VOAL

VOAL

”Mbretëresha e maleve”, libri me studime mbi Edit Durhamin

Është paraqitur në Muzeun Historik Kombëtar libri me përmbledhjen e kumtesave për konferencën “Mis Edit Durham dhe shqiptarët”. Nga kontributi i Durhamit për qeverinë e Ismail Qemalit, dokumentacioni britanik për të apo qasja antropologjike, gruas që i referohen si mbretëresha e maleve vjen në gjithë përmasat e saj. Koçi zbulon disa detaje

Robertt Uilton dhe Elizabeth Going na japin nje pasqyrë përmes dokumentacionit britanik se çfare thotë Ministria e Jashtme e Anglisë mbi raportet e Durhamit me Shqipërinë. Ka edhe dy artefakte të rëndësishme në Muzeun Britanik nga Elizabeth Going. Del edhe letërkëmbimi i Durhamit me historianin Josef Suiere.

Udhetarja, artistja e shkrimtarja angleze që kaloi në Shqipëri në fillimvitet 1900, dokumentoi kulturën, trashëgiminë dhe antropologjinë vendëse në zonat shqiptare që vizitoi si edhe personazhet që e magjepsën.

Ishte Edit Durham qe ne fillim te shek 20 vuri alarmin mbi zhdukjen e simboleve dhe trashëgimisë jomateriale shqiptare. Gjatë rrethimit të Shkodrës i shpëtoi shqiptarët nga uria, ju shiste anglezët prodhimet e grave malësore shqiptare që e kishin për turp të lypnin.

“Shqipëria e epërme”, “Brenga e Ballkanit”, lufta e shkodrës, dëshmojnë udhëtimin e saj dhe Shqipërinë e shkuar.

VIDEO – Nga anti-tanket, te snajperat e kallashnikovët- Brenda depos me qindra armë të sofistikuara në mes të Tiranës

TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga brenda depos së armëve, që u godit ditën e sotme nga policia në Tiranë.

Siç shihet nga video që sjell “BalkanWeb”, në depo janë gjetur një numër i madh armësh të sofistikuara, që nga kallashnikovë, snajpera, anti-tanke e lloje të tjera.

Depoja ishte në pronësi të shtetasit Sokol Xhura, i cili i kishte muros armët në mur dhe më pas ishte larguar drejt SHBA. Ditën e sotme, me urdhër të SPAK, policia ka arritur të shembë murin dhe të zbulojë “perandorinë” e armëve.

VIDEO – E rrethuar nga qen të trajnuar dhe makina policie, pamjet e para nga depoja e armëve në Tiranë

TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga depoja e zbuluar sot në Tiranë me arsenal armësh.

Siç shihet nga video, depoja është rrethuar nga forcat policore, si nga qen të trajnuar, ndërsa vijon ende aksioni. Në depo janë zbuluar një arsenal i madh armësh të sofistikuara, të cilat po numërohen nga policia.

Depoja është në pronësi të shtetasit Sokol Xhura, i cili i kishte murosur armët dhe ishte larguar për në SHBA.

Krijoi depo me armë të murosura në mur dhe u largua në SHBA, kush e fundosi “bosin” e bazës së madhe kriminale në Tiranë (Detajet)

TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga depoja e madhe e armëve, e zbuluar sot nga policia në Tiranë, që i përket shtetasit Sokol Xhura. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se aksioni është kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz.

Pas atentatit, policia arrestoi dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jamaku, si dhe Gjergj Cukalin, i dyshuar si organizator i atentatit. Pak kohë më vonë, Enver Jamaku mori statusin e të penduarit të drejtësisë, duke pranuar të tregojë para hetuesve disa ngjarje të rënda kriminale, dhe duke bërë që dosja t’i kalojë SPAK.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje të penduarin, i cili zbuloi 18 bazat kriminale të armëve të rënda, që u shkatërruan pak javë më parë nga policia. Më tej, siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, në dëshminë e tij para SPAK, Jamaku ka treguar edhe për bazën e Sokol Xhurës.

Kjo ka bërë që SPAK të urdhërojë kontroll në ambientet në pronësi të tij, prej ku ka zbuluar arsenalin e armëve. Gazetarja Lala bën me dije për “BalkanWeb” se Xhura kishte krijuar një depo të fshehtë me armë të sofistikuara, të cilat i kishte murosur, dhe më pas ishte larguar në SHBA, pasi kishte dokumente.

In memoriam – Dr. Adhon Polena që humbi jetën nga Covid – Po sjellim intervistë të jashtëzakonshme ku tregon për të jatin, Dr.Sotir Polenën, Gjyshin & Familjen e madhe Polena

 

Në afërsi të kinemasë verore në qendër të Korçës, në një ndërtesë dominuese e me stil eklektik jeton familja Polena. Historia e jashtëzakonshme e familjes Polena është shkruar nga mjekë të shquar që jetuan e punuan që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 140 vitesh.Ndër ta është pioneri i mjekësisë moderne shqiptare, doktor Sotir Polena.Nuk ka njeri në Korçë sot që mos të ketë dëgjuar për historinë e tij.Për me shume se 80 vjet kjo ndërtesë, dikur klinika e parë shqiptare rrethohej nga pacientë që udhëtonin nga çdo cep i Shqipërisë për tu mjekuar apo operuar nga dora e doktor Sotirit. Emri i mjekut të dashur korçar ishte kthyer për shqiptarët në simbol shprese, shërimi dhe lehtësim i dhimbjeve. Sot në këtë banesë jetojnë pasardhësit e doktor Sotir Polenës.

 

 

 

Ne intervistë eshte mjeku Adhon Polena, biri i Sotirit,që dje humbi jetën nga Covid.
75-vjeçari e ka të vështirë të na rrëfëje gjithë historinë e krenarisë por dhe te dhimbjes se dinastisë familjare
“Është shume e vështire në një interviste të vetme të përshkruash një rruge kaq të gjatë, është një rrugë 140 vjeçare që vijon…”,-shprehet ai.

Rrëfimin e nis nga gjyshi i tij Kostandin Polena, mjek i shquar të cilit iu dha e drejta nga Perandoria Osmane ta ushtronte profesionin në çdo cep të saj. Ai zgjodhi të ishte kirurgu i parë obstetër në Korçë në spitalin e hapur nga amerikanët në vitin 1916. Jeta e doktor Kostandinit ishte mbushur me tragjedi të paimagjinueshme familjare. Nga tetë fëmijë vetëm dy i jetuan, Nikoja dhe Sotiri. Dhimbja e vuri përfund kur edhe Nikoja 30 vjeçar edhe ai mjek pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara u mbyt me të fejuarën 19 vjeçare Julian në liqenin e Ohrit. Fëmija i vetëm që e gëzonte ishte Sotir Polena.

“I’u dha e drejta e ushtrimit të profesionit në gjithë Perandorinë Osmane në degën e kirurgjisë dhe obstretisë, u kthye në Korçe ku u martua dhe lindën tetë fëmijë. Kostandini vazhdoi punën si mjek këtu në Korçë. Hapi klinikën e parë në vitin 1889. Kryente të gjitha llojet e operacioneve qoftë kirurgjikale, obstretikale operonte sytë, hiqte perdet e syve. Po kështu edhe në patologji. Patën shumë fatkeqesi. Nga tetë fëmijë mbeti vetëm me një fëmije. Humbja e tetë fëmijëve ndodhi në moshë të re, nga 6 vjeç dëri në 30 vjeç. Dy vajza i kanë vdekur brenda një dite, Ishin 6 dhe 8 vjeç. Një djalë humbi jetën kur ishte 17 vjeç, ndërsa një djalë tjetër ia helmuan turqit kur ishte 21 vjeç, kur ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte mbaruar studimet në universitetin e Harvardit.

Humbi një vajzë tjetër 19 vjeç dhe vdekja e fundit ajo që e tronditi më shumë ishte vdekja aksidentale e djalit tjetër Niko Polena. Pastaj ndodhi një tragjedi e madhe, në Shën Naum, ishin mbledhur shumë intelektualë, ishte elita e Korçës, konsuj të ndryshëm ishte dhe Niko më të fejuarën e tij 19 vjeçare. Fatkeqësisht atje u batua varka dhe ranë të gjithë në liqen. Atje u mbytën nëntë veta, xhaxhai im Niko me gjithë të fejuarën, konsulli serb më të gjithë të shoqen, konsulli grekë me gjithë të shoqen dhe dy marinarët serb. I sollën këtu u bë varrimi, çfarë të të thëm, ishte mars 1930. Në këtë kohë gjyshi mbeti vetëm me të shoqen ishte 75 vjeç, aq sa jam unë sot”,-thotë 75 vjeçari.

Adhon Polena shkëputet nga tragjeditë që kanë ndjekur gjyshin e tij dhe flet për studimet brilante të babait të tij Sotirit në Gjermani.

I diplomuar me nderimet më të larta dhe me mentor shkencëtare të laureuar më pas me çmimin NOBEL, ai spikati me talentin e tij në fushën e kirurgjisë dhe obstetrisë në Europë kudo qe ushtroi profesionin.

I biri Adhoni thotë me siguri se natyra e babait të tij nuk ishte për jetë tipike akademike. Ai e donte jetën në emër të jetës! Me kthimin në Korçë mjeku i ri filloi të shkruante historinë e tij si ndër pionerët e mjekësisë moderne shqiptare.

“Donte macet, qentë ishte njeri i apasionuar pas gjithçkaje, një jetë akademike nuk mund t’i japë këto. Ai vijoi punën në Korçë, paraqiti dokumentet për të ushtruar profesionin këtu, se nuk do të thotë gjë që po të diplomoheshe jashtë në atë kohë e të filloje direkt. Jo, jo nuk të linte njeri ashtu! Në atë kohe ministër i shëndetësisë ka qenë Refat Frashëri, duhet të ekzaminoheshin gjithë dokumentacionet dhe pastaj të jepej e drejta e ushtrimit të profesionit. Fillimisht 2-3 vjet ka punuar si mjek privat, pastaj në gusht të 1933 nisi në spitalin e shtetit në Korçë”

Pas tërmetit shkatërrimtar të vitin 1931, doktor Sotiri punoi me mish e shpirt dhe ndërtoi klinikën e parë në vend. I biri me detaje tregon sa moderne ishte ajo për kohën.

“Ai punonte me mish e me shpirt për popullin. Punonte pa u lodhur, punonte me një profesionalizëm të shkëlqyer. Prandaj mori famë. Në Korçë ai u emërua operator i spitalit të shtetit. Drejtori i spitalit të Korçës në atë kohë vuri re dhe e mori mjek. Filloi punë si kirurg dhe obstetër gjinekolog. Atëherë kirurgët i bënin të gjitha punët.
Përpara se të fillonte në spitalin e shtetit, ai ndërtoi klinikën. Pasi i ndërroi jetë i ati në vitin dhjetor të vitit 1930. Në 14 janar 1931 këtu në Korçë ra tërmet i fuqishëm.

U rrëzua edhe kisha e Shën Sotirit këtu pranë. Madje ai personi që punonte atje e zunë rrënojat e kishës por nuk vdiq. Pasi ra tërmetit, Sotiri ndërtoi disa barraka ai ndërtoi edhe një klinikë. Gjatë kësaj kohe ai ndërtoi këtë pjesën mbrapa e kompletoi.

Është ndër të parat shtëpi të ndërtuar me beton, babai im e projektoi vetë këtë klinikë, përbëhej nga biblioteka, dhoma e vizitave, laboratori, dhoma e sterilizimit, salla e operacionit dhe dhoma post operatore.

Ishin edhe dy dhoma me dhjetë shtretër në total për pacientët. Përpara sallës ishte dhe farmacia. Ishte një korridor I madh ku prisnin pacientët për vizitë dhe vendi ku qëndronte portieri. Se nuk të linte njeri ashtu. Kishte rregulla e ligje atëherë, nuk të linte njeri që mos të zbatoje ligjet. Jo si tani, futesh i paidentifikuar. Ishin edhe dhomat poshtë dhe kjo dhomë që u ndërtua fillimisht. Këtu kanë lindur edhe dy motrat binjake dhe vëllai i madh. Dhomat ishin ndërtua me soleta të shtruara, me pllaka shumë të bukura. Cdo dhomë ishte pajisur me zile telefoni. Ja si tek kjo dhoma mund ta shikosh vendin ku ishin, zile telefon dhe prizë.

Në korridor ishte një tabele e madhe, çdo pacientë I binte ziles dhe dilte numri i shtratit në koridor. Kishte dhe çentral telefonik brenda në shtëpi. Ishte një klinikë moderne për atë kohë. Se sot thotë hajde në klinikë, nuk janë klinika këto, janë kabinete por jo klinika. Fjala klinikë vjen nga kline do të thotë shtrat pra një ambient shëndetësor i pajisur me shtretër. Klinika e babait tim kishte edhe laborator klinik brenda, bëheshin analizat e gjakut, ishte e kompletuar shumë mirë për kohë, ishte e para klinike në Shqipëri. Në vitin 1935 u hap klinka e dytë ku sot është ajo që quhet “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Klinika u hap nga mjeku Jani Basho, ai ishte një mjek i shkëlqyer, ishin njëri më i mirë se tjetëri në atë kohë”.

