VOAL

VOAL

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 96 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Rastet pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri vazhdojnë të rriten, pasi janë regjistruar edhe 96 raste të reja, ndërkohë edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.667 dhe numri i të vdekurve në 97.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, janë shëruar edhe 48 qytetarë, duke e rritur në 2.062 numrin e të shëruarve dhe 1.508 persona janë aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 33.389 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Gazetarja: Zani Çaushi ka bërë masakër dhe mund të rikthejë sërish trazirat në Vlorë

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për faktin se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht, tha se ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën, duke shtuar se ka bërë masakra e mund të ketë hasmëri.

“Banda e Zani Çaushit është ndër më të rrezikshmet në vend. Kjo bandë mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Çaushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Çaushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë dënuar me burg përjetë ”, tha Lala.

Më tej, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Çaushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.

“Gjykatat duhet të jenë të kujdesshme. Zani Çaushi ka thënë përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Çaushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Çaushi në Vlorë ? Është personazh që duhet parë me kujdes. Nuk ka asnjë garanci që ky personazh nuk i kthehet më aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më 17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në këtë datë, seanca do të mbahet në shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

Më tej, ajo shpjegoi se këta kohë janë një sërë personazhesh që mund të lirohen me kusht nga gjyktatat, gjë e cila mund të jetë problematike për shoqërinë .

“Janë një sërë bandash në Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të kujtojmë se Zani Çaushi ka tentuar arratisjen. Në atë kohë u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë që të kenë kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë të vjetra shoqërisë shqiptare”, përmbylli gazetarja.

Ish- kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi, kërkon lirinë me kusht në gjykatë

I cilësuar si ‘tmerri i Çoles’ apo ish kreu i bandës së Vlorës në vitet ’97, Zani Çaushi, ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës.

Myrteza (Zani) Çaushi, i dënuar përjetë me burg, ka kërkuar lirinë me kusht me argumentin se është rehabilituar si dhe se ka gjetur punë. Më tutje Çaushi argumenton se ka fëmijë për të cilët duhet të kujdeset.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë,”-mësohet se është shprehur Çaushaj.

Seanca për ish- kreun e bandës së Vlorës do të mbahet më 17 korrik, ndërsa vendimi do të merret nga gjyqtari Selajdin Pisqyli. Mësohet se mbi çështjen janë mbajtur dy seanca deri tani./Express

Iu shërbyen pacientëve me COVID 19, rezultojnë pozitivë edhe 2 mjekë në Kolonjë

10 rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës, janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me COVID-19 në këtë qytet.

Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.
Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga COVID19, burime nga DSHP, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me 1 rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62.

Shqipëria rekord të ri me 117 raste të reja të koronavirusit

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 117 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), një shifër rekord, ndërkohë edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga virusi, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.571 dhe numri i të vdekurve në 95.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë shënuar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

“Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Është një situatë serioze epidemiologjike e COVID-19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj”, ka theksuar ministria.

Ndërkohë janë shëruar edhe 68 qytetarë, duke e rritur në 2.014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 1.462 persona aktivë me koronavirus.

Deri tani janë kryer gjithsej 32.938 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Edhe dy viktima nga koronavirusi në Shqipëri

Tirana gjatë pandemisë.

Shqipëria ka regjistruar edhe dy vdekje nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se viktimat janë nga Tirana dhe Shkodra.

Sipas saj në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë “një gjendje e rënduar”.

“Kemi 85 pacientë të hospitalizuar, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive”, tha Tomini.

Aktualisht në Shqipëri janë 1462 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 585 persona dhe prej tyre 117 raste janë pozitiv në koronavirus.

Tomini tha se janë shëruar edhe 68 qytetarë duke e çuar në 2014 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. rel

“Vetëm me Bechettin ikën 109 mln euro”, Ish avokatja e shtetit nxjerr të dhënat: Çfarë po humbim nga lufta personale e kryeministrit

Ish avokatja e Shtetit, Ledina Mandija tregon çfarë mund të ishte bërë me 109 milionë euro që kryeministri Rama humbi në përballjen me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti.

Përmes një video, zonja Mandija, a angazhuar në Partinë Demokratike si anëtare e Këshillit Kombëtar, bëri përgjegjës kryeministrin që shndërroi një luftë personale në një gjibë të rëndë për Shqipërinë.

 

Statusi i plotë:
Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do ti kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!

Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit, dhe për dëmin që ai shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para ti mbanin për vete.

Ky është krim. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.

Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para? Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njererëz mund të ishin ndihmuar:👇

Të dhënat në video:
Shqiptarët janë duke paguar me taksat e tyre luftën personale të Kryeministrit Edi Rama, me pronarin e Agon Channel Francesco Becchetti. Shteti shqiptar do t’i paguajë 109 milionë euro. Edi Rama nuk flet për dëmin e drejtpërdrejt që u ka shkaktuar qytetarëve!
Ndërkohë, Me 109 milionë euro mund të ishin ndërtuar 7 spitale te rinj, 100 shkolla të reja, 200 kopshte dhe çerdhe të reja. Me 109 milionë euro, mund të ishin blerë 4.500 respiratorë për t’u përballur me pandeminë. Mund të ishin kryer 726.666 testime për COVID-19. Me 109 milionë euro, mund të jepeshin 235 euro subvencione të drejtpërdrejta për 463.550 fermerët e punësuar në sektorin bujqësor!
Mund të dyfishohej për 3 vite ndihma ekonomike për 60 mijë familje shqiptare

Shqipëri, 4 të vdekur dhe dhjetëra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë konfirmuar se janë regjistruar edhe 4 vdekje të tjera dhe 83 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.454 dhe numri i të vdekurve në 93.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe numri më i madh i rasteve të reja pozitive është regjistruar në Tiranë.

“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë janë shëruar edhe 65 qytetarë, duke e rritur në 1.946 numrin e të shëruarve dhe 1.415 persona janë aktivë me COVID-19, në disa qytetet të vendit.

Meta: Masakra që ndodhi në Srebrenicë ishte gjenocid në zemër të Evropës

Zyrtarët e lartë dhe drejtues të partive politike të Shqipërisë dhe Kosovës kanë reaguar në lidhje me 25-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale ka shkruar se masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Meta shprehet se 11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë dhe thekson më tej se “Sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës. Duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë”.

Presidenti i Shqipërisë thekson se është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, sipas tij pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet “qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit”.

“Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian”, shkruan Meta.

– Hoti: Lutemi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dërgoi një mesazh me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë, duke thënë se “lutemi për 8.372 civilët boshnjakë, të cilët u ekzekutuan në mënyrë të pamëshirshme nga Ushtria e Republikës Sërpska të Ratko Mlladiçit”.

