VOAL

VOAL

Prokurori Bujar Sheshi ish-sigurims? Gjykata Administrative pranon padinë

Personi për të cilin Autoriteti i Dosjeve deklaroi se prokurori Bujar Sheshi ka qenë ish-sigurims, është një person tjetër me të njëjtin emër. Me këtë argument, avokati i anëtarit të KLP ka dorëzuar në Gjykatën Administrative një padi ndaj Autoritetit të Dosjeve. Identiteti i personit që pretendon ky autoritet është një shtetas me emrin Bujar Shesha.

 

Gjykata Administrative vendosi të pranojë padinë e anëtarit të KLP Bujar Sheshit ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i cili e pati akuzuar se prokurori ka qenë ish-sigurims.

Avokati i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Julian Mërtiri, në padinë e depozituar ka deklaruar se personi për të cilin flet Autoriteti i Dosjeve, nuk është Bujar Sheshi. Sipas tij, shtetasi për të cilin thuhet se ka qenë bashkëpunëtori i ish-sigurimit është personi me identitetin Bujar Rasim Shesha.

Një element tjetër ku është mbështetur padia e avokatit të Bujar Sheshit është fakti se ai ka qenë prokuror dhe jo hetues. Sipas avokatit Mërtiri, në kohën e diktaturës, hetuesia ka qene organ i veçante nga Sigurimi i Shtetit dhe s’ka pasur lidhje me prokurorinë.

Në kohën e publikimit të dokumentit nga Autoriteti i Dosjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ka mohuar që ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Ndërsa në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhej se Sheshi e kishte plotësuar nën përgjegjësinë e tij personale formularin e deklarimit. Në ligjin për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, thuhet se për të qenë anëtar i KLP, kandidati nuk duhet të ketë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Pas vendimit ka reaguar kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula e cila ka paralajmëruar se do ta apelonte vendimin e gjykatës Administrative për Bujar Sheshi, duke i qëndruar në këtë mënyrë pretendimit fillestar se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit./abcnews.al

Shtetasi i parë nga Shqipëria që po intervistohet në Hagë, kush është Adem Shehu

Prokurorët Specialë në Hagë paraditen e se mërkurës nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK.

Top Channel ka mësuar se komandant Shehu mbërriti në Hagë paraditen e së martës dhe dje në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së enjte.

Shehu mësohet se është duke u intervistuar si dëshmitar, por nuk bëhen publike detajet specifikuese çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin.

Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës.

Javën e shkuar se prokurorët special në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, ish-Komandantit te Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.

Gjatë luftës në Kosovë rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore. Grupet përbëheshin nga 25-30 veta. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore dhe më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

Përgjimet e antimafias- “Këta njerëz të bëjnë të fitosh para”, bisedat e 2017: D’Alessandro thotë se ai foli me Shefin e Policisë së Tiranës, solli mish derri të zi dhe…

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milionë euro, teksa Shqipëria përshkruhej si “Kalabria në vitet ’60 ku mund të bëhet gjithçka”

Në përgjimet e Anti-mafias italiane ndaj pjesëtarëve të klanit mafioz të Ndragheta-s, me investime në sëktorë të ndryshëm në Shqipëri, ata dalin në një konkluzion se “nuk bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep rryshfet”.

Në mënyrë të qartë, sipërmarrësi Antonio Gallo (i njohur dhe si princi) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera sepse sipas tij, ‘pa kontakte nuk shkoni askund… duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë’..

Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri, korrupsioni është masiv. Anëtarët e Ndraghetas duket se u japin rryëfshet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djath apo sallam e mish derri.

Në një bisedë të përgjuar më 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djath, sallam e mish derri kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të punonin.

Pergjim 1
Pergjim 1

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier”.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djath mocarella dhe “mish derri të zi”

Takimet e shtator/tetorit 2017
Më 09.08.2017, në Santa Maria di Catanzaro pranë kompleksit Cassiodorus, Tommaso Brutto me djalin e tij Saverio takuan Ercole D’alessandro.
Qëllimi i takimit ishte të kuptonte sesi po lëvizte marshalli në lidhje me kontratat që duheshin marrë në Shqipëri përmes të njohurve të tij. D’alessandro tha se ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekretarin dhe një zëvendësministër të cilit i kishte sjellë ushqim falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë material gastronomik me korrier. Pastaj të tre ranë dakord për faktin se nuk ishte rasti të përfshiheshin sipërmarrësit Lobello (të konsultuar nga Luciano D’alessandro) në Shqipëri për problemet që mund të lindnin pasi ata konsideroheshin si sipërmarrës referues të klanit Grande Aracri dhe objekt i ligjit anti-mafia, duke komentuar se edhe Gallo (si Lobello) “pa u dorëzuar … mos të hapë rrugë”, që do të thotë se edhe Gallo ishte një person që gravitonte në orbitën e bandave. Biseda pastaj vazhdoi duke folur për politikanin Pino Galati dhe Fondacionin “Kalabrezët në botë” (organ i brendshëm i rajonit të Kalabrisë), i cili kishte pasur mes të punësuarve Saverio Brutto dhe vajzën e Marshallit Elvira, i cili u gjet se kishte marrë të ardhura nga Fondacioni në periudhën e përfshirë në vitin 2016.
Data: 08.09.2017 18:41:13 
Saverio Brutto thotë se nuk i bëhet vonë për bashkinë dhe dëshiron të bëjë më shumë jashtë vendit.
D’Alessandro thotë se ai po organizon një event me panetone për Krishtlindje në Shqipëri për të promovuar produktet kalabreze.
Saverio Brutto thotë se, me Luciano D’Alessandro, ai gjeti vendin e duhur dhe ndodhet përpara dyqanit të Gallo.
D’alessandro thotë se ai foli me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekretarin dhe një zv/ministër të cilit i solli dy sopresata (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier.
D’alessandro thotë se këta njerëz “të bëjnë të bësh para” dhe ata i premtuan atij se nëse sjellin ndërmarrje ndërtimi ata do t’i bënin ata të punojnë.

D’Alessandro pohon  se këto gjëra iu janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

“News24” siguron dosjen e plotë të antimafias- Si futen paratë e pista me anije në Shqipëri, emrat e lidhur me qeverinë

TIRANË

“News24” zbardh përgjime të reja të antimafias në Itali, ku përmenden emra të lidhur me qeverinë, të përfshirë në pazare për tendera. Në dosjen e plotë prej rreth 1500 faqesh, janë përfshirë edhe përgjime telefonike, përmenden emra të lidhur me qeverinë që janë pika referimi për eksponentë të mafias italiane. Në mesin e këtyre përgjimeve del një shqiptar me emrin ‘Nik’, i cili nga përgjimet rezulton të ketë lidhje me sipërmarrësin Gallo në Shqipëri.

Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri. Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri dhe bashkëbisedojnë me shqiptarin me emrin ‘Nik’, me të cilin flasin për mundësinë e ndërtimit të grataçelave  në Shqipëri dhe mënyrën se si fitohen tenderat e koncesionet në vendin tonë.

Mafja Pergjimet
Mafja Pergjimet

Në  dosje del në skenë edhe Europarlamentari Lorenzo Cesa, i cili në bazë të përgjimeve duket si njeriu që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave dhe  lejeve të ndërtimit. Protagonist i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrësi Antonio Gallo i cili flet për dhënien e rryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Ajo që bie ne sy në dosjen voluminoze shtë edhe mënyra se si dërgohen në Shqipëri paratë e pista, kryesisht duke përdorur anijet.

Reshjet e shiut- Bashkia e Shkodrës: 1330 hektarë sipërfaqe tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me situatën e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut së fundmi.

1 mijë e 330 hektarë sipërfaqe tokë janë tashmë nën ujë, kryesisht tokë bujqësore në Oblikë, Muriqan dhe Obot.

Tek ky i fundit, rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është tashmë jashtë funksionit.

INFORMACIONI ZYRTAR NGA BASHKIA SHKODËR

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur  1330 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 398 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
  3. Grurë 25 Ha

4.Dekorative                                10 Ha

5.Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
  • Grurë 15 Ha
  • Pemtore 5Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar 170 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
  • Grurë 10 Ha
  • Decorative 10

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.

  • Tokë e pakultivuar 5 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021

Zhdukja në Shqipëri e biznesmenit Pecorelli, Prokuroria e Peruxhias nis hetimet

Prokuroria e Peruxhas ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Makina që ish-arbitri kishte marrë me qira u gjet e djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit të Pukës, ndërsa brenda saj kishte dhe eshtra.

Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy net. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura të gjetura në makinën e djegur, i përkasin atij. Ndërkohë, mediet italiane zbuluan dje dhe mesazhin e fundit të biznesmenit Pecorreli të zhvilluar me një mik sipërmarrës nga Altotiberino.

“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri. Në datën 15, ai më shkroi në WhatsApp: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”, mësohet të ishte biseda mes tyre.

