Në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” kundër sëmundjes COVID-19. Këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se në ditët në vijim priten të arrijnë edhe sasi të vaksinave tjera.
“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, nga deklaratat fillestare, kur Rama tha se Shqipëria nuk do të pranojë vaksina ruse dhe kineze, disa ditë më parë, qeveria i hapi rrugë marrjes së vaksinave nga Rusia dhe Kina.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh nga aeroporti i Rinasit se në ditët në vijim do të mbërrijnë në vend vaksina të tjera, për të nisur një vaksinim masiv të popullatës për të lehtësuar dhe sezonin turistik.
“Do të vijojmë për të siguruar vaksina që të nisim vaksinimin masiv të popullatës që të kemi dhe një lehtësim të sezonit turistik. Komiteti i imunizimit dhe institucionet e tjera e ka dhënë garancinë për vaksinat që kemi prova të mjaftueshme që janë efektive dhe që ofrojnë siguri”, tha mes të tjerash Manastirliu.
Shqipëria ka filluar procesin e vaksinimit që nga fillimi i muajit janar. Deri tani në vend janë vaksinuar stafi mjekësor, grupet që konsiderohen më të rrezikuara, dhe personat mbi moshën 80 vjeç.
Ky shtet ka kontratë me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 500.000 dozave të vaksinës. Aktualisht, Tirana zyrtare po ashtu ka siguruar afër 40.000 doza të vaksinës së AstraZenecas.
Prej paraqitjes së rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri në muajin mars të vitit 2020, rreth 120.000 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, prej të cilëve 2.137 pacientë kanë vdekur.
Në Kukës më 20 dhe 21 mars u vaksinuan mjekët nga Kosova.
Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër koronavirusit.
Besimtarët bektashinj në Shqipëri e mbarë botë festojnë sot Sulltan Novruzin. Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se data e sotme ka qenë dhe mbetet unikale.
Duke u ndalur në mesazhin e tij edhe te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, Baba Mondi u shpreh se pavarësisht kufizimeve, kjo situatë nuk i ka penguar besimtarët të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit.
“Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një aktivitet përkujtimor të datës 22 mars, që simbolizon dhe ardhjen për herë të parë të PD në pushtet, pas rrëzimit të diktaturës, ka përshëndetur të gjithë misionarët që kontribuan në arritjen e kësaj dite.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati theksoi se këshilla e më të vjetërve të partisë, eksperienca e tyre do i shërbej shumë të rinjve.
Ndër të tjera ai tha se ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj, për ta parë PD si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, do të fillojë sipas tij të konkretizohet.
“Ju falënderoj nga zemra! Dua në emër të të gjithë kandidatëve tanë për deputet, por edhe drejtuesve tanë të strukturave, të falënderoj të gjithë ata ish-drejtues, ish-deputet, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike ndër vite, aksionerët e fitores së 22 Marsit për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjes që i jepni çdo ditë fushatës tonë. Vitet kanë kaluar por përvoja juaj e çmuar është sot më e nevojshme e kurrë. Ditë për ditë marrë informacion nga njerëzit tanë në terren, nga drejtuesit tanë me përvojë dhe nga të rinjtë e Partisë Demokratike, që gjendeni pranë tyre, me këshillat tuaja, me informacionet tuaja të vyera, me angazhimin tuaj, me energjinë tuaj duke i drejtuar ata derë më derë në çdo qytet, në çdo lagje, në pallate dhe në banesa, nëpër fshatra dhe nëpër biznese. Dua t’ju them se 22 Marsi i ‘92-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ndërsa me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri në një ditë ku ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve, ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe të përfaqësuesve të parë të Partisë Demokratike si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, të fillojë të konkretizohet. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për kohën që ndatë sot teksa të gjithë së bashku nuk kursyem asnjë minutë, asnjë orë, asnjë ditë nga data e madhe që na ndan dhe që do ta ndajë Shqipërinë njëherë dhe përgjithmonë nga e keqja, nga orientalja, nga sundimtarizimi dhe mbi të gjitha nga mungesa e lirive themelore dhe respektin minimal për të drejtat e njeriut që përfaqësoi për 8 vite kjo qeveri e korruptuar. Kjo është një betejë të dashur miq dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj! Vitet kanë kaluar dhe ato kanë bërë të vetën, por ju mbeteni në zemrat tona dhe në sytë e opinionit publik mbartësit më të denjë të ëndrrës me të cilën e nisi rrugëtimin kjo forcë politike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe ju kërkoj të vazhdoni të na mbështesni kudo në terren me mirënjohjen më të thellë në emër të Partisë Demokratike, në emër të përfaqësuesve tanë, të kandidatëve tanë dhe strukturave tona. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe fitore të thellë më 25 Prill! Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen në këtë takim!”, u shpreh kryedemokrati.
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi sot dënimin me dy vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkesa për dënimin me burg reduktohet në një vit e 4 muaj.
Ish Prokurori i Përgjithshëm akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Fillimisht, zoti Llalla, u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Por në përfundim të hetimeve tre prej këtyre akuzave duket se nuk u arrit të provohen, dhe gjithshka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë, i konsideruar më shumti një kundravajtje penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.
Në dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranoi kërkesën e SPAK-ut për sekuestrimin e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjatë hetimeve ndaj tij, pasuritë e patundshme të zotit Llalla ishin vënë nën sekuestro dhe më herët, por në nëntor të vitit 2019, një gjykatëse paraprake, vendosi heqjen e kësaj mase, pasi prokuroria nuk ofroi, sipas saj, prova të mjaftueshme.
Por SPAK, shpjegoi në dhjetor 2020, se kishte nisur gjatë këtij viti një tjetër hetim pasuror ndaj zoti Llalla, këtë herë duke u bazuar të i ashtuquajturi ligji Antimafia, sipas të cilit, barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takon ish Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për një apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë në vitin 2012; një sipërfaqe toke bujqësore prej 4.500 m², e blerë në vitin 2016; një jetër sipërfaqe, e llojit tokë arë,prej 12.300 m², ndodhur në Tiranë, e blerë në vitin 2017; një tjetër sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë e blerë po në vitin 2017, si dhe 2250 metra katrorë, po e llojit tokë arë, ndodhur në Tiranë, blerë në të njejtin vit.
SPAK theksoi në vendimin e atëhershm se “hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme është autonome nga proçesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm”. Sekuestrimi i pasurive të ish Kryeprokurorit, u përshëndet nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. “SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për fitimet e nxjerra nga korrupsioni. Ky është pikërisht lloji i çështjes së korrupsionit për të cilën SPAK u krijua, që ta ndjekë penalisht”, shkruajti ambasadorja Kim në një postim në Twitter.
Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Nga viti 2017 janë afro 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilëve u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në akte korrupsioni.
Hidhet shorti për renditjen e partive në fletën e votimit. Mësohet se Partia Socialiste renditet e 12-ta në fletën e votimit të 25 prillit, Koalicioni i drejtuar nga PD do renditet i 9-ti, LSI renditet e 6-ta dhe PSD renditet e para.
Po kështu, Bindja Demokratike renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.
KQZ ka bërë me dije se Nisma Thurje renditet e 7 në fletën e votimit, Balli Kombëtar i 2-i dhe Bindja Demokratike e katra. Ndërkohë, Lëvizja Demokratike renditet e 3 në fletën e votimit dhe Lëvizja e Re e teta.
Mësohet se Demokracia e Re renditet e 10 në fletën e votimit si dhe Aleanca Bashkimi Popullor renditet e pesta.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar sot me një letër këtij institucioni dhe Kuvendit, ku denoncon tentativat e mazhorancës dhe Bashkisë Tiranë për cenimin e veprimtarisë opozitës, në prag të zgjedhjeve të 25 prillitt, bëjnë me dije për “BalkanWeb” burime pranë KQZ-së.
Referuar të njëjtave burime, në këtë letër, Kreu i Shtetit shprehet se situata parazgjedhore është cënuar rëndë, duke ju referuar situatës tërësisht të paligjshme, që ndodhi pak ditë më parë në selinë e FRD.
“Siç dhe jeni njohur me zhvillimet e fundit, përmes medias së shkruar, elektronike dhe vizive, situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, është cenuar rëndë.
Përpos faktit të pasqyrimit në media të zhvillimeve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, si President i Republikës, më duhet t`ju bëj dije mbi një situatë tërësisht të paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike, forcë politike kjo e cila u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë”, – mësohet të jetë shprehur Meta në këtë letër.
Sipas Kreut të Shtetit: “Ky sulm, që u organizua dhe ekzekutua vetëm pak ditë më parë, në datën 12 mars 2021, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të FRD-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që do të duhet të shoqërojë situatën, para, gjatë, dhe pas zgjedhore.
Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”, – mësohet të jetë shprehur Presidenti Meta në këtë letër, sipas të njëjtave burime.
Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen për 21 të akuzuar për zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Prokuroria provon votime më shumë se një herë, në emër të personave që kishin ndërruar jetë në tre qendra votimi në Shijak.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, ardhur për kompetencë hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i regjistruar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Shpëtim Marku, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi dhe Armelin Zeza.
Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se:
Shtetasi Shpëtim Marku, banor i lagjes Xhafzotaj, Shijak, gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara me datë 25.06.2017, ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë që kishte votuar më parë në emër të tij.
Shtetasi Armelin Zeza ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1508 0, me adresë të QV: Shetel në Shijak, i përbërë nga shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1336 0, me adresë të QV: Rubjek Shkolla 9-vjeçare në Shijak, i përbërë nga shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Komisioni zgjedhor i Qendrës së Votimit nr. 1335 0, me adresë të QV: Rubjek, Kopshti në Shijak, i përbërë nga shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Me shkresën nr. 6806, datë 28.07.2020 të Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës, janë administruar çertifikatat e vdekjes për shtetasin Kasem Lala, në të cilën është shënuar si datë e vdekjes së këtij shtetasi më 03.10.2018 dhe për shtetasin Besim Bregu është shënuar si datë e vdekjes më 29.12.2018.
Në përfundim të hetimit, më datë 05.03.2021 i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:
Pushimi i hetimeve për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, për shkak se kanë vdekur.
Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, në ngarkim të pandehurve: Shpëtim Stafa,
Elidon Stafa,
Ramiz Tuda,
Fredi Marku,
Emilian Tuda,
Redi Hysa,
Dalvis Biba,
Indrit Bici,
Mehdi Lala,
Agim Lala,
Oriada Lala,
Qazim Lala,
Bujar Sula,
Bashkim Alushi,
Jakup Bregu,
Altin Lala,
Kujtim Uruçi,
Zyhra Lala
Qemal Domi,
të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal.