Doktor Adhoni tregon se babai i tij gjatë luftës së dytë botërore Sotiri ka shpëtuar shumë partizanë nga pushkatimi i sigurt, madje ai ka dëgjuar të thuhej se Sotiri ka shpëtuar edhe Korçën nga shkaterrimi i nazistëve.

Kurrë nuk bëri dallim mes të sëmureve, nuk kishte rëndësi nëse pacienti ishte një partizan, një ballist apo nazist. Sotir Polena kishtë bërë betimin e Hipokratit dhe tek ky betim poltika nuk hynte fare.

“Ai ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar të tjerët në Kohen e LIIB. Shumë partizanë në Korçë i merrnin nazistët për t’i pushkatuar. Jo thoshte doktor Sotiri, ata nuk kanë asnjë faj. U dilte garant partizanëve. Ata shpëtonin nga pushkatimi. Në një artikull shkruhej se mjeku Polena në Korçë, i aftë i shkolluar në Greqi dhe Gjermani e ka mirë edhe me partizanët dhe gjermanët. Besohet se ka shpëtuar Korçën nga zjarri. . Ishte e vërtetë kjo. Do ta digjnin gjermanët! Gjermanët thoshnin ne luftojmë me trupat e bijëve tanë, për një gjermanë do vrasim 100. Sotiri i porositi komunistët të bënin kujdes. Korça mund të digjej vërtetë” .

Mjeku me duart e rrufeshme, ky ishte epiteti që e shoqeroi gjatë gjithe jetes doktor Polenen.

Nuk tha kurrë u lodha, ishtë gjithmonë në çdo orë të ditës dhe natës në shërbim të pacientëve madje portieri i spitalit shpesh mendonte se doktori flinte i veshur dhe me kravatë.

Për 23 vjet rresht punoi si drejtor i spitalit të Korçës njëkohësisht ishte kirurgu numër një i saj. I biri thotë ai babai ka kryer gjatë gjithë karrieres 40.000 ndërhyrje. Emri i tij shumë shpejt nisi të përhapej në të gjitha anët e vendit. Sotir Polena arriti të realizonte operacione gati të pamundura për kohën, ndoshta po kaq të vështira edhe për kohët e sotme.

“Babai im ishte drejtori më jetëgjatë i spitalit të Korçës. Qëndroi në këtë detyrë 23 vjet. Deri në 1962 kur doli në pension. Më pas deri në 1966 ishte shefi i kirurgjisë në Korçë. Gjithësej kishte kryer 40.000 ndërhyrje kirurgjikale. Ai ishte optimist, kishte temperament të veçantë. Ishte djalë guximtar optimist, entuziast, I kapur nga një perëndi ky është kuptimi i fjalës entuziast. Në karakterin e tij ishin ndërthurur karakteristikat e mjekut, kishte harmonizuar inteligjencën, kulturën e thellë e gjithanshme, teknika e përsosur kirurgjikale por ai kishtë një shpirt të madh dhe human. Është vlerësuar gjatë gjithë kohës. Ka aplikuar kirurgjinë në të gjithë degët dhe nëndegët e saj, është konsultuar me gjithë pionerët e kirurgjisë moderne në Shqipëri. Ka kryer operacione që edhe në kohën e sotme nuk bëhen.

Një pjesë e operacioneve të rëndësishme mban vulën e tij. Ka aplikuar në të gjitha specialitetet e mjekësisë. Por ai krijoi një armatë infermierësh që kanë punuar më përkushtim të lartë në gjithë vendin, ka përgatitur edhe profesor Koço Gliozhenin etj. Por karakteristika e tij ishte se ishte i gatshëm në cdo rast dhe cdo çast nuk tha kurre u lodha! Ne mes të natës ai ishte gati kur e kërkonin. Ishte gjithmonë në gadishmëri. Fitoi respektin e popullit. Thërritej edhe 2 ose 3 herë gjatë një nate edhe kravatën e lidhte tek dera duke ikur, portieri i spitalit thoshte me humor nuk ka mundësi, doktor Polena fle veshur. Babai shkonte në spital më herët se vetë portieri madje”.

Pajisjet mjeksore qe përdorte doktor Sotiri, i biri 75 vjecar i ruan ende si syte e ballit. Me krenari shpjegon funksionet që kanë pasur dikur. Dëshira e tij është që të krijojë një muze te vogel të mirëfilltë por mundësite nuk jane ende.

Talenti i Sotir Polenes spikati në neurologji, në qepjen e venave, tek ortopedia e deri tek ndërhyrjet e guximshme maksilofaciale dhe gjinekologjike.

Dr. Polena arriti gjithçka jo vetëm se ishte një perfeksionist por edhe se kishte një zemër të madhe.

Për të ishin të gjithë të barabartë nga kopshtari deri tek burrat e shtetit. Enver Hoxha ishte një nga ata persona të cilit i thoshte gjithmonë atë që mendonte. E kishte njohur Hoxhën kur ishte mësues në Liceun e Korçës por një ditë marsi në vitin 1957 diktatori e vizitoi personalisht në këtë dhomë dhe i kërkoi diçka të pazakontë…
“Në mars të vitit 1957 në këtë dhomë ka ardhur, Enver Hoxha me Liri Belishovën. Një episod interesant do ta tregoj. Mamaja ime kur erdhi Enveri në shtepi kafen e bëri tek dhoma e pritjes në syrin e tij edhe pse hasi me habinë e Hoxhës. Madje kafen e parë ia dha babait Sotirit. Mes babit tim Sotirit dhe Enver Hoxhës u zhvillua një bisedë interesante. Enveri pyeti babain: përse nuk bëhesh komunist? Babai i’u përgjigj se “Kanë kaluar 13 vjet që është çliruar vendi, mos dëgjo çfarë të thonë këta që të krehin bishtin, unë do të them të vërtetën. Populli po vuan. Nuk po bëhen ato gjera që kemi diskutuan të dy kur ishim të rinj vite më parë kur ishim të rinj. Për këtë arsye nuk mund të bëhem komunist! Enver Hoxha iu ktheu: ti je mjek, unë jam politikan.

Për këtë ke të drejtë, se mjekësia ka të drejtë të shërojë njerëz, kurse poltika të detyron edhe të vrasësh. Enveri nuk ia merrte për keq, ata llafoseshin “zhveshur”. Babai atë që kishte e thoshte drejtë, e kishte pjesë të karakterit, nuk lëkundej kurrë, por Enver Hoxha nuk ia merrte për keq. Ai e njihte. Enveri i tha më tej “mirë komunist nuk do të bëhesh, e kuptova, por unë dua që ti të bëhesh deputet!” Ishte një periudhë në atë kohë që këta intelektualët të cilët kishin studiuar në perëndim kanë qenë gjithmonë në survejim. Edhe babai im ka qenë në survejim nga Sigurimi i Shtetit. I kanë bërë shumë provokacione. Babai duhej që për hir të poltikës të zbutej pak, shumë deputetë ishin nga radhët e intelektualëve midis tyre ishte dhe babai im. Ai qëndroi deputet vetëm 4 vjet vetëm një legjislaturë Nga viti 1958 deri në vitin 1962”.

Pakush e di se kjo banesë nuk ka qenë vetëm klinika më e famshme e Shqipërisë por pas vdekjes së tij, edhe një shesh xhirimi e Kinostudios. Një fakt tjetër interesant është se doktor Sotir Polena është mishëruar në personazhin e doktorit në filmin “I teti në bronz”

“Ky film në fakt I është kushtuar Fuat Babanit, ai që ishte I teti në bronx. Por midis atyre një nga personazhet kryesor ishte Kristo Borova pra babai im Sotir Polena, Në peridhën e luftës ishte plotë klinka me partizanë. Këtu i vinte në allçi babai që mos të njiheshin, këtu më duket ka qenë edhe Fuat Babani u shtrua dhe ai kishte një këmbë të thyer e të plagosur u mjekua këtu, është ngjarje e vërtetë. Pastaj skenari u zbukurua nga Dritëro Agolli. Këtu janë xhiruar disa filma shqiptarë. Kam sakrifikuar shumë për Kinostudion, u rregulloja ambientin. Ata u miqësuan me mua, ju kam dhënë shumë”.

Gjatë kohës që Sotir Polena punonte me bisturi, preu ne nje moment dorën e tij. Ajo prerje së cilës nuk I dha rëndësinë e duhur iu shndërrua në plagë. I dhënë gjithnjë pas pacientëve të vet, e harroi veten ndërsa ditët kalonin. Vetëm dy vjet më vonë ai u nis drejt spitalit universitar te Vjenës në për të kuruar plagën e bisturisë.
Mjekët austriake u kujdesën për të, bënë të pamundurën, por kirurgu shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Kirurgu qe kishte shpëtuar jetën e mijëra shiqptarëve, nuk mund të shpëtonte dot jetën e tij!Sotir Polena nderroi jete në spitalin Universitar të Vjenës më tre korrik të vitit 1967 pa mbushur 65 vjeç.

Kirurgu me duart e rrufeshme ia trashëgoi profesionin fisnik tre fëmijëve të tij e me pas mbesave dhe nipërve. Mesa duket familja e Doktor Polenës nuk do të rreshti kurrë së nxjerri doktorë brez pas brezi gjithmone në shërbim të njerëzve

“Kur vdiq la pas gruan e tij, 6 fëmijë, tre prej të cileve u bënë mjek, të tjerët u bënë arsimtare. La 10 mbesa e nipër 3 prej te cileve u bene mjekë. Në familjen time ka qenë e panderprerë linja e mjekësve. Edhe une mjek jam…”
Ky ishte Doktor Polena, qe nuk pati kohe te clodhej por gjith jeten e kaloi duke punuar per te mirën e njerzve.
Letra e cila ju gjet në xhaketë, në kthimin e trupit të pajetë nga Vjena, citonte rreshtat e fundit të shkruara prej tij, nga filozofi indian Tagore:-Fjeta dhe enderrova qe jeta eshte gezim, u zgjova dhe pashë që jeta është detyre, veprova sipas kësaj dhe nxora si përfundim se detyra është gëzim!

C’pati në dorë e bëri, pa kursim i derdhi energjite e tij per Korçen dhe për mijëra pacientë.

Funerali i tij ishte madheshtor para pallatit të kulturës. Korça e përlotur mori pjesë në atë ceremoni të përmortshme. Ajo përcillte mjekun human bujar e të pa kursyer. Mbi arkmortine e tij ishin vendosur katër urdherat e punës, diplomat, medaljet dhe dekoratat që rrezatonin tek syte e mallëngjyer të mijëra bashkeqytetareve. Korça mburrej me të, ai krenohej për Korçën . Vallë a nuk ishte ky fillimi i rrugës drejt pavdekësise për mjekun human Sotir Polena? A mund të harrohet ai?/korcablog.com

 

Midis gjashtë fëmijëve ndodhet edhe Dr.Adhon Polena që humbi dje jetën nga Covid.

Familja Polena/ Histori krenarie, hidhërimi e një dinastie mjekësh –

 

Duke ju referuar librit “Udhëtim në mjekësinë korçare” të Doktor Gaqo Kane, historiku i familjes Polena është i shkruar me figura mjekësh që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 175 vitesh.

Ajo fillon me Kostandinin (1853-1930) i cili lindi në Korçë.

Mbaroi studimet e larta në Athinë, ku u specializua për kirurgji, obsetrikë gjinekologji dhe farmakologji.

Ai me plot gojë mund të quhet babai i kirurgjisë korçare, shkruan Doktor Gaqo Kane.

Pas mbarimit të specializimit hapi klinikë private dhe më vonë kur u formua spitali i parë shtetëror u bë kirurgu i parë i tij në vitin 1914.

Historia e jetës së Doktor Kostandinit është sa krenare aq edhe hidhëruese.

Ai solli në jetë 9 fëmijë. Në fund të shekullit 19 Korça u përfshi nga një epidemi që i rrëmbeu këtij mjeku dy fëmijët e parë.

Mund të duket paradoks i pa imagjinueshëm, por gjatë epidemisë Doktor Kostandini solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë,kurse për fëmijët e tij nuk i teproi asnjë.

Vdiqën të dy, dhe ndërsa e shoqja që nuk ja fali asnjëherë këtë humanizëm të rrallë do t’ja kujtonte, doktori i përgjigjej se edhe ata fëmijë që shpëtuan ishin të tijët.

Fatkeqësitë në familjen Polena do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, vetëm pas pak kohësh vdekja i rrëmben edhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17 vjeçar Vasili dhe e bija 20 vjeçare Helena.

Nga nëntë fëmijët, dr. Kostandinit i mbetën dy djemtë Niko dhe Sotiri.

Nikua mbaroi në vitin 1924 universitetin në Athinë, i specializuar për obstetër-gjinekologji e radiologji.

I fejuar me Julinë, vajzën nga familja Fundo, patën fat tragjik. Në fund të muajit mars të vitit 1930, çifti së bashku me disa miq nga Greqia po bënin shëtitje me varkë në liqenin e Pogradecit.

Aksidentalisht, varka u përmbys dhe të gjithë personat e hipur në të u mbytën. Një tragjedi e rëndë që tronditi Korçën, e cila u vesh në zi atëkohë. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqsitë e njëpasnjëshme, vdiq i pari i familjes Polena, dr. Kostandini.