Më 6 janar ishte dita e fundit kur partnerja e tij shqiptare, me të cilin ka një fëmijë dhe ish-gruaja me të cilën ka tre fëmijë, nuk ishte në gjendje ta kontaktojnë atë. Megjithatë, thirrjet në celularin e tij shkonin, por nuk përgjigjej askush. Mediat italiane theksojnë se Pecorelli kërkoi që të zhvillonte biznes në Shqipëri dhe nuk dihet nëse zhdukja e tij, ka të bëjë me këtë. bw

Shqipëri, nuk respektonte masat anti COVID, dëbohet diplomati rus

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot se ka shpallur peron të padëshiruar dhe ka kërkuar largimin brenda 72 orësh, të Sekretarit të Dytë të ambasadës ruse në Tiranë Alexey Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të rregullave Anti COVID të vendosura nga qeveria shqiptare

Sipas njoftimit, që prej fillimit të pandemisë, diplomati rus kishte sfiduar në mënyrë të përsëritur kufizimet e vendosura nga autoritetet shqiptare, edhe pas ankesave zyrtare që i ishin drejtuar ambasadës ruse.

Burime diplomatike, i shpjeguan “Zërit të Amerikës” se diplomati Krivosheev, kishte thyer së fundmi karantinën, duke qenë se ishte prekur nga Koronavirusi.

Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se “përfaqësuesë të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. Ministria ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten. Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mire të të dyja palëve për mospërsëritjen e shkeljeve”, saktëson njoftimi.

Sipas Ministrisë së Jashtme “sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”.

Ja kërkesa e policisë për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”

TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” dhe “News24” kërkesën e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”.

Në kërkesën e policisë, të cilën “BalkanWeb” e disponon të plotë, mes të tjerash thuhet që predha e nxjerrë nga trupi i viktimës Aleks Nika të dërgohet për ekzaminime kriminalistike në laboratorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose jashtë saj.

Disa nga kërkesat e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë:
Të bëhet rieksperimentimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.

 

Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gradës të planëzuar me shërbim në datë 21.01.2011.

Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave, si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.

Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011, duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë, nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE-së ose jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i shtetasit Aleks Nika.

Si dhe veprime të tjera, që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

“Spatrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Preshevës”! Çelet ekspozita në Tiranë

Shoqata Patriotike “Çamëria” denoncon në një postim në “Facebook” se “Në Medvegjë po ndodh një politikë e kontrolluar e spastrimit etnik të shqiptarëve”.

Në kuadër të “Javës Çame”, Shoqata çeli ditën e sotme në ambientet e Kalasë së Tiranës ekspozitën “Spatrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Presheves” me foto nga këto dy treva shqiptare.

Njoftimi i plotë:

“Spatrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Preshëves”
Në Medvegjë po ndodh një politikë e kontrolluar e spastrimit etnik të shqiptarëve përmes pasivizimit të adresave. Shoqata Patriotike “Çamëria”, e cila këtë janar kremton 30-vjetorin e themelimit të saj, ka ngritur zërin për shqiptarët e Preshevës dhe ka kërkuar që historia e Çamërisë të mos përsëritet.
Në kuadër të “Javës Çame”, Shoqata çeli ditën e sotme në ambientet e Kalasë së Tiranës ekspozitën “Spatrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Preshëves” me foto nga këto dy treva shqiptare.

Fjalën e hapjes të ekspozitës e mbajti Kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko, i cili u shpreh se kjo ekspozitë flet më shumë se çdo orator”. “Drama e Çamërisë po përsëritet në Medvegjë. Ne nuk e lëshojmë Çamërinë dhe do ta mbrojmë Medvegjën. Janë tokat tona, shtëpitë tona”, u shpreh ai.

Për kreun e Fondacionit “Hasan Tahsin”, z. Alket Veliu “shqiptarët e Çamërisë janë vetë viktima të një sistemi genocidar dhe e dinë shumë mirë se çdo të thotë të të dëbojnë nga vendi yt”.

“Në shekullin e kaluar, shqiptarët u përballën me spastrim të dhunshem etnik në Çamëri dhe Sanxhak, ndërsa sot misioni shpopullues serb në Luginën e Preshevës vazhdon me mjete të tjera duke detyruar shqiptarët të largohen nga shtëpitë e veta”, theksoi ai.

Ekspozitën e përshëndeti edhe kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi. Ai kërkoi “ndërgjegjësimin për spastrimin etnik që po iu ndodh shqiptarëve të Luginës dhe apeloi pë të mos lejuar kthimin e saj në një Çamëri të dytë”.

“Medvegja sot ka vetëm 10% të shqiptarëve, kurse 90% e tyre janë dëbuar. Malësia e Bujanocit është shkretuar gati tërësisht. Sot atyre nuk iu lejohet kthimi dhe janë fshirë nga regjistrat civilë. Ky presion i Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një diskriminim i pashoq në Evropën e sotme. Për të mos lejuar spastrimin e Luginës së Preshevës duhet angazhim më i madh i spektrit politik në Shqipëri e në Kosovë. Këto troje strategjike janë të Kosovës, janë të Shqipërisë, jo të Serbisë”, përfundoi ai.

Ekspozita do të zgjasë deri në datën 24 janar dhe është e hapur për të gjithë vizitorët.

Skandali me “Tiren” te COVID 2, zgjerohen hetimet. Dyshime për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet mbi personelin shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë nga Covid-19.

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Tire Alldervishi ka bashkëpunuar me mjekë dhe infermiere dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën.

Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësorë të pacientes, librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierëve në 24 orë.

Gjithashtu janë sekuestruar telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar si dhe pamjet filmike të Covid 2. Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve prekur nga Covid19.

Do niseshin nga Rinasi për në Zvicër, ja si ndodhi aksidenti në Rrugën e Kombit ku u shua familja Avdiaj

Një ngjarje tragjike ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit.

Blerim Avdiaj, 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtojë më e vogla Violeta, e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë., ndërkohë që kanë humbur jetën 4 anëtarët e tjerë.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.

Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike.

Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër.

Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

VIDEO – Mediet italiane shkruajnë për arratisjen e Moisi Habilajt: Jetonte në zonën e kontrolluar nga bosi i Cosa Nostras!

ITALI

“Që nga e shtuna e kaluar, telefoni i tij është i fikur dhe i paarritshëm”, kështu shkruajnë mediat italiane një ditë pas lajmit të bujshëm të arratisjes së trafikantit shqiptar të drogës, Moisi Habilajt, nga një banesë në provincën e Katanias, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

43-vjeçari shqiptar mbahej në mbikëqyrje me byzylyk elektronik, pasi ishte dënuar me 15.5 vite burg, ndërsa dje kur policia ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë.

“Misteri i fundit në lidhje me trafikantin shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catania, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostras, Ciccio La Rocca”, shkruajnë mediat italiane.

Më tej, në shkrim thuhet se “Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, vend në të cilin Moisi Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43 vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pasi kaloi 954 ditë pas hekurave, 43 vjeçari u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi, nga ana e babait për pak më shumë se një muaj”.

Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpunoi me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunëtor i saj.

Ai pranoi pjesërisht akuzat, dhe kjo u vlerësua pozitivisht nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërisht për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal.

Arratiset Moisi Habilaj në Itali! Policia shkoi për ta rikthyer në burg, nuk u gjet në banesë

Moisi Habilaj është arratisur në Itali pasi Policia shkoi për t’a rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, bëjnë me dije burime për BalkanWeb.

Prej majit të vitit të kaluar Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg.

Grupi kriminal në të cilin bënte pjesë Habilaj operonte mes Shqipërisë e Siçilisë, për trafik kryesisht droge por edhe armësh luftarake.

Në këtë çështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritë e hapura i ka vetëm me drejtësinë shqiptare.

Si bazë e vëllezërve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikërisht fshati Babicë në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis në vitin 2017.

Tashmë Moisi Habilaj rrjedhimisht duhet të shpallet në kërkim nga Italia dhe të vuajë vitet e dënimit me burg të caktuar nga Apeli i Katanias.

Reshjet dëmtojnë “Urën e Zogut” në Milot, bien mbi lumin Mat disa pjesë të saj

Shembet “ura me harqe” në Milot. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se “Ura e Zogut” siç njihet nga të gjithë shqiptarët ka humbur në lumë në disa pjesë rreth 2 metra.

Ura e ndërtuar në 1927 është monument kulture, i mbrojtur nga shteti. Marrja e inerteve pranë këmbëve të urës si dhe një devijim i rrjedhës pranë këmbëve të urës, devijim i cili është përdorur për vaditje është arsye kryesore e kësaj shembjeje. Në këtë urë nuk është vënë dorë asnjëherë edhe pse është monumentet kulture i mbrojtur.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat.

E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.
Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj.