Hoti theksoi se “Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën! I ndodhën edhe popullit të Kosovës, i cili, po ashtu, pësoi vuajtje dhe tragjedi të mëdha nga i njëjti agresor që në prag të shekullit 21, me qëllim të mbizotërimit në rajon, po synonte zhbërjen e etnive të tjera”.

“Por, ndonëse me vonesë, pasi kishin ndodhur shumë gjakderdhje, ndërsa qindra-mijëra jetë njerëzish ishin shuar, bota demokratike ndërhyri për t’i shpëtuar popujt e shtypur dhe për ta ndalur njëherë e përgjithmonë makinerinë e Millosheviçit”, tha kryeministri i Kosovës.

“Populli i Kosovës që e përjetoi edhe vetë gjenocidin serb gjatë viteve 1998-’99, bashkëndien me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës! Zoti i bekoftë viktimat e Srebrenicës! Zoti i bekoftë popujt liridashës kudo në botë!”, ka shkruar Hoti.

Gjithashtu ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në reagimin e saj publikuar në rrjetet sociale shkruan se i shpallur në korrik të vitit 1995 “vend i sigurt”, nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore.

“Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër. 25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin. Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat. Srebrenica, kurrë më”, shkruan Osmani.

Në lidhje me këtë përvjetor ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili në rrjetet sociale shkruan se sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë.

“Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje. Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND). Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnjë e Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’”, shkruan Kurti.

Sipas Kurtit, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH, duke shtuar se “Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjen ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë”.

Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj myslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Shqipëri: Rekord i ri me 90 raste pozitive dhe 2 viktima, Ministria e Shëndetësisë: Situatë serioze tek Infektivi

TIRANË

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona. Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar.

Ndërkohë, MSH thekson se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku “Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.

Deklarata e plotë e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.
Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

(BalkanWeb)

Tiranë, memorial kushtuar Holokaustit

Në Tiranë, u inaugurua të enjten një memorial kushtuar Holokaustit dhe mbrojtjes që shqiptarët u dhanë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Realizimi i tij u bë i mundur falë një projekti të nisur vite më parë dhe të mbështetur nga qeveria amerikane.

Në fjalën e saj ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tha se nuk besonte se ka shumë vende e shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Ndërsa atë që shumë shqiptarë të zakonshëm bënë në atë periudhë e cilësoi si “një histori frymëzuese të humanizmit, të kurajos dhe të nderit, me fjalë të tjera, një histori të besës shqiptare”.

Duke kujtuar disa nga episodet e familjeve shqiptare që sakrifikuan për të mbrojtur dhe ndihmuar hebrenjtë, kryeministri Edi Rama foli për “një histori e cila përmban për të gjithë, detyrimin për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet, por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi”.

Ai tha se “shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit është një monument i madh i historisë së gjallë të njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë dhe një monument i madh në piedestalin e bashkëjetesës fetare”. zëri i amerikës

“Kapriço” e Edi Ramës iu kushton taksapaguesve shqiptarë 100 milionë euro. Publikohet vendimi “sekret”

 

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësitë që ka për të shlyer disa fatura, njëra prej të cilave kap vlerën e 100 milionë eurove, fatura që janë krijuar nga aventura të ndryshme të ndërmarra nga zyrtarët shqiptarë gjatë viteve të shkuara dhe që janë pasuar nga gjyqe arbitrazhi.


Një dokument i titulluar “Raporti i mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2020” , i cili është publikuar së fundmi në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, shënon se Shqipërisë i nevojiten 109.5 milionë euro për të paguar faturat e tetë çështjeve, vendimet e së cilave janë marrë në dëm të shtetit shqiptar ose janë në proces. Nga të gjitha këto çështje, çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, mbart faturën më të rëndë prej 99.5 milionë eurosh.Gjyqet e arbitrazhit në përgjithësi zhvillohen në sekret të plotë dhe taksapaguesit rrallë herë marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Të dhëna të përcipta mbi çështjen publikohen në faqen e gjykatës. Sipas këtyre të dhënave, vendimi i kompensimit për Beçhettin është pranë ekzekutimit.

Gjyqi mes biznesmenit italian lidhet me vendimin e qeverisë aktuale për të konfiskuar asetet e tij në Shqipëri, përfshirë hidrocentralin në ndërtim të Kalivaçit dhe televizionin Agon Channel në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Urdhri i sekuestros dhe kërkesa për arrestimin e Bechettit u bë temë e një debati politik në Shqipëri në vitin 2015 ku opozita politike dhe vetë Becchetti akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se kishte orkestruar një sulm ndaj tij për shkak të vijës editoriale kritike të Agon Channel ndaj qeverisë së Ramës. Rama këmbënguli se qeveria po luftonte një skemë pastrimi parash.

Përveç detyrimeve ndaj vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, taksapaguesit shqiptarë kanë edhe 4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro) detyrime të prapambetura për vendimet gjyqësore të formës së prerë të caktuara nga gjykatat shqiptare. Këto vendime janë kryesisht për shkak të pushimeve të padrejta nga puna por gjatë dy viteve të fundit po rritet edhe numri i kompanive private që hedhin në gjyq shtetin dhe fitojnë shuma të konsiderueshme.

“Perëndia mund t’i rikthejë në jetë të vdekurit”, zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë. Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to.

Ky grupim, pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Në publikimet e shumta që gjenden online për këtë sekt bie në sy përgjigjja e pyetjes çfarë ndodh kur vdesim.

“Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje”.

Dyshohet se ky sekt mund të kenë predikuar dhe aplikuar metoda ekstreme, duke çuar në vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit. Të njëjtat burime thanë se po hetohen personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.

Këta persona dyshohet se ishin në dijeni për vdekjen e 30-vjeçares dhe i kanë sugjeruar edhe nënës dhe vajzës së saj të sakrifikonin, duke mos ngrënë, apo duke mos dalë fare nga banesa.

Policia dhe prokuroria presin dëshminë e Blerta Josifit për të mësuar si humbi jetën Anisa. Burimet thanë se nëse vërtetohet se persona të jashtëm kanë hyrë në banesë dhe kanë sugjeruar të ndiqet një ritual i caktuar, atëherë ndaj tyre mund të ngrihet edhe akuzë për vrasje./ Tv Klan

COVID-19, 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv. Policia e Beratit në alarm

Sërish raste të reja me koronavirus në Berat. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit. Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohë që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e DSHP-së konfirmohet se është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot pozitivë në Berat.

Pogradeci shënon një vatër të re me COVID-19, në Kolonjë nëna infekton djalin

Dy raste të reja i shtohen Pogradecit dhe Bashkisë së Kolonjës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se rasti i Kolonjës bën fjalë për një 30-vjeçar, djali i zonjës që doli pak ditë më parë e infektuar nga ky virus.