Tani familjes i kishte mbetur vetëm një djalë, Sotiri, i cili kthehet në Korçë në vitin 1930 pas specializimeve në klinikat e njohura të kohës në Gjermani.

Ai aplikoi kirurgjinë moderne, dhe metodat operatore bashkëkohore.

‘Në qoftë se dr. Kostandinin e quajtëm babain e kirurgjisë korçare, të birin, dr. Sotirin mund ta konsidrojmë si pionierin e kirurgjisë moderne shqiptare’ shkruan dr. Gaqo Kane.

Tre nga fëmijët e dr. Sotir Polenës u bënë mjekë.

Rea, vajza e madhe gjinekologe. Ida, radiologe dhe Adhoni mjek obstetër-gjinekolog.

Viola, vajza e dr. Adhonit ëdhtë mjeke obstetër-gjinekologe në Francë. Mbesa e dr. Polenës, Elda, është mjeke në Korçë.

Profesioni i mjekut në familjen Polena përcillet nga një brez në tjetrin, duke I dhënë emrin e një dinastie të famshme./Korça Report

Koronavirusi i merr jetën gazetares së njohur shkodrane në moshën 54-vjeçare

Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë këtë luftë me virusin, duke u ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri, me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit”.

Leter Presidentit per kthim dekorate – Gëzim Peshkëpia: Anullojeni këtë dekoratë, që mos t’jua mallkojnë dorën me të cilën firmosët

 Zoti President,

Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte “Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati.

Turp !

Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim  me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me. Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne çastin me te pare te mundshem.

Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre.

Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist.

Edhe pse nuk me eshte dhene personalisht nga i njejti President une ate e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidences si perfaqsuesja e tij.

Ajo me pervelon duart kur e di se te njejten si moter e mban nje kriminel.

Kjo ne kete rast fyen sedren, lendon plagen e vuajtjes se familjes time, qindra e mijra familjeve te tjera, lendon nje plage te pashembellt ne histori.

Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ia kane treguar shume bashkëvuajtes te mi qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot gjak i peshtynin ne fytyre. Duhet t’i kini lexuar. Si iu ben zemra e nuk iu dridhet dora te firmosni ate dekret

Ky sadist i lindur gjeti rastin te demonstroje shtazerine e tij monstruoze vetem ne saj te krushqise me familjen e nr. 2 te diktatures Hysni Kapo.

Deshmitaret kundra tij jane gjalle. Nder te tjere jane te internuarit e Lushnjes. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate.

Zoti President eshte ne nderin tuaj ta anulloni kete dekorate. Bejeni qe mos t’jua mallkojne DOREN me te cilen firmoset.

Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit

Gezim Peshkepia

 

 

”Durrësi peng i Dakos”, Basha pret në zyrë dy ish-funksionarët e PS: Kalim nga projekti i dëshpërimit te ai i shpresës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë dy ish-funksionarë të PS në Durrës, Serian Mazrekun dhe Ardit Kërtushën që kanë braktisur ish-partinë e tyre për t’u bërë pjesë e demokratëve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ata kanë denoncuar se fushatën e PS në Durrës ende e drejton Vangjush Dako, një person shumë i padëshiruar aty por dhe nga SHBA. Sipas tyre kjo ndodh sepse PS ka etje për pushtet me dhunë.

Nga ana tjetër lideri i opozitës, Basha, u shpreh se ai dëshironte të shihte një garë idesh dhe programesh ndërmjet partive, gjë që nuk po ndodh sepse pushteti nuk ka paraqitur alternativë. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Basha mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Të rinjtë socialistë u shprehën të revoltuar me klimën politike brenda partisë së tyre, me cinizmin dhe notat groteske që mbizotërojnë në gjuhën politike të drejtuesve të saj. Kërtusha vuri në pah dallimin që ai shihte ndërmjet Bashës dhe Ramës kur theksoi se “këtu gjej një lider larg ironisë, notave groteske dhe shpërfilljes”. Ai dënoi gjuhën e urrejtjes dhe bëri thirrje që “të heqim një drejtues i cili nuk mund të drejtojë më as shtëpinë e tij, Partinë Socialiste, jo më vendin, Shqipërinë”.

Ndërsa lideri i opozitës Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm. “Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore” tha Basha ndërsa theksoi se filozofia e tij politike nuk është përçarja, por bashkimi në të mirë të vendit. Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë.

Në fund, Basha u ka uruar mirëseardhjen dy funksionarëve socialistë që iu bashkuan Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri pas 8 vitesh dështime.

“Auditim AlbControlit”, Meta zbardh letrën që i dërgoi dje kreut të KLSH-së

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën që i dërgoi dje kreut të KLSH-së Arben Shehu në lidhje me situatën e krijuar në Albcontrol. Meta ka kërkoi KLSH-së nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’.

Ndër të tjera Meta ka kërkuar hetim për mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie, respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese, përdorimin e fondeve publike, respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të kësaj kompanie.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe thekson se është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

LETRA E METES
Lënda: Kërkohet nisja e procedurave të auditimit mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe organizative të “Albcontrol” sh.a, si dhe shkaqeve që kanë çuar në lindjen dhe thellimin e problematikave në këtë shoqëri.

Drejtuar: ZOTIT ARBEN SHEHU
KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT
Tiranë

Zoti Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,

Kompania shtetërore “Albcontrol” sh.a. me kapital 100 % shtetëror ka përgjegjësinë ligjore të menaxhojë dhe kontrollojë hapësirën ajrore Shqiptare (FIR) në përputhje me rregullat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Siç dhe jeni në dijeni për sa është bërë publike, në këtë shoqëri është krijuar një situatë shumë e nderë, pasi prej ditës së djeshme, shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësinë e përkohshme në punë, për shkak të situatës konfliktuale të krijuar me organet drejtuese të kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, po prej ditës së djeshme, disa prej kontrollorëve janë shkarkuar nga detyra, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre, janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në komisariate.

Punonjësit e kësaj kompanie (kontrollorët ajrorw shqiptarë), të organizuar në Sindikatën e Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, kanë përcjellë shkresa zyrtare të vazhdueshme, të paktën që prej qershorit 2020, pranë Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të “Albcontrol” sh.a., përmes të cilave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol” sh.a, për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrësve për një periudhë të pacaktuar, duke pretenduar se këto vendimmarrje shkelin një sërë rregulloresh dhe manualësh në lidhje me sigurinë e operimit të trafikut ajror, duke vënë rrjedhimisht në rrezik, individualisht dhe kolektivisht, të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, funksionimin normal të shoqërisë “Albcontrol” sh.a dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Këto kërkime të tyre i janë përcjellë për dijeni dhe një pjese të trupit diplomatik në Tiranë dhe Institucionit të Presidentit të Republikës. Lidhur me këto problematika dhe kërkime të përsëritura të kontrollorëve ajror, ata pretendojnë se janë injoruar për të paktën 10 muaj me radhë, nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në shqyrtim.

Në datën 31 mars 2021, kam realizuar edhe një takim me përfaqësues të Sindikatës, për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër këto shqetësime . Në këtë takim, veç të tjerash, kontrollorët ngritën shqetësime edhe sa i takon mënyrës së menaxhimit të kompanisë dhe përdorimit të fondeve publike dhe llogarive financiare të shoqërisë me kapital shtetëror, nga ana e organeve drejtuese dhe ekzekutive të saj.

Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë, dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë, siç kanë pretenduar organet drejtuese të kompanisë.

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar, dhe veçanërisht rolit që ka “Albcontrol” sh.a. për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me ofrimin e shërbimeve të pandërprera ndaj udhëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje dhe garantim të interesit publik, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h, dhe 162 pika 1, dhe 163 shkronja “a” dhe “b” të Kushtetutës, si dhe referuar dispozitave të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurtë dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol” sh.a.

Sinqerisht,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Ilir META

Shqipëri, vijnë kontrollorë ajrorë turq e grekë, rinisin fluturimet

VOA

Në Shqipëri, një ditë pas protestës së kontrollorëve ajrorë, që çoi në bllokimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendin, sot rinisën fluturimet e emergjencës, ndërsa të premten, sipas deklaratave të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, rifillojnë dhe linjat e tjera ajrore. Menaxhimi i trafikut, do t’i besohet një grupi kontrollorësh turq, dhe grekë, ndërkohë që kompania Albcontrol, është në kontakte me kontrollorët shqiptarë, për rikthimin e tyre në detyrë. Një hetim i nisur nga Prokuroria çoi të enjten në ndalimin e tre kontrollorëve të cilët dyshohet të kenë organizuar protestën

Një avion i kompanisë Air Albania, me një ngarkesë prej 100 mijë dozash vaksinash, u ul të enjten pasdite në pistën e aeroportit Nënë Tereza, pas njoftimit të autoriteteve se kishin siguruar shërbimin e organizmit të trafikut ajror, të paktën për fluturimet emergjente. Ndërsa të premten, siç bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku “që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës, do të filojmë të kemi operime normale në aeroportin e Rinasit, për të gjithë udhëtarët e fluturimeve tregtare. Pra të gjitha kompanitë që janë të skeduluara dhe të gjitha kompanitë charter që operojnë në Republikën e Shqipërisë”.

Ministrja nuk bëri të ditur se si do të bëhej e mundur në kushtet e mungesës së kontrollorëve. Këtë e zbuloi në mbrëmje kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për televizionin ABC NEWS. “Sot gjithshka në kontroll. Kemi patur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë. Nesër mbërron dhe një grup nga Greqia. Do punojnë bashkë për të garantuar vijimin e punës. Do të qëndrojnë këtu dhe është një akt i mirëfiltë solidariteti në kushte shumë të rënda dhe të pakuptueshme për askënd”, shpjegoi kryeministri. Ai bëri të ditur se dhe një pjesë e kontrollorëve shqiptarë “janë kthyer në punë, të gatshëm për të nisur punën” duke nënvizuar se “kjo nuk mbaron me kaq. Do të bëhet një proces shumë i vëmendshëm”, mbi atë çka ndodhi.

Edhe aeroporti “Nënë Tereza”, njoftoi mbrëmjen e së enjtes rinisjen e aktivitetit, duke publikuar oraret e fluturimeve si në nisje ashtu dhe në mbërritje.

Specialistët turq dhe grekë do të zëvendësojnë kolegët e tyre shqiptarë, të cilët të mërkurën nisën një protestë të paprecedentë për shkak të një vendimi të shoqërisë Albcontroll të prilllit të vitit të kaluar për thuajse përgjysmimin e të ardhurave të tyre mujore, si pasojë e rënies së fluksit të fluturimeve në situatën e pandemisë.

Fillimisht ishte një grup i vogël kontrollorësh që deklaroi paaftësinë për të punuar për shkak të stresit financiar. Por nisja e procedurave të shkarkimit nga puna për ta, u bë shkak, që me të njejtin arsyetim, atyre t’u bashkoheshin dhe kontrollorë të tjerë.

Autoritetet folën sërish të enjten për “një grevë të paligjshme, me një prapavijë politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit” dhe reaguan gjithashtu me gjuhën e forcës. Policia ushtarake mori nën ruajtje kullën e trafikut ajror, ndërsa kontrollorëve që nuk kryenin detyrën ju kërkua të largoheshin nga mjediset e punës.

Albcontrol ngriti padi të mërkurën pasdite ndaj disa prej kontrollorëve, të konsideruar si “organizatorë të kësaj proteste”. Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë veprimet e para, dhe në polici u shoqëruan të paktën 24 kontrollorë. Ndërsa 21 prej tyre u lanë të lirë gjatë ditës së sotme, për tre të tjerë është nxjerrë një urdhër ndalimi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Menjëherë më pas avokati i tyre Rezart Kthupi, tha se “kjo akuzë nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime. Gjykoj se kjo mund të ngrihet vetëm ndaj një punonjësi që ushtron një funksion në një institucion shtetëror për shpërdorim detyre shtetërore. Nuk e di se me çfarë arsyeje prokuroria gjen këtë si vepër penale për të ngritur akuzën”.

Sipas procesverbalit të ndalimit, ku citohen dhe komunikime telefonike, të tre kanë “ndikuar te vartësit e tyre, për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën”. Për ndalimin e tyre pritet të shprehet gjykata.

Berisha flet me emra: Të afërmit e këtyre socialistëve punojnë në kompaninë AlbControl në Rinas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku kontrollorët ndërprerën punën, duke çuar në pezullimin e të gjitha fluturimeve.

Berisha është shprehur në ekranin e “Ora Neës” se kontrollorë në kompaninë AlbControl janë familjarë dhe të afër të socialistëve. Berisha ka folur me emra, duke thënë se në aeroport punojnë të afërm të socialistëve Fatmir Xhafaj, Paulin Stërkaj, e shumë të tjera.

“Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri, e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri. Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet”, ka thënë ish-kryeministri Berisha.

“Dekriminalizimi”, prokuroria has pengesa në hetimet jashtë vendit

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur proçedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas kërkesës së KQZ. Ky numër që mund rritet pasi verfikimet paraprake në institucionin që menaxhon zgjedhjet vazhdojnë. Përfaqësues të organit të akuzës i thanë Zërit të Amerikës se hetimet jashtë vendit paraqesin problematika, pasi ligji i dekriminalizimit siç thonë ata, është unik dhe mjaft vende nuk gjejnë bazë ligjore për të kthyer përgjigje. Studiuesit e konsiderojnë të dështuar ligjin e dekriminalzimit ndërsa përfaqësues të partive thonë se i kanë shfrytëzuar të gjitha filtrat për të ndaluar kandidimin e individëve me të shkuar kriminale.