Rruga e ndarë në dysh në Borsh, PD denoncon nga vendngjarja: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, i shembur pas reshjeve masive në zonë. PD vuri në dukje shqetësimin e banorëve për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

“Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”, tha ish-deputetja.

Nada Meçorapaj solli në vëmendje premtimet e Ramës për rrugë me standarde, por duke iu referuar rrugës së çarë në dysh në Borsh, ajo theksoi se Edi Rama nuk mban asnjë premtim, pasi mendon vetëm për vete dhe oligarkët.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin!”, u shpreh ish-deputetja Meçorapaj.

Rrugë të ndara më dysh e shtëpi nën ujë, pamje dramatike nga përmbytjet në Lezhë, evakuohen 27 familje

LEZHË

Në Qarkun e Lezhës situata vijon të jetë problematike nga reshjet masive të shiut, ku deri tani rreth 3000 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Reshjet e këtyre ditëve kanë sjellë edhe dëmtime urash, rrugësh dhe banesash. Në Bashkia Lezhë deri më tani janë evakuuar 27 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa dëmet e mëdha në tokat bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë priten te llogariten pas largimit të ujit.

Rruga lidhëse Kallmet-Ungrej është shembur në një gjatësi afro 100m dhe ndërhyrja për riparim duket që do të vonojë, pasi ndodhet në një terren të thyer malor. Kjo është një rrugë e ndërtuar në vitin 2013, por që pas inaugurimit problemet me rrëshqitjen ishin evidente në disa pika të këtij segmenti. Shpyllëzimi i malit, si dhe mungesa e mirëmbajtjes së rrugës, ka bërë që jeta e banorëve të kësaj zone të vihet në rrezik të vazhdueshëm.

 

Një ure që shërben për lidhjen e fshatrave në Kalivaç sërish në njësinë Ungrej në Lezhë është ndarë në dysh nga prurjet e shumta të lumit. Në këtë urë nuk ishte ndërhyrë prej vitesh dhe pse dëmtimet ishin të dukshme.

-Në lagjen Varosh ka rrëshqitje të një masivi dheu, duke dëmtuar muret mbajtëse, si dhe duke rrezikuar 6 banesa, ndërsa janë evakuuar banoret dhe është bërë izolimi i vendit.

Rrëshqitjet pranë zonave të banuara ka pasur edhe në zonën e Mirditës, por banorët në Fan dhe Rrëshen kanë refuzuar të evakuohen.

-Shkarkimet në hidrocentralet Ulez- Shkopet për momentin janë 500meter kub /s.

Ndërsa nuk ka të dhëna mbi Hidrocentralin Qafë Mollë në Rrëshen, mbi sasinë e shkarkimeve e ujërave.

Hidrocentralet që shkarkojnë në lumin Mat, rrezikojnë daljen nga shtrati dhe dëmtimin e argjinaturave. Nga kjo rrezikohen Fushë Miloti, zona e Fushë Kuqes dhe Bregu i Matës.

Rama vizitë në Athinë, drekë me Mitsotakis

VOA

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndodhet sot në Athinë ku në program është një takim me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis. Në një postim në Twitter, shoqëruar me foton e tij ndërsa zbriste nga avioni, në kryeqytetin grek, zoti Rama shkruajti gjatë ditës se ndodhej atje “për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.

Mediat greke e kanë përshkruar si “një vizitë informale”, udhëtimin e zotit Rama në Athinë. Në fakt ai nuk shoqërohet as nga ministtrja e Jashtme Olta Xhaçka, ndërkohë që vetë ka patur një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias, sipas të cilit “marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon ishin në fokus të bisedës”. Ministri i Jashtëm Dendias ishte i pranishëm dhe ne drekën mes dy kryeministrave.

Vetë zoti Rama nuk ofroi ndonjë detaj me shumë për bisedimet e zhvilluara me homologun e tij grek, përpos faktit që dreka ishte shtruar në shtëpinë e zotit Mitsotakis. “Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruajti zoti Rama për takimin.

Tirana dhe Athina, vendosën së fundmi që për çështjen e debatuar të përcaktimit të kufirit detar mes tyre t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kjo u njoftua gjatë vizitës në tetor të zotit Dendias në kreyqytetin shqiptar.

Megjithatë mbetet e paqartë se si do të veprohet, përderisa ndërhyrja e Gjykatës në raste të tilla kërkohet mbi një mosmarrëveshje konkrete.

Ish ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili udhëhoqi për dy vjet një proces dialogu me palën greke për një paketë çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë dhe çështjen e Detit, për të cilën nisën zyrtarisht dhe bisedimet, vuri në dukje javën e shkuar, në një shkrim të tijin, se shqyrtimi nga ana e një Gjykate ndërkombëtare “është gjithashtu një proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështje, por me shprehjen e gadishmërisë të palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare. Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata”.

Ajo që ka rënë në sy në vizitën e sotme të zotit Rama, është se takimet e tij në Athinë, vijnë një ditë pas kthimit të tij nga Ankaraja, ku delegacioni shqiptar që përfaqësohej me gati gjysmën e kabinetit qeveritar u prit me ceremonialet më të larta shtetërore turke, në prani të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Koincidencë ose jo, por dhe një vizitë e mëparshme e zotit Rama në Athinë, ku darkoi me homologun e tij grek, ishte paraprirë nga një takim i tij i beftë me presidentin turk Erdogan në rezidencën e tij verore.

Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë më presidentin Erdogan. Gjatë takimit të fundit ata të dy vunë theksin te “miqësia e ngushtë” mes dy vendeve. Ata të dy, nënshkruan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë, “gjë që e ngre partneritetin tonë të shpallur strategjik në stadin e një marrëdhënieje institucionale ndërqeveritare”, nënvizoi zoti Rama.

Presidenti turk premtoi ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit Brenda 3 muajve të ardhshëm si dhe restaurimin e Xhaisë së Plumbit në Shkodër. Ashtu sikundër ka ndodhur dhe më parë me përfaqësues të niveleve të ndryshme turke, të cilët kanë kërkuar nga Shqipëria dëbimin e anëtarëve të së ashtuquajturës Lëvizjes Gyleniste, e konsideruar nga Ankaraja një organizatë terroriste, edhe këtë herë presidenti Erdogan nuk la pa përmenduar këtë çështje, ndërsa deklaroi se “ne, bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Turqia është angazhuar për të zënë vendin e institucioneve të shumta arsimore turke që financoheshin nga Faetllah Gyleni. Fondacioni shtetëror turk Maarif, bleu kohë më parë Universitetin e New York-ut në Tiranë, dhe siç u deklarua dhe gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan, duket se pranë këtij Universieti do të atashohet dhe Universiteti teknik i Stambollit.

Bejtja: Gjendjen e akseve në vend pas rreshjeve të shiut kryesisht në pjesën perëndimore të Shqipërisë

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja në një lidhje live për News24 ka raportuar për gjendjen e akseve në vend pas rreshjeve të shiut kryesisht në pjesën perëndimore të Shqipërisë.
Lidhur me çarjen në aksin Borsh-Piqeras, Bejtja thotë se rruga nuk ishte e re, pra nuk ishte bërë kohët e fundit teksa rrëshqitja është aktivizuar së fundmi.

Ai thekson se rruga tashmë funksionon me një lëvizje apo aks, teksa shton se janë marrë masat sinjalistike për të evituar rreziqet.
‘’Kjo është një rrugë ekzistuese, rruga bosh është nacionale e bregut. Bëhet fjalë për një rrëshqitje të aktivizuar së fundmi, nuk ndodh sot për sot, por do ketë pasur shkaqe të mëparshme. Ka pasur çarje, dhe vijon të avancojë. Rruga tani është me një kalim, janë marrë masat sinjalistike.

S’ka mjete të tonazhit të rëndë, është rrugë turistike. I gjithë trafiku menaxhohet nga Policia Rrugore. Nënkontraktorët janë në terren, po marrin masat. Nuk është bërë rruga tani, rrëshqitja vijon. Me të ndaluar rrëshqitja dhe rreshjet do të normalizohet.

Kemi rreshje, i kishim parashikuar në zonën verilindore. Tashmë ka dhe në veriperëndim. Kemi pasur edhe raste të kalimi të ujit në ndonjë rast mbi rrugë, që do ketë sjellë trafik të kujdesshëm.

Do vijoj me rrugët. I kemi të ndara sipas rajoneve, në verior vetëm në Tropojë kemi dëborë nga 12 e natës, dhe ka trashësi 30 cm. Bëhet fjalë për 700 m mbi nivel. Borëpastrueset kanë punuar gjithë natën. Tani ka shi. Të gjitha akset të aksesueshme. Po ashtu edhe Plepaj- Qafë Prush, edhe në Peshkopi- Drajç. Ka pasur ujë mbi asfalt. Është garantuar qarkullimi i lirë. Po ashtu edhe në Skurraj-Peshkopi ka pasur rënie të inerteve, janë pastruar. Në Kalimash-Fushë Dukagjin ka pasur rënie gurësh e aluvionesh. Në Han të Hotit-Tamarë ka pasur rënie gurësh, por nuk është ndërprerë qarkullimi rrugor.