Mësohet se të dy, nënë e bir, janë izoluar së bashku ndërsa mjeket epidemiologë po vijojnë punën për shkëputjen e zinxhirit.

Rasti i dytë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ndërsa bëhet fjalë për një vatër të re pasi nuk dihet ende se nga është infektuar.

Kulturë Teatri i ri Kombëtar, bashkia hap tender e pret oferta për 11 ditë

Fatmira Nikolli – Pa u bërë ende dy muaj nga shembja natën e godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim- Ndërtim i Teatrit Kombëtar”.  Shpallja e tenderit nxjerr në pah se shembja u bë pa pasur një plan konkret për teatrin e ri, ndërsa tenderi duket se rrëzon projektin e Bjarke Ingels megjithëse emri i tij u përmend sërish ditët e shembjes me shpjegimin se projekti tashmë qe dhuratë nga një kompani private.

Këtë të premte Bashkia e Tiranës, ka shpallur procedurën për projektimin e godinës së re të Teatrit, me fond limit rreth 60 milionë lekë të reja, ndërsa më herët, po bashkia ka folur për kredi në bankë që të arrijë te ndërtojë teatrin. Në tenderin e shpallur dje, thuhet se “Burimi i Financimit: Vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020, miratuar me VKB nr 61, datë 01.06.2020 për disa ndryshime ne VKB Nr. 157 datë 26.12.2019, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020”. Në dy vite deklaratat për financim kanë kundërshtuar njëra -tjetrën. Në fillim u kërkua PPP, sepse shteti nuk kishte buxhet, kur PPP ia dështoi me pretendimin se kompania nuk plotësoi kërkesat e artistëve në komisionin përzgjedhës, u tha se do ndërtohet me kredi. Por vendimi i fundit flet për rishikim të buxhetit të bashkisë- para të taksapaguesve- me të cilat në vetëm 150 ditë pritet një teatër i ri.

Ofertat nga studiot private pritet të dorëzohen brenda 10 ditëve, e konkretisht në datën 14 korrik 2020. Kjo do të thotë se kompanitë kanë vetë 10 ditë kohë për të menduar, projektuar, studiuar e mandej propozuar një projekt,  çka bëhet praktikisht e pamundur nëse më herët nuk ke qenë i përgatitur për një thirrje të tillë. Kujtojmë se një shpallje e ngjashme u bë vitin e kaluar, por zyrtarisht shpallja e zgjedhja e një fituesi dështoi ndërsa po sipas deklaratave zyrtare, projekti ekzistues  ra ngase kompania e ligjit special nuk merrte përsipër ndërtimin e një skene rotative. Shpallja e djeshme ka shkaktuar kakofoni në vargun dyvjeçar të deklaratave publike e dokumenteve zyrtare, ndërsa më se 10 padi janë në gjykata e SPAK për çështjen e teatrit dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në shembjen e tij.

Referuar të dhënave zyrtare, godina e re e “Teatrit Kombëtar” propozohet ”për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme”. Bashkia e Tiranës, në dokumentet e tenderit, ka prezantuar detaje mbi mënyrën se si kërkohet të jetë projekti për Teatrin e ri Kombëtar, por, në asnjë rresht nuk përmendet nëse ajo do të jetë strukturë më vete apo pjesë e një kompleksi kullash shërbimi. Autoriteti kontraktor ka caktuar mënyrën se si do të kryhet pikëzimi i kompanive pjesëmarrëse në tenderin për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar.

Niveli maksimal i pikëve është parashikuar 100, i cili ndahet në disa nën-kategori.

– Përvoja në punë të ngjashme si konsulent do të vlerësohet nga 0-10 pikë;

– Metodologjia e propozuar do të vlerësohet nga 20-30 pikë;

– Kualifikimet e stafit do të vlerësohet nga 20-50 pikë.

Minimumi i pikëve që duhet të marrë një studio projektimi para se të vijojë garën, do të jetë 70.

Për t’u shpallur të suksesshme, studiot e projektimit duhet që të kenë përvojë të suksesshme në kontrata të mëparshme me vlerë sa 40% e fondit limit për këtë tender, çka do të thotëse duhet të jenë shpallur fitues në tenderë projektues me vlerë minimalisht 24 milionë lekë të rinj.

FOTOT: Po prek të rinjtë, Kalo nxjerr pamjet alarmuese: Bëni kujdes vëllezër e motra pa dallim feje, krahine e ideje

Teksa vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e Covid, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Kalo thekson se koronavirusi prek jo vetë moshat e vjetra, por edhe të rinjtë.

Sipas tij këto ditë ka pasur raste të moshave nën 35 vjeç.

Kalo ka publikuar edhe pamje, ku tregon si janë shkatërruar mushkëritë e të rinjve nga koronavirusi.

Postimi i Kalos:

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre.

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…

Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..

Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona…

Budina betejën me Covid: Virusin e mora në spital, në protestë me mijëra njerëz nuk u infektova. Do ta ndjek penalisht

Regjisori Robert Budina ka arritur të fitojë kundër COVID-19.

Ai në testin e fundit ka rezultuar negativ dhe sot ka vijuar protestën për rindertimin e teatrit aty ku ishte dhe siç ishtë.

Budina në një video të publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë tek sheshi i teatri dhe ka treguar eksperiencën e tij me virusin. Ai është shprehur se çështjen e infektimit do ta ndjek penalisht, pasi Kryeministri Edi Rama i publikoi emrin si të infektuar.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së teatrit”, u shpreh ai. Më tej ai ka folur dhe për infektimit dhe shprehet se virusin mund ta ketë marrë nga persona që kanë qenë të infektuar më parë.

“Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta.

Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora”, është shprehur ai.

Robert Budina u infektuar bashkë me vëllain e tij, Edmond Budina.

Lajmin për infektimin e dy vëllezërve e bëri publik Edi Rama, i cili në një mesazh në rrjetet sociale shkruante se u uronte shërim të shpejtë.

Dy Budinat kanë qenë pa simptoma dhe janë shprehur se nuk kanë qenë kurrë të infektuar, por nga ana tjetër kanë njoftuar se do padisin Ramën për publikimin emrit të tyre.

Sekti fetar apo varfëria? Kush e vrau familjen e mirë Josifi?

Hetimet e deritanishme të Policisë për tragjedinë që ndodhi në familjen Josifi, në Kombinat të Tiranës, kanë nxjerrë në dritë faktin se vajza e vogël kishte vdekur prej disa muajsh dhe mbahej në shtëpi në sekret të plotë nga nëna dhe motra, e mbështjellë me batanije dhe jorgan në dhomën e saj.

