin e mirëmbajtjes me performancë të akseve kombëtare të Shqipërisë u shpallën në 17 mars të vitit 2022 dhe u zhvilluan një muaj më vonë, pra në 18 prill, me një fond limit total prej 1.84 milionë euro.
Fituesit e tenderave u shpallën në fund të qershorit 2022. Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga Kapitali, loti i parë ai i “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior” u fitua nga bashkimi i kompanive ArchiSpace dhe Ave Consulting me vlerën 440 mijë euro.
Fituesi i lotit 1
Loti i dytë, supervizioni për mirëmbajtjen e rajonit qëndror dhe atij verilindor u fitua nga Net Group e Evis Berberit dhe SWS Consulting Engineering me vlerën 454 mijë euro.
Loti i tretë u fitua nga bashkimi “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING” me 275 mijë euro, ndërsa loti i katër u fitua nga përbindëshi “A & E ENGINEERING e lubisë së marrë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, Entela Çano, me vlerën 475 mijë euro.
Entela Çano, pronare e A & E Engineering
Megjithatë, Çano është një zonjë dhe kjo e përjashton automatikisht nga identikiti, pasi Balluku i referohet ky k*rva në bisedat e përgjuara. Po kështu Net Group pasi ajo ishte praktikisht kompania e vet Berberit. Kështu që mbeten dy kompani.
Në kërkim të k*rvës
Përjashtimi i Çanos dhe Berberit e ngushton identikitin e k*rvës që kish rënë dakord me R-në, tek kompanitë e dy loteve. Ato janë loti 1 dhe loti 3.
Më konkretisht loti 1 u fitua nga bashkimi i kompanive Archi Space dhe Ave Consulting. E para zotërohet nga Rais Petrela, një arkitekt i përfolur si shërbëtor i Erion Veliajt, teksa mbrojti publikisht me një shkrim ndërhyrjet në Sheshin Skënderbej.
Rais Petrela, pronar i ArchiSpace
Ave Consulting zotërohet nga Arben Dervishaj, ish zëvendëspresidenti i FSHF-së i arrestuar në skandalin e inceneratorëve.
Arben Dervishaj, pronar i Ave Consulting
Ndërkohë loti i tretë u fitua nga “TRANSPORT HIGHëAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING”. E para zotërohet nga Engjëll Caka, ndërsa kompania e dytë dhe e tretë zotërohen respektivisht nga Ana Nishku dhe Ardit Kane. Por me herët pronarë të kësaj kompanie kane qenë njerëz të lidhur me Berberin si Brunilda Buli, të cilin ish drejtori i ARRSH-së e quante teze në përgjimet e transkriptuara nga SPAK në dosjen e tij.
Kjo e ngushton edhe më tej identikitin e k*rvës në një nga dy kompanitë fituese të lotit 1. Pra mes Rais Petrelës dhe Arben Dervishajt.
Ndonëse përfitues të fondeve publike, të dy këta personazhe janë të vegjël për të shkaktuar mllef dhe acarim tek Belinda Balluku. Ndaj dyshimet janë se tenderi i fituar nga dy kompanitë është marrë për llogari të një pronari mediatik, çka përforcohet nga fakti që një rresht me sipër në përgjimet e transkriptuara, Balluku flet për rreth mediatik.
Nuk dihet nëse SPAK e ka gjetur k*rvën që kishte marrë miratimin e R-së për të marrë tenderin. Por paratë e buxhetit në Shqipëri kështu u bitisën. Në punë k*rvash./Kapitali.al
Komentet