Qarkullimi është normal në këtë zonë. Në TIranë-Durrës-Rrogozhinë-Milot ka pasur shi, por jo probleme.

Në Qukër-Pishkash ka prurje aluvionesh, kjo është e zakonshme. Vazhdohet puna nga nënkontraktori. Në rajonin rrugor kemi këtë në Borsh-Piqeras, vijon të avancojë. Rruga është bërë me një kalim. Janë marrë masat nga Policia Rrugore. Në Këlcyrë-Përmet janë marrë masat për të thelluar kanalet anash rrugës.

Në Virua uji ka dalë në rrugë, por bie direkt në Drinos dhe s’ka probleme. Në orët e para të mëngjesit

37 mijë e 44 abonentë ngelën pa drita, tani është ulur në 13 mijë. Në Shkodër kemi 3 mijë e 700, ku 3 mijë e 200 kanë qenë në zonë rurale. Kanë qenë të lidhura me kabinat, ku kanë rëën automatet pasi ka hyrë uji.

Do të menaxhojmë brenda çod pamundësie, prurjet që vijnë nga kaskada e Drinit, kemi parashikuar të gjitha masat. KESH do të prodhojë mefuqi të plotë në Vaun e Dejës dhe Koman.

Ka një rritje të nivelit në Bunë. Vjen prej fryrjes së liqenit të SHkodrës, që shkaktohet prej ujërave nga përrenjtë dhe Kiri. Jemi larg kushteve për rrezik. Është situatë më tepër se normale. Shirat janë në perëndim, janë në luginë, nuk shkaktohen nga, nuk kemi shira në basenin e Drinit. Në datë 11- 12 presin 60 mm shi.

Kemi marrë masat për deri në datën 12, por nëse dalim jashtë parashikimeve atëhere mblidhemi. E kemi situatën nën kontroll. ‘’- tha Bejtja.

Bashkia e Durrësit: Lumenjtë Erzen e Ishëm dolën nga shtrati, kanë përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese

Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim mbi situatën me reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas njoftimit zyrtar, problemet kryesore vijnë nag dy lumenjtë Ishëm e Erzen që kanë mbushur tej kapaciteteve kanalet kulluese dhe kanë përmbytur tashmë toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.

Në fshatin Jubë janë evakuar 2 familje kurse Rrushkull plot 10 persona. Po ashtu në Vadardhë të Sukthit janë përmbytur 4 banesa.

NJOFTIMI NGA BASHKIA DURRËS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM 🔴

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese,  përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

  • Në Fshatin Jubë njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.
  • Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.
  • Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.
  • Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.
  • Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç
  • Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.

Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.

I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të telefonojnë në këta numra telefoni:

👉 Arbër Braho​ – Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237

👉 Vasip Çopa – ​Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639

👉 Adriatiak Velaj – Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905

👉 Aljon Hyskaj​ – Drejtor Ndërmarrja Rruga 0694702377

👉 Andri Cerri – Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696

👉 Gerald Dautaj – Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301

👉 Albert​Bukaçi​ – Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510

👉 Behar Xheja​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001

👉 Serdi Maksuti​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584

👉 Kujtim​ Shahini – Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775

👉 Muhamet Çyrbja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563

👉 Rrapo Osmani​ – Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088

👉 Aurel Alimadhi Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413

👉 Muharrem Sula – Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316

👉 Fabian​Kurti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998

👉 Ilir Beqja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771

👉 Kadri​ Gjyli – ​Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600

👉 Sali Doda​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898

👉 Ramazan Sula​ – Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332

Shirat e rrëmbyer në Gjirokastër- Vangjel Tavo: Situata e rënduar nga përmbytjet, rrëshqitja e dherave rrezikon banorët

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për shirat e rrëmbyer që kanë rënë në qarkun e Gjirokastrës.

Tavo thekson se si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet, rrëshqitja e dherave rrezikon edhe jetën e banorëve.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo:

Situatë e rënduar nga përmbytjet në qarkun e Gjirokastrës.

Situatë e përkeqësuar në Luginën e Drinos. Është përmbytur fusha sportive Lefter Millo në Dervican dhe përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë ka përmbytje në fusha duke rrezikuar tokat bujqësore dhe bizneset që operojnë aty pranë.

Shqetësim edhe rrëshkitja e dherave në Gjirokastër duke rrezikuar edhe banorë.

Gjithashtu prej më shumë se 12 orësh rruga e fshatit Zhulat është përmbytur dhe për pasojë kanë mbetur të izoluar 80 familje.

Është shtuar prurja e lumit Vjosë ujërat e të cilit janë vërshuar ndjeshëm në zonat e Urës së Ali Pashait pranë fshatit Becisht si dhe të asaj të Leklit ku lumi Vjosë bashkohet me lumin Drino. Këto kanë sjellë dhe daljen e lumit nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtime te tokat e bujqesore të zonës.

Viroi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar aksin nacional Gjirokastër – Tepelenë.

Probleme edhe në aksin Gjirokastër – Lunxhëri.

U bëj thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme, të jenë në gatishmëri dhe të përdorin të gjitha kapacitet për të ndihmuar këto zona.

E papranueshme që “rilindja” e braktisi Gjirokastrën, dikur zemra e jugut të vendit, duke e konsideruar thjesht një xhep gjeografik dhe një zonë jashtë vëmendjes për investime.

VT

Shpëtim Saraçi: Mos o Kujte se nuk mbajmë dot më! Po më dridhen duart

Kompozitori i njohur shqiptar, Shpëtim Saraçi, jep një mesazh prekës për ikjen e parakohshme nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Saraçi shkruan në “Facebook” se ky lajm i shkatërroi të gjithë këtë fillim viti, ndërsa shton se nuk gjen fjalë të shkruajë e duart i dridhen fort.

“Mos o Kujte se nuk po mbajme dot më. Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften…. Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort….. Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti. Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem… Ngushellimet me te sinqerta familjes…. R.I.P”, shkruan Saraçi.

Celibashi: “Situata politike si më 1997”

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje ishte një ndër garancitë kryesore të futura si risi në Kodin e ri Zgjedhor. Teksa projekti për votimin me gisht ka ecur përpara dhe në Komisionin Qendror ka mbërritur oferta, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka dhënë detaje për realizimin e një tjetër projekti për garancinë e procesit të votimit.

Kreu i KQZ-së tha se në buxhetin e KQZ-së janë planifikuar 4 milionë euro për kamerat që do vendosen në çdo qendër votimi. Ndërkohë, të gjitha kamerat do të lidhen me një ekran qendror edhe në KQZ. Ndërkohë, akti i miratuar para datës 25 dhjetor për aktivitetet e ndaluara krijoi përshtypjen se qeveria nuk do të marrë pjesë në dhënien e çelësave të shtëpive dhe në inaugurime të ndryshme, por kreu i KQZ-së sqaroi se cilat janë aktivitetet që nuk do të lejohen dhe ato të cilat nuk do të mund të promovohen.

Por, megjithatë për të realizuar zgjedhje të mira, nuk mjafton vetëm një ligj i mirë dhe puna e KQZ-së, por duhet edhe vullnet politik. Por, a ka vullnet politika shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të mira? Për këtë pyetje Celibashi u shpreh se situata politike në Shqipëri sa i përket konfliktualitetit mund të krahasohet me atë të 97-ës.

Ju keni qenë kryetar i KQZ-së edhe në 2001-2006 dhe jeni edhe aktualisht. Në optikën tuaj, komisioni ka qenë më politik atëherë apo më pak politik tani?

Nëse do të kem mirëkuptimin tuaj, dua ta evitoj komentin në lidhje mbi formatin e shkuar të KQZ-së dhe formatin e tanishëm. Pa diskutim që e kam një pikëpamjen time në lidhje me ligjin zgjedhor ose me këtë pjesë të ligjit zgjedhor, por pas 25 prillit do të kemi kohën e bollshme për të dhënë opinionet tona në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Për të pasur zgjedhje të mira nuk mjafton vetëm puna e KQZ-së, por duhet edhe vullneti i partive politike. Mendoni se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të rregullta dhe nuk do të ketë presione politike dhe si ka qenë marrëdhënia e partive politike me ju deri tani?

Në vlerësimin tim është fakt që situata politike është shumë e acaruar dhe ajo që unë sjell në memorien time qoftë si zyrtar që ka pasur angazhime me zgjedhjet dhe qoftë si qytetar, duket që konfliktualiteti politik është gati i krahasueshëm me atë të vitit ‘97. Nuk është një gjë e mirë për hir të së vërtetës. Por, në raport me përgatitjen e zgjedhjeve, qasja e të gjitha palëve është shumë pozitive. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me të gjithë faktorin politik sa i përket përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme. Kjo është një gjë e mirë në kontrast të plotë me sjelljen që politika ndërmjet vetes.