Askush nuk e dinte, askush nuk dyshoi, pasi vizitat ishin të rralla dhe sepse familja ishte bërë çdo ditë e më pak e shoqërueshme me të tjerët. Hetuesit janë përqendruar tek pista e flijimit nëpërmjet refuzimit të ushqimit, ose një vetëhelmim.

Motivet besohet se janë dy, besimi në jetën përtej vdekjes dhe ringjalljen duke shpresuar në një botë më të mirë, të bukur dhe pa probleme, kurse e dyta varfëria, depresioni, zhgënjimi me jetën që bënin dhe pesimizmi që i rrethonte. Kushtet ekonomike, sociale, papunësia dhe rrethana të tjera, mund të kenë ndezur “shkëndijën” përfundimtare.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, tashmë janë deklaruar të vdekura, kurse vajza tjetër, Blerta, po mjekohet në Spitalin Psikiatrik prej ditës së djeshme, për shkak të tronditjes së thellë.

Tashmë hetuesit dyshojnë se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë, kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull, në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Burime policore thanë se Blerta Josifi, vajza e mbijetuar, ka deklaruar para hetuesve: “Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen!”, ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur.

Por këto informacione nuk janë ende zyrtare nëse i referohen vërtetë dëshmisë së 34-vjeçares.

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë atë dhe vajzën e saj, Blerta. “I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit”. Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Pista se nëna dhe dy vajzat ishin anëtare të “Dëshmitarëve të Jehovait” shihet me dyshime, pavarësisht se u gjetën broshura të ndryshme me përmbajtje fetare. Kjo, pasi ky sekt thotë se e konsideron vetëvrasjen si një mëkat, pasi jeta është e dhënë nga Zoti dhe e shenjtë dhe se kush merr jetën e vetë nuk bën pjesë në planet e ringjalljes.

Zyra e medias e “Dëshmitarëve të Johovait” në Tiranë këmbëngul që familja Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate fetare. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate, Arben Lubonja, u shpreh se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi, është vetëvrarë para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati. Ndoshta ngjarja shokuese e humbjes së kryefamiljarit dhe kushtet e rënduara ekonomike, janë bërë shtysë drejt aktit fatal të tre grave.

Nëna dhe dy vajzat u gjetën rreth orës 19:30 në banesën e tyre pas shqetësimit të vëllait të kryefamiljares se motra nuk po i përgjigjej.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara, por të papuna.

Fqinja: Vinte erë e keqe, e ëma më tha që Anisa po bën ditët e Zotit

Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi, foli e shqetësuar për atë që kishte ndodhur dhe dyshimet që kishte.

“Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur çfarë është. E ëma më tha, “Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet”. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin”, tha ajo.

Bashkëshorti i Zhanetës u vetëvra, fqinjët në Përmet: Ishin familje shumë e mirë

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet thanë për mediat se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u vetëvra duke u hedhur nga pallati.

Pas kësaj ngjarjeje, gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë. “Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato”, shprehet një prej banoreve.

“Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu”, u shpreh një tjetër fqinje.

Dëshmia tronditëse: “E pyesja se ku është Anisa, më thoshte….”

Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm.

“Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më.

Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte”, u shpreh banorja.

Zyra e “Dëshmitarëve të Jehovait”: Familja Josifi nuk ishte pjesë e organizatës, jetën e çmojmë si gjënë më të shtrenjtë”

Zyra e Publikut të “Dëshmitarëve e Johovait” në Tiranë reaguan pas lajmeve në media se nëna dhe dy vajzat e familjes Josifi ishin anëtare të këtij sekti fetar. Por ata e mohuan, duke u shprehur se asnjë nga familja Josifi nuk ishte pejsë e kësaj organizate.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate, Arben Lubonja, tha se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Dëshmitarët e Jehovait” kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e tonë”, thuhet në deklaratë.

Në fakt, kjo organizatë predikon vërtetë jetën pas vdekjes nëpërmjet ringjalljes në parajsë, por gjithashtu predikon kundër vetëvrasjes, pasi jeta është e shenjtë dhe Zoti e cilëson si një mëkat. Për më tepër që sipas predikimit, kush i merr jetën vetes, atëherë bën mëkat dhe nuk mund të fitojë ringjalljen. Ndaj dyshohet se ndoshta nëna dhe vajzat kanë patur të tjera arsye për veprimet që i çuan drejt një fundi fatal.

Arrestohen dy policë rrugorë të Tiranës, i bllokuan makinën qytetares, i kërkonin seks për t’ia rikthyer (emrat)

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë kanë rënë në pranga. Ata akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një shtetaseje, i kanë kërkuar favore seksuale.

Ata janë Laurenc Duda dhe Henrik Zelija.

Gjatë hetimeve, është provuar për të dy efektivët se e kanë sorollatur këtë shtetase duke zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

– H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

– L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Pse vetëvriten “Dëshmitarët e Jehovait”? Ngjarja në Kombinat dhe disa histori nga Tirana e dekadës së shkuar

“Kishte kohë që nuk e kemi parë Anisën të dalë nga shtëpia. Mbase javë“.

Kështu e nis rrëfimin një fqinje e tre grave, dy prej të cilave nënë e bijë u gjendën të vdekura, ndërsa e treta Blera Josifi u transportua me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.

“Mendojmë,  thotë një ekspert i kriminalistikës, se së paku prej tre javësh nga mos ushqyerja ka ndërruar jetë Anisa Josifi. Duke refuzuar ushqimin e dyta që ka humbur jetën nga kjo mënyrë e rrallë vetëflijimi është e ëma që dyshohet të ketë vdekur së paku dy ditë më parë, ndërkohë që femra e tretë që jetonte me to , përpëlitej mes jetës dhe vdekjes”.

“Vajzës i është dhënë asistenca dhe vlerat ushqimore në rrugë mjekësore”, tregoi një ekspert policie i cili këmbëngul se pavarësisht këtyre dyshimeve do të jetë fjala e mjekëve ligjorë që do përcaktojnë definitivisht shkaqet e vetëflijimit. Por, era e keqe në shtëpinë e tyre si edhe dekompozimi i trupit të më të resë tregon se ato e kishin vendosur të vdisnin duke i dhënë fund jetës me refuzimin e ushqimit.

“Ato ishin të qeta në botën e tyre. Ne përpiqeshim t’i ndihmonim, por ato refuzonin. Kishin kohë që frekuentonin fenë. Me prejardhje ishin nga Përmeti. Bashkëshorti I Zhanetës ndërroi jetë dhe të treja nënë e bijë jetonin bashkë”, tregon një qytetare, e cila nuk di të tregojë saktësisht se për çfarë besimi bëhet fjalë dhe kur saktësisht ato hynë në besim.