Në Shqipëri debati për pastrimin e politikës nga eksponentë me rekorde kriminale vazhdon edhe pse kanë kaluar afro 6 vjet nga miratimi i ligjit që garanton integritetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funskione publike i njohur si ligji i dekrminalizimit, i cili në atë kohë u mendua se do ishte i përkohshëm. Sot ka një diskutim mbi cilësinë e parlamentit të ardhshëm që ka nisur me verifikimin e afro 1900 kandidatëve nga KQZ. Ky institucion thotë se ka përfunduar verifikimin paraprak për dhe se për 30 kandidatë i është drejtuar prokurorisë së përgjithshme për verifikim të thelluar, bazuar në indicie dhe fakte të bëra publike.

Bazuar në të dhënat e drejtorisë së gjendjes civile, të drejtorisë së burgjeve për gjendjen gjyqësore, bazuar dhe në të dhënat që kandidatët kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit, kur është rasti ne kërkojmë hetim të thelluar. Ose dhe kur ka fakte të bëra publike për kandidatë të caktuar siç ishte rasti i Tom Doshit, por dhe disa raste të tjera të bëra publike nga parti politike të ndryshme”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror për zgjedhjet.

30 kandidatët për deputetë nën verifikim i përkasin 9 subjekteve politike, 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Social-Demokrate dhe dy janë të pavarur. Në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ shumica prej tyre kanë deklaruar dëbime nga një vend i huaj, dënime, dhe ndalime brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria e Përgjithshme i tha Zërit të Amerikës se ka nisur verifikimet e thelluara, për 30 kandidatët për deputetë sipas kërkesës së KQZ duke iu drejtuar Ministrisë së Brendshme. Për kandidatin të PSd Tom Doshi organi i akuzës i është drejtuar ambasadës së SHBA, mbi informacionet që kjo ambasadë disponon nisur nga fakti që ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e tij. Për 25 nga 30 kandidaë për deputetë Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacione nga zyra e interpolit në Tiranë përmes Drejtorisë së përgjithshme të policisë, një sinjal që ngre dyshime për përfshirjen e tyre në vepra panale jashtë kufijve të Shqipërisë. Zyrtarë të organit të akuzës thonë se kanë hasur në të shkuarën disa problematika për raste të ngjashme në verifikimet jashtë vendit.

Ky proçes përfshin një hetim i cili pavarësisht se është i plotë dhe i thelluar, është i natyrës administrative, nuk është i natyrës penale. Ndërkohë marrëdhëniet jurdiksionale me jashtë, parashikojnë që ne mund të bashkëpunojmë me autoritete të shteteve të tjera, vetëm në rastin e një hetimi penal. Dhe është e kuptueshme, që hetimi në këtë rast nuk është penal, pra ne mbledhim informacione të karakterit administrativ. Kjo e bën pak të vështirë proçesin, pasi shumë shtete nuk kanë bazë ligjore, se ku të mbështeten për të kthyer një përgjigje. Që nga 2016 dhe deri më sot, ka patur mjaft raste, ku hetimet që bëhen nga sektori i dekriminalizimit, kanë qëndruar të pezulluara, për shkak të moskthimit të përgjigjeve, qoftë dhe nga autoritetet policore me të cilat ne bashkëveprojmë me marrëveshje ndërkombëtare, pasi nuk gjejnë bazën ligjore për të kthyer përgjigje dhe kanë mbetur të mbartura nga vitet e kaluara”- u shpreh për Zërin e Amerikës Pranvera Pustina, Prokurore, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokuroria ka afat deri në 3 muaj për të kryer verifikimet, por vonesat e përgjigjeve nga autoritetet jashtë vendit, mund ta zgjasin edhe me vite proçesin. Studiuesit thonë se proçesi i dekriminalizimit ka dështuar sepse individët e inkriminuar kanë mbështetje politike.

Është një proçes i cili nuk ka një limit kohor përfundimar dhe si i tillë do të jetë shumë e vështirë për të patur një përgjigje nëse në parlamentin e ardhshëm do të kemi ose jo individë me rekorde kriminale. Pyetja është- Si është e mundur që individët me rekorde kriminale, sërish kanë kurajon për të hyrë në politikë dhe për të kandiduar, kur e dinë se një ditë do përballen me lgjin. Kjo do të thotë, se ata kanë garanci, që proçesi do zgjasë shumë dhe nuk do ketë verifikime, ose duan të përfitojnë maksimalisht nga politika duke shpresuar që letrat e tyre nuk do gjenden”- i tha Zërit të Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike

PS në qeverisje, ka në proçes verifikimi nga Prokuoria tre kanidatë dy prej të cilëve në formularin e dekriminalizimit kanë deklaruar se janë dëbuar nga një shtet i huaj dhe tjetri ka deklaruar se ka qenë nën hetim në Gjermani. Zyrtarë të kësaj force politike mohojnë të kenë neglizhuar filtrat partiakë të verifikimit dhe nënvizojnë se përgjegjësia ligjore është individuale.

Partitë politike nuk janë organe hetimore, nuk kanë as struktura për këtë çështje. E rëndësishme për një parti është vullneti i qartë për të respektuar ligjin dhe ky vullnet është shprehur në mënyrë periodike nga Kryeministri Edi Rama. Patjetër që është bërë një verifikim, aq sa është e mundur dhe për aq sa kapacitet ka një parti politike për ta bërë, por vullneti politik është i rëndësishëm. Prandaj është bazuar i gjithë proçesi në vetëdeklarim. Çdo kandidat, kur bën vetëdeklarimin, është nën përgjegjësi penale për çfarë deklaron”- tha Plarent Ndreca kandidat i PS për deputet, Qarku Tiranë.

PD në opozitë ka në verifikim nga Prokuroria 4 kandidatë, tre prej të cilëve kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënim në Itali dhe dëbim nga Zvicra dhe Gjermania ndërsa për një tjetër KQZ është bazuar në kërkesën për hetim të thelluar në disa fakte të bëra publike. Përfaqësues opzitës thonë se për një kandidat të saj është kryer më herët verifikimi i thelluar dhe se ai rezulton në përputhje me ligjin.

Dua të garantoj të gjithë opinionin publik në Shqipëri, se kandidatët tanë i janë nënshtruar filtrit të verifikimit për cilësitë e tyre të integritetit të tyre profesional dhe moral. Ndërkohë jemi duke bërë gjithçka, gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore, për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi, Sekretër i Përgjithshëm i PD.

Studiuesit thonë se eksponentë me të shkuar kriminale kanë mbështetje politike, gjë që sipas tyre shpjegon faktin se në këtë fushatë individë të inkriminuar, ose kandidojnë ose janë pjestarë të stafeve elektorale, gjë që siç shprehen studiuesit, u jep atyre më tepër pushtet se vetë kandidatët për deputet. Impakti i proçesit të dekriminalizimit në publik është ende minimal. Sot askush nuk ka garanci nëse në parlamentin e ardhshëm do ketë ose jo të zgjedhur me rekorde kriminale.

Shqipëri, rinisin fluturimet humanitare

Tiranë

Në Shqipëri do të fillojnë fluturimet për qëllime humanitare nga sot dhe fluturimet e tjera shtetërore, ndërsa për udhëtarët pritet të rifillojnë gjatë ditës së nesërme, pas bllokimit të tyre për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e trafikut ajror, që disa prej tyre janë ndaluar nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale tha se sot nisin fluturimet esenciale, ku sipas saj përfshihen fluturimet humanitare, fluturimet emergjente, ato shëndetësore, fluturimet diplomatike, fluturimet shtetërore dhe ushtarake.

“Dua të informoj të gjithë qytetarët që do jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, pra fluturimet e aviacionit civil, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje edhe të këtij problemi shumë të madh. Nesër që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës do të fillojmë të kemi operime normale në aeroportin e Rinasit për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komerciale”, theksoi Balluku.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Sipas njoftimit, ky komiteti vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të licencojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi se Kombëtarja Shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të “Europianit 2022” me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në qytetin Zaporizhia.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të FSHF-së thuhet se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Ndalohen 3 kontrollorë të trafikut ajror

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi, në një deklaratë për mediat, tha se kanë përfunduar procedurat për njoftimin e akuzës dhe ndalimin e tre prej kontrollorëve, sipas tij, me akuzën për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Kthupi më herët gjatë ditës konfirmoi se 24 kontrollorë të trafikut ajror janë shoqëruar nga policia për t’u intervistuar dhe dhënë shpjegimet e tyre lidhur me situatën, ku më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike, ku ndërprerja e punës rrezikon jetën, sigurinë personale ose shëndetin e një pjese ose të tërë popullsisë dhe mes këtyre shërbimeve përfshihen edhe shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

Prokuroria e Tiranës po i vazhdon hetimet në lidhje me situatën dhe ky institucion pritet të publikojë një deklaratë zyrtare në lidhje me hetimet dhe personat e ndaluar.

Kujtojmë se me anë të një deklarate për mediat, Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) tha se vendimi për uljen e pagave të kontrollorëve është realizuar pa asnjë proces konsultimi dhe sipas tyre shkel një numër të konsiderueshëm ligjesh, ndërkohë pagat e tyre janë ulur për shkak të ndikimeve të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas kësaj sindikate, situata në lidhje me trajtimin e kontrollorëve “ka krijuar një gjendje të rrezikshme dhe nivel stresi shumë të madh për kontrollorët e trafikut ajror”.

Në lidhje me situatën në aeroport reaguan edhe zyrtarë të lartë të vendit, si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke bërë thirrje për rikthimin e kontrollorëve të trafikut ajror në punë.

Rasti “Becchetti”, Lubonja: Tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga Rama, shoqëria shqiptare duhet të reagonte

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me “Skype” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për rastin “Becchetti”, ku shteti shqiptar ka humbur 110 milionë euro dhe duhet t’i paguajë biznesmenit të njohur këtë shumë.

Lubonja thekson se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga Rama, duke shtuar se shoqëria shqiptare duhet të reagonte për këtë rast, por se fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

“Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”, tha Lubonja.

Duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, Lubonja deklaroi se shtetit të Kosovës i nevojitet që në krye të shtetit të ketë një figurë unifikuese.

“E pashë situatën me kujdes në Kosovë, për mënyrën si do të veprohej. Unë e kam mbështetur VV-në dhe e kam quajtur shpresa e fundit që në botën shqiptare të ketë besim te politika. Duhet të ushqejmë shpresa dhe jo t’i vrasim. Të huajt ndërhyjnë goxha në Kosovë. Duhet kapërcyer ndërhyrja e të huajve. Vjosa Osmani mund të jetë e pranueshme se ka marrë shumë vota, por duke ditur se ne kemi tendencën të marrim çdo pushtet, mund të kishte edhe figura të tjera në postin e presidentit. Osmani duhet të mos jetë ushtare e Kurtit, se mos-ndarja e pushtetit është e rrezikshme. Reformat të bëhen pa u shpërdoruar pushteti”, deklaroi Lubonja.

Meta: Presidentja Osmani do t’i shërbejë unitetit mes të gjithë qytetarëve

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe drejtues të partive politike kanë përcjellë urimet e tyre për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.”

“Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian, të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shkruan më tej presidenti Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në reagimin e tij të publikuar në rrjete sociale shkruan se “Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

“Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, thekson Basha.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ditmir Bushati uron Vjosa Osmanin: Mbështetja e njerëzve përkundër intrigave politike, ndershmërinë ajo e pagoi me çmimin për t’ia rinisur nga fillimi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Bushati shkruan në “Facebook”, se Osmani ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri dhe qëndrueshmëri ndaj idealeve që i beson me karakter.

Ndër të tjera, ai thotë se uron që Vjosa të jetë ashtu siç thotë, Presidente e të gjithëve.

Postimi i plotë:

Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës!
Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës.
Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Përgëzime të gjithëve!
Urime Kosovë

Leter Presidentit per kthim dekorate – Gëzim Peshkëpia: Anullojeni këtë dekoratë, që mos t’jua mallkojnë dorën me të cilën firmosët

 Zoti President,

Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte “Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati.

        Turp !

Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim  me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me. Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne çastin me te pare te mundshem.

Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre.

Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist.

Edhe pse nuk me eshte dhene personalisht nga i njejti President une ate e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidences si perfaqsuesja e tij.

Ajo me pervelon duart kur e di se te njejten si moter e mban nje kriminel.

Kjo ne kete rast fyen sedren, lendon plagen e vuajtjes se familjes time, qindra e mijra familjeve te tjera, lendon nje plage te pashembellt ne histori.

Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ia kane treguar shume bashkëvuajtes te mi qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot gjak i peshtynin ne fytyre. Duhet t’i kini lexuar. Si iu ben zemra e nuk iu dridhet dora te firmosni ate dekret

Ky sadist i lindur gjeti rastin te demonstroje shtazerine e tij monstruoze vetem ne saj te krushqise me familjen e nr. 2 te diktatures Hysni Kapo.