Një nga vendimet e fundit të Komisionit Rregullator është akti për veprimtaritë e ndaluara të qeverisë. A mund ta sqarojmë se cilat janë ato aktivitete që ndalohen, pasi në perceptimin publik ka një keqkuptim. Ditët e para që u miratua ky akt u krijua perceptimi se qeveria nuk do të marrë pjesë në dhënien e çelësave, inaugurimin e rrugëve.

Padyshim që çdo aktivitet i qeverisë që zhvillohet në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore të qeverisë dhe institucioneve publike, është i lejueshëm dhe kjo është logjikë, sepse nuk mundet që ne të bllokojmë aktivitetin e qeverisë. Ajo që ligji dhe në zbatim të ligjit ky akt ndalon ka të bëjë me keqpërdorimin e burimeve njerëzore, e aseteve publike për qëllime politike elektorale. Në mënyrë precize, KQZ-ja bazuar në Kodin Zgjedhor ka ndaluar veprimtaritë e institucioneve publike, të cilat janë me karakter publik, pra ose me pjesëmarrjen e publikut ose të medias, aktivitete të cilat nuk kanë qenë në axhendën e qeverisë, por janë alokuar fonde rishtazi për këtë periudhë 4-mujore për qëllime elektorale.

Qoftë Kodi Zgjedhor, por edhe akti i Komisionit Rregullator ndalojnë edhe aktivitete të tilla promovuese siç janë shpërndarja e lejeve të legalizimit në mënyrë publikem, por kjo nuk do të thotë që procesi do të ndalojë. Zyrat përkatëse kanë detyrimin ta përmbushin këtë proces, por ajo që ndalohet është promovimi i tyre. Edhe shpërndarja e titujve të pronësisë, ato vazhdojnë por është i ndaluar promovimi i tyre.

Një nga risitë e zgjedhjeve të 2021 do të jetë edhe identifikimi biometrik. Tani që ka ecur deri diku procesi, a jeni më të bindur se ky projekt mund të realizohet në 100% të Shqipërisë?

Në një periudhë shumë të shkurtër kemi bërë shumë përparime në këtë projekt. Tani jemi në procedurën e prokurimit të këtyre pajisjeve dhe të këtij shërbimi. Tani presim ofertat e kompanive të interesuara dhe mendoj që shanset janë gati absolute që ky projekt të realizohet. Ka akoma aspekte të karakterit teknik që duhet të marrin vëmendjen e KQZ-së, sepse nuk është një proces i thjeshtë nga pikëpamja teknike. Realizohet për herë të parë dhe ka mungesë eksperience. Besoj se me një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët që lidhen me këtë proces ta realizojmë me sukses edhe këtë.

Ligjvënësit iu lanë një detyrë mjaft ë vështirë që është realizimi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Mendoni se do të realizohet votimi i tyre më 25 prill dhe mund të themi disa detaje se si do të funksionojë, ku do të numërohet vota e tyre?

Është i vërtetë konstatimi se është një projekt shumë i vështirë, që implikon shumë elementë në realizimin e tij. KQZ-ja po vlerëson eksperiencat e vendeve të ndryshme. Jemi në një proces konsultimi me shoqatat dhe organizatat që përfaqësojnë shqiptarët me vendbanim jashtë vendit. Jemi në një proces konsultimi jo dhe aq intensiv për momentin me partitë politike. Tani besoj e kemi një ide se si do përgatitet lista e zgjedhësve të kësaj kategorie votuesish. Ata janë në listën e zgjedhësve dhe mund të vijnë të votojnë në Shqipëri, por ideja është që ata të votojnë atje ku janë. Ka një procedurë se si do jetë e përbërë lista e zgjedhësve që e kanë vendbanimin jashtë Shqipërisë. Gjatë këtij muaji do të plotësohet edhe me aspektet e tjera se si do të votohet dhe si do pajisen me fletën e votimit. Sa i përket se ku do llogaritet kjo votë, këtë e ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Ata do të përfshihen në zonën zgjedhore ku kanë regjistrin e gjendjes civile.

A do të ketë rol të shtuar Policia në zgjedhjet e 2021?

Kodi Zgjedhor përcakton disa angazhime shtesë të Policisë së shtetit. Pranon të ketë një prezencë më konkrete të Policisë, konkretisht në ditën e zgjedhjeve. KQZ-ja miratoi në fund të vitit që lamë pas aktin përkatës që ka të bëjë me detyrat e Policisë në zgjedhje. Është një akt i konsultuar dhe i dakordësuar.

Një tjetër risi është edhe përdorimi i telekamerave në qendrat e votimit. Në çfarë faze jemi në këtë aspekt?

Ne kemi bërë parashikimet në buxhet për këtë projekt. Është pjesë e angazhimeve të KQZ-së dhe ka të gjithë fokusin që ta realizojmë edhe këtë projekt?

Mund të kemi një shifër se sa është kostoja e këtij projekti?

Kemi bërë një vlerësim të përafërt që shkon rreth 4 milionë euro i gjithë procesi i monitorimit për kamera.

Cila është sfida më e madhe për ju në zgjedhjet e ardhshme?

Sfida më e madhe në vlerësimin tim ka të bëjë me rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë faktorit politik në të gjithë procesin zgjedhor dhe mendoj se për këtë do të punojë KQZ-ja dhe është duke punuar. Vetë fakti që të gjitha aktet janë miratuar me konsensus të plotë është shenjë e angazhimit dhe përgjegjshmërisë së KQZ-së për të punuar në atë drejtim. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë besimplotë në procesin zgjedhor, pasi përndryshe edhe legjitimiteti i qeverisë së ardhshme do të jetë i cenueshëm./Panorama

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka.

Mësohet se Orkocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se Orkocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.

Dhimitër Orkocka ka luajtur ndër të tjera tek filmi “Gjeneral Megafoni”. I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

 

Rama i thotë Enver Hoxhajt në Tiranë: Liderët e UÇK-së janë marrë peng!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur pengmarrje arrestimin e ish krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale. Kreu i ekzekutivit shqiptar, pas takimit me ushtruesin e detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, takim të cilin e cilësoi si ndër më emocionalet tha se çlirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve do të kërkojë kohën e vet, por e vërteta në fund do të triumfojë.

“Për hir të vërtetës ishte një takim më emocional sesa zakonisht pasi kushtet në cilat takohemi janë kushte që janë krejt të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, Kosovës dhe PDK-së sot janë marrë peng. Janë marrë peng, siç është marrë peng përmes tyre lufta e Kosovës, historia e luftës dhe e vërteta e kësaj lufte. Natyrisht çlirimi i pengjeve do të kërkojë kohën e vet, kur e them këtë nuk e kam parasysh vetëm qenien fizike të tyre, por pengun më të madh që është e vërteta e luftës dhe lufta vet”, tha ai.

E ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherit kandidat për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj tha se historia e drejtë e Kosovës nuk mund të ndryshohet asnjëherë.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama para gazetarëve dërgoi edhe një porosi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Uroj për një vit të ri sa më të lehtë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që do të kalojnë këtë vit të ri larg familjeve të tyre. Për aq sa mundet u them të mos e humbasin besimin, kanë parë edhe më të këqija se kaq. Pasi e vërteta do të triumfojë, jo për ta personalisht por edhe për Kosovën në radhë të parë”, tha ai.

Sot gjatë tërë ditës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Tiranë ku takoi krerët më të lartë institucional dhe politikë./ Kosova Press

Reagon presidenti Meta mbi vendimin e Greqisë për ujrat

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas miratimit nga Greqia të dekretit për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një reagimi zyrtar, presidenti Meta deklaron se ka autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr. 733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “Projekt-marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

“Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon: Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr. 15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr. 733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e ‘Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare’, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve”, datë 19.03.2018”, thuhet në reagimin e presidentit Meta.

“Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet më tej në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.

Më tej, në reagim thuhet: “Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare”.

Sipas presidentit Meta, për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, ka kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

“I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare”, theksoi Meta.

Gjithashtu Presidenti Meta i siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojë të ushtrojë me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e tij dhe se nuk do të lejojë për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Kujtojmë se në prill të vitit 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht fillimin e bisedimeve për kufizimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërkohë mes palëve ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mbi kufizimin e zonave detare dhe negociatat janë ndërprerë.

Pas gati 3 vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale

Duke filluar nga sot mund të thuhet se Shqipëria ka më në fund një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Presidenti Meta ka emëruar gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

Për të marrë detyrën z. Kalo do të duhet të betohet në Presidencë por me emërimin e tij tashmë Shqipëria ka arritur një prej kërkesave më të forta të ndërkombëtarëve, plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca bën me dije se Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar nga KED me pikëzimin si më poshtë Përparim Kalo 90.29 Pikë dhe Aleksandër Tomës 75.57 Pikë. Kështu Meta ka zgjedhur të emërojë atë që është renditur më lart nga KED.