Zhaneta dhe dy vajzat e saj kishin në shtëpi libra për ringjalljen pohoi shkurtimisht një ekspert policie, sipas të cilit duhet bërë kujdes për ta thënë paraprakisht besimin e tre grave.

“Por e vetmja që do të hedhë dritë veç ekspertizës mjeko-ligjore do të jetë edhe dëshmia e të mbijetuarës”, shtoi burimi policor në komisariatin e Kombinatit.

Precedenti

Po përse policia po rezervohet të mos tregojë përfundimisht se për çfarë besimi bëhet fjalë? Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët gjatë dy dekadave kanë patur jo pak raste vetëvrasjesh, kryesisht të adoleshentëve.

Pika kulmore e dhënies fund të jetës nga praktikantët e këtij sekti është shënuar rreth viteve 2004 deri në 2008, ku në Tiranë u raportuan edhe fëmijë që mendohej që u vetëvranë. Njëri prej tyre jetonte në zonën e Krrabës, ndërsa tjetri në Paskuqan. Por, katër muaj më parë, po në Tiranë ndërroi jetë një djalë i ri, forma e vetëvrasjes ishte e padëgjuar më parë në kryeqytet. Ai refuzonte ushqimin.

Pas përpjekjve të familjes, të cilët kishin njoftuar edhe psikologët për ndryshimin radikal të viktimës, i riu sipas burimeve u largua nga shtëpia.

Ai u denoncua i larguar nga e ëma në polici dhe pas shumë kërkimeve, djali u gjet i pajetë nga mos ushqyerja në afërsi të zonës së Mjull Bathores.

Por kjo ngjarje u mbaj sekret në atë kohë dhe hetimet po vazhdojnë ende për t’i vendosur një emër se çfarë praktikonte viktima.

Ekspertiza zbulon të vërtetën shokuese: Vajza në Kombinat kishte 15 muaj e vdekur

Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës që nuk mund të lërë indiferent të madh e të vogël. Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë këtë.

“BalkanWeb” raporton se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar, sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi, e cila ndodhet në spital.

Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 90 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 90 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri bashkë me rastet e reja është rritur në 2.752 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 72, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë konfirmuar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë, në Spitalin Infektiv në Tiranë po trajtohen dhjetëra pacientë, ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e rritur në 1.592 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.088 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 28.033 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika

VOAL – Bëhet e ditur se u nda nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika, nga familja e Mustafa Krujës.

Tomorr Merlika lindi në Krujë, në vitin 1937. U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit” dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962.

Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për “kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit” dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie.  Tomorri, një njeri i qetë dhe shumë punëtor, rrahu një zyrtar komunist arrogant.

Vite më parë Tomorr Merlika ishte në vëmendje të mediave sepse dorëzoi në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, një kambanë kishe, të cilën e ruante prej vitesh në bodrumin e shtëpisë së tij. Objekti prej bronzi peshonte 40 kilogramë dhe i takonte vitit 1957. Ai e mori në mbrojtje çka kishte mbetur nga kambana, pasi kisha katolike që ndodhej në kalanë e Krujës u përfshi nga një zjarr në vitet ’90. Ky akt u konsiderua i jashtëzakonshëm dhe, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, Merlikës nga Ministria e Kulturës iu dorëzua një Certifikatë Mirënjohjeje.

FMN kundër nismës së Qeverisë shqiptare për heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër nismës së propozuar nga Qeveria shqiptare për të hequr, deri në vitin 2029, tatim-fitimin për të gjitha bizneset me një qarkullim vjetor deri në 14 milion lekë dhe TVSH-në për ato me një qarkullim vjetor deri në 10 milion lekë. Në përfundim të misionit të radhës, i realizuar këtë herë në distancë, drejtuesja e ekipit të FMN-së, Yan Sun, ka shprehur shqetësim për këtë propozim.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore”, thekson në deklaratën e saj zonja Sun.

FMN-ja kundërshton gjithashtu dhe nismën tjetër të qeverisë për një aministi fiskale, për të cilën nuk ka ende një dokument zyrtar. “Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, nënvizon drejtuesja e misionit të FMN-së.

Pandemia e COVID 19, që në rastin e Shqipërisë ishte një goditje e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, pritet të ketë efekte të forta mbi ekonominë e vendit. “Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia”, vë në dukje deklarata e misionit të FMN-së.

Sipas Fondit ndërkombëtar, Shqipëria do të bjerë në recesion gjatë vitit 2020, dhe ekonomia e saj do të tkurret në -5 përqind. Të dhënat e dy ditëve më parë të Institutit shqiptar të statistikave, dëshmuan se në tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra në -2,52 përqind, kryesisht si pasojë e efekteve të tërmetit, ndërsa bllokimi për shkak të pandemisë nisi pas dhjetë ditëshit të parë të muajit mars. Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë “të dhënat e tregut të punës tregojnë se ekonomia shqiptare humbi rreth 17000 mijë vende pune në këtë periudhë, ndërsa norma e papunësisë u rrit në 11.4 përqind”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha dje se “të dhënat indirekte të tremujorit të dytë sugjerojnë se goditja është forcuar më tej. Eksportet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë këtij tremujori, në përgjigje të rënies së kërkesës së huaj dhe të pengesave në qarkullim. Po ashtu, importet u reduktuan me rreth 30%, duke sinjalizuar ngadalësimin e shpejtë të konsumit dhe të investimeve në vend, ndërsa të ardhurat buxhetore u tkurrën me rreth 30% në dy muajt e parë të tremujorit, duke pasqyruar rënien e përgjithshme të aktivitetit ekonomik”.

Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare do të vijojë të rregjistroje një rritje negative dhe në gjysmën e dytë të vitit. “Skenari ynë bazë i zhvillimeve të pritura është ndërtuar mbi supozimin e shmangies së një vale të dytë të pandemisë dhe reduktimin gradual deri në zhdukje të plotë të pasojave të saj. Në këtë skenar, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të ndjeshme për vitin 2020 dhe norma relativisht të shpejta dhe të qëndrueshme rritjeje në vijim. Aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ në dy tremujorët në vijim, dhe ti kthehet rritjes në vitin 2021”.

Nga ana e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, bie dakort me faktin që “për të përballuar pasojat e pandemisë dhe tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin”. Por sipas tyre “pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një strategjie afatmesme për të ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, sugjerojnë ekspertët e Fondit Monetar. zëri amerikës

Ndahet nga jeta Profesor Ferid Bala, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve


Një lajm i trishtueshëm, jo vetëm për familjen, ish nxënësit e bashkëpunëtorët, por për të gjithë Shkodrën.