Deshmitaret kundra tij jane gjalle. Nder te tjere jane te internuarit e Lushnjes. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate.

Zoti President eshte ne nderin tuaj ta anulloni kete dekorate. Bejeni qe mos t’jua mallkojne DOREN me te cilen firmoset.

 

Ish i burgosur politik

Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit

Gezim Peshkepia

PPE mbështetje Bashës, shpërndan videon e liderit të PD-së për integrimin e Shqipërisë në BE

Partia Popullore Europiane, i ka dhënë mbështetje liderit të PD-së Lulzim Basha. PPE ka shpërndarë videon e numrit një të Partisë Demokratike, që bën fjalë për integrimit europian të Shqipërisë.

Më herët, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller ka shpërndarë një video-mesazh të liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur me integrimine europian.
Voller duket se mbështet Bashën në thirrjen e tij dhe premtimin për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Patrick Voller është zyrtar i Partisë Popullore Europiane, pjesë e së cilës është dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE shpërndan videomesazhin e Bashës: Për të sjellë ndryshimin, Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller ka shpërndarë një videomesazh të liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur me integrimine europian.

Voller duket se mbështet Bashën në thirrjen e tij dhe premtimin për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Patrick Voller është zyrtar i Partisë Popullore Europiane, pjesë e së cilës është dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Meta takon familjarët e 4 martirëve të demokracisë: Do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar familjarët e 4 martirëve të demokracisë dhe anëtarë të Shoqatës patriotike ‘’2 prilli’’.

Meta thotë se u angazhua që amanetin e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës do e përmbushë duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për mbrojtjen e demokracisë, të ardhmen europiane, si dhe për mos lejuar shpopullimin e vendit.

Vetë Meta shkruan se si ish-student i Dhjetorit të ’90 do të jetë i palëkundur drejt misionit historik.

 

STATUSI NGA ILIR META

E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.

Nga Shkodra, zemra e demokracisë, u angazhova para familjarëve të Dëshmorëve se do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet, të ardhmen europiane të vendit, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e shkodranëve e shqiptarëve, për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera.

Gjaku i katër Martirëve të Demokracisë, i Havzi Nelës dhe i të gjithë Dëshmorëve të rënë për lirinë e demokracinë nuk do të bëhet ujë!

Dekoroi Mehdi Bushatin, të përndjekurit politikë letër Metës: Ke nderuar një prej xhelatëve më famëkeq të Sigurimit të Shtetit! Keni fyer viktimat e komunizmit

Ish-të përnddjekurit politikë kanë reaguar të revoltuar pas dekorimit të Mehdi Bushatit nga Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Flamurit”, si figurë  e rëndësishme e sportit shqiptar.

Shoqata Antikomuniste e ish-të përndjekurve politikë thotë se personi që Meta ka dekoruar, është autor i shume krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit.

Letra e plotë e te perndjekurve politikë:

Z. President! Me indinjatë të thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit: të një prej xhelatëve  me famëkeq te Sigurimit te Shtetit Mehdi Bushati.

Personi qe ju keni dekoruar është autor i shume krimeve te komunizmit , arrestime ,torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit. Krimet e tij ne ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid “ dhe nuk parashkruhen. Ne kemi qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike te viktimave që provojnë autorësinë e krimeve të tij

Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve  komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .

Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.

Nuk mund të pretendoni të jeni garant i kushtetutës, lirisë dhe demokracisë kur me veprime te tilla nderoni e respektoni  te kundërtën e këtyre . gjene me të keqe që i ka ndodhur ndonjë herë në histori kombit e popullit shqiptar. Dekorimi nga ana Juaj i hanxharëve te përgjakur të diktaturës komuniste është një akt  i pa pranueshëm nga na jonë dhe prova që shteti shqiptar dhe ju personalisht nuk jeni shkëputur nga diktatura komuniste  e sa e keni vullnetin politik për ta bere këtë

Dua tiu kujtoj ato që iu thash sy për sy faljen time gjatë ceremonisë se dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018 : ” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa të mbijetuar të Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur në të shkuarën, shpresoj të mos ndodh më, që institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here që dekorojnë njerëzit tanë, viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve. Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me viktimat o me xhelatët …”.

Me këtë dekorimin por edhe te tjerë me parë duket që Ju e keni marrë vendimin tuaj për të qenë me xhelatët. Z. President! Dy javë më parë kam kërkuar nga Ju të dekoroni një nga legjendat e gjalla të qëndresës sonë antikomuniste, ish të burgosurin politik Qani Sadiku, nënkryetar i Këshillit Kombëtar e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politik te Shqipërisë. Pas dekretit tuaj për te dekoruar një xhelat nga me famëkeqit të “ Sigurimit të Shtetit “ e tërheq përfundimisht kërkesën time për dekorimin e z. Sadiku .

Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhelatëve edhe viktimave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi. Për ne është një krim i komunizmit më shumë.  Sa të jem unë kryetar i të përndjekurve politikë antikomunistë dhe ju President i Republikës kjo nuk do të ndodhe me në asnjë rast e rrethanë.

Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes dënon deklaratën e Luljeta Bozos për diktaturën: Të kërkojë falje dhe të dorëhiqet nga kandidimi

Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes ka kërkuar nga kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo të kërkojë falje për deklaratat e saj për diktaturën e Enver Hoxhës si dhe të japë dorëheqjen.

Në një deklaratë, PEMC ka dënuar deklaratën e Bozos se në kohën e Hoxhës ‘’kishte më shumë të mira, se të këqija’’.

Sipas PEMC, shqetësim mbetet edhe fakti që PS nuk u distancua teksa deklaratat janë një njollosje për kujtesën e mijëra viktimave nga diktatura e Hoxhes.

Deklaratat e Luljeta Bozos shkaktuan replika dhe reagime nga opozita kryesisht, teksa inxhinierja e cila kontribuoi gjatë tërmetit, sot është kandidate e PS në Tiranë.

DEKLARATA NGA PEMC

Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane shpreh shqetësim të thellë në lidhje me deklaratën nga kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, e cila u shpreh se komunizmi ishte një “diktaturë kushtetuese” që “zhvilloi Shqipërinë”, dhe se diktatori komunist Enver Hoxha kishte “më shumë anë pozitive sesa negative”. Ajo që na shqetëson akoma më shumë është se Partia Socialiste nuk u distancua nga fjalët e kandidates së saj.

Shqipëria ishte një nga vendet më të prekura nga komunizmi. Një mohim i tillë historik njollos kujtesën e mijëra viktimave dhe bie ndesh me vlerat themelore demokratike si: e vërteta dhe drejtësia. Glorifikimi i çdo regjimi totalitar nuk duhet të pranohet në jetën publike. Platforma mbështet me gjithë zemër përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët kërkojnë që znj. Bozo të kërkoj falje dhe të jap dorëheqjen.

Platforma mbështet me forcë qëndrimin e Parlamentit Europian, shprehur në rezolutën e 19 Shtatorit 2019 mbi rëndësinë e kujtesës europiane për të ardhmen e Europës, në të cilën parlamenti “dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare” dhe “shpreh respekt të thellë për secilën viktimë të këtyre regjimeve totalitare dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe aktorëve të BE-së që të bëjnë gjithçka për të siguruar që krimet e tmerrshme totalitare kundër njerëzimit dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut të kujtohen dhe të dalin para drejtësisë”.

“Tërhiquni menjëherë”! Meta: Qeveria dhe Bashkia kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat në Kombinat

Presidenti Ilir Meta denoncon në një postim në “Facebook” se “Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë”.

Sipas Kreut të Shtetut, qeveria dhe bashkia po “ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë”.

Në postimin e tij, Meta i bën thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës që tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që sipas tij, synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës.

Mesazhi i plotë i Metës:

Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.
Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri.
Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë.
Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre.
Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë.
I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon.
Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari.
Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor.
Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese. 🇦🇱

Rikandidimi i Doshit, Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA-ve

VOA

Në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme i tha sot Zërit të Amerikës, se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 Prillit

Zoti Tom Doshi është në listën e 28 kandidatëve që Komisioni Qëndror i zgmjedhjeve i ka nisur për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Pak ditë më parë kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi shpjegoi se “në rastin e zotit Doshi KQZ ka marrë shtysën nga të dhëna publike, që e nxitin t’i kërkojë prokurorisë informacione të tjera, veç atyre që ai ka dhënë në formularin e vetëdeklarimin, për të bërë vlerësim më të plotë mbi përputhshmërinë e kandidimit të tij për deputet. Por edhe në formularin e vetëdeklarimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ-në, për të kërkuar hetim të thelluar për kandidatin” – tha zoti Celibashi.

Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme kërkon të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth zotit Doshi, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Ndërkaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e zotit Doshi.

Pas përgjigjes nga ambasada amerikane, Prokuroria shpjegon se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm, në varësi të informacionit që do të marrë. Ndërkohë ajo ka nisur veprimet për kandidatët e tjerë, duke kërkuar fillimisht informacion nga të gjitha institucionet vendase. Bëhet fjalë për 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Social-Demokrate.

Haziri flet pas mbledhjes, thotë se disponimi i Kryesisë është që të qëndrohet në sallë për Presidentin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Në takim është folur për çështjen e presidentit, më saktësisht qëndrimin në votim për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Haziri ka thënë se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë, ndërkohë që nesër kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet edhe me grupin e deputetëve të këtij subjekti për t’ia bërë të ditur qëndrimin e Kryesisë.

“Kryetari i LDK-së nesër do te takohet me grupin e deputetet do të vazhdojnë diskutimet”, ka thënë ai.

“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithcka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe tw krijohet frym,w pwr progres nw evnd..”, shtoi ai. /Express/

Lind “Autokorrektori i gjuhës shqipe”

Në Shqipëri, një program i posaçëm, i quajtur Autokorrektori i gjuhës shqipe, synon të ndihmojë individët, institucionet por dhe kompanitë, për të përdorur gjuhën standarte në të shkruar. Nismëtari i këtij projekti të zhvilluar në një hark të gjatë kohor, disa vjeçar, pedagogu universitar Leonard Boduri, shpjegon për Zërin e Amerikës se programi, i cili përmban 75 mijë fjalë, lejon jo thjesht korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, por dhe të atyre gramatikore

Në Fakultet ai ofron leksione të Financës, por gati 8 vjet më parë, me disa bashkëpunëtorë të tij, zoti Leonard Boduri, do t’i jepte jetë një projekti tejet sfidues, krijimit të një programi që do ti shërbente shkrimit korrekt dhe sipas normës standarte, të gjuhës shqipe. “Kam hasur vetë probleme, kur ne bëjmë artikuj shkencor, apo shkrime të tjera, për të shkruar sipas normës standarte, që në fakt është kërkesë për çdo shkrim akademik. Duke qenë se nuk ekzistonte, mendova se mund ta nisja si projekt me ndonjë bashkëpunëtor. Kjo kërkoi shumë kohë dhe qëllimi nuk ka qenë kurrë ,që në fillim, që të bëja një format drejtshkrimor, por një autokorrektor”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa gjuha shqipe, ndodhet nën sulmet e përhershme të anashkalimit jo vetëm të standartit drejtshkrimor, por të rrezikut që shkronja të veçanta të saj si “ë”-ja apo “ç”-ja, të shkojnë drejt zhdukjes në të shkruar, edhe në dokumentet zyrtare, zoti Boduri shpjegon se programi i zhvilluar nuk bën thjesht korrigjimet drejtshkrimore, por ofron në ndërkohë edhe sinonime e antonime, duke ndihmuar të shmanget përdorimi i fjalëve të huaja. “Pra është një autokorrektor gramatikor – saktëson ai – Kjo është dhe risia e produktit, që nënkupton që bën lidhjet mes fjalëve në një fjali, pra jo thjesht kontroll nëse ekziston si fjalë, por si janë të lidhura fjalët me njëra-tjetrën. Mund të sjell një shembull. Fjala “përgjigjja”, shkruhet shpesh pa “j” në fund. Por pa “j” në fund është folje, “u përgjigja”. Autokorrektori të jep mesazhin se kjo është një folje me zgjedhim të pasaktë dhe të jep mundësinë që t’i të zgjedhësh një fjalë tjetër, ose të vendosësh pjesëzën ”u”, përpara. Pra nuk të lejon të gabosh në aspektin gramatikor”.

Për ta çuar përpara këtë projekt atij i është dashur të bashkëpunojë si me gjuhëtarë ashtu dhe me informaticienë. “Ka patur një numër prej 3-4 gjuhtarësh, flas për gjuhëtarë me tituj, nga të cilët do të veçoja profesor Tomorr Plangaricën, i cili ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe prandaj po e veçoj nga të tjerët. Në aspektin e zhvillimit informatik, është një numër i madh punonjësisht të cilët i kanë lënë stafetën njëri tjetrit sipas problematikave që kanë dalë”, tregon zoti Boduri.

Autokorrektori i gjuhës shqipe mund të përdoret përmes internetit. Zoti Boduri saktëson se përdoruesit e mundshëm që duan të shfrytëzojnë këtë program, janë të ndarë në tre kategori. “Ata që kanë një punë deri dy faqe korrigjim në ditë, që nuk është një punë profesionisti, do ta kenë falas. Mjaft të rregjistrohen. Një limit ditor deri 10 mijë karaktere, mund ta korrigjpjnë pa pagesë. Këtu guten, sidomos studentët”, thotë ai. Ndërsa për profesionistë apo institucione e kompani, programi do të ofrohet kundrejt pagesës.