Shpëtim Marku i akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.
Armelin Zeza i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 326 pgr. 1 dhe 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.
Dy pedagogë të Universitetit të Tiranës analizojnë marrëveshjen shqiptaro-turke për gjuhën turke në shkolla dhe përmirësimin e teksteve arsimore. Duke kërkuar reciprocitet, Dhurata Shehri dhe Shezai Rrokaj, me dy qasje të ndryshme, kërkojnë njohjen e pakicës shqiptare ne Turqi si shenjë e qartë vullnetit të mirë për marrëdhëniet dypalëshe.
Një marrëveshje mes ministrisë shqiptare të arsimit dhe asaj turke, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për bashkëpunimin në fushën e arsimit, është pritur me rerzerva në vend. Shkak janë bërë kryesisht dy pika. Pika 9 e nenit 2 parasheh shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në dy vendet çka është lexuar si rishikim i teksteve të historisë. Ndërsa pika 2 e nenit 3 vëren se pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat për të mësuar gjuhën turke si gjuhë e huaj, lëndë me zgjedhje të lirë duke paraparë shpalljen e një programi pilot në shkolla.
“Futja e gjuhës turke në shkolla është e diskutueshme. Ndërtimi i një grupi që do ta gjykojë këtë është levizje e parakohshme dhe jo produktive për kulturën dhe gjuhët në vend. Në komunizëm ishte gjuha ruse, dhe në demokraci, është gjuha angleze dhe gjuhë të BE-së”, thotë pedagogia Dhurata Shehri.
Duke kërkuar heqjen dorë prej mendësive komuniste me qasje nacionaliste ndaj vendeve të Ballkanit, Shezai Rrokaj mbështet marrëveshjen, por kërkon barazi mes palëve.
“Unë mendoj se të gjitha marrëveshjet duhet të zhvillohen mbi bazën e reciprocitetit. Dhe jo vetëm për gjuhën turke por edhe për gjuhë të tjera të rajonit. Të heqim dorë nga izolimi dhe le të jetë lëndë me zgjedhje.”
Ai shkon më tej kur kërkon njohjen e pakicës shqiptare në Turqi, çka sipas tij, ndihmon në zbatimin e çdo marrëveshjeje në vende demokratike.
“Ne e respektojmë pakicën turke në kuadër të konventave ndërkombëtare dhe është krejt normale që Turqia të respektojë të drejtat e pakicave shqiptare në Turqi të cilat shpallen nëpërmjet censuseve. Duhet t’i njohë zyrtarisht. Parimi i reciprocitetit shton shanset për bashkëpunime më të gjëra” thotë të Rrokaj.
Për pakicën shqiptare në Turqi, Shehri jep edhe shifra. “Në bazë të statistikave që vijnë nga organizatat joqeveritare në Turqi jetojnë 4 deri në 5 milionë banorë me origjinë shqiptare, por asnjë qeveri turke nuk ka marrë nismën të fusë gjuhën shqipe në shkolla. Duke mos e njohur këtë komunitet, çon drejt asimilimit”, thotë Shehri.
Por sa mundet Shqipëria të sigurojë reciprocitet në marrëdhënie dypaleshe, kur pavarësisht marrëveshjeve, tekstet në Maqedoni i fyejnë shqiptaret? Për Rrokajn, në rastin e Maqedoninë ka shumë vërejtje dhe ai flet për të drejta natyrore.
Ndërsa, Dhurata Shehri, shton se përmirësimi i teksteve është i rrezikshëm. “Nxënësit në shkollat turke mësojnë që Shqipëria ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, por nuk flitet fare për pushtimin 500-vjecar”, thotë ajo.
Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan ka denoncuar me emra sot pas përplasjeve të djeshme për Ditën e Verës në Elbasan. Gazment Bardhi tha se dhuna në Elbasan erdhi nga banda e Edi Ramës, ndërsa akuzoi policinë se nuk i arreston. Sipas tij, Rama dhe Balla heshin në mbrojtje të bandës.
Bardhi theksoi se “nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë”.
DEKLARATA E PLOTË
Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dje, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shpura e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës.
Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve.
Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu.
Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla.
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim.
Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë.
Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.
Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:
1. Pjerin Xhuvani
2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi
Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën.
Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar.
Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.
Por sot duam t’i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit.
Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë.
Fiksojeni mirë: 41 ditë!
Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar. Por jemi të vendosur të përballemi edhe me krimin e organizuar, nëse kjo është në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë. bw
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i LDK-së.
Basha shprehet se me Abdixhikun në krye të LDK-së, beson se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ringrihet edhe më e fortë.
Postimi i liderit të PD-së Lulzim Basha:
Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive, si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Inxhinierja Luljeta Bozo vazhdon të jetë kandidatja më e përfolur e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.
Bozo u bë e njohur për publikun, pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa efektin që ajo kishte tek qytetarët Rama duket se vendosi ta përdorë për të mbledhur sa më shumë vota.
Por disa ditë më parë, Bozo ka ‘shokuar’ me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”.
E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.
Pjesa nga intervista:
Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…
Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.
Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?
Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj., nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.
Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?
Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.
Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?
Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.
Luljeta Bozo, gjithsesi shprehet në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin, vetëm pse flisnin kundër sistemit. Mendimin e Bozos për periudhën e diktaturës hoxhiste, mund ta ndiqni në videon më poshtë, në 1:16:40.
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. I shoqëruar nga deputetët socialistë të zonës dhe kreu i Bashkisë, Rama ka përshkruar rrugën në lagjen Kala, teksa ka pasur thirrje nga qytetarët “Rama ik”.
Gjatë kohës që kalonte në sheshin në hyrje të Portës së Kalasë së Elbasanit është përballur me thirrjet “Rama ik” të disa simpatizantë të PD.A ta kanë thirrur “Rama ik”, për minuta të tëra ndërkohë që mes tyre dhe mbështetësve të PS që shoqëronin Ramën ka pasur edhe përplasje verbale, por fatmirësisht pa incidente.
Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ku është pritur nga qindra qytetarë. Mirëseardhjen kreut të PD ia ka uruar një vajzë, e cila i ka vendosur veroren simbol në dorë. Më pas dy vajza të veshura me veshje tradicionale e kanë gostitur Bashën me ballokume dhe i kanë dhuruar lule.
Më pas kreu i PD është ndalur duke përshëndetur qytetarët që kishin dalë për ta pritur.
Shqipëria dhe SHBA nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimit për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika në Shqipëri.
Marrëveshja e nënshkruar në Hjuston Texas të SHBA-ve nga ministrja Belinda Balluku dhe përfaqësues të kompanisë amerikane u vlerësua si një zhvillim fantastik për energjitikën shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipërisë, Yuri Kim, tha se kjo marrëveshje e jashtëzakonshme është akumulim i punës së shumë qendrave për një kohë të gjatë.
“SHBA ka mbështetur rolin unik të aleates së NATO-s, Shqipërisë, për të zhvilluar sigurinë, e vecanërisht sigurinë e saj energjitike. TEC i Vlorës do të shënojë një zgjerim të mundësive europiane drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë. Një Europë me burime të qëndrueshme energjitike është një partnere e fortë për të punuar në objektiva të përbashkëta” – tha zonja Kim.
Diplomatja amerikane tha se Vlora do të jetë një hap tjetër për të përballuar sfidat e energjisë dhe klimës në rajon.
Marrëveshja e sotme i jep fund varësisë së tec-eve me qymyrguri në rajon, duke i hapur rrugën energjisë diellore, hidrike etj. Sipas ambasadores Kim, kjo marrëveshje është mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri, e cila u shndërrua nga Koreja veriore e Europës në një burim të mundshëm energjie për rajonin dhe më gjerë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë nga një platformë online. Ai tha se Shqipëria është toka më pro-amerikane në këtë anë të botës.
“Ne do të bashkëpunojmë për të shndërruar Shqipërinë në eksportuese të energjisë brenda vitit 2030 dhe për këtë kemi partnerët më të mirë. Kjo do të jetë një mbështetje e madhe edhe për ekonominë e Shqipërisë, duke e shndërruar Vlorën në një qendër eksporti të gazit të lëngshëm” – tha zoti Rama.
Ministria e infrastrukturës e energjisë e Shqipërisë dhe kompanisë Exxon Mobil & Excelerate Energy nënshkruan bashkëpunimin për një projekt, i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me gaz të lëngshëm, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e gazit të lëngshëm, duke e shndërruar Vlorën në një qendër rajonal për gazin e lëngshëm.
Pas përplasjeve të sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në këto momente në selinë FRD . Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policët bashkiakë në zyrat e FRD-së ku është takuar me Sali Shehun.
Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor të asaj që ka ndodhur.
Basha tha se humbësi bëhet më i rrezikshëm kur është në ditët e fundit.
“Para disa ditësh një mik i huaj më shkruante duket qartë që fitorja po vjen. Kam vetëm një këshillë humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Ruaju bishës së plagosur. Sot po i them se nuk ke shanc të trembësh popullin. Nuk ke shanc ta trembësh opozitën që të marrësh misionin. 25 prilli është ditë ndryshimi.
Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjes që tregojnë një gjë, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët si kjo letër bakalli që mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën.
Dhuna e Edi Ramë dhe sjellja e shtetit të kapur prej tij kanë qenë burimi i të gjitha të këqijave. Shpresa nuk mungon. Përsëris angazhimin e PD, të koalicionit tonë se asgjë nuk do ta ndalë këtë ndryshim. As dhuna e asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi bashkë, dua t’i them pakicës absolute , kriminelëve me të cilët ke darkuar edhe para dy ditësh në Kryeminsitri se nuk e ndalni ndryshimin. Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.
“Fundi i pengamarrjes së shtetit është i afërt. 25 prilli do të jetë dita kur do të fitojnë shqiptarët. Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në gjithë këto vite. Kjo është dhunë ndaj opozitës dhe kjo nuk na tremb. Por alternativa jonë është alternativa e bashkimit”, shtoi Basha.
I pyetur për reagimi i presidentit Meta dhe përplasjen e ndodhur në zyrat e RRD-së, Basha i bëri thirrje qytetarëve që të pasqyrojnë situatën, të vërtetën e saj.
Kujtojmë Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më herët në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.
Në derën kryesore të selisë së FRD-së ishte vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.
Zyrat ku ndodhet FRD janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. NIisur nga kjo, bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë ku kërkon lirimin e katit të tretë pasi godina ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime. Gjatë mëngjesit të sotëm nga zyrat janë hequr tabelat identifikuese të partisë, ndërsa më pas iu shkëput edhe energjia elektrike.
Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat ruse dhe kineze. Sipas aktit normativ të ditës së sotme, Manastirliu dhe Ahmetaj si ministra janë të autorizuarit për negociatat.
Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.
Duket se me këtë akt, Shqipëria përveç perëndimit po kthen sytë dhe nga lindja ku Rusia dhe Kina kanë prodhuar prej kohësh vaksinat e tyre.
AKTI NORMATIV NGA QEVERIA
AKT NORMATIV
PËR
DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME DISTRIBUTORË TË AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E AUTORIZUARA PREJ TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE DISTRIBUOJNË VAKSINA ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA, TË CILAT JANË TË CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN E PRODHIMIT TË TYRE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave
Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka përkujtuar përmes një postimi në facebook, eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë drejt Italisë. Shehaj ka publikuar foton e vecantë, botuar asokohe në shtypin italian, ndërsa ndodhet në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.
“30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.
Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.
Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.”- shkruan Shehaj, ndërsa shton se u rikthye në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për vendin.
“Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.”- shkruan Shehaj.
Postimi i plotë:
30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.
Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.
Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.
U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria më dha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe pse bashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjeta jo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhe përmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijova familjen time.
Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.
Akademiku Bahri Beci në 85-vjetorin e lindjes sjell librin e tij “Përjetime” 1936-2020, që shpërfaq udhëtimin e tij në jetë dhe në karrierë dhe kokëfortësinë e një gjuhëtari të çartur që nuk ka ngurruar të kundërshtojë në çdo kohë sikundër të hapë mendjen duke çmuar lirinë e njeriut.
“Në këtë libër është e vërteta e një jetë e një kohe, nuk paraqet vetëm jetën time, por edhe mentalitetin. Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, tha profesori.
Përmes publicistikës, ai sjell datat vendimtare të kulturës nga Kongresi i Manastirit që dha një gjuhë zyrtare deri te ai i Drejtshkrimit që dha një gjuhë letrare, duke ngërthyer në to, qasjen tonë ndaj botës dhe ngurtësinë e panatyrshme të gjuhës që na u imponua sipas tij e qe mbetet vlere kombëtare.
“Unë nuk kam bërë ndonjëherë, refuzim, apo mohim të gjuhës letrare. Unë jam marrë me argumentet shkencore. Ajo ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, një gjuhë burokratike, më shumë se një gjuhë letrare e mirëfilltë, e këtu përjashtoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që, e kam pasur edhe shok fakulteti. Por ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, ka qenë një ngurtësim”, tha profesori.
I cilësuar si Enfant Terrible, ai nuk kërkon të imponojë mendimin e tij, por do vetëm të tregojë se ka edhe një qasje si kjo. Koncepti frëng i fëmijës së tmerrshëm, i përkthyer, duket se nuk i shkon për shtat akademikut të qeshur dhe as burrit të urtë, por natyra e tij që nuk njeh kompromise e personifikon më së miri.
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashkëpunim në fushën e arsimit. Marrëveshja e nënshkruar mes ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministrit turk të Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk më 6 janar në Ankara në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe turqisht) e publikuar tashmë në fletoren zyrtare ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit, midis institucioneve përkatëse të të dy palëve, në fushën e arsimit, mbi bazën e barazisë dhe respektit reciprok, në përputhje me legjislacionet kombëtare të palëve dhe legjislacionin ndërkombëtar.
Marrëveshja mbetet në fuqi për një periudhë 5-vjeçare dhe do të zgjatet pas miratimit nga palët, përmes rrugëve diplomatike, për një periudhë 3-vjeçare.
Marrëveshja përcakton në parim se si do të nxitet bashkëpunimi mes dy vendeve në arsim, për shkëmbim eksperiencash, trajnime, kurse e binjakëzime. Po kështu parashikohet dhe nxitja e futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe anasjelltas. Madje parashikohet dhe lëvizja e mësuesve si nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe anasjelltas.
Fusha e bashkëpunimit
Palët do të promovojnë dhe nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe botimeve shkencore në fushat e arsimit.
Po kështu do të nxisin shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, administratorëve të institucioneve arsimore dhe nxënësve të arsimit të mesëm dhe studentëve të arsimit të lartë.
Marrëveshja do t’i shërbejë shkëmbimit të përvojave në fushën e arsimit të lartë, arsimit të mesëm, arsimit special, arsimit profesional dhe teknik, si dhe trajnimit të mësuesve dhe kualifikimit të mësuesve, organizimin e programeve të trajnimit, duke zbatuar projekte të përbashkëta;
Shkëmbimin e përvojave në fushën e teknologjive të reja të aplikuara në arsim.
Shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit të kurrikulës;
Shkëmbimin e programeve të zhvillimit profesional për administratorët, mësuesit dhe personelin në fushën e arsimit;
Kryerjen e hulumtimeve dhe kërkimeve të përbashkëta në fushën e arsimit;
Shkëmbimin e informacionit, në mënyrë reciproke, lidhur me sistemet e matjes dhe vlerësimit të zbatuara në të dy vendet;
Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet;
Inkurajimin reciprok të pjesëmarrjes së studentëve në konkurset shkencore dhe kulturore të organizuara në të dy vendet;
Promovimin e bashkëpunimit për zhvillimin e programeve të përbashkëta, marrëdhënieve binjakëzuese të shkollave dhe aktiviteteve të studentëve, midis institucioneve përkatëse arsimore të palëve;
Inkurajimin për pjesëmarrje të ndërsjellë në aktivitete, të tilla si: seminare, ekspozita, konferenca dhe studime shkencore etj., në fushën e arsimit.
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes parashikon dhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe gjuhës shqipe në shkollat turke. “Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor”.
Në marrëveshje thuhet se “pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke”.
Po kështu pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.
Personeli arsimor
Palët do të lehtësojnë shkëmbimin e mësuesve dhe akademikëve në vendet e njëri-tjetrit për të mësuar gjuhët zyrtare, brenda kuadrit të legjislacioneve të tyre kombëtare, dhe do të informojnë palën pritëse përmes rrugëve diplomatike.
Palët do të lehtësojnë procedurat e dhënies së vizave, lejeve të qëndrimit dhe të punës për mësuesit dhe akademikët e caktuar, si dhe anëtarët e familjeve të tyre brenda objektit të kësaj marrëveshjeje.
Bursat
Palët, çdo vit, do të japin reciprokisht bursa për kurse gjuhe, arsim të lartë dhe kërkime, duke marrë në konsideratë fushat e nevojshme dhe brenda kufijve të mundësive të tyre financiare. Numri i bursave dhe kushteve, lidhur me bursat, do t’i nënshtrohen legjislacionit përkatës të palëve.
Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe përcaktimit të kandidatëve për arsim të lartë dhe studiuesve, të cilët janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe do të bëhen bursistë në Turqi, do të kryhen brenda kuadrit të legjislacionit turk për bursat duke informuar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Pala shqiptare do të japë bursa për studentët turq brenda kufijve të mundësive financiare. Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe përcaktimit të kandidatëve për arsim të lartë dhe studiuesve të cilët janë shtetas të Republikës së Turqisë dhe do të bëhen bursistë në Shqipëri, do të kryhen brenda kuadrit të legjislacionit shqiptar për bursat duke informuar Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Palët, në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme, do të sigurojnë mundësi për studentët që dëshirojnë të studiojnë në vendin e palës tjetër, me shpenzimet e tyre.
Palët do të marrin masat e nevojshme për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të studentëve që studiojnë me të ardhurat e tyre dhe studentëve bursistë, si dhe studiuesve në vendet e tyre. Neni 6 Grupi i Punës i Përbashkët Arsimor
Palët do të krijojnë një Grup Pune të Përbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.
Grupi i Punës i Përbashkët i Arsimit do të bashkëkryesohet nga ministrat e arsimit të palëve ose zyrtarë të lartë të autorizuar. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse do të takohen një herë në dy vjet ose nëse është e nevojshme, me kërkesë të njërës prej palëve, ose në Turqi ose në Shqipëri.
Nëse palët nuk mund të mblidhen në një takim, do të shkëmbehen dokumente në vend të takimit.
Ekuivalentimi i diplomës
Palët do të shkëmbejnë informacionin dhe dokumentacionin përkatës, lidhur me sistemet e tyre përkatëse të arsimit, nëpërmjet autoriteteve të tyre kompetente për njohjen reciproke dhe ekuivalentimin e vlerësimeve, transkripteve, dëftesave arsimore, tërheqjen e dëftesave, titujve dhe diplomave të lëshuara në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe arsimin e lartë, si edhe do të bashkëpunojnë në këtë drejtim, kur është e nevojshme.
Institucionet arsimore dhe kulturore
Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, palët, nëpërmjet grupit të punës së nivelit të lartë, do të hartojnë rregullore administrative, përfshirë protokollet e shtetit pritës, me agjencitë, institucionet dhe shoqatat e palës tjetër, përgjegjës për edukimin, kulturën dhe trajnimin. Neni 9 Mbrojtja e të drejtës së autorit dhe të drejtave të pronësisë intelektuale Palët do të mbrojnë të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale, të krijuara dhe të përdorura brenda kuadrit të bashkëpunimit të kësaj marrëveshjeje, në përputhje me legjislacionet e tyre kombëtare dhe traktatet ndërkombëtare të cilat ato kanë nënshkruar. Sipas kësaj marrëveshjeje, pronësia intelektuale kuptohet sipas shpjegimit të dhënë në nenin 2, të Konventës për Themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, në Stokholm, më 14 korrik 1967. bw
Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse. Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri në maj Shqipërisë do t’i jepen 120 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.
Në një kohë kur masat shtrënguese nuk po japin efektet e prtishme dhe situata e përhapjes së Koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, procesi i vaksinimit mbetet mekanizmi më i sigurt për të luftuar pandeminë.
Kryeministri Edi Rama tha sot se ëndrra dhe ambicia e tij është që “ne të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar maksimalisht sezonin turistik dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri shumë të ulët në raport me virusin, si rezultat i një fushate intensive që do këpusë shumë hallka të zinxhit të infektimit”.
Zoti Rama megjithatë pranoi se gjithshka do të varet nga sasitë e vaksinave që vendi do të mund të garantojë: “Faktikisht është një bast shumë i madh përsa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja më e lehtë që mund të bëhet sot, është gjëja më e vështirë”.
E duket se pikërisht vështirësia për të siguruar vaksinat që deri më tani janë miratuar nga autoritetet e specializuara amerikane dhe europiane, mund të çojë Shqipërinë që të hedhë sytë dhe nga prodhimet kineze apo ruse, ndonëse deri pak më parë kjo mundësi ishte përjashtuar.