Nuk ka qytetar shkodran që të mos e njohë familjen Bala në lagjen Rus. Në shekullin e kaluar bëri emër, më së pari, Vehbiu, poet e profesor, “Mësues i Popullit”. Më pas Muhameti, mjek ndër më të respektuarit, Ademi, edhe ai “Mësues i Merituar”, Iliri, autor i një libri unikal “Bleta ndër shqiptarë” (Hulumtime historike dhe kulturore), deri tek Agron Bala, djali i Vehbiut, gazetar e shkrimtar, e plot të tjerë të nderuar që mbushin trungun gjeanologjik të kësaj familjeje. Por, pa droje mund të them, se sa herë përmendet llagapi i kësaj familjeje për kontributin e çmuar në lëmin e artit dhe të kulturës, s’ka se si të mos spikasë edhe emri i një tjetër pinjolli të saj, Ferid Bala, bile pranë rrënjëve të fisit.
Jeta e tij ishte arti. Farën e dashurisë për të qysh në moshë të njomë ia mbolli i vëllai, Vehbi Bala. Shkallë-shkallë ai kreu nivelet e shkollimit duke u lidhur fort me këngën e muzikën, derisa kreu konservatorin në Tiranë e më pas, si bas-bariton, duke bërë emër në jetën koncertale në qytetin e tij të lindjes, Shkodrën, e duke lënë gjurmë të pashlyeshme si pedagog në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenkë Jakova” e më gjërë, nga duart e të cilit kanë dalë kushedi sa zëra të ëmbël të muzikës popullore, të lehtë e klasike.
Si rezultat i përvojës së gjatë, i studimeve pa fund, i punës së palodhur në fushën e muzikës, ai ka sistemuar e pasqyruar mendimet dhe idetë e tij në disa libra, midis të cilëve mund të përmendim: “Metoda: ushtrime dhe vokale”, “Arie dhe romanca shqiptare e të huaja” me destinacion shkollat e mesme të muzikës, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, etj.
Librat me autor Ferid Balën kanë patur e kanë një auditor të gjërë lexuesish, e jo vetëm të fushës. Ato kanë ndjenjë, kanë “aromë”, kanë stil, janë shkruar me mall e dashuri dhe, fare thjeshtë e të perceptueshëm për çdo shtresë kulturore. Imazhet që autori i ka hedhur me aq ëmbëlsi në librat e tij, dritësojnë mes detajeve të së shkuarës dhe qëndrimit për të tashmen.
E dijmë se çdo libër është një dritare për të parë botën, ose, për ndryshe, jeta vetë është një libër. Këtë filozofi e shohim qartë në botimet që përmendëm më sipër, ku pasqyrohet jo vetëm jeta e autorit, por edhe eksperienca e gjatë e punës së tij.
Ferid Bala është këngëtari, specialisti dhe pedagogu i vokalit, interpretuesi i historisë së artit muzikor, muzikologu, por edhe organizatori dhe drejtuesi artistik i disa grupeve, duke nisur dikur nga klubi i rinisë “Heronjtë e Vigut”. Si i tillë është i njohur në mjediset kulturore lokale e kombëtare. Ndihmesa e tij nuk mund të ndahet nga sukseset e artit muzikor në Shkodër. Dijet në shumë fusha dhe kultura e gjërë artistike janë brumi me të cilën ai ka mbrojtur veprat e tij, tërë krijimtarinë, e cila është çmuar e çmohet jo vetëm nga kolegët e nxënësit, por edhe nga personalitete të njohura të artit muzikor e më gjërë. Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe “Mësues i dallueshëm”, ndërsa në 50-vjetorin e shkollës së muzikës në Shkodër ku punoi disa dekada, iu dha titulli “Prenkë Jakova”, i cili nuk ishte dhënë ndonjëherë më parë në Shkodër.
Por, veç metodave e librave, Ferid Bala, mendimet e tij në fushën profesionale, bazuar në përvojën shumëvjeçare, i ka shprehur periodikisht në shtypin e kohës dhe në konferenca të ndryshme shkencore.
Një moment kulmor i karrierës së tij pedagogjike e krijuese është vënia në skenën e Teatrit “Migjeni” me nxënësit e Shkollës së Mesme artistike “Prenkë Jakova” (1983), të aktit të parë të operas “Mrika”.
Dimensionet e veprimtarisë së tij krijuese njohën një hop cilësor pas viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri tani, kohë kur ai iu kushtua tërësisht hulumtimeve të historisë së artit muzikor, veçanërisht në Shkodër dhe muzikologjisë kritike të artit vokal, si një fushë e virgjër në këtë trevë.
Në rrugën e tij krijuese Ferid Bala arriti të bëjë pjesë të jetës së tij jo vetëm trashigiminë e së kaluarës, por edhe muzikën shkodrane qytetare e shqiptare të kultivuar të kohës. E, në këtë rrugëtim të tij, ai ka pasur e ka bashkëudhëtarë figura të shquara të këngës e të muzikës shqiptare, miq e kolegë të tillë si Prenkë Jakova, Ramadan Sokoli, Ndoc Shllaku, Bik Ndoja, Pjetër Gaci, Tish Daija, Marije Kraja, Tonin Zadeja e sa e sa të tjerë më të rinj.
Profesor Feridi, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve, botues librash, familjar e qytetar i nderuar i Shkodrës, ka lënë pas një trashëgimi për të cilën ndjehemi të gjithë krenarë.

Lamtumirë Profesor, pushofsh në paqe!-

Ramazan Çeka Poet dhe Publicist

Hartohet korniza e bisedimeve për anëtarësim në BE, me Tiranën dhe Shkupin

Komisioni Europian, njoftoi të mërkurën se i ka paraqitur Këshillit, projektin e kornizës së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime. Projekti është një përgjigje e kërkesës së vendeve anëtare e bërë në mars të këtij viti, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori vendimin për hapjen e bisedimeve me të dy vendet.

Korniza e negociatave përcakton udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të udhëhiqet ky proces. Sipas një deklarate të Komisionit, “korniza ndahet në tri pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit, përmbajtja e tyre dhe procedura që do të ndiqet. Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta miratojnë në tërësinë e tij legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe futjen në fuqi të tij pas anëtarësimit”.

Shtetet Anëtare, kanë marrë njëkohësisht dhe një përditësim të ecurisë që të dy vendet kanë realizuar nga muaji mars kur u mor dhe vendimi në favor të hapjes së bisedimeve. Pasi t’i kenë miratuar kornizat e negociatave, Presidenca e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë pozicionin e dakortësuar të BE-së, në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, e cila do të shënjojë dhe fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Pikërisht në këtë fazë kornizat e negociatave do të bëhen publike.

Komisioneri europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se “dita e sotme shënon një tjetër hap të rëndësishëm rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke mbajtur angazhimin tonë, ne përcaktojmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një orientim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm”, u shpreh komisioneri Varhelyi, duke shtuar se “pres me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartazi në Bashkimin Evropian dhe unë jam i sigurt se ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në udhën e tyre drejt BE-së, ashtu siç kanë bërë deri më tani”.