Zoti Boduri tregon se kontaktet e tij paraprake ka hasur në një interesim të veçantë nga institucionet në Kosovë, në të kundërt të asaj që ka vërejtur në Shqipëri.

Studimi: Institucionet e reja të drejtësisë shqiptare, pak rezultate në vitin e parë të punës

Ilirian Agolli

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi këtë fundjavë studimin e parë mbi institucionet e reja të drejtësisë në vitin e parë të punës së tyre.

Autorët pohuan se reforma në sistemin e drejtësisë ka hyrë në vitin e 5 të zbatimit, por ende nuk ka përfunduar plotësimi i Gjykatave Speciale me gjykatës dhe as ngritja e SPAK – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Studimi vëren se besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë mbetet ende në nivele të ulëta, sepse numri i dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar është i papërfillshëm.

Në vitin e parë të punës së tyre, deri në dhjetorin e kaluar, Prokuroria dhe Gjykatat e Posaçme regjistruan 40 çështje penale për korrupsion dhe 50 çështje penale për krimin e organizuar.

Por studimi zbuloi se megjithë numrin e lartë të denoncimeve për korrupsion të shënuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimet penale të dërguara për gjykim janë në një përqindje të vogël.

“Këto struktura u krijuan të hetojnë dhe gjykojnë funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë shtetërorë, por është shumë i ulët numri i çështjeve për korrupsion në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë” – thotë bashkautorja e studimit, Mirsada Hallunaj.

Studimi vëren se shumica e çështjeve për korrupsion janë akuza ndaj punonjësve publikë.

Po ashtu, pjesa më e madhe e dënimeve për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë janë me masën shërbim prove në publik dhe jo me burgim. 5 dënimet me burg për korrupsion janë maksimumi 3 vjet dhe minimalja 6 muaj burgim.

Gjykata regjistroi 25 çështje penale për korrupsion aktiv dhe 6 për korrupsion pasiv ndaj punonjësve publikë.

Por ndaj gjyqtarëve e prokurorëve ka vetëm 3 çështje për korrupsion, ndërsa nuk ka asnjë çështje penale korrupsioni ndaj funksionarëve të lartë shtetërore apo të zgjedhurve vendorë.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar trashëgoi fillimisht 225 denoncime për 271 persona, gjysma e tyre për krim të organizuar dhe pjesa tjetër për korrupsion.

Ndërsa në vitin e kaluar, nga 343 procedime penale gjysmat i përkasin korrupsionit dhe vetëm 42 lidhen me krimin e organizuar.

Nga 162 dosje për krim të organizuar vetëm 16 prej tyre janë dërguar për gjykim.

Sipas studimit, nga 240 dosje për korrupsion vetëm 39 u dërguan për gjykim. Gjithsej vetëm 10 për qind e çështjeve të hetuara nga Prokuroria e Posaçme u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rreth 30 për qind e të pandehurve u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa nga 310 hetime pasurore, vetëm 11 kërkesa për sekuestro u dërguan në gjykatë, dhe vetëm për 4 raste në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskim të pasurisë së sekuestruar.

Studiuesit theksojnë se pritshmëria e opinionit qytetar vazhdon të jetë shumë e lartë për institucionet e reja të drejtësisë, sepse po aq i lartë është edhe perceptimi për korrupsion të shtrirë masivisht në gjithë nivelet e administratës shtetërore.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi disa ditë më parë edhe Barometrin e Sigurisë, ku vërehet një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.

Sipas Barometrit gjithnjë e më pak qytetarë besojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.

Perceptimi i gjerë i të anketuarve është se institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat) janë të korruptuara dhe të varura nga politika.

Lamtumirë, kolonel Myfit Guxholli! – Nga Halil RAMA

 

Koloneli 91-vjeçar Myfit Guxholli, një nga personalitetet e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare dje humbi betejën me SARS-CoV-2.

Kryetari i OBVL i rezistoi për disa ditë pandemisë të sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), fillimisht në Spitalin amerikan të Tiranës dhe më pas në shtëpi, nën përkujdesjen e mjekëve e veçanërisht njerëzve të familjes, vajzës së tij.prof.dr.Zana Guxhollit, djemtë Artanit e Arbenit, nipërve e mbesave, deri sa dje para dite zemra e tij.

Lajmi i hidhur për ikjen e papritur për në botën e përtejme të kolonelit me kontribut madhor në LANÇ e në Ushtrinë shqiptare si officer, pedagog e dekan I Shkollës së Bashkuar ka tronditur mbarë opinionin publik mbarëshqiptar. Kjo edhe për faktin se vetëm para një viti ai festoi 90-vjetorin e lindjes në një ceremoni shtetërore, ku u dekorua nga Presidenti I Republikës me “Dekoratën e artë të shqiponjës”. Ai u shfaq në këtë ceemoni plot vitalitet dhe me mendje e trup të shëndoshë, premtues se do ta drejtonte edhe pë shumë vite Organizatën e Bashkuar të Veteranëveë, themelues i së cilës ai ishte që në 20 korrik 1944, sëbashku me emra të spikatur të historisë sonë kombëtare.
Në më shumë se dy dekada veprimtari intensive, Kolonel Guxholli dha kontribut maksimal në konsolidimin e strukturave të OBVL, si nënkrtar dhe kryetar i saj, krahas themeluesve, ish- veteranë të LANÇl, drejtues të spikatur të formacioneve partizane dhe më vonë të ushtrisë shqiptare, si Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rahman Parllaku, Skënder Malindi, Edip Ohri, Hamit Keçi, Tahir Voshtina, Shaban Reçi, Liri Belishova, Sotir Budina, Jorgji Terca, Genci Ballanca, Fluturak Vinçani, Isuf Imeraj, Maksim Vinçani, Muharrem Gjoka, Xhemal Meçi Sakip Cami, Ali Demushi, Kol Deda e dhjetra figura të tjera të shquara.

Kush ishte kolonel Guxholli

Kolonel ing. Myfit Guxholli ka lindur në Pogradec, më 7 qershor 1930. Ishte vetëm 9 vjeç kur iu bashkua lëvizjes së rinisë pogradecare, që kërkonte armë për të shkuar në Durrës, që të luftonin kundër pushtimit fashist të vendit. Po ashtu, pas një viti, nga urrejtja për inxhinierin italian që ishte major i Simit dhe që punonte në minierën e kromit “Guri i Kuq”, e qëllon atë më një gur në bel. Myfiti i shpëtoi arrestimit, pasi e fshehu rinia pogradecare ndërmjet protestuesve. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas studioi për dy vjet në liceun e Korçës. Myfiti rrjedh nga një familje e pasur atdhetare dhe patriotike. Gjatë okupimit nazifashist të vendit, familja e tij u përfshi e tëra në luftën kundër okupatorit, madje babai i tij u burgos për aktivitet antifashist.

Myfiti, megjithëse në moshë fare i ri, që në shkurt 1944 u rreshtua në radhët e Ushtrisë partizane në Brigadën IV Sulmuese, si kuadër i kësaj brigade. Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, me hapjen e shkollës “Skënderbej” mbaron me rezultate të mira dy vite mësimore të kësaj shkolle dhe më pas mbaroi Shkollën e Lartë të Topografisë Ushtarake në Leningrad (ish-Bashkimi Sovjetik). Pas diplomimit u emërua në gegën e topografisë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Krahas detyrës së tij funksionale, ai vazhdoi studimet edhe në fakultetin e inxhinierisë së Universitetit të Tiranës, në mbarim të të cilit u titullua “Inxhinier topograf”.
Ai ka kryer detyra të rëndësishme në ushtri.
***

Ka përgatitur cikle të plota të leksioneve ushtarake në gjeodezinë e lartë, në gjeodezinë inxhinierike, si dhe leksionet e gjeografisë ushtarake për akademinë e mbrojtjes dhe atë “Skënderbej”. Në vitin 1986 boton tekstin mësimor “Gjeodezia”, të përshtatur për studentët e specialitetit topograf në akademinë “Skënderbej”, por dhe për studentë të tjerë të specialiteteve të ndryshme, që studiojnë gjeodezinë, si xhenio etj. Po ashtu, ai është bashkautor i hartave të territorit shqiptar të shkallëve 1 : 25000 – 1: 50000 (projektet në IGU Tiranë). Ing. Myfit Guxholli është autor i dhjetëra artikujve shkencorë, ndërkohë që ka përgatitur rregullore të ndryshme dhe ka mbajtur referate e kumtesa cilësore në disa simpoziume e konferenca shkencore. Duke vlerësuar aktivitetin e pasur të tij në vitin 1973, katedra e topografisë e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” propozoi që ing. Myfit Guxhollit t’i jepej titulli “Docent”, por pas ngjarjeve të atyre viteve të “stuhishme”, propozimi i asaj katedre u pezullua. Me ndryshimin e sistemit komunist, Myfiti familjarisht përfshihet në proceset demokratike, duke dhënë një kontribut të shquar në fitoren e demokracisë. Ai ka qenë një nga organizatorët e krijimit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës (OBVL), së bashku me dr.Ymer Dishnicën, gjeneral Rrahman Parllakun, Liri Belishovën, Edip Ohrin, Skënder Malindin e dhjetëra personalitete të tjera të LANÇ-it e të ushtrisë shqiptare. Për kontributin e tij, kol. ing. Guxholli është zgjedhur zv/kryetar i kësaj organizate që nga themelimi i saj para 26 vitesh dhe që nga data 1 nëntor 2019 është kryetar i saj, duke punuar me përkushtim për edukimin patriotik të brezave. Për të gjitha këto merita, kryesia e OBVL-së i ka propozuar edhe këshillit të bashkisë që ta shpallë atë “Qytetar Nderi të Pogradecit”.

Duke u shprehur familjes Guxholli, të afërmve, miqve e dashamirësve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta, në emër të Kryesisë së OBVL-së shprehnjëkohësisht bindjen se emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh!

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare fizikani, profesori i talentuar dhe njeriu i shkëlqyer akad. asoc. Artan Boriçi

Është ndarë nga jeta sot më 25 mars në moshën 56-vjeçare fizikanti dhe njeriu i shkëlqyer, profesori i talentuar i Universitetit të Tiranës, akademiku i asociuar Artan Borici, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Është një humbje e madhe dhe e papritur në botën e shkencës ndarja nga jeta e akad. asoc. Artan Boriçit, pas një beteje të vështirë të javëve të fundit me COVID-19.
Akad. asoc. Artan Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale.
Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020.
Kryesia e Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.
I njohur në botën shkencore në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”, akad. asoc. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.
Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003).
Akad.asoc Artan Borici ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9.
Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Review D dhe Journal of Computational Physics. Është pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar.
Artan Boriçi punoi mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.
U prehsh në paqe  i paharruari Artan Boriçi!
Ngushëllime për Nënën e tij Zonjën Myzejen Boriçi dhe Babain, Prof. Hamit Boriçi.

Papa Françesku zgjedh një shqiptare, për postin e rëndësishëm në Vatikan

Ati i Shenjtë emëroi profesoreshën  e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, Dr. Roza Pati, për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.

Pati, po ashtu, mbante postin e Drejtoreshës Ekzekutiv në një program për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Themeluese e Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.

Sipas letrës Apostolike, “Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet që lidhen me migrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit, të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës”.

Mbështetja e kauzave që mbrojnë dinjitetin njerëzor, sjellin ndërgjegjësim dhe kërkojnë zgjidhje efektive ligjore dhe politike drejt heqjes së të gjitha formave të vuajtjeve njerëzore, përfshirë trafikimin njerëzor, është një pasion për Dr. Roza Pati, shkruan STUnews.

PS dhe PD hapin fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit

Gresa Kraja

Dy partitë kryesore të Shqipërisë, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) të enjten kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Partia Socialiste, e cila mblodhi vetëm kandidatët për deputetë, e nisi fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, gjatë fjalës së tij kërkoi “timonin” për drejtimin e vendit për herë të tretë me qëllim, siç tha ai, çuarjen përpara të reformave të nisura.

“Mandati i tretë i Partisë Socialiste nuk është një qëllim në vetvete, mandati i tretë i PS-së nuk është për PS-në dhe për ata që PS-në e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetarë bashkish; mandati i tretë i PS-së nuk është për karrigen e askujt, por mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet kurrë mbrapa. Mandati i PS-së bën të pakthyeshme të gjitha reformat…E kundërta do të thotë humbje e të gjithë përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim me siguri, aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më”, tha ai.

Kryeministri bëri krahasimin mes partisë që ai drejton dhe PD-së, ku deklaroi se “edhe sonte po e bëjmë dallimin e madh”, duke theksuar se Partia Demokratike nuk respektoi rregullat e vendosura për mospërhapjen e pandemisë së COVID-19.

“Edhe sonte po e bëjmë dallimin e madh. Ne dhe ata u vumë sot përpara syve njerëzve si dy kartolina. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh dhe hendekun që ndan ne dhe ata në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat që i kemi vënë të gjithë bashkë dhe i kemi pranuar të gjithë bashkë. Ndërkohë, atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, rregullat dhe njerëzit. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore dhe familjare, ndërsa atje sundon papërgjegjshmëria”, deklaroi Rama.