Dje në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, çështja e vaksinave, siç pohoi dhe vetë Kryeministri, kishte qenë një temë e diskutuar gjatë. Në konferencën e shtypit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, zoti Rama la të kuptohej qartë se po sheh dhe për mundësi të tjera vaksinash. “Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi zoti Rama.
Ndërsa sot, i pyetur rreth kësaj deklarate, dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, kryeministri nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”, u përgjigj zoti Rama.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina. Mbi 32 mijë doza të Pfizer-it kanë mbërritur në vend, ndërsa pritet një furnizim periodik me disa dhjetra mijëra doza të tjera po të vaksinës Pfizer dhe në muajt në vazhdim.
Sot mekanizimi COVAX njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza të Astrazeneca-s. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit.
Dy javë para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, vetëm ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka rikonfirmuar qëllimin për të marrë timonin e partisë. Kandidatët e tjerë të përfolur nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen nga ky post, vendim ky që pasoi rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në bazë të rezultateve aktuale, LDK-së i janë përgjysmuar votat që nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019.
Kush janë pretendentët kryesorë?
Anton Quni e Lutfi Haziri janë të vetmit që nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të jenë kandidatë për të marrë drejtimin e partisë.
Anton Quni të hënën rikonformoi për Radion Evropa e Lirë se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.
“Do të jem pjesë e garës për kryetar të LDK-së”, tha Quni.
“Për këtë vendim e kam njoftuar edhe kryesinë e partisë dhe tani pres që të vazhdohet me procesin”, deklaroi Quni.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Lutfi Haziri, që është edhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se asgjë nuk është përfundimtare.
“Ende nuk jam kandidat zyrtarisht. Vendimin për këtë do ta marr pas një jave”, tha Haziri.
Përkrahje për kandidaturën e Hazirit po ofrojnë edhe strukturat lokale të LDK-së nga Anamorava. Disa nga ta, duke përfshirë edhe nënkryetarin e degës së LDK-së në Gjilan, Imet Rrahmani, kanë postuar në rrjetet sociale një përshëndetje për simpatizantët e partisë me një fotografi të Lufti Hazirit.
Anëtarë të kryesisë dhe degëve të LDK-së kanë përmendur edhe emrin e Kujtim Shalës, por ky i fundit asnjëherë deri më tash nuk është deklaruar nëse do të jetë pjesë e garës. Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të kontaktojë me Shalën, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është pjesë e kryesisë së LDK-së, po ashtu ka publikuar një fotografi me mesazh në rrjetet sociale, përkrah Kujtim Shalës.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri konfirmoi për REL se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të LDK-së. Muhaxheri, i cili është edhe anëtar i kryesisë së partisë, vlerëson se gara është përcaktuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
“Unë besoj që elektorati e ka përcaktuar me votën e tij se kush mund të jenë ata persona që mund të vijnë në krye të LDK-së dhe mendoj se mesazhi është kuptuar mirë edhe nga kryesia e LDK-së, por edhe nga vetë anëtarësia”, tha Muhaxheri.
Megjithatë, ai preferon që në garë të ketë më shumë kandidatë dhe që kryetari i ri të zgjidhet me votë të fshehtë.
Muhaxheri nuk tregoi se kë e favorizon në këtë garë.
“Ne do të mbajmë mbledhje te degës së Pejës. Do të shohim se kush do të jetë kandidat dhe kë do ta votojmë si degë”, tha Muhaxhiri.
“Nëse (kryesia e re) e lexon mirë mesazhin që e ka marr, LDK-ja do të mund të kthehet shumë fuqishëm në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e tjera nacionale”, shtoi ai.
Si zgjidhet kryetari i ri?
Statuti i LDK-së e përcakton se kandidaturat për kryetar bëhen në punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh që “secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, secilit kandidatë potencialë i nevojiten 178 vota përkrahëse për të hyrë në listën e kandidatëve për kryetar.
Por, në rast se kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.
Në historinë e LDK-së, kjo është hera e parë që një kryetar jep dorëheqje. LDK-ja është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugova (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.
Shifrat e shkurtit kanë qenë të frikshme në Shqipëri.
Koronavirusi në shkurt u ka marrë jetën 397 qytetarëve, shifra të frikshme nga sëmundja që sa vjen dhe po bëhet edhe më agresive.
6 shkurti shënoi rekordin e testimeve me 4539 teste brenda 24 orëve.
Tre ditë më pas u shënua numri më i lartë i infektimeve, 1239.
Ndërsa rekordi i viktimave u regjistrua dy ditë më parë, 21 humbje jete. Analiza e shifrave e bën më të rëndë situatën, pasi nga java në javë numri i viktimave ka ardhur në rritje, shkruan Abcnews.al.
Kështu në javën e parë u shënuan 80 viktima, në të dytën 95, në të tretën 111 dhe java e katërt ende pa u mbyll ka regjistruar deri tani 111 fatalitete.
Trendi është në rritje dhe mjaft shqetësues, por Komiteti Teknik këtë javë vendosi të mos ndryshonte masat.
Megjithatë ka paralajmëruar një mbledhje të hënën ku pritet shtrëngim i masave.
Deri tani-Bilanci nga COVID-19, Muaji shkurt
1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete
7209 raste 80 viktima
…………………………………………………………………………………………………………….
8 shkurt-3485 testime, 684 të shëruar, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete
9 shkurt-4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete
10 shkurt-4083 testime, 683 të shëruar, 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete
11 shkurt-4092 testime, 746 të shëruar, 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete
12 shkurt-3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete
13 shkurt-3994 testime, 740 të shëruar, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete
14 shkurt- 3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete
7739 raste 95 viktima
………………………………………………………………………………………………………………..
15 shkurt-3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete
16 shkurt-3842 testime, 1058 të shëruar, 801 raste të reja dhe 15 humbje jete
17 shkurt-3901 testime, 890 të shëruar, 1075 raste të reja dhe 18 humbje jete
18 shkurt-3935 testime, 991 të shëruar, 1112 raste të reja dhe 17 humbje jete
19 shkurt-3848 testime, 930 të shëruar, 1071 raste të reja dhe 19 humbje jete
20 shkurt-3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jete
21 shkurt-4013 testime, 796 të shëruar, 1184 raste të reja dhe 13 humbje jete
7484 raste 111 viktima
……………………………………………………………………………………………………………..
22 shkurt-3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jete
23 shkurt-3998 testime, 1085 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 15 humbje jete
24 shkurt-3897 testime, 906 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 19 humbje jete
25 shkurt-3691 testime, 849 të shëruar, 986 raste të reja dhe 21 humbje jete
26 shkurt-3689 testime, 849 të shëruar, 916 raste të reja dhe 20 humbje jete
27 shkurt-3957 testime, 962 të shëruar, 986 raste të reja dhe 19 humbje jete
Teksa prej më shumë se një viti koronavirusi është kthyer në temën kryesore, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, qytetarë, institucione e politikë, ka edhe mjaft njerëz, të thjeshtë apo figura të njohura, që po luftojnë me sëmundje të tjera të rënda.
I tillë është edhe rasti i shkrimtares së njohur shqiptare, Mira Meksi, e cila po përballet në heshtje me një sëmundje të rëndë. Por, sikur të mos mjaftonte sëmundja, pandemia e Covid-19 ja ka bërë akoma më të vështirë këtë betejë shkrimtares së njohur dhe vlerësuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare e të huaja.
“BalkanWeb” mëson se Meksi është operuar me sëmundje të rëndë dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për kurim, terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar, por një gjë të tillë nuk ja lejon mjeku.
Ky i fundit ja ka ndaluar udhëtimin jashtë shkrimtares, pa bërë më parë vaksinën kundër Covid-19, pasi rrezikon edhe nga virusi i rrezikshëm, që po merr mijëra jetë njerëzish. Por kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë.
Kujtojmë se në që prej disa javësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, konkretisht te bluzat e bardha dhe te të moshuarit.
Donika Gërvalla thotë se nuk ka asnjë mundësi që Vjosa Osmani dhe Lista e saj të rikthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas humbjes së LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, i pari i LDK’së, Isa Mustafa njoftoi dorëheqjen por kjo nuk e bind Gërvallën se LDK do të reformohet.
“Ai (Mustafa) nuk ka dhënë dorëheqje. Ai tha se në Kuvendin e ardhshëm do të ofrojë dorëheqjen si kryetar i LDK’së. Sepse nuk duan të japin nga dora mundësinë për të manipuluar Kuvendin e ardhshëm zgjedhor”, tha Gërvalla për KTV’në.
“Çfarë ka ndodhur është përsëri një tentim për mashtrim, për t’i përgatitur zgjedhjet e ardhshme dhe për të instaluar pikërisht persona për të cilët janë të bindur që nuk kanë për të pasur asnjë kundërshtim”, theksoi ajo.
“Nuk ka asnjë hapësirë për ne në kuadër të LDK’së . Unë kam dalë e zonjën Osmani e kanë nxjerr me zor nga LDK’ja. Zonja Osmani nuk e ka lëshuar LDK’në por e kanë përjashtuar si frikacakë, si qyqarë. E kanë përjashtuar me do votime me email”, theksoi Gërvalla.
“Është tërësisht e pamundur. Për katër vitet e ardhshme ne do të qeverisim me listën e VV’së si partnerë”, shtoi ajo.
Edi Rama është prej tetë vitesh kryeministër i Shqipërisë dhe kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Rama ka pasur një karrierë të larmishme përpara përfshirjes në politikë. Ai ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; “Refleksione” së bashku me Ardian Klosin dhe “Kurbani”.
Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen e viteve ‘90 që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, ku ai ishte një ndër zërat e spikatur publikë. Pas një largimi disavjeçar jashtë Shqipërisë, Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998.
Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e drejtoi kryeqytetin për 11 vite radhazi. Ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe e drejton atë prej 16 vitesh.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryeministrit Edi Rama nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryeministri Edi Rama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likujditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z.Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z.Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në periudhën 2003-2018, Edi Rama ka shkëputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor për të deklaruar pasurinë nga korriku 2011 deri në shtator 2013. Pas zgjedhjes si kryeministër, Rama dhe bashkëshortja e tij rideklarojnë pasurinë e plotë në tetor 2013, e cila është shtuar me 44,736,099 lekë krahasuar me vitin 2011. Ndërkohë, burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29,641,593 lekë.
Shtëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013 me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve. Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI dokumente shtesë si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, të cilat BIRN nuk i disponon, por në rubrikat përkatëse të formularit nuk rezulton burimi i krijimit të kësaj pasurie.
Në tetor 2013, subjekti deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet.