Për Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca: “tani është thelbësore që qeveria shqiptare dhe institucionet e tjera përkatëse shqiptare të vazhdojnë ta përqendrojnë veprimin e tyre në adresimin e të gjitha kushteve të përcaktuara nga Këshilli marsin e kaluar, me vullnet të fortë politik, me frymë bashkëpunimi dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar”. zëri i amerikës

Besiana Kadare zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB: Përgjegjësi e jashtëzakonshme, Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të jetë zv.president e OKB-së duke përfaqësuar Shqipërinë e cila u përzgjodh sesionin e 75 të Asamblesë së OKB.

Kadare thotë se është një privilegj dhe përgjegësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm ndërkohë sqaron se Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

Ndërkohë President i Asamblesë së Përgjithshme në OKB u zgjodh ambasadori turk Volkan Bozkir, për të cilin Kadare thotë se mezi pret të punojë në një sesion historik.

 

STATUSI I BESIANA KADARESË

 

Krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Shtë një nder i veçantë të shërbejë si VP i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

 

Është një privilegj i tillë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)

# UNGA75

(BalkanWeb)

Ky virus është i pabesë! Kolegët flasin të përlotur për mjekun që ndërroi jetë nga Covid

Mjeku Arjan Pushi, i prekur me Covid, ndërroi jetë ndërsa trajtohej tek infektivi. Kolegët e tij të pyetur nga ‘News 24’ shprehën të përlotur dhimbjen për humbjen e mjekut.

Prof. Dr. Ivanaj tha se mjeku u infektua në krye të detyrës:

“Është një humbje e madhe për ne, por veçanërisht për familjarët e tij, për bashkëshorten Norën dhe vajzën e tij Kristinën. Arjani ishte në luftë kundër virusit, ai la jetën e tij në këtë virus. Çfarë mund të bëjë më shumë një person se sa për t’i dhënë kujdes të tjerëve të infektohet? Duke dhënë kujdes për të tjerët u infektuam. Nuk është QSUT që infektoi të tjerët”.

Një tjetër koleg shprehet për të:

“Nuk është viktimë e pakujdesisë, ai ka përdorur maskë që në janar, ka qenë shumë i kujdesshëm. Por është një viktimë e rastësisë. U them njerëzve të mbrohen sepse virusi është i padukshëm, është i pabesë, mos takoni njeri, harrojeni edukatën, mbani distancën, mbani maska”.

Një ditë më parë në media u njoftua se një prej të intubuarve ishte mjeku i QSUT-së, i Repartit të Hematologjisë. Mjeku 57 vjeç u raportua se ishte rënduar ditët e fundit.

Edhe mjeku Renato Osmenaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Arjan Pushi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai i ka dedikuar një mesazh mjekut reanimator, që ndërroi jetë pasi u prej nga COVID-19.

Na fal që të lamë të ikësh! Qofsh i parajsës!“, shkruan Osmenaj.

Kiçmari: Mendoj se sonte Presidenti është dashur të japë dorëheqje

Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK’së, Sabri Kicmari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.

‘’Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president. Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë. ‘’, tha ai.

‘’Nuk është e zakonshme‘’

‘’E vërteta është se akzua është e rëndë. Barra për shtetin dhe shqoërinë është e rëndë. E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës. Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional.’’, shtoi profesori universitar.

‘’Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më  i mirë i presidentit është e diskutueshme. Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë. Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje. Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni.’’, përfundoi Kicmari. /Express/

Me Covid-19, vdes në mëshirë të fatit në autoambulancën ku kishte sherbyer për vite shoferi i urgjencës

Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgjencës ishte infektuar me COVID-19, dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi. Por, siç bëjnë me dije burime të afërta me të ndjerin, ai kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. Qytetarët që e kanë parë Ndreun kanë thirrur për ndihmë numrin e urgjencës 127, dhe për ndihmë është dërguar një autoambulancë e vjetër, pa asnjë mjekë dhe aparaturë.

E vetmja ndihmë e parë që iu dha vetë-dhënësit të ndihmës së parë, ishte oksigjeni, por i pamjaftueshëm. Autoambulanca që u dërgua nga QKUM-ja është makina me targat, TR 9926 K, makinë që për shumë kohë ishte drejtuar nga vetë i ndjeri.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila deri tani është mbajtur e fshehur nga autoritetet shëndetësore, është mjaftuar me një ngushëllim të thatë nga QKUM-ja në rrjetet sociale, ku shkruhet se Artur Ndreu vdiq në mënyrë të papritur.

Ndërron jetë mjeku i parë me COVID në Shqipëri

Ndërron jetë mjeku i parë me COVID në Shqipëri.

Arjan Pushi ndërroi jetë mesditën e sotme te Infektivi.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur në rrjetet sociale kolegu i tij Bernard Progni.

Jepet dënimi i parë për dosjen “Habilaj”- 10 vite burg për Armando Koçerrin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Kocerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj.

Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, pasi u ul 1/3 së dënimit.

Kocerri u arrestua në Vlorë në banesën e tij në Babicë në vitin 2017 me 4 ton lëndë narkotike. Ai është i pari i dënuar në Shqipëri për këtë dosje, pasi tetë anëtarët e grupit Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mesuraj, Meridian Sulaj dhe Armando Sulaj ndodhen në Itali ku janë dhe duke vuajtur aktualisht dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

Bilanci i hidhur i Shqipërisë: 20 viktima në 10 ditë nga koronavirusi

Me 20 viktima dhe 744 të infektuar, 10 ditëshi i fundit i Qershorit është periudha me bilancin më të rëndë që nga nisja e pandemisë në fillim të Marsit.

Nga 18 Qershori, mesatarisht 2 persona kanë humbur jetën çdo ditë. Numri më i lartë është regjistruar në 18 dhe 28 Qershor, me 3 viktima.

Në rritje ka ardhur edhe numri i pacientëve që kanë patur nevojë për shtrim në spital dhe terapi intensive. Mes tyre ka edhe mosha të reja, 2 prej pacientëve janë nën 30 vjeç.

Që prej rastit të parë të zbuluar në 8 Mars, në Shqipëri janë infektuar 2466 persona.

Në 10 ditët e fundit, të dhënat tregojnë edhe rritje të ndjeshme të rasteve në të gjitha vendet e rajonit dhe vende të ndryshme të botës. Serbia është shteti ballkanik me më shumë viktima e të infektuar, por rritje të shifrave ka pasur edhe Maqedonia e Veriut.