KED i dërgoi në Presidencë paraditen e sotme emrat e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos.

Ndahet nga jeta profesori i Historisë, Adem Mezini

Mbrëmë profesori i historisë, Adem Mezini është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka ndarë përmes rrjeteve sociale profesori, Përparim Kabo.

Statusi:

“Shuhet nje njeri me vlera…nje dijetar me vlera…nje atdhetar me vlera. Profesor i historise Adem Mezini e la kete jete. Lajmi eshte i trishte. E njoha heret fillimisht si ish studenti i tij. Ai erdhi dha leksione edhe ne fakultetin e Filozofise…por jeta na beri kolege dhe miq. Adem Mezini lexonte ne disa gjuhe dhe kishte nje veshtrim ndryshe ndaj historise…nuk i pelqenin ideologjizimet…ai spikati si ne studimet e mirfillta historike ashtu edhe historine politike. U thellua ne pikemajet e shkolles social-demoktate dhe ne veprimtarine politike te kesaj ryme politike. Ademi ishte gojetar dhe nje erudit me nje kujtese te pasur. Dialogues i hapur sepse ishte mendjethelle dhe mendjehapur…Analiza e tij per shekullin XX dhe ravijezimi per prirjet e shekullit XXI ne botimin e tij shprehin seriozitet kulture kerkim shkencor dhe kuraje per te prekur edhe parime qe te tjere mund ti shihnin si te palevizeshme…Na iku nje mik…do na mungoi nje historian qe as u lut e as u lepi kund…pikerisht Ai qe e meritonte te ishte akademik perpara shume e shume te tjereve. Adem Mezini ishte peme e larte e dijes…Lamtumire mik i mire…ai zeri yt i plote dhe krejt i vecante si ajer i dijes do te mbetet auditoreve dhe kujteses e sa sa brezave te studenteve te ty….Ishte fat qe jetuam ne nje kohe me ty…Parajsa pasurohet me nje te ndritur shpirt….Amin,”

Gjithashtu edhe kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka, ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të  Historisë duke shtuar se vlerëson kontributin e tij, jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Statusi:

Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës! Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!

Gjykata e Apelit në Katania vulos dënimin, trafikanti shqiptar Moisi Habilaj sërish pas hekurave

Konfirmohet dënimi për Moisi Habilajn, narkotrafikanti shqiptar, për të cilin gjykatësit e Apelit në Katania kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e Shkallës së Parë: dënimin me 15 vjet, 5 muaj dhe 5 ditë burg, vendim ky i marrë më 2019, shkruajnë mediat italiane.

Mediat italiane shkruajnë se Habilaj në gjykimin e Shkallës së Parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’i dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo ndodhi pavarësisht përgjimeve mes tyre, të cilat përfunduan në aktet e hetimit të “Rosa dei Venti” dhe u publikuan nga MeridioNews, në të cilat të dyshuarit do t’i referoheshin vazhdimisht këtij politikani. Tahiri u hetua gjithashtu nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë për arkivim e cila u pranua më pas nga gjyqtarja Loredana Pezzino.

Banda e trafikantëve, kapot e të cilës ishin Habilajt, zhvillonte aktivitetin e saj mes Shqipërisë dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marihuane, por edhe armë luftarake. Gjithçka do të ishte e mundur falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhënie të drejtpërdrejta me klanet kryesore mafioze lokale.

Banda do të kishte shijuar mbulimin institucional nëse nuk do të ishte zbuluar, shkruan MeridioNews. «Nëse vini në Shqipëri – tha Habilaj – e kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët ».

Zbulime të cilat, pas hetimit në Itali, çuan në hapjen e disa dosjeve hetimore në Shqipëri.

Në procesin e apelimit, gjykatësit vendosën të konfirmojnë dënimin edhe kundër Antonino Riela, në shkallën e parë të dënuar me 14 vjet e tetë muaj. Nga ana tjetër, Angelo Busacca, kalon nga shtatë vjet e katër muaj deri në gjashtë vjet e dhjetë muaj në burg.

Zbritje gjithashtu ka për Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, i pari u dënua me tetë vjet ndërsa i dyti, që besohet të ishte financieri i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri nga policia lokale, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burg. Për Vincenzo Spampinato është dhënë nëntë vjet në Apel. Gianluca Passavanti u dënua me dy vjet e tetë muaj. Për Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco një vit e dhjetë muaj.

Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i majit, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Por me sa duket ai duhet të rikthehet sërish.

Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në paraburgim shtëpiak në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, në provincën e Katanias. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të Apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij, avokatëve Francesco Strano Tagliareni dhe Maria Caterina Caltabiano.

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka zbulon të pathënat: Fatos Nano i pari kryeministër që u afrua me botën e krimit!

“Prapaskenat në qeveri” për të cilat ka folur vetë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për të cilat tha se do të shkruajë një ditë, janë komentuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 nga ish-ministra të tjerë por edhe analistë.

I ftuar në studio ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Neritan Ceka që mori postin menjëherë pas luftës civile në vend, kur zgjedhjet u fituan nga e majta e udhëhequr nga Fatos Nano.

Ceka tregoi disa të pathëna dhe hodhi dritë mbi ngjarjet e kohës. Akuza të rënda ai hodhi në adresë të ish-kryeministrit Nano.

“Kam ikur në prill ’98 si ministër, më pak se 1 vit qendrova. Jam përballur me një polici që s’kishte as mjete, një situatë e paimagjinueshme ku gjithë vendi ishte jashtë kontrollit, ku nuk udhëtoje dot as nga Tirana drejt Elbasanit. Por brenda 2 muajsh u vendos rregulli, nisën çarmatimet. Sollëm një imazh të ri të një qeverie disa partiake ku u përfaqësua një shtresë e gjerë e popullsisë, ku çdo njeri shihte punën e tij.

Unë nuk kam dhënë dorëheqje, ishte Nano ai që vendosi të bëjë disa ndryshime në qeveri. Kujtoi se u stabilizua vendi dhe ndryshoi kursin e qeverisjes. Ai është i pari që u afrua me botën e krimit. Kjo e çmobilizoi policinë, rriti kredibilitetin e opozitës, i hapi rrugë krimit të vepronte edhe në mes të Tiranës, përfshi pastaj edhe vrajsen e Azem Hajdarit. E majta shqiptare në vend të ishte përfaqësuese e një morali europian, ka përfaqësuar tendencat e djathta të Amerikës Latine”,- tha Ceka.

Pamjet filmike në prokurori, Klodian Rasha u qëllua nga polici në një distancë prej 5 metrash

Klodian Rasha, 25-vjeçari i vrarë në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin kriminal të policit të “Shqiponjave”, ku para kameras së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte, Klodian Rasha.

Në filmim, sipas prokurorisë së Tiranës, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr.

Momenti i rrëzimit në tokë të Klodian Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje”.

Ndryshe çfarë deklaroi kolegu i efektivit Nevaldo Hajdaraj se kishte parë policin dhe personin që po e ndiqte të konfliktoheshin fizikisht, përpara vrasjes, në fakt kamera tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt fizik.

Por polici në ndjekje e sipër për të kapur Klodian Rashën, ka rëshkitur dhe mandej ka vijuar të çohet dhe është pozicionuar shtrirë dhe ka qëlluar dy herë në këndin trupor, Klodian Rashën. Një nga plumbat nuk e ka kapur edhe pse ka qenë një distancë shumë e afërt, vetëm 5 metra nga njëri-tjetri.

Plumbi është gjetur në qepenin e servisit dhe është sekuestruar tashmë nga prokuroria. Ndërkohë, një plumb i dytë i ka hyrë Klodian Rashës, pas shpine në kënd drejtimi nga poshtë-lart, dhe ik ka prekur zemrën.

Rasha është shembur në tokë dhe besohet se nga rrëzimi i fortë ai ka pësuar gërvishtje të rënda në kokë. Filmimi i sekuestruar nga policia dhe prokuroria tregojnë dhe veprimet e mëtejshme që kanë bërë punonjësit e policisë së Tiranës dhe transportimin e trupit të pajetë me ambulancë në spitalin Ushtarak.

Ndërkohë deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi nuk ka asnjë të dhënë se kujt i përket arma që u gjend brenda një pellgu me ujë, shumë pranë vendit të ngjarjes. Rrethanat si doli kjo armë pistoletë në vendgjarje, vijojnë të mbulohen me mister./report.tv

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, policia ‘blindon’ qendrën

Qytetarët kanë dalë sot në protestë në shenjë rebelimi kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie gjatë orës policore. Ngjarja e rëndë ndodhi duke u zbardhur 8 Dhjetori në zonën e Laprakës. Teksa sot shënon dita e 7 e protestës, gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje live për ‘News24’ se në numri i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” është më i vogël se netët e mëparshme.