Në analizën statistikore të pasurisë janë përfshirë edhe dy huadhënie të deklaruara nga Linda Rama në vitin 2010, në vlerat 30 mijë euro dhe 40 mijë euro. Këto hua nuk deklarohet të jenë kthyer deri në fund të vitit 2018.
Në vitin 2012, Z.Rama ka bërë rivlerësimin e një apartamenti banimi ‘parafabrikat 1 + 1, me sip 59 m2’, i përfituar nga privatizimi, sipas çmimit fiskal në vlerën 5,422,000 lekë. Apartamenti është shitur në vitin 2017 në shumën 5,000,000 lekë.
Në Tiranë, organizatat rinore po monitorojnë pikëpamjet e grupmoshave të reja dhe protestojnë për premtimet e pambajtura ndaj të rinjve, pjesa më e madhe e të cilëve mendojnë të emigrojnë dhe ankohen për papunësinë apo mungesën e perspektivës.
Nga ana tjetër rrjetet rinore po ndjekin nga afër edhe premtimet e reja për rininë, që partitë politike po shprehin në prag të fushatës së re zgjedhore.
Organizata rinore Qëndresa Qytetare monitoron në vazhdimësi premtimet elektorale për rininë në 4 vjetët e fundit, planin e veprimit për arsimin dhe rininë dhe vecanërisht premtimet e të ahstuquajturit Pakti për universitetin, i cili u hartua gjatë protestave studentore dy vjet më parë.
Përfaqësuesi i kësaj organizate rinore, Rigels Xhemollari, thotë se bursat dhe tarifat në universitete janë përmirësuar, por nuk është bërë asgjë për anti-plagjiaturën, për vetingun e gradave shkencore të pedagogëve, cilësinë e mësimdhënies, transparencën dhe llogaridhënien.
Ende nuk ka një buxhet të kushtuar rinisë, nuk ka 12 qendra rinore në 12 qarqe, e aq më pak nuk qendra rinore në çdo njësi administrative, tha ai.
“Tendenca e të rinjve për të emigruar nuk është thjesht çështje e politikave rinore, por dukuri e përgjithshme e situatës në Shqipëri. Kur ne i pyetëm të rinjtë pse emigrojnë, ata pohojnë se arsyeja kryesore është se nuk gjejnë dot një vend pune, se këtu ka korrupsion, se nuk ka meritokraci, nuk ka një terren apo një mjedis të favorshëm për të rinjtë. Së pari duhet një buxhet për rininë, duhet investim për rininë” – thotë zoti Xhemollari.
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë zhvillon në mënyrë periodike konsultime dhe anketa grupmoshat e reja në të gjithë vendin dhe harton rregullisht raportin “Rinia në Shqipëri”.
Përfaqësuesja e kësaj organizate, Ervjola Osmanaj, thotë se në pjesën dërrmuese të rinjtë përmendin si problem kryesor papunësinë masive në radhët e tyre.
Po aq masiv është edhe mosbesimi ndaj partive; 35% e tyre thonë se i takojnë partitë një herë në 4 vjet për zgjedhje dhe mbi 60 % thanë se nuk besojnë tek asnjë parti politike se do ta përmirësojnë jetën e tyre.
“Dëshira e të rinjve për t’u larguar nga vendi është bërë problem kryesor. Mbi 79 për qind e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria për të mos u kthyer më këtu. Mbi 30 për qind e të rinjve që kanë përfunduar të paktën një cikël studimesh universitare bachelor po ashtu duan të largohen nga Shqipëria pa kthim. Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për institucionet shtetërore dhe për partitë politike” – tha Osmanaj.
Mijëra studentë në universitetet publike të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Korcës e Vlorës protestuan para ministrisë së arsimit dy vjet më parë, duke kërkuar uljen e tarifave për studimet, veting për pedagogët, dekanë dhe rektorë, goditjen e korrupsionit në universitete dhe përmirësim të kushteve të jetesës dhe studimeve.
Pandemia e COVID-19 -s nuk ka frenuar përgjatë vitit 2020 emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Greqisë. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga policia greke, 2909 shtetas shqiptarë u dëbuan nga Greqia duke u riatdhesuar në Shqipëri vitin e kaluar, nga 3660 që ishte numri i përgjithshëm i dëbimeve në Greqi. Pas shqiptarëve numrin më të lartë të dëbimeve e kishte Pakistani me 189 persona, më pas renditej Gjeorgjia me 112 dhe Bullgaria me 64 persona. Shumica e shtetasve shqiptarë janë bllokuar në rajonet kufitare greke duke hyrë nga kufiri shqiptar përmes brezit të gjelbër në territorin grek pa dokumente të rregullta.
Sipas të dhënave të policisë greke ka pasur edhe raste të kontrabandimit të tyre nga shtetas shqiptarë apo grekë për t`i transportuar nga zonat kufitare në thellësi të vendit. Përpjekjet e shqiptarëve për të udhëtuar pa dokumente të rregullta në Greqi lidhen kryesisht, me punësimin sezonal të tyre. Prej fillimit të vitit të shkuar Greqia nuk lejon më aplikimet për azil për shtetasit shqiptarë, pasi Shqipëria u përfshi nga autoritete greke të emigracionit në listën e vendeve të sigurta.
Shumica e emigrantëve shqiptarë të parregullt që dëbohen nga policia greke me procedura të rregullta me palën shqiptare marrin gjoba në para edhe nga autoritetet shqiptare për kalim të paligjshëm të kufirit. Të dhënat tregojnë se në zonat kufitare shqiptare jo pak raste referohen nga policia shqiptare edhe në prokurori mbi bazë të listave të riatdhesimit që dorëzohen në kufi nga polica greke. Shtetasit që emigrojnë pa dokumente drejt Greqisë janë nga zona të varfa dhe të thella të Shqipërisë ku hapësirat për punësim nuk arrijnë të sigurojnë jetesën e familjeve të tyre. Udhëtimi i shqiptarëve në brezin e kufirit shpesh kryhet në të shumtën e herës me këmbë dhe zgjat edhe me ditë të tëra në terrene mjaft të vështira.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi ka qenë i lartë gjatë viteve të shkuara ndërkohë që në vitin 2020 asnjë shqiptar nuk aplikoi për azil pasi Greqia e përfshiu Shqipërinë në listen e vendeve të sigurta. Sipas Shërbimit grek për Azilin 3053 shtetas shqiptarë paraqitën vetëm gjatë vitit 2019 aplikimin për azil ndërsa numri i mbartur i kërkesave nga vitet e mëprshme ishte gjirhashtu i lartë.
Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë ishin gjatë 2019 të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku. Por shtetasit shqiptarë po për këtë vit u renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.
Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve vijojnë të mbeten ende të pashqyrtuara edhe për këtë periudhë. Situata e pandemisë ka vështirësuar paraqitjen e shtetasve shqiptarë pranë qendrave greke të azilit për ndjekjen e procedurave.
Herë pas here autoritetet greke kanë urdhëruar mbyllje të pjeshme të zonave dhe bllokime të lëvizjes në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së COVID-19-s.
Firmoset sot në Romë protokolli i ri i vëzhgim ajror të territorit shqiptar nga Guardia di Finanza Italiane.
Firmosja u bë në një takim në Rome mes drejtuesve të lartë të Policisë italiane e të Policisë Shqiptare.
Protokolli i ri për vëzhgimin ajror nga Guardia di Finanza ka qëllim evidentimin e plantacioneve të mbjella me kanabis në territorin shqiptar si dhe për mbikëqyrjen e zonës detare që lidh dy vendet në luftë kundër trafiqeve ilegale.
Sot ishte takimi i parë i tryezës së përhershme midis Shefit të Policisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Prefektit Franco Gabrielle dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu.
Ky takim vjen pas nënshkrimit, në dhjetorin e kaluar, të një deklarate të përbashkët midis Departamentit të Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar, që rifreskoi përmbajtjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Qeverisë Italiane dhe asaj shqiptare së 2007, në luftën kundër krimit.
Mbi bazën e udhëzimeve të përbashkëta strategjike, drejtuesit e lartë të dy forcave policore vendosën të takohen çdo gjashtë muaj për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta tekniko-operacionale në ndjekje të objektivave të sigurisë sipas parimeve të qëndrueshmërisë, racionalitetit dhe efikasitetit, zbatimi i të cilave do të trajtohet nga Pika e vetme italiane e kontaktit e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.
Punimet vazhduan pasditen e sotme, me tryezën tekniko-operacionale të kryesuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Vittorio RIZZI, në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, ku u trajtuan çështje prioritare për bashkëpunimin ndërkombëtar midis dy vendeve, siç janë flukset migrantët, lufta kundër trafikut të drogës, kapja e personave të shpallur në kërkim, si dhe promovuan analiza të përbashkëta dhe aktivitete trajnuese operacionale në favor të policisë shqiptare.
Në takimin e mëngjesit në prani të dy Shefave të Policisë, u nënshkrua një protokoll i ri operativ Departamentit të Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shqiptare, i cili do të zëvendësojë atë të vitit 2012, që synon kryerjen e shërbimeve ajrore të mbikëqyrjes në Territori shqiptar, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza, për identifikimin dhe çrrënjosjen e plantacioneve të kanabisit, si dhe shërbimet e mbikëqyrjes detare për të luftuar trafikimin e paligjshëm nga deti që prek dy vendet, si dhe duke zgjeruar mbikëqyrjen me përdorimin e avionëve specialë dhe sistemeve të ajrore të drejtuar nga distanca.
Të pranishëm në takimin në mëngjes ishin edhe Zëvendës Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj, Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani.
Nënshkrimi i këtij protokolli ka si prioritete:
➡Sintetizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy policive, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar, duke shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar;
➡Zgjerim të spektrit të përdorimit të mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, me qëllim shtimin e aftësive zbuluese të misioneve monitoruese ajrore të përbashkëta, duke siguruar mbulim më të plotë të gjithë territorit;
➡ Përdorim të teknikës monitoruese, fluturuese me helikë dhe dronëve që ka në përdorim Policia e Shtetit dhe pala italiane, me qëllim intensifikimin e fushatës monitoruese, duke garantuar mbulimin edhe të atyre pak zonave që mund të mos kapen nga monitorimi me avion;
➡ Krijimin e një Shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dy vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si të papajtueshme me Kushtetutën një nen të ligjit për trajtimin e pronës dhe disa pika në një vendim qeverie, që lidhen me mënyrat e kthimit dhe kompensimin e pronave.
Ky vendim rihap edhe një herë diskutimet mbi çështjen e pronave, për të cilat ka një mori konfliktesh në Shqipëri.