Në Sheshin “Nënë Tereza”, pak metra dhe pak minuta më larg, Partia Demokratike mblodhi qindra simpatizantë të partisë me flamuj kombëtarë dhe atë të partisë, dhe u kërkoi qytetarëve të Shqipërisë udhëheqjen e shtetit.

Me parullën “Shqipëria fiton”, kryetari i subjektit më të madh opozitar në vend, Lulzim Basha, bëri thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha në fjalimin e tij tha se prioritet i tij do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

“Edhe 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë; zhvillimit, punësimit, mirëqenies dhe integrimit në familjen evropiane. Ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm. T’i japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne të Shqipërisë; të mundësojmë që më të mirët e të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit, se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për punë nder e ndryshim rrënjësor”, tha Basha.

Kryetari i opozitës tha se shqiptarët “meritojnë më mirë se kaq”.

“Po zhvillojmë një betejë kundër vetes. Shumëkujt i ka humbur besimi dhe shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Për të gjithë këta unë pyes a është kjo që ne meritojmë a është papunësia e mjerimi, largimi i rinisë ajo që meritojmë? A është ky fati i shkruar për secilin prej nesh? Jo. Nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo”, u shpreh Basha.

Ndryshe nga PS-ja dhe PD-ja, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nuk organizoi ndonjë tubim kryesor, por ka vendosur të mbajë takime të vogla me qytetarë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka planifikuar takime në Divjakë, ndërsa kandidatët për deputetë në Tiranë kanë vijuar me rutinën e zakonshme me mbledhje në mëngjes dhe takime në terren.

Shefi i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca dhe shefat e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri, përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se po ndjekin nga afër përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare dhe fushatës elektorale.

“Nisja e fushatës zyrtare është rasti që partitë politike dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre te programet përkatëse politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata bëjnë thirrje që zgjedhjet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe të respektohet rezultati i tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën thirrje që partitë dhe institucionet të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të shmangin përdorimin e aseteve publike për fushatë.

Në anën tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat kufizuese për pandeminë, duke ndaluar për të paktën dy javë të tjera grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Shqipëri: Nis zyrtarisht fushata zgjedhore, diplomatët perëndimorë thirrje për maturi qytetare

Ilirian Agolli

Partitë politike nisin sot zyrtarisht në Shqipëri fushatën zgjedhore për parlamentin e ri.

Garuesit kryesorë, socialistët dhe demokratët e opozitës, po zhvillojnë tubimet hapëse në dy sheshet më të mëdha të kryeqytetit, duke zbatuar rregullat e pandemisë.

Socialistët po kërkojnë mandatin e tretë qeverisës, duke thënë se kanë punuar mirë dhe kanë plane të reja për zhvillim.

Ndërsa demokratët vijnë pas 8 vitesh në opozitë dhe dy vite bojkotim të parlamentit, duke synuar të largojnë me zgjedhje nga pushteti, sipas tyre, një qeveri të korruptuar thellësisht, që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe shoqërinë.

Fushata zyrtarisht nis sot, por në fakt partitë politike e kanë hapur atë disa muaj më parë, qyshkur Presidenti i Republikës dekretoi 25 prilin si ditën e zgjedhjeve.

Në këto muaj ato kanë kulmuar një oratori të zjarrtë publike me akuza të skajshme për kundërshtarët politikë.

Tensionet e krijuara këto ditë dhe përplasje fizike mes militantëve të dy palëve e kanë rritur vëmendjen dhe shqetësimin e diplomatëve perëndimorë ndaj procesit zgjedhor të 25 prillit.

Shefi i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, dhe përfaqësuesit e 27 misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, publikuan një deklaratë të përbashkët, ku theksuan se partitë politike dhe kandidatët duhet t’i përqendrojnë debatet e tyre tek programet politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

“Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishëm, siç u pa me konsensusin e gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore” – tha ambasadori Soreca.

Po ajo frymë duhet të nxitë një fushatë elektorale paqësore, pa retorikë provokuese apo gjuhë urrejtjeje, të bazuar në respekt të ndërsjellë, dialog dhe vetëpërmbajtje, shtoi ai.

Zoti Soreca nxiti qytetarët të marrin pjesë në votime, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e parlamentit dhe qeverisë së re, – tha zoti Soreca.

Ai shtoi se vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë po ndjekin nga afër përgatitjen e zgjedhjeve, misioni i ODIHR-it, Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit, duke siguruar për mbështetjen e Shqipërinë në rrugën e pranimit të saj në BE.

Përfaqësuesit e SHBA-ve po ashtu janë shumë të vëmendshëm për zgjedhjet në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri nxiti marrëveshjen e 5 qershorit mes partive kryesore politike dhe prej asaj kohe edhe sot po këmbëngul që partitë politike të mos përfshijnë në listat e kandidatëve për deputetë persona me rekorde kriminale.

Fushata zgjedhore po kushtëzohet dukshëm nga rregullat mbrojtëse të pandemisë Covid-19.

Gara e tubimeve të mëdha, se cila forcë politike mbledh më shumë përkrahës në sheshe është zhvendosur nëpër ekranë internet.

Vetëm në fund, nga numërimi i votave, mbetet të mësohet se kush e gëzon vërtet besimin e qytetarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme një ekonomi post-Covid të dëmtuar ndjeshëm, por edhe me ambicjet për t’u ngritur në standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Prej 18 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në qendrën tregtare. Apeli i familjarëve të shefit të sigurisë që rezulton i zhdukur

Shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të dalin nga kati nëntokësor i qendrës tregtare që shërben si magazinë për veshmbathje dhe këpucë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se punonjësit zjarrfikës nuk kanë zbuluar ende trupin e 33-vjecarit Arjan Sala që mbeti i bllokuar në magazinë mbrëmjen e djeshme në tentativë për të fikur flakën dhe evakuuar punonjësit.

Burime nga forcat zjarrfikëse bëjnë me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen e vatrave në brendësi të dengjeve me rroba këpuce dhe asortimenteve të tjera plastike që ndodheshin në magazinë. Aktualisht punohet me bombola oksigjeni dhe kundragaz për shkak të tymit të dendur dhe nxehtësisë së lartë që shkakton zjarri në ambiente të mbyllura.

Burime nga ekipi zjarrfikës thonë se nuk ka asnjë gjurmë të 33-vjecarit edhe pas këqyrjes së pjesës më të madhe të magazinës nëntokësore. Këto burime thonë se fillimisht është konstatuar tym nga magazina në katin minus 1. Shefi i sigurisë dhe dy punonjës të tjerë kanë rendur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit. Sala ka hyrë në thellësi të magazinës ku dhe ishte vatra e flakëve që sa kishin nisur. Si shkak i tymit dhe rrezikut të asfiksisë dy punonjësit që kanë qenë më pranë daljes kanë mundur të dalin me shumë vështirësi ndërsa 33-vjeçari ka mbeturi bllokuar nga zjarri dhe tymi që është përhapur në një kohë shumë të shkurtër.

Familjarët e 33-vjecaçit Sala që nga mbrëmë dhe sot i janë drejtuar shtetit me një apel të fortë për të shumëfishuar përpjekjet për gjetjen e trupit të të riut.

Rasti Doshi, Qeveria: Thirrjet e ambasadores Kim nuk janë për PS-në

Armand Mero

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit. Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë socialiste, sipas kryeministrit Edi Rama, thirrja e ambasadores Kim nuk ka të bëjë me partinë që ai drejton

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”

Në postimin e saj në Twitter, ndërsa vlerësonte qëndrimin e Partisë Demokratike, zonja Kim ngrinte pyetje ndaj forcave të tjera politike se përse ato heshtnin. Ajo nuk e përmendi me emër partinë socialiste, në Twitter-in e saj. Por në një intervistë të dhënë po mbrëmë për televzionin ABC NEWS ambasadorja amerikane shprehej se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të clit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.

Megjithatë, në reagimin e tij, zoti Fuga thotë se “mes Partise Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnje dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”, përfundon zoti Fuga.

Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen për vaksinën kineze Sinovac

Zbardhet Akti Normativ në lidhje me marrëveshjen për vaksinën kineze.

Ditën e sotme Kuvendi miratoi këtë marrëveshje, ndërsa sot vendimi u botua edhe në Fletoren Zyrtare. Marrëveshja është lidhur me një distributor turk.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, -thuhet në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza vaksine të Sputnik, kompani ruse.

VENDIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1.Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science CoLtd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjetMinistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret A.Ş.,sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2
Efektet financiare Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
(BalkanWeb)

Deklaratat e Bozos, Hasimja: E besoj! Komunizmi u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorrën familjet në rrugë

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar për deklaratat e Luljeta Bozos, kanditates së parë të PS në Tiranë e cila më parë kishte thënë se komunizmi kishte sjellë më shumë të mira se sa të këqija.

Hasimja t hotë se për njerëz të tillë si Bozo, ish-komuniste dhe ende komuniste, kishte më tepër të mira se të këqija dhe për këtë e beson.

Ai kërkon që këta njerëz para se të pyeten për komunizmin, duhet të japin llogari, shporren e turpërohen publikisht.

STATUSI NGA ERMAL HASIMJA
1946, një inxhinjer i ri 33 vjeçar, pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”. Pak kohë më pas një çift komunistësh, vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinjerit në rrugë.
2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija. Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorrën familjet në rrugë. Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht. SIç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!

“Atentat ndaj historisë”, Meta reagon ashpër për prishjen e Maternitetit

TIRANË

Presidenti Ilir Meta reagon për prishjen e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke e cilësuar një ndërhyrje brutale mbi godinën historike.

Sipas Kreut të Shtetit, “ky është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar”.

Reagimi i Metës:

Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik. 🇦🇱

Censusi- Basha mesazh emigrantëve nga Maqedonia e Veriut: Ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online

Kryetari i Partiëse Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Pas mbarimit të takimit mes dy zyrtarëve në selinë e PD-së, lideri demokrat, Basha u ndal në një komunikim me gazetarët, ku zbardhi detaje nga biseda me Grubin. Kreu i PD-së tha se me Grubin folën për shumë cështje, ku më kryesorja ishte regjistrimi i popullates ne Maqedonine e Veriut.

“Mbajtja e pozicioni të zv/kryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve tanë, i bashkëngjitët risive dhe përparimit të bashkëkombësve tanë në Maqedoninë e Veriut. Pata kënaqësi që të dëgjoja në vetë të parë, disa avancime kuptimplota në rrafshin e zhvillimit për shqiptarët, për projekte të përbashkëta, që do të shkojnë nga forcimi i ekonomisë mes dy vendeve. Këtu përfshihen projekte që kam pasur për zemër, siç është Korridori Blu, që ka ngelur në Elbasan, por i premtova se do të shkojë deri në Maqedoninë e Veriut. Po merren hapa për të plotësuar segmentet në korridorin Shkup-Qafë-Thanë. Folëm për bashkëpunim mes dy vendeve tona, për njësimin e diplomave, apo të tjera lehtësira për dy vendet tona. Këto janë sfida, dhe oportunitete të jashtëzakonshme. Tema që e konsideroj kryesore, qendrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi. Censusi lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë se një regjistrim i saktë në veçanti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të mërgatës, është me rëndësi, për të drejtat kushtetuese. Për të reflektuar ato që ndikojnë jetën e bashkëkombëseve tanë. Për të reflektuar të gjitha detyrimet që do të burojnë nga kushtetuta, nga marrëveshja e Ohrit, investimet kapitale që bëhen në zonat e banuara, subvencionet për fermerët, kuotat në administratën publike, gjithçka që ka të bëjë me vëllezërit e motrat tona ka të bëjë drejtpërdrejt me censusin. Jemi në kohë për t’i drejtuar një thirrje, në emrin e PD, në emër të çdo shqiptari, këtë thirrje ia drejtoj emigrantëve, diasporës, të mërguarve nga Maqedonia e Veriut, ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejt familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni garantimin dhe fuzimimin e të drejtave të tyre.”, tha Basha.

Kujtojmë se sot Grubi zhvilloi një takim edhe me presidentin Ilir Meta, ku në fokus të diskutimit të tyre ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe regjistrimi i popullatës që mbaron në 21 prill.

Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023

Keida Kostreci

Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për energji në vend dhe do ta kthente atë në një pikë për eksportin e tij në vende të tjera të Ballkanit.

Steven Kobos, president dhe shef ekzekutiv i kompanisë Excelerate Energy me bazë në Teksas, tha për Zërin e Amerikës se deri në tremujorin e tretë të këtij viti, pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit për projektin dhe puna pritet të fillojë në vitin 2023.

Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar këtë muaj mes Shqipërisë dhe kompanive amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy parashikohet që termocentrali i Vlorës të konvertohet me gaz, si dhe do të shqyrtohet mundësia e zgjerimit të tij.

Sipas zotit Kobos ndërtimi i këtij impianti me gaz natyror do t’u përgjigjej mungesave të energjisë elektrike në Shqipëri, e cila varet ne pjesën dërrmuese nga kushtet e motit.

Ai tha gjithashtu se kjo është zgjidhja e duhur për të përdorur energji të pastër.