Sipas Bezatit, policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës, për t’ju paraprirë çdo skenari të kësaj proteste. Mësohet se në terren janë dhe autoblindat dhe njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë, në një raportim live nga Kryeministria, gazetari Erjon Skëndaj tha se policia është vendosur para këtij institucioni dhe në rrugët që lidhin këtë godinë, duke shtuar se situata deri më tani paraqitet e qetë.

Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore, mes tyre tabelave, apo dhe semaforëve. bw

Protesta e shtatë për vrasjen e të riut Klodian Rasha – Regjisori Budina: Kush nuk proteston, është i vdekur

Regjisori i njohur Edmond Budina nga protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie deklaroi se një popull që nuk proteston, është një popull i vdekur.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezati, Budina iu përgjigj zërave skeptikë për protestën ku u dëmtuan disa objekte, mes tyre dhe pema e Vitit të Ri si dhe dekoret për festat, duke iu kujtuar atyre ‘varrosjen’ e kostumeve të veçanta gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“E mira është se protesta duhet të vazhdojë. Siç e vazhduam dhe ne protestën pas shembjes së teatrit. Të protestosh është qytetari. Kur qytetarët nuk protestojnë, është një vend i vdekur. Protesta për vrasjen e Klodianit nuk ishte e rastësisht. Ajo ishte pika kur u derdh gota. Kjo polici po reagon në mënyrë skandaloze. Se di se si mund të jetë profesionale një polici që keqtrajton qytetarët. Të tërheqsh zvarrë 15 -vjecarët, t’i masakrosh, t’i çosh në komisariate, dhe familja mos të dijë gjë, kjo është kriminale. Siç kanë qenë skuadronet fashiste. Një popull që nuk proteston është një popull i vdekur. 3 vite protestuam tek teatri në mënyrë paqësore, po përgjigja e këtij sekti të Rilindjes ishte dhuna. Shumëkush mund të ankohet për pemën e Vitit të Ri, i them se si nuk ju erdhi keq kur u varrosën kostume kuizito?! Si nuk ju erdhi keq për atë pronë publike?! Kjo është hipokrizi e atyre njerëz që blihen nga pushteti.”, tha Budina.

Vëllezërit e Klodian Rashës pas vizitës së Ramës: Vrasja ishte me dashje, jo aksidentale

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e së martës, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës. Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat.

Megjithatë, sipas mediave ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension. Ato para që do të marrin do t’i japin për bamirësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.”

Në vendim thuhet se pas vrasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.

Shpërblimi nga qeveria, babai i Klodian Rashës: S’dua mëshirë, kompensimi është drejtësia

TIRANË

Qazim Rasha nuk e ka të vështirë të thotë çfarë kërkon dhe cili është kompensimi për humbjen e tij të madhe, vrasjen e të birit 25-vjeçar nga policia. Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, ku flet pas vendimit të qeverisë për një pension të posaçëm, babai i të riut Klodian Rasha thotë se kërkon drejtësi dhe jo mëshirë. Ai shprehet se vendimin nuk e jep as qeveria, as parlamenti dhe se ka besim tek Gjykata e Prokuroria, por nëse nuk ka drejtësi atëherë ai tregon se ka bërë punën e tij dhe se i ka disa materiale në xhep.

Si e pritët ju si familje këtë vendim të qeverisë shqiptare?

Unë akoma nuk jam në dijen itë vendimit sepse unë nuk ndjek vendimet. Unë akoma ndjek dhimbjet që kam nga brenda familjes. Unë ndjek dhimbjen që çdo minutë sa vjen më rëndohet, çdo minutë sa vjen më shtohet. Duke qenë se në shtëpinë time kanë ardhur të gjithë krerët e shtetit, të gjitha institucionet nga kryeministri, nga shefi i opozitës, nga të gjithë të interesuarit për shqetësimin e djalit tim. Duke qenë se të gjithë janë të shqetësuar për djalin tim, unë që natën e parë kam bërë një prononcim dhe i jam lutur që të gjitha mediave më lini në hallet, në shqetësimet, në problemet e familjes që kam. Kam boll shqetësim e kaq ngarkesë. Por edhe një farë sensibilizimi isha i detyruar me e dhënë për arsye se ndryshe ishte ngjarja, ndryshe u trajtua, ndryshe u ngrit. Vrasja e djalit tim nuk ishte nje vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër. Ishte një vrasje që nuk ndodh në asnjë lloj regjimi, në asnjë lloj shteti të botës. Polici është fëmija im, është djali im, është i imi, i joti, i gjithkujt, është dhe mbrojtja jonë. Kërkojmë të drejtë, kërkojmë mundësi. Edhe nëse gaboj unë, polici është në nderin tonë, është krenaria e shtetit, është figura kryesore e shtetit. Por që të dalë një fëmijë në moshën 25-vjeçare kur unë prisja në lulen e rinisë për ta fejuar, me e martu dhe të më vritet në rrugicën e shtëpisë, duke vrapuar me u fut në derën e shtëpisë së vet, duke e gjuajt nga mbrapa, këtë se ka bërë as gjermani në kohën e vet. Themi për serbin, por se ka bërë as ai në kohë normale. Atëherë si mund të bëhet një veprim i tillë kaq banditesk dhe mbi të gjitha rëndimi më i madh, plaga më e rëndë vinte kur pas alibisë së djalit ngriheshin dhe alibi të tjera.

A do ta pranojë familja Rasha këtë trajtim financiar?
Kryeministri Edi Rama ka ardhur dy herë personalisht në shtëpinë time. E kam mirëpritur dhe do ta mirëpres sa herë të mendojë për të ardhur për të më ngushëlluar në familjen time. I kam kërkuar kryeministrit, zoti kryeministër kam kërkuar që nga dita e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nëse kryeministri im më jep drejtësinë e djalit që të qetësohet shpirti i atij atje, por të qetësohen dhe zemrat e mia, zemrat e gjithkujt që e ndiejnë fëmijën tim si djalin e tyre, ky është vlerësimi, ky është kompensimi, kjo është gjithçka. Në qoftë se vendimi apo gjykimi del me të tilla hipoteza, siç janë ngritur alibi nga më të ndryshmet, jo aksidentale, jo kalim kompetencash, këto janë gjëra që unë prapë kam besim tek gjykata, tek prokuroria. Drejtësinë e japin ato. Në qoftë se ato e gjykojnë që të jepet drejtësi, të jepet. Unë nuk kërkoj mëshirë, nuk kërkoj lëmoshë. Nuk kërkoj të më bësh një nder. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe vetëm ligji. Nëse manipulohen ato mos harrojmë kam bërë dhe unë punën time për aq sa më takon. Ca materiale i kam dhe unë në xhepin tim. Ta dinë të gjithë. Ai është një vend i monitoruar nga 100 kamera, në mos njëra tjetra dhe në qoftë se manipulohet një kamerë apo një tjetër, ca i kam vetë në xhep, ta dinë të gjithë.

Në vendimin e qeverisë, vrasja e Klodian Rashës konsiderohet si vrasje aksidentale. Si u ndjetë kur e lexuat këtë vendim?
As qeveria, as parlamenti, as ti si gazetare, as unë si qytetar nuk mund të japë vendimin. Vendimin e jep vetëm gjykata dhe prokurori. Unë ia kam lënë në dorë shtetit, shteti të bëjë punën e tij. Nëse e drejta shkon atje ku takon mua më lehtësohet dhimbja. Nëse devijohet në një formë a tjetër atëherë do të thotë që këtu ka padrejtësi dhe padrejtësia do të shkojë atje ku është për të shkuar. I kam rritur me djersë, i kam rritur me nder, i kam rritur me krenari dhe jam i zoti t’i rris me krenari dhe s’ia shtri dorën askujt. S’kam nevojë për askënd, as për lekë e as për asgjë në botë. Jetoj me djersën e ballit, jetoj me krenarinë time. Nuk kam dalë për mëshirë, kam dalë të kërkoj të drejtën e djalit tim. Në qoftë se kjo e drejtë zbardhet unë ndiej një farë lehtësimi dhe ai që ka ikur më lehtëson nga shpirti. ndryshe është…nuk e di…nuk ia vë dot emrin pastaj.

Momenti kur Klodian Rasha vritet nga efektivi i policisë, çfarë filmoi kamera e sigurisë

Publikohen pamje nga momenti i vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka transmetuar pamje të vrasjes nga policia të 25-vjeçarit në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor në kryeqytet.

Në këto pamje të fiksuara nga këndi i një kamere, duken lëvizjet e Klodian Rashës dhe të patrullës policore që mbërrin në rrugën “Dritan Hoxha”.