Padinë e kishte ngritur disa vjet më parë shoqata Pronësi me Drejtësi, e cila kërkon njohjen dhe kthimin e pronave private të shtetëzuara nga regjimi komunist.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot pjesërisht një nen të ligjit për trajtimin e pronave dhe 3 pika të një vendimi të këshillit të ministrave, nga 6 vendime qeverie që shoqata “Pronësi me Drejtësi” kërkoi të hidheshin poshtë si akte që, sipas saj bien ndesh me Kushtetutën.
Gjykata njoftoi se vendimi i plotë do të hyjë në fuqi 6 muaj pasi të botohet në Fletoren Zyrtare dhe plotësimi i ligjit duhet bërë nga parlamenti, pra, është një temë që i takon parlamentit të ri që do të formohet nga zgjedhjet e 25 prillit.
Megjithatë përfaqësues të shoqatës Pronësi me drejtësi pohuan, që edhe pse duhet pritur vendimi I plotë I gjykaës Kushtetuese, në thelb ai plotësoi në masën më të madhe pritshmëritë e tyre me rrëzimin e nenit 7 të ligjit për trajtimin e pronave, i cili është thelbi i ligjit 133.
“Anti-kushtetutshmëria e atij neni qëndron në faktin që edhe pronën e kthyer ta rivlerësonte. Nëpërmjet mekanizmit të përfitimeve të zbritshme shteti kishte një qëllim në vetvete, të cilin e realizoi me zbatimin e ligjit 133, që ishte ulja në maksimum faturën, ose detyrimin që shteti shqiptar kishte dhe ka ndaj pronarëve shqiptarë” – thotë Myrshit Vorpsi, përfaqësues i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”.
Përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” mendojnë se parlamenti i ri, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të riformatojë ligjin për trajtimin e pronës dhe pronarëve të shpronësuar nga diktatura do t’u duhet të presin edhe pas 28 vjetësh një formulë të re për kthimin apo kompensimin e pronave të tyre të ligjshme.
Vendimi i sotëm, pohojnë ata, nuk bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, dhe për më tepër kërkon që gjithë vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave të rishikohen edhe një herë nga e para, së bashku me llogaritjet e vlerave të pronës.
Ata shpresojnë që të paktën ATP duhet të pezullojë procedurën e cështjeve që përfshin vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata e Strasburgut, mbi bazën e këtyre informacioneve të gabuara e të rreme, që i ka çuar Shqipëria, ka marrë vendime kontradiktore, që Gjykata Kushtetuese, kryeministri ose parlamenti i ardhshëm mund t’i korigjojë. Duhet një patriotizëm në këtë mes. Prona do të shkojë tek i zoti, se s’bën. Aty fillon demokracia. Kjo është shumë e thjeshtë të bëhet dhe pa kosto” – thotë Gëzim Boçari, përfaqësues i Koalicionit të Shoqatave të Pronarëve në Bregdet.
Lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese “Zëri i Amerikës” kërkoi një reagim nga ministria e drejtësisë, që është institucioni përgjejgës për këtë fushë.
Zyra e komunikimeve pranë saj pohoi se ministria e drejtësisë është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese dhe deri atëherë nuk mund të japë një opinion ligjor kur dihet vetëm vendimi i shkurtuar.
Kthimi dhe kompensimi i pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist është prej afro 3 dekadash një nga temat më konfliktuale në Shqipëri.
Secila qeveri ka marrë një mori ligjesh dhe vendimesh për këtë cështje, e cila shpesh ka shkuar edhe në dyert e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.
Qeveria aktuale solli një formulë të re për zgjidhjen e saj, por vendimi i fundit i gjjk mund të rihapë debatet për pronat dhe të drejtat e pronarëve.
Në Shqipëri vazhdon moti i keq me reshje bore dhe shiu, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e borës kanë përfshirë Qarkun e Tiranës, Durrësit, Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës, ndërkohë autoritetet janë angazhuar për normalizimin e qarkullimit pas vështirësive të shkaktuara edhe nga prezenca e ngricave.
Pavarësisht problemeve në akset rrugore rurale, Tirana është mbuluar nga bora duke sjellë një atmosferë të veçantë për banorët e kryeqytetit.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se si rezultat i reshjeve të borës ka pasur problematika në disa akse rrugore, ku disa prej tyre janë bllokuar për qarkullimin.
Për normalizimin e situatës janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative që janë bllokuar nga reshjet e shiut dhe të borës.
Autoritetit Rrugor Shqiptar në rrjetet sociale ka njoftuar se gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shoqëruar edhe me erë të fortë e temperatura shumë të ulëta.
Nga ana tjetër, nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në akset rrugore nacionale dhe rurale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme.
Kujtojmë se për shkak të motit të keq institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri do të zhvillojnë mësimin online nga data 15 deri në 19 shkurt, ndërkohë që të gjitha ndeshjet e futbollit të parashikuara më 14 shkurt për kategorinë e dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.
Në një kohë të rritjes së islamofobisë, si dhe antisemitizmit si brenda dhe jashtë vendit, Stephen B. Jacobs thotë se, bota nuk duhet të harrojë kurrë sesi kombi mbizotërues mysliman i Shqipërisë u tha okupatorëve të tij nazistë të kohës së luftës pa kushte të pasigurta: Lini hebrenjtë tanë të qetë.
Në një kohë të rritjes së islamofobisë, si dhe antisemitizmit si brenda dhe jashtë vendit, Stephen B. Jacobs thotë se, bota nuk duhet të harrojë kurrë sesi kombi mbizotërues mysliman i Shqipërisë u tha okupatorëve të tij nazistë të kohës së luftës pa kushte të pasigurta: Lini hebrenjtë tanë të qetë.
Si një djalë 5-vjeçar nga qyteti polak i Lodz, Jacobs tashmë i kishte mbijetuar tmerreve të getos Piotrków para likuidimit të tij në 1942, si dhe kampit famëkeq të përqendrimit Buchenwald të Gjermanisë, para se të përfundonte në repartin e tuberkulozit në spitalin e kampit. . Por ai nuk ishte i sëmurë. Babai i tij, një mjek, kishte vendosur të fshihte atë dhe një djalë tjetër atje – duke ditur që asnjë gjerman nuk do të hynte në një vend të tillë – deri në çlirimin e Buchenwald pak kohë më vonë nga Ushtria e Tretë e SHBA në 11 Prill 1945.
Jacobs – i cili lindi Stefan Jakubowicz – u rrit për t’u bërë një arkitekt i shquar i Nju Jorkut. Dhe edhe pse për ndonjë mrekulli e gjithë familja e tij e ngushtë mbijetoi, përvojat makth të Shoah kurrë nuk e la atë.
Më 24 janar, Jacobs dha adresën kryesore gjatë një programi në internet të organizuar nga grupi jofitimprurës Am Yisrael Chai me bazë në Atlanta për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ndër të tjera, ai përshkroi privimet që ai jetoi dhe përse memoriali i Holokaustit që ai projektoi në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, do të thotë kaq shumë për të.
“Shqipëria është një vend me shumicë myslimane dhe kjo histori rreth muslimanëve që shpëtojnë hebrenjtë është shumë e rëndësishme për ne sot, veçanërisht për shkak të mënyrave se si myslimanët po stigmatizohen,” tha ai Jacobs, tani 81 vjeç. “Ne kemi nevojë për të luftuar këtë stereotip të tmerrshëm. ”
Që nga shfaqja e Shqipërisë nga 45 vitet e sundimit Marksist në 1990, histori të shumta janë shfaqur për trimërinë e banorëve të saj të cilët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbrojtën jo vetëm vetë komunitetin hebre hebre me 200 anëtarë, por edhe 1,500 deri në 2,000 refugjatë hebrenj nga Bullgaria , Greqia dhe vendet e tjera përreth. Jo më pak se 75 shqiptarë nderohen si të Drejtë midis Kombeve nga Yad Vashem në Jeruzalem.
Shqiptarët rrezikuan vdekjen për të fshehur refugjatët hebrenj
“Shqipëria është i vetmi vend i okupuar që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa në fillim,” vuri në dukje Andrea Videlefsky, president i Am Yisrael Chai dhe mjeshtër i ceremonive të mbrëmjes. “Ata e bënë këtë përmes besimit të mirë, solidaritetit të pakushtëzuar, besimit dhe një besimi të rrënjosur thellësisht kulturor në besë – premtimi për të bërë më mirë, për të qenë më mirë, për të ndihmuar qeniet njerëzore në një kohë nevoje. Ne mund të mësojmë shumë nga parimet e besës. ”
Ky mesazh u përforcua gjatë një përshëndetje video katër minutëshe nga Tirana nga Presidenti shqiptar Ilir Meta.
“Dy popujt tanë janë të lidhur me lidhjen historike të miqësisë që ka kapërcyer shumë breza,” tha Meta, i shoqëruar nga një varg flamujsh kuqezi shqiptarë dhe një bust i heroit kombëtar, Skënderbeut. “Është kjo lidhje që i detyroi shqiptarët të shtrinin mikpritjen dhe strehimin tonë ndaj komunitetit vendas hebre dhe për të gjithë ata që po shpëtonin nga asgjësimi pothuajse i sigurt gjatë errësirës së dhunshme dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.”
Lidhur me pushtimin gjerman të vendit të tij, i cili zgjati nga shtatori 1943 deri në nëntor 1944, presidenti shtoi: “Asnjë jetë e vetme hebreje nuk humbi në Shqipëri dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë. Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre për misionin fisnik të mbrojtjes së jetës hebreje. ”
Jacobs: ‘Fatkeqësisht, historia përsëritet
Edhe pse Jacobs nuk kishte asnjë lidhje personale me Shqipërinë, mikpritja e saj ndaj hebrenjve rezon thellë në një epokë të rritjes së intolerancës dhe ksenofobisë – qoftë nga Donald Trump që mblidhet kundër emigrantëve të Amerikës Qendrore që ikin nga dhuna përtej kufirit të SHBA me Meksikën, apo mbështetësve të tij në Charlottesville, Virxhinia, duke bërtitur “Judenjtë nuk do të na zëvendësojnë!” Ose nga evropianët e ekstremit të djathtë që protestojnë ndaj fluksit të fundit të familjeve myslimane që shpëtojnë nga luftërat civile në Siri, Irak dhe Afganistan.
“Qëndrimet e sotme ndaj refugjatëve të kujtojnë aq shumë qëndrimin ndaj refugjatëve hebrenj në vitet 1930. Unë identifikohem me refugjatët e sotëm po aq sa nga koha kur unë isha refugjat, sepse për fat të keq, historia përsëritet, “tha Jacobs, pikëpamjet e të cilit kundër ish-presidentit janë të njohura.