Kompania Excelerate Energy ka përvojë në shpërndarjen e Gazit Natyror të Lëngshëm me terminale lundruese dhe ofron shërbime të integruara për gjithë procesin, që nga zhvillimi i infrastrukturës deri tek furnizimi me gaz.

Excelerate ka zyra në Abu Dabi, Buenos Aires, Daka, Doha, Dubai, Rio de Zhaneiro, Salem, Singapore, Çitagong dhe Washington, DC.

Zëri i Amerikës: Zoti Kobos, ExxonMobil dhe Excelerate nënshkruan një memorandum me Shqipërinë për të bërë një studim fizibiliteti në lidhje me një projekt të mundshëm zhvillimi për Gaz Natyror të Lëngshëm (GNL). Çfarë përfshin ky projekt?

Steven Kobos: Për sa i përket studimit të fizibilitetit, ne kështu e fillojmë çdo projekt, duke studiuar sfidat inxhinierike, vend-ndodhjen, aspektin ekonomik etj. Kështu që në bazë të Memorandumit, ne do të studiojmë dhe analizojmë nëse ka një potencial për Gaz Natyror të Lëngshëm si burim energjie, që natyrisht do të përfshijë zhvillimin e një terminali për importin e GNL-së. Po ashtu edhe përshtatjen e termocentralit ekzistues të Vlorës ose zgjerimin e tij në mënyrë që të funksionojë me gaz. Ky është një element kritik. Dhe përveç kësaj, të identifikojmë mënyrën më të mirë për ta përdorur atë bazë për të zgjeruar shpërndarjen e GNL-së nga ai terminal importi si në Shqipëri, edhe më tej në rajonin e Ballkanit. Pra këtë do të bëjmë, do të analizojmë aspektin inxhinierik, koston, mundësinë për të investuar kapital etj.

Zëri i Amerikës: Cili është afati kohor për këtë studim dhe për projektin dhe cilat janë disa nga fazat kryesore?

Steven Kobos: Kjo është pjesa ku ne duam të jemi shumë të saktë. Duhet të studiojmë siç duhet anën inxhinierike, matjet dhe koston. Unë parashikoj që t’ia dorëzoj Ministrisë (së Infrastrukturës) analizën në tremujorin e tretë të këtij viti, 2021. Dhe duke u nisur nga përvoja e punës e kompanisë Excelerate në gjithë botën, mendoj se projekti për GNL-në mund të fillojë në vitin 2023.

Zëri i Amerikës: Çfarë kapaciteti do të ketë terminali i importit?

Steven Kobos: Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është që ne do t’i marrim masat për zgjidhjen më të mirë. Nuk ka asnjë problem për të përmbushur çdo lloj kërkese. Disa nga terminalet tona lundruese përpunojnë (mbajnë) 28 milionë metra kub gaz të lëngshëm në ditë, në disa nga tregjet me kërkesat më të larta. Disa janë më të vogla por do të shohim se cila është zgjidhja optimale, në mënyrë që energjia të jetë e përballueshme. Por i gjithë ky program duhet të jetë i përballueshëm dhe këtu është avantazhi i terminaleve lundruese, siç janë shumica e terminaleve tona të importit në të gjithë botën, që e ulin koston në mënyrë masive. Kjo të lë kohë që të hidhet në treg më me shpejtësi, që projekti të përmbyllet më shpejt. Ne gjithmonë orientohemi nga pyetja se cila është zgjidhja e duhur.

Nëse kërkesa për Ballkanin është më e vogël, ne nuk do të ofrojmë një zgjidhje si për Brazilin për shembull. Kështu që ne do të shohim një zgjidhje me përmasa të përshtatshme për rajonin.

Por ne mund të përmbushim çdo lloj nevoje, deri tek më e madhja. Të gjitha palët duhet të fitojnë.

Zëri i Amerikës: Çfarë do të ofrojë ky projekt për Shqipërinë?

Steven Kobos: Vlora u zgjodh nga ministria, por për mua ka kuptim si vend ankorimi. Por le të flasim fillimisht se çfarë po përpiqemi të sigurojmë për Shqipërinë me GNL-në? Shqipëria është një vend unik përsa i takon burimeve të larmishme të energjisë. Në gjithë botën po bëhen përpjekje për të hequr dorë nga karboni dhe qymyri. Dhe Shqipëria është e veçantë me këtë përqendrim të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme, përmes hidroenergjisë sa saj. Është diçka e mrekullueshme. Shumë vende do të dëshironin të kishin atë nivel prodhimi të energjisë së ripërtëritshme ndërsa shkojmë drejt dekarbonizimit.

Nga përvoja jonë në botë kemi arritur në përfundimin se Gazi Natyror i Lëngshëm është i përkryer për këtë lloj kombinimi burimesh. E shohim edhe në Brazil ku ka shumë hidrocentrale. Ka një farë varësie tek stinët, me mungesa furnizimi të mjaftueshëm kur ka thatësira. Dhe mbi të gjitha me prodhimin e energjisë, ke nevojë për vazhdimësi dhe qëndrueshmëri, si edhe për kosto të përballueshme. GNL do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do të thoja se është një plotësues i përsosur për burimet e ripërtëritshme, pasi sasia e tij mund të rritet dhe të ulet në varësi të prodhimit të energjisë së rinovueshme. Kjo do ta lejojë Shqipërinë të plotësojë nevojat e saj në momente kur luhatja e natyrshme e energjisë së ripërtëritshme është ndoshta e pamjaftueshme për nevojat e brendshme të Shqipërisë dhe njëkohësisht të bëhet eksportues i energjisë në vendet përreth.

Studimi do të analizojë se në cilat tregje do të depërtojmë dhe cili është mekanizmi më i mirë për të arritur në tregje të ndryshme? Por mendoj se është diçka për të cilën të gjithë në Shqipëri mund të krenohen pasi do të krijojë qëndrueshmëri më të madhe tek energjia e ripërtëritshme dhe së dyti do të luajë rol për zëvendësimin e qymyrit në vendet fqinje.

Më duhet të theksoj këtu, se këtë bën Gazi Natyror i Lëngshëm, ne zëvendësojmë qymyrin dhe nëse bota synon të përmbushë qëllimet e saj për të ulur sasinë e karbonit, objektivat e Marrëveshjes së Parisit, etj, ne do të duhet të ngadalësojmë shtimin e projekteve të mëtejshme të qymyrit dhe të zhvendosim projektet ekzistuese të qymyrit.

Zëri i Amerikës: Kur i merrni këto vendime dhe hyni në këto marrëveshje, a merrni parasysh gjithashtu se cila është situata në përgjithësi në vend?

Steven Kobos: Ne investojmë në tregjet ku shërbejmë. Dhe sigurisht, nga të gjitha vendet, që ne shërbejmë, kemi interes të jemi në një treg të mirë. Dhe zakonisht kjo nënkupton respektimin e shtetit ligjor, nënkupton qëndrueshmërinë.

Padyshim që Shqipëria është një vend shumë pro-amerikan dhe kjo na jep qetësi, që të dimë që ka këto vlera dhe kjo zakonisht do të thotë që është një vend, ku nuk jemi të shqetësuar për të investuar.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se keni kapacitetin që të furnizoni me çfarëdo lloj sasie që të jetë e nevojshme. A jeni në gjendje të thoni në këtë moment se sa mund të jetë kjo sasi?

Steven Kobos: Kjo është diçka që do ta vlerësojnë inxhinierët dhe teknikët tanë. Nuk mund ta them. Jemi vetëm në fillim.

Zëri i Amerikës: Dhe Gazi Natyror i Lëngshëm do të shkojë me cisterna? A mendoni se do të jetë në gjendje porti i Vlorës ta akomodojë një gjë të tillë?

Steven Kobos: Do ta studiojmë. Mund t’ju them se në projektet tona ekzistuese ne kemi për shembull platforma, si në Boston, ku terminali është 20 kilometra larg bregut nga ku e transportojmë (në tokë) me një tubacion nënujor. Në Argjentinë kemi një terminal 40 kilometra përgjatë lumit. Gjëja më e mirë për një platfotmë lundruese është se realizon çka është më e mira për të gjitha palët. Dhe me siguri që mund të gjejmë një sistem shpërndarjeje të përshtatshëm, qoftë në det të hapur, qoftë pranë bregut, apo ndonjë zgjidhje tjetër.

Zëri i Amerikës: Në memorandum thuhet gjithashtu se një nga përfitimet e drejtpërdrejta për Shqipërinë do të jetë konvertimi i termocentralit të Vlorës në Gaz Natyror të Lëngshëm. Të pakën ky është një nga objektivat e Shqipërisë. A do të jetë pjesë e studimit të fizibilitetit se sa gaz do të konsumojë termocentrali?

Steven Kobos: Këto janë pyetje të rëndësishme. Ne do t’i shqyrtojmë ato si pjesë e studimit. Por meqë studimi nuk ka filluar, për fat të keq nuk mund të hyj në detaje. Ajo që mund t’ju them është se jemi të kënaqur të punojmë së bashku me ExxonMobil për të zhvilluar zgjidhje të besueshme dhe të përballueshme për energjinë në Shqipëri. Forma e saktë, a do të jetë modifikim i kapacitetit ekzistues të termocentralit të Vlorës apo një zgjerim i tij, si do të funksionojë me elementë të tjerë, nuk jam në gjendje ta them ende.

Zëri i Amerikës: Dhe a jeni në gjendje të na thoni se sa do të investohet dhe cili do të jetë plani për investimin?

Steven Kobos: Kjo është e lidhur me atë që studimi i fizibilitetit do të përcaktojë si strukturën optimale. Secili prej terminaleve në botë është i ndryshëm, mund të jenë të vendosur në det, në breg, sa gaz do të shpërndajnë, të gjitha këto bëjnë pjesë në përcaktimin e kostos. Por mund t’ju them, ne jemi të interesuar të investojmë në Shqipër kështu që do të jemi shumë të vëmendshëm që të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe të funksionojë për të mirën ekonomike të vendit.

Arsyeja që jemi entuziastë që fillojmë studimin e fizibilitetit është pikërisht që të marrim këto përgjigje që do të përcaktojë vendimet për investimet. Ne do ta bëjmë këtë me shpejtësi. Mendoj se pas gjashtë muajsh pak a shumë, do të jemi në një pozitë më të mirë për të vlerësuar alternativat.

Zëri i Amerikës: Pse zgjodhët Shqipërinë? U nisët duke pasur parasysh vendin vetë apo rajonin?

Steven Kobos: Duhet të shohësh detajet e çdo tregu dhe ne jemi në të gjitha llojet e tregjeve nga Shtetet e Bashkuara siç përmenda në Boston, në Bangladesh, Pakistan Brazil Argjentinë, Abu Dhabi Dubai, ne u shërbejmë të gjitha llojeve të tregjeve.

Ne shohim se ç’ka kuptim për tregun dhe pritshmëria ime në këtë rast është që edhe vendi, edhe rajoni kanë rëndësi. Është e rëndësishme që të ketë burime shtesë për siguri energjie, për ato që nuk plotësojnë hidrocentralet, ta bësh të besueshëm, të eliminosh nevojën për import etj. Kjo është e vlefshme në vetvete. Por përveç kësaj, kur mendon se në ç’mënyrë do të shpërndahet, duhet të shohësh tërësinë e tregut si brenda territorit ashtu edhe jashtë tij. Kështu që unë shpresoj dhe mendoj se kjo do të ishte një përfitim për Shqipërinë, përsa i takon eskportit.

Zëri i Amerikës: Si lindi ky partneritet për të sjellë Gazin Natyror të Lëngshëm dhe që të bashkëpunojnë Shqipëria, Exxon dhe Excelerate?

Steven Kobos: Kemi disa kohë që diskutojmë. Mendoj se ambasada e Shteteve të Bashkuara luajti një rol të dobishëm në organizimin e disa diskutimeve. Mendoj se ambasadorja Kim ka qenë një mbështetëse e këtij projekti që e ka vlerën tek krijimi i një sigurie të furnizimeve dhe tek zëvendësimi i qymyrit, çka do të thotë për klimën. Kështu që mendoj se ka qenë një përpjekje bashkëpunuese. Ajo që mund t’ju them është se jemi mirënjohës që punojmë me të gjitha palët e interesuara në projekt. Excelerate mez pret të sjellë aftësitë e veta në këtë grup.

Zëri i Amerikës: Vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, Serbia merr furnizime me energji nga Rusia. A është një nga synimet e këtij diversifikimi përmes terminalit tuaj edhe që të sigurojë aq energji sa të konkurrojë me Rusinë në lidhje me të paktën pjesë të tregut në rajon?

Steven Kobos: Vërtet nuk kam përgjigje, sepse kjo ka të bëjë me detajet dhe se deri ku shtrihen këto sisteme. Unë do t’u bëja jehonë komenteve të Ambasadores Kim në ceremoninë e nënshkrimit se kjo është diçka e mirë për Evropën. Kjo do të thotë që të sigurosh burime të ndryshme të energjisë në një vend evropian dhe kjo është pozitive për të gjithë, që të kenë larmi furnizimi dhe mundësi. Se ku mund të ketë mbivendosje të sistemeve specifike, sinqerisht nuk e kam parë deri në ato detaje të anës inxhinierike që të mund të përgjigjem.


Send this to a friend