Gjykata e Shkodrës lë të lirë Behar Bajrin, personazhin kyç të grupit kriminal “Bajri”

Behar Bajri, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai cilësohej si një personazh kyç i grupit ‘Bajri’, i cili u arrestua në Roterdam, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës.

Pjesëtarët e fisit Bajti arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

Akuza e fortë e deputetit: Edi Rama, tradhtari i të gjithë shqiptarëve, pazarxhiu i trojeve tona!

Deputeti Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar të të gjithë shqiptarëve dhe pazarxhi të trojeve tona.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Maliqi thekson se Rama me pazaret e tij me Vuçiç dhe Beogradin i ka bërë dëmin më të madh të ardhmes së Kosovës.

Mesazhi i Maliqit:

Pseudo – atdhetari i shtirur Ramziu… Kur interesi personal të shtyn të bësh pazar me gjakun e të rënëve dhe me troje shqiptare.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar.Mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë, shkoi e trazoi edhe me mendjen e tij të sëmurë, shkoi e ngatërroi me zemrën e tij te ligë, shkoi e nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë që vetëm ai e ka.

Si rezultat gatoi këtë çorbë të prishur për Kosovën si edhe për të gjithë shqiptarët.. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës.

Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë…Poshte tradhetaret👎.

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, Besim Zekthi

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe spektatorëve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.

Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet në art, folku në tërësi dhe vallja popullore në veçanti, dëshmojnë se janë maja të dimensionit tonë artistik dhe shpirtëror. Dhe vallja popullore në ecurinë e saj, në mëvetësimin e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi.

Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe ndërimeve, që kanë ndjekur për katër dekada. Te ai burrë shtatlartë, i hijshëm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive, arti në tërësi dhe vallja në veçanti, skalitën tiparet e një personazhi që rrezaton.

Edi Rama shkon në Prishtinë si misionar i Beogradit! – Nga SALI BERISHA

Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datë 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veçmas të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

 

Ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës.

Miq, Edi Rama shkon në Prishtine si një provokator sepse vetë ai është sot pas Enver Hoxhës sinonimi më i shëmtuar i përçarjes kombëtare.

Për kujtesë:

1-Edi Rama në shtator të vitit 2013, ende pa marrë votëbesimin në parlament dhe pa bërë betimin si kryeministër, shkon fluturimthi në Prishtinë dhe në fjalën e tij përçarëse në parlamentin e Kosovës detyroi të braktisin sallën e tij deputetët e LDK, partisë politike që themeloi shtetin e Kosovës.

2-Edi Rama gjatë këtyre 7 viteve ka ofenduar dhe sharë me gjuhën e një halabaku ordiner pothuaj çdo udhëheqës politik të Kosovës për motivin e vetëm se ata nuk kanë pranuar të mbështesin shërbesat e tij ndaj Beogradit ose kanë reaguar ndaj deklaratave të tij kundër Kosovës dhe qëndrimeve të lidershipit të saj.

3-Ai është njeriu që për llogari të Beogradit ndezi në mënyrë të pabesueshme midis Tiranës dhe Prishtinës luftën e ftohtë për t’i dhënë mundësi padronit të tij që liderët dhe shqiptarët e Kosovës t’i paraqesë si “shqiptarci” të ligj, si njerëz që kanë zbritur nga mali dhe që janë “dru me pre” në kontrast me “albanci” të mirë të Tiranës, me të cilët “nema problema” dhe se me ta mirëkuptohemi mirë e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis është kryeministri i vetëm në botë që ka ngritur padi në gjykatë kundër kryeministrit të një vendi tjetër siç ka bërë ai kundër ish-kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri është njeriu që promovoi së bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si të tyre, projektin e Vuçiçit për Serbinë e Madhe me “shkëmbim territoresh”, vetëkuptohet sipas rregullit të ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas dështimit të turpshëm historik në Samitin e Berlinit të projektit të Serbisë së Madhe “me shkëmbim territoresh”, de fakto ndarje të Kosovës, me urdhër të padronit të tij do firmoste projektin e ri të Serbisë së Madhe, traktatin famëzi të Novi Sadit me 720 nene, me të cilin Aleksandër Vuçiç fshinte nga harta republikën e Kosovës dhe perfshinte Shqipërinë si një republikë të re të Mini apo Jugosllavisë së re.

7- Ai edhe para firmosjes së traktatit famëzi të Novisadit është njeriu që fliste për autostradën Nish-Durrës sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e këtij aksi që tejshkon Kosovën nga kufiri me Shqipërinë në kufirin me Serbinë.

Këtë “harresë” të qëllimshme e bënte sepse ia kërkonte padroni i tij Vuçiç për të cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i një vendi të pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombëtar të Novisadit, Zografi bis së bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi në FB e tij, por edhe në tekste shkollore për promovim hartën e Mini Jugosllavisë de fakto Serbisë së Madhe, në të cilën Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Për të shitur projektin e ri të Serbisë së Madhe, Vuçiç me Edi Ramën organizuan në Tiranë samitin antishqiptar të nismës së Mini Jugosllavisë, në të cilën shndërruan Tiranën në kryeqytetin e sulmeve më të egra kundër Prishtinës.

Tani që është diskretituar përfundimisht para botës, por ”shyqyr që ra ky mort e u pamë”, ai me vizitën e tij blic në Prishtinë përsëri në dëm absolut të Kosovës, kërkon të paraqitet si “big brother” për interesa të Vuçiç dhe për Perëndimin si njeriu që “lëviz telat në Prishtinë”. Në të dy rastet ai synon të dëmtojë rëndë Kosovën, përfaqësimin e saj ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Miq, meqë Edi Ramës këto kohët e fundit i kanë hyrë në shpirt fantazmat e tragjedive të Shekspirit, po i rikujtoj me këtë rast dy vargje të gjeniut të pavdekshëm që i përshtaten plotësisht vizitës së tij blic në Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekatës ç’tu desh që erdhe në mes të natës”!

Duke përfunduar, dua t’i them me këtë presidentit të serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, se loja jote me argatë shqipfolës si Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi është lojë e rrezikshme, por kryekëput e dështuar.

Sikunder dua t’i përsëris edhe njëherë Esad Toptanit të ri se për aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, të pret fundi i tmerrshëm që historia u rezervon tradhtarëve të kombit.

Cakaj pas takimit me Grenellin: Nuk ka plane për ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se ka biseduar me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj tha se “nuk ka plane për ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbime territoriale apo nxitime për një marrëveshje të dëmshme”.

Më 27 qershor, me ftesë të ambasadorit Grenell ishte paraparë të mbahej takimi midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Takimi ishte parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e anuloi pjesëmarrjen në takim. Kjo ka ndodhur pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pjesëmarrjen në takim e ka anuluar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se pret që takimi midis dy palëve të ricaktohet së shpejti. rel


Send this to a friend