“Fashizmi nuk vjen në një çast”, shtoi ai. “Vjen me rritje të vogla, dhe rritjet e vogla i bëjnë njerëzit të mësohen të pranojnë të papranueshmet. Ky është rreziku i asaj që jemi sot. Nuk duhet të mbarojë në atë mënyrë, por do të ndodhë nëse nuk do të ketë një përpjekje të fortë dhe të bashkërenduar për ta ekspozuar këtë për atë që është, dhe dy, për të vendosur të gjitha energjitë tona që të mos e lejojmë të ndodhë më. ”
Për këtë qëllim, Jacobs – i cili me familjen e tij jetoi në kampe të ndryshme refugjatësh në Zvicër për tre vjet para se të mbërrinte në Nju Jork në 1948 – është i bindur se ai kurrë nuk do të kishte mbijetuar nëse jo për lëvizjen partizane nëntokësore që e mbrojti atë dhe 1100 fëmijë të tjerë .
Jacobs, i mbijetuari i vetëm i njohur nga Shoah që ka hartuar një memorial të Holokaustit në Evropë, ishte i pranishëm në kushtimin e 2002 në monumentin e tij në “kampin e vogël” të Bukenwald – një zonë karantine ku të burgosurit e rinj, përfshirë edhe veten e tij, kaluan kushte brutale.
“Portat e Buchenwald janë ende atje,” tha ai. “Ishte shumë e rëndësishme për të rivendosur atë sit dhe për të krijuar një hapësirë për përsiatje të qetë, ku mund të bashkonit mendimet tuaja për ato që sapo keni provuar. Ne nuk po e bëjmë këtë për ne, por për brezat e ardhshëm të nxënësve gjermanë të shkollës. ”
1.5 milion daffodils për të kujtuar fëmijët
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Jacobs nuk mund të merrte pjesë në përurimin e korrikut 2020 të memorialit të tij në Tiranë, i cili përmban tre pllaka mermeri – në anglisht, hebraisht dhe shqip – që thjesht tregojnë historinë e Shoah dhe rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftë. Ndodhet në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial të kryeqytetit, afër Sheshit Nënë Tereza.
“Në vitet e fundit, unë kam arritur të kuptoj se unë jam ndër të fundit të një brezi të mbijetuarve të Holokaustit që mund të dëshmoj për këtë ngjarje përmes përvojës personale,” tha ai. “Veryshtë shumë e rëndësishme të ruash kujtesën e Holokaustit sepse ajo ka rëndësi universale – dhe sepse ka kaq shumë revizionistë të historisë që do ta fshijnë këtë kujtim sepse i përshtatet rrëfimit të tyre.”
Ndër iniciativa të tjera, Projekti Botëror i Daffodil i Am Yisrael Chai synon të mbjellë 1.5 milion daffodils në kujtim të 1.5 milion fëmijëve që vdiqën në Holokaust – dhe për fëmijët që vuajnë në kriza humanitare në të gjithë botën sot. Deri më sot, rreth 664,000 daullesa (shumica prej tyre në Gjeorgji) janë mbjellë në 266 kopshte në të gjithë Shtetet e Bashkuara si dhe Republikën Çeke, Kanada, Izrael, Japoni, Poloni dhe Hollandë.
Për koincidencë, ngjarja në internet e Am Yisrael Chai u zhvillua vetëm një javë para vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës shqipfolëse, një republikë e shkëputur e Serbisë që, ashtu si Shqipëria, ishte pushtuar gjithashtu nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Hashem ka qenë i mirë për njerëzit e kombeve tona dhe na ka bekuar me paqe dhe liri në tokat tona,” tha Meta, presidenti shqiptar. “Ne mirëpresim zhvillimet më të fundit midis Izraelit dhe vëllezërve tanë në Kosovë për zotimin për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Ne do të dëshironim të përfitonim nga kjo mundësi për të falënderuar udhëheqjen e mikut tonë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, për këtë zhvillim historik. ”
Mbajtja gjallë e kujtimeve
Po ashtu foli Rabini Jacob Schacter, babai i ndjerë i të cilit, Rabbi Herschel Schacter, ishte pjesë e divizionit të Korpusit VIII të Ushtrisë së Tretë të SH.B.A.-së që çliroi Buchenwald në Prill 1945.
“Është për mua një nder i veçantë që të jem në gjendje të lidhem me dikë që u takua me babanë tim në ferr, në Bukenwald, shumë vite më parë,” tha profesori i Universitetit Yeshiva për Jacobs. “Ndjej që kjo mbrëmje është një përkujtimore dhe ribashkim i Buchenwald.”
Përveç Metës dhe Schacter, personalitete të tjera pjesëmarrëse në prezantimin e Am Yisrael Chai përfshinin Rusty Paul, kryebashkiak i periferisë së Atlantës të Sandy Springs, ku zakonisht zhvillohet ngjarja vjetore; Theodore Britton Jr, konsulli i nderit i Shqipërisë në Atlanta; dhe Anat Sultan-Dadon, konsulli i përgjithshëm i Izraelit për Juglindjen.
“Pas pushtimit gjerman në 1943, shqiptarët jo vetëm që mbrojtën të gjithë qytetarët e tyre hebrenj, por gjithashtu siguruan një vend të shenjtë për të gjithë refugjatët hebrenj që arritën në Shqipëri të cilët tani e gjetën veten në rrezik dëbimi në kampet e përqendrimit,” tha Sulltan-Dadon . “Shqipëria – i vetmi vend evropian me shumicë myslimane – demonstroi qartësi morale atje ku kombet e tjera evropiane dështuan.”
Kryetari i Bashkisë Paul shtoi: “Siç thotë Bibla,” atje u rrit një faraon që nuk e njihte Jozefin. ‘Epo, nëse nuk vazhdojmë të flasim për këtë tragjedi, fatkeqësisht do të jetë e humbur për historinë. ”
Diplomati Agim Nesho, duke folur në Skype për “News 24” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, deklaroi se sondazhet nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje.
Nesho thekson se këto zgjedhje janë pikë kthese për historinë e shtetit të Kosovë.
“Jemi përpara zgjedhjeve, që mund të shërbejnë si pikë kthese për situatën në Kosovë. kanë ndodhur disa ngjarje, si marrja e ish-liderëve të UÇK-së. Elektorati duket se beson tek Lëvizja Vetëvendosje. Sondazhet nxjerrin fituese të madhe Vetëvendosjen. Nëse do ketë koalicion, pritet të shikohet. Mendoj se edhe forcat politike të tjera mendojnë se VV është alternativa që mund të zgjidhet nga qytetarët. Tjetër ka të bëjë edhe me kthimin e reciprocitetin e marrëdhënieve me Serbinë. Lëvizja Vetëvendosje do të vendosë shtetin e së drejtës. Duhet krijuar qeveri stabël në Kosovë”, tha Nesho.
Agim Nesho nënvizon se Vetëvendosje ka shpallur si prioritet kryesor ekonominë dhe politikën e drejtë e parimore kundrejt Serbisë.
“Elektorati duket se dëshiron Vetëvendosjen, pasi u votua masivisht nëntorin e kaluar. Populli i Kosovës duhet që të votojë edhe për sovranitetin e Kosovës. Nacionalizmi serb i përkrahur nga rusët, që donin të rirregullonin marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës, duket se nuk zë vënd më me Vetëvendosjen në krye. Kurti ka thënë se do ta ketë fokusin tek ekonomia, me mundësinë e punësimit dhe vendosjen e drejtësisë. Kurti ka deklaruar se do që të zhdukë korrupsionin dhe interesat klanore e të krimit të organizuar. Vv ka kërkuar gjithmonë që Kosova të trajtohet përballë Serbisë si shtet sovran dhe i barabartë me shtetin serb”, u shpreh Nesho.
Më tej, Nesho nënvizoi se politika e Ramës ndaj Kosovës ka dështuar. Ai shtoi se pas fitores së Vetëvendosjes në Prishtinë, kjo valë ndryshimi do të përcillet edhe në Tiranë.
“Vjosa Osmani tha se është kundër politikave që çojnë në ndarjen e kufijve në Ballkan. Fryma në Kosovë do të vijë edhe në politikën ballkanike. Mendoj se politika e Ramës ndaj Kosovës ka dështuar.
Politika shqiptare duhet të jetë faktor ndërkombëtar në këtë shekull, por qeveria Rama e ka parë të lidhur gjithçka të lidhur me Serbinë. Nuk mund të zgjidhet çështja e bashkimit kombëtar, duke kaluar nga Beogradi. Zgjedhjet në 25 prill do të vijnë si valë ndryshimi nga Prishtina në Tiranë, për të cilat është borxhi i një klase politike ndaj qytetarëve”, përmbylli Nesho.
Në Shqipëri, shefi i Repartit të Kardiokirurgjisë Edvin Prifti u arrestua sot në sallën e gjyqit nën akuzën e korrupsinit dhe pastrimit të parave. Kërkesa për arrestimin e tij u bë gjatë seancës gjyqësore nga Prokurorët, pasi mjekut të njohur i ishin gjetur në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja.
Profesor Prifti por dhe avokati i tij pretenduan se paratë ishin pjesë e një transaksioni për shitjen e një prone të bashkëshortes së mjekut, dhe se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se paratë ishin siguruar nga burime të paligjshme. Mjeku Prifti deklaroi se ai ka punuar per shumë vjet në spitale me emër në Itali, se ka marrë vlerësime e çmime më vlera të larta monetare dhe se në Shqipëri ushtronte aktivitetin dhe pranë një spitali privat. Gjykata nuk i konsideroi të vlefshme provat e paraqitura nga mbrojtja.
Përpara vendimit të Gjykatës Profesor Prifti u shpreh për mediat se ai e parashikonte dhe mundësinë e arrestimit duke qenë se gjatë një takimi publik kryeministri Edi Rama e kishte deklaruar atë të arrestuar, ndonëse deri në atë moment, ishte vetëm Prokuroria që kishte kërkuar prangosjen e mjekut.
Kardiokirurgu Prifti përfundoi nën akuzë, pasi emri i tij doli në përgjimet e Sekretares së Gjykatës së Krujës, e cila kishte operuar të ëmën, kundrejt pagesës së dhënë për mjekun, sipas Prokurorisë.
Sekretarja e Gjykatës, gjithashtu e arrestuar, ishte pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që çoi në pranga gjykatësen e Krujës Enkeleida Hoxha, një avokati dhe 7 personave të tjerë, mes tyre disa që shërbenin si ndërmjetës. Të gjithë dyshohet se ishin pjesë e një skeme për lirimin para kohe të të dënuarve.