 

Ora shënon 01:10:29 e mëngjesit kur Klodian Rasha qëndron i mbështetur tek pema në anë të rrugës kryesore “Dritan Hoxha”, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Pak sekonda më vonë, aty shfaqen dy vajza të cilat kalojnë në trotuar pranë 25-vjeçarit Rasha, por që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Në orën 01:11:27 mbërrin nga Lapraka një makinë private dhe pas saj direkt patrulla e policisë. Në orën 01:11:32 Klodian Rasha fillon të lëvizë pasi konstatoi praninë e policisë.

Në orën 01:11:39, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj del nga makina së bashku me kolegun e tij, ndërsa Klodian Rasha fillon të shpejtojë hapat dhe të largohet në anën tjetër të rrugës. Menjëherë, efektivi i policisë vihet në ndjekje të tij në këmbë. Ora shënon 01:11:47.

Ora 01:12:28, në anën tjetër të rrugës duket në kamera punonjësi i policisë. Nevaldo Hajdaraj vijon ndjekjen me vrap të Klodian Rashës. Në ndihmë i shkon edhe kolegu i tij i policisë.

Në orën 01:13:13 shfaqen Klodian Rasha dhe një prej punonjësve të policisë duke vrapuar.

Ora shënon 01:14:27, është momenti kur polici qëllon me pistoletë. Ai ndodhet në rrugicën pranë banesës së Klodian Rashës.

Në orën 01:14:35 shfaqet polici Nevaldo Hajdaraj që hyn në rrugicë.

Ora 01:14:50, shoferi i makinës private që kishte ndaluar para makinës së policisë, del nga mjeti për të parë çfarë kishte ndodhur pak sekonda pasi dëgjoi të shtënat me armë zjarri.

Në orën 01:15:01, në hyrje të rrugicës shfaqet kolegu i Nevaldo Hajdaraj, efektivi me inicialet E.GJ. E gjithë ngjarja në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit, që nga momenti kur Klodian Rasha qëndronte në anë të rrugës dhe deri në momentin që vritet nga efektivi i policisë, ka zgjatur 2 minuta e 43 sekonda./Pamjet u publikuan në emisionin “Uniko” të Spartak Kokës

Transferohet protesta, qytetarët stacionohen tek Kryeministria. Çfarë ndryshon nga 5 netët e tjera

Teksa e nisën protestën e tyre në sheshin ‘Skëndërbej’, qytetarët e grumbulluar aty po lëvizin drejt Kryeministrisë. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për ‘News24’ bëri me dije se pjesëmarrësit në këtë protestë janë të grupmoshave të ndryshme, dhe jo vetëm të rinj.

Skëndaj tha se turma e qytetarëve kanë nisur që të ecin përgjatë Bulevardit, ndërsa do të stacionohen përballë Kryeministrisë. Ndërkohë ditën e sotme, policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në çdo rast kur do të ketë grumbullime, ndryshe nga 5 ditët e para të protestës kundër vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili u ekzekutua me armën e shërbimit nga një efektiv policie, ku ka lejuar grupimet. Struktura e posaçme Shqiponja është e përgatitur për t’ju paraprirë çdo situatë.

Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore.

Protesta për vrasjen e Klodianit- Delegacioni i BE në Shqipëri: Zero tolerancë për kanosjet ndaj medias

Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me situatën e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Në njoftimin e delegacionit të BE-së thuhet se duhet që të ketë zero tolerancë për çdo kanosje që i bëhet medias dhe njerëzve të medias.

Po ashtu, në njoftim theksohet se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione.

Njoftimi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri:

BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.

 

VOA: Shqipëri, kultivimi i cannabisit në rritje për të dytin vit radhazi

VOA

Në Shqipëri, të dhënat e publikuara sot nga Policia shqiptare por dhe nga ajo italiane e cila edhe këtë vit kreu monitorim nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me cannabis sativa, flasin për një rritje, për të dytin vit radhazi të kultvimit të bimëve narkotike.

Sipas Guardia di Finanza italiane, përgjatë 185 orëve fluturime, të kryera nga 1 qershori deri më 31 tetor, me nje avion të pajisur me teknologji të avancuar, janë vërejtur 1964 plantacione të dyshuara të mbjella me cannabis, dhe në to janë gjetur dhe shkatërruar më pas nga policia shqiptare mbi 58 mijë rrënjë. Vitin e kaluar, kur u realizuan 225 orë fluturime, u identifikuan 1109 plantacione dhe u shkatërruan 25.719 rrënjë.

Por për Drejtorin e Shërbimit të Bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, në ministrinë e Brendshme italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina, ndonëse ka një rritje karahasuar me një vit më parë “të dhënat janë dëshmi e qartë e ndërhyrjeve të ndërmarra në terren nga policia shqiptare në luftën e saj ndaj këtij fenomeni”, u shpreh Gjeneral Spina, duke ju referuar dhe faktit që gjatë vitit 2020, deri më 31 tetor “trafikimi i marijuanës drejt Italisë, shënoi një rënie të ndjeshme, me 36.7 përqind, duke zbritur në 910 kilogramë, nga 1.4 tonelata të nisura nga Shqipëria dhe të sekuestruara nga autoritetet italiane”, në vitin 2019 nga janari në tetor.

Përtej ndërhyrjeve në territoret e sinjalizuara nga monitorimi ajror, policia shqiptare nga ana e saj ka kryer asgjesimin dhe të bimëve të tjera. Në total, sipas asaj që bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, gjatë këtij viti “janë konstatuar e janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë, nërsa 1 vit më parë ishin asgjësuar 90175 bimë narkotike, nga të cilat 14886 në kubikë”.

Në dy vitet e fundit, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje. Pas shpërthimit që fenomeni njohu në vitin 2016, ai shënoi një rënie të ndjeshme duke kapur kuotat më të ulta në vitin 2018, kur Guardia di Finanza italiane identifikoi vetëm 27 parcela në një sipërfaqe prej më pak se 1 hektar, në të cilat u asgjësuan 675 bimë. Ndërsa në total, policia shqiptare njoftoi të kishte shkatërruar pak më shumë se 35 mijë rrënjë.

Vlorë, operacion masiv ndaj kultivuesve të narkotikëve, arrestohen punonjës të policisë

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme njoftoi se arrestoi një oficer policie, efektiv të patrullës së përgjithshme dhe shpalli në kërkim një tjetër, ndërsa katër oficerë policie, përfshirë ish-shefin e Komisariatit të Himarës, janë pezulluar nga detyra dhe ndodhen nën masën e detyruar të paraqitjes në policinë gjyqësore. Masat ndaj policëve erdhën në kuadër të një operacioni të gjerë kundër kultivimit dhe tarfikut të narkotikëve. Më herët gjatë ditës së hënë policia e Vlorës tha se kreu një operacion masiv për prodhimin, shitjen dhe kultivimin e narkotikëve duke ndjekur penalisht 41 persona, 27 prej të cilëve janë arrestuar. Sipas policisë arrestimet janë shtrirë në disa zona, në Vlorë, Himarë, Gjirokastër dhe Fier. Personat akuzohen për “prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” dhe “kultivimi të bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Mes personave të proceduar janë edhe disa inspektorë pyjesh dhe kryepleq fshatrash të disa zonave rurale të Vlorës, të cilët po hetohen ndërsa ndodhen në “arrest shtëpie”, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”, të kryera në bashkëpunim. Policia e Vlorës tha se periudha hetimore do të zgjasë gjashtë muaj. Krahas sekuestrimit të 120 kilogramëve bimë narkotike gjatë kontrollit të 41 banesave janë gjetur armë gjahu, dylbi, pistoleta sportive, etj. Vlora vijon të jetë një nga epiqendrat e kultivimit të narkotikëve në vend si dhe transportit të drogës drejt Italisë e Greqisë. Grupe kriminale shfrytëzojnë zona të thella për kultivmin e marijuanës, e cila më pas transportohet drejt Italisë me rrugë detare apo drejt Greqisë në rrugë tokësore.

Panik para bashkisë në Durrës, gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë, ndërhyn policia

DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Një grua rreth 60 vjeçe ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para bashkisë, duke krijuar panik te qytetarët, ndërkohë që ka ndërhyrë policia dhe e ka shoqëruar në komisariat.

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë para Bashkisë së Durrësit, ku një gruaja rreth 60 vjeçe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se gruaja ka folur para bashkisë për vështirësitë e madhe ekonomike, që ka në familje.

Ajo është shprehur se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë, dhe vetë nuk ka mundësi të punojë. Sipas saj, shuma që merr nuk i del për ilaçe dhe as për të blerë ushqime. Në këtë gjendje, gruaja është shprehur se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Kështu, ajo ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta, ka lyer këmbët dhe i ka vënë flakën pantallonave, por kanë qenë dy punonjës të policisë civilë, që ndodheshin aty, që kanë ndërhyrë dhe kanë shuar menjëherë zjarrin. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që e ka shoqëruar drejt spitalit për të parë gjendjen e saj shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Send this to a friend