Për të gjithë, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e arrestit me burg. Emri i gjykatëses Hoxha ishte lakuar disa herë vitet e fundit pikërisht për disa vendime që kishin çuar në lirimin nga burgu të personazheve me emër të botës së krimit.
Shkodra vijon të jetë e përmbytur. Mëngjesin e kësaj të shtune raportohet mbi 5 mijë hektarë tokë nën ujë në gjithë qarkun.
Po ashtu janë mbi 100 shtëpi në ujë dhe ka vështirësi të mëdha në qarkullim.
Nisur nga kjo situatë Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.80 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.25 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
1. Tokë e pakultivuar 1100 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
3. Grurë 240 Ha
4. Bimë Dekorative 127 Ha
5. Pemtore 50 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm.
2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
• Grurë 50 Ha
• Pemtore 40 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 8.
7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.
8. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50 cm.
10. Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
11. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
12. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
13. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
15. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 380 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
• Grurë 100 Ha
• Bimë dekorative 120 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
3. Shtëpi të përmbytura 9
4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
7. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë
9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 110 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
2. Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
• Të pakultivuara 230 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 90 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
3. 50 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, Tula, Xhurreta, dhe rruga e Bastanishtes ( e pa kalueshme me mjete të ulëta).
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 160 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
• Pemtore 10 Ha
2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA. bw
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, në moshën 78-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, përmes një mesazhi prekës, ku thonë se aktori Qesari ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë, që e rëndoi dhe sfiliti shumë vitin e fundit.
Mesazhi:
Të dashur miq e të njohur,
Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…
Janë kryer ditën e sotme të tjera arrestime në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.
“BalkanWeb” mëson se janë arrestuar katër infermiere të spitalit.
Gazetarja Klodiana Lala zbulon për emrat e tre infermiereve dhe sanitares së arrestuar pak minuta më parë brenda ambienteve të spitalit.
Në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha. Emrat e infermiereve dhe të sanitares tjetër janë zbuluar përmes telefonit të Tire Alldervishit, e cila komunikonte rregullisht me koleget e saj. Nga hetimet paraprake, mësohet se ato i kanë ndarë paratë bashkë.
Arrestimet e kryera janë urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës dhe firmosur nga prokurori i çështjes. Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, teksa kanë qenë të veshura me bluzat e bardha, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.
Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017, z. Rama deklaronte se … menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve mazhoranca do te organizonte dhe do të zhvillonte nje reforme te thelle legjislative, pjese e te ciles do te ishin edhe ndryshimet ne Kushtetuten e vendit dhe ne legjislacionin zgjedhor.
Ky angazhim elektoral, i cili nenkuptonte se ishte nje nder dakortesite e arritura me opoziten, si pjese e marreveshjes se 17 maj 2017, u mireprit nga e gjithe shoqeria.
Ishte koha kur vendi dhe, ne vecanti demokracia, kishin nevoje per nje reforme te tille, ne te gjithe ngrehinën legjislative.
Dakoresia mazhorance-opozite, e arritur pas zgjedhjeve, per fillimin e punes per reformen zgjedhore, u vleresua si tregues se, ndryshimet e premtuara ne sjelljen partive politike ndaj detyrave qe kane per mirerregullimet e legjislacionit zgjedhor po beheshin realitet.
Koha nuk e provoi dhe nuk dha argumenta ne favor te ketij ndryshimi.
Nderkohe, perdite dhe perhere e me shume, vendi dhe shoqeria ekspozoheshin ndaj mungesave shumepermasore, ndaj situatave te veshtira ekonomike e sociale, problemeve ne funksionimin e shtetit ligjor dhe shtetit te te drejtes , funksionimit te demokracise perfaqesuese dhe te drejteperdrjete.
Perballja me te tille situata nxiste reagimin e shoqerise, i cili, veç te tjera, theksonte nevojen per kryerjen e nje reforme te thelle legjislative, e cila duhet te rregullonte çështjet qe lidhen me funksionimin e demokracise perfaqesuese dhe demokracies se drejteperdrejete, ne vendin tone.
Ndryshimet kushtetuese te bera ne vitin 2008, te cilat percaktuan sistemin propocional rajonal per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise , menyrat se si kerkesat e ketij sistemi u pasqyruan ne Kodin zgjedhor dhe rezultatet qe u moren nga zbatimi i ketij legjislacioni zgjedhor, treguan se efekti i ketyre ndryshimeve ne funksionimin e demokraciese perfaqesuese, ishte negativ.
Ky legjislacion e zvogeloi skajshem te drejten e zgjedhesve per te zgjedhur direkt, me voten e tyre, kandidatet te cileve donin t`ju delegonin te drejten per t`i perfaqesuar ne Kuvend.
Votimi me lista kandidatesh te mbylluara, i shnderoi kryetaret e partive ne vendimmarresit kryesor, ne jo pak raste te vetmit, per caktimin e personave qe do te merrnin mandatin e deputetit.
Pasoje e kesaj ishte tronditja e themeleve te demokracise perfaqesues dhe krijimi i kushteve qe nxiten dhe ushqejnë per dite sjelljet autokrative te lideshipit ne partite politike.
Ndaj kesaj situate reagimi i partive politike ka qene dhe eshte i paperfillshëm.
Tregues domethese per kete eshte sjellja e tyre dhe vendimet qe u moren ne kuader te reformes zgjedhore, marreveshjes se 5 qershorit, ndryshimeve kushtetuese qe bene dhe menyres se si ato u pasqyruan ne Kodin zgjedhor.
Partite politike dhe Keshilli politik u sollen ne menyre refraktare te plote ndaj kerkeses se perseritur dhe kembengulese te shoqerise, per ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Angazhimi i tyre shkoi vetem deri tek deklarata se ishin te gatshme qe kete çështje ta trajtonin ne nje faze te dyte.
Ndryshe e thene, sistemi zgjedhor, per pasoje edhe mire funksionimi i demokracise perfaqesuese, nuk ishte shqetesim i tyre.
Tregues domethenes i ketij qendrimi eshte edhe menyra se si u trajtua dhe u zgjidh problem i votimit me lista te hapura.
I deklaruar si nje angazhim ne pergjigje te kerkeses se qytetarve per te patur me shume mundesi ne ushtrimin e te drejtes se votes dhe per zgjedhjen e perfaqesuesve te tyre, ne fakt ndryshimet e bera ne legjislacion, Kushtetute dhe Kodin zgjedhor, nuk i krijuan hapsirat e nevojshme per ushtrimi efektiv te kesaj te drejte.
Kodi parashikon qe listat e kandidatëve eshte 100% e hapur. Zgjedhesi mund ta jap voten e tij parapelqyese per seicilin nga kandidatet e listes.
Nderkohe, rregulli qe percakton në se votat paraperlqyese arrijne apo jo te shnderrohen ne mandat deputeti , e bene shume te veshtire efektin qe pritej te arrihet nga votimi me liste te hapur.
Ne veçanti kjo eshte plotesisht e pamundur per te gjithe ato parti te cilat arrijne te fitojne vetem nje kandidat ne njesine zgjedhore perkatese.
Deputet i nje partie te tille eshte kandidati qe kryetari i parties e ka vendosur te parin ne listë.
Mundesite per te patur neser ne Kuvend deputet qe do te marrin mandatin jo nga renditja ne liste por nga numri i votave paraperlqyese, rritet sa me e madhe te jete fuqia elektorale e parties ne njesine zgjedhore perkatese.
Megjithe kete, duhet te theksohet se edhe per te tille raste, Kodi zgjedhor eshte shume pengues.
Qe te mund te behet realitet nje mundesi e tille duhet qe qytetaret, zgjedhesit, te votojnë ne shumice, te japin voten e tyre parapelqyese ne shumice, per kandidatin qe vlerësojne, pa u ndikuar fare nga renditja dhe /ose nga pesha qe mund te kete, ne partine politike perkatese, kandidatet e ndryshme.
Shperndarja e votes parapelqyese midis shume kandidateve e bene te pavlefshme kete vote ne lidhje me efektit qe parashikohet se duhet te kete.
Ne fakt kete synon te arrije edhe menyra se si eshte trajtuar ne Kodin zgjedhor mundesia qe vota parapelqyese te “prodhojë” mandat deputetit.
Reforma zgjedhore qe parapriu zgjedhjet e 25 prillit 2021, realizoi ndryshime ne legjislacionin zgjedhor te cilat krijojne kushte me te mira per zhvillimin e nje procesi zgjedhor ne standarde.
Natyrisht per kete eshte e domosdoshme te kete vullnete te shprehuara nga partite politike, institucionet dhe edhe nga vete zgjedhesit, per zbatimin e tyre.
Nderkohe, duhet te thuhet se ndryshimet e bera nuk kane efekt per parandalimin e veprimit te faktoreve, te cilet ishin pergjegjes per cilesite e trupes legjislative qe po e mbaron mandatin.
Ndryshimet nuk arrijne te gjenerojne efekte pozitive ose modifikuese ne sjelljen e lideshipit te partive.
Hapësirat shume te vogla te krijuara per zgjedhesit, per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre nepermjet votes paraperlqyese, jane te pamjaftueshme per te sjell ndryshime te tilla.
Ndahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij dhe kolegë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për mjeshtrin e montazhit të zërit.
“Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisione të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.
Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.
Pushofsh në paqe MJESHTËR!”, shkruan Radio Tirana në një postim në rrjetet sociale.
GJKKO ka dhënë dënimet për anëtarët e grupit të Avdylajve të Shijakut. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dënimet janë dhënë për laboratorin e heroinës që u zbulua në Brenogë të Hasit.
Për 17 pjesëtarë GJKKO ka dhënë në total 124.8 vite burg teksa kujtojmë se laboratori i drogës në Has ka që në tetor të 2018 që është zbuluar. Mes tyre i dënuar është edhe Altin Avdyli me 6.8 vite burg, si dhe Hekuran Hoxha, një person kyç në trafikun e heroinës i njohur ndryshe si ‘Roni i Shijakut’ që ka marrë dënim më të rëndë, me 10.8 vite.
Rreth 182.5 kg heroinë u sekuestruan në laboratorin e Brenogës në Has, teksa edhe një tjetër personazh kyç si Admir Hoxha që ka marrë dënimin prej 12 vitesh burg.
Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339 që e mori në dorë SPAK, për të hetuar pikërisht grupin kriminal të Shijakut të kryesuar nga Avdylajt, si dhe lidhjet e tyre.
DËNIMET NGA GJKKO
1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8
6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8
15. Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8 vite