VOAL

VOAL

Më shumë votuan burra, Celibashi: Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e 25 prillit 46.32%

TIRANË

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka nxjerrë sot të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi tha se 46.32% e qytetarëve të thirrur në votime kanë dalë për të votuar.

Duket se burrat kanë qenë në shumicë për të votuar. Kjo, pasi 47.6 % ka qenë pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % pjesëmarrja e burrave.

“Pjesëmarrja, janë shifrat të cilat bazohen në tabelat e rezultateve ose procesverbalet e Qendrave të Votimit”, tha Celibashi.

Sa i përket votimit dhe numërimit tha se ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte zgjedhore për të marrë pamje filmike të procesit të numrit të fletëve të votimit. Ka këkruar komisariati i policisë numër 1, komisariati i policisë numër 2. PD dhe LSI kanë kërkuar gjithashtu pamjet filmike të VNV”, tha Celibashi.

Kërkohet dorëheqja e Bashës dhe e Bardhit nga kreu i PD-së

Ilirian Agolli

Një grup prej 10 anëtarësh të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, themelues dhe studentë pranë saj qysh nga dhjetori 90, publikuan në mesditë një deklaratë, ku bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve kryetarin e saj, Lulzim Basha.

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së e të nën-Kryetarëve, mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar për të hapur rrugën e një procesi rrënjësor reflektimi, analize, zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturat e reja drejtuese të Partisë” – shkruan grupi i demokratëve.

Ata kërkuan që Partia Demokratike të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.

Mes tyre spikatin Bujar Nishani, president nderi i Partisë Demokratike, dy ish-sekretarët e përgjithshëm Arben Imami dhe Arben Ristani, po ashtu Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, pjesëtarë të një lëvizjeje për reformimin e PD-së, Endrit Hoxha nga të përndjekurit politikë dhe Bislim Ahmetaj nga studentët e Dhjetorit.

“Lulzim Basha ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qendror e vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës” – theksuan ata në deklaratë.

Ata vlerësuan se prej vitit 2013 e ka drejtuar PD-në pa profesionalizëm dhe pa dinjitet, duke zvogëluar anëtarësinë dhe duke shuar në mënyrë arbitrare shumë struktura të saj, largoi shumë anëtarë, themelues, e dhjetoristë, që nuk binin dakord me të, pra, duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.

“Me Lulzim Bashën janë tetë vjet një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit” – shkroi grupi demokratëve.

Ata e fajësuan zotin Basha edhe për marrëveshjen e 17 majit 2017, për të cilën nuk u këshillua me forumet e partisë, si dhe për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike, sipas tyre, nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në fjalën e parë pas zgjedhjeve se edhe këtë muaj opozita luftoi për demokracinë, duke besuar se do ta kthente atë në vend.

“Këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim, që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale” – tha zoti Basha.

Ai renditi ndryshimin e njënashëm të Kushtetutës dhe Kodin Zgjedhor nga socialistët, dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës, duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve, si u shpreh ai.

Zoti Basha përmendi “milionat e koncesioneve të korruptuara” dhe “vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë”, “kriminelët dhe bandat”, që kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median, duke zmadhuar “masakrën elektorale”.

“Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij” – tha zoti Basha. Ai tha Partia Demokratike do të vazhdojë betejën me të gjithë fuqinë deri në fitore, sepse mbi 600 mijë shqiptarë votuan për opozitën.

Nën hetim për “Fshehje pasurie”, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, sekuestrohen pasuritë e tre ish-gjyqtarëve të lartë

Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Bëhet fjalë për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, bazuar në hetimet për fshehje pasurie ndaj tre ish-gjyqtarëve të lartë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.

Duke qënë se shtetasit Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), janë hetuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 257a/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë arsye në bazë të nenit 3/1, gërma (d), të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ata janë dhe subjekte të këtij ligji.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

I. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

III. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Votat e pavlefshme, Kryemadhi: 70% e tyre janë të LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, që e nxori këtë forcë politike me 4 mandate në të gjithë vendin.

Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve.

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSi, Kryemadhi ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe bandat.

”Të dashur miq, ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSi dhe LSI.

Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, janë fituesi e vërtetë të zgjedhjeve, të parët që duhen uruar.

Së dyti uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgjedhjet në Shqipëri.

Sot u mbyllën rezultatet të zgjedhjeve për mandatet, dua të falënderoj 107 mijë votuesit e e LSI, dua të falënderoj 81mijë votuesit, ku 70% e tyre janë të LSI.”- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar të gjithë procesin zgjedhor një manipulim industrial. Në daljen e parë publike pas rezultatit që nxjerr PS fituese dhe LSI-në të tkurrur në 4 mandate, Kryemadhi jo pa emocione foli për tradhti dhe zhgënjim për shifrat, por siç tha ajo e kthjellët për atë që kishte ndodhur.

“LSI dhe qytetarët ishin përballë këtyre zgjedhjeve, përballë një pabesie të madhe që deformoi thellë vullnetin e tyre, e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. I dha hapësirë bandave, krimit, mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të shformuar çdo qëndrim të qytetarëve shqiptarë. Mbetemi të palëkundur në këtë proces. Jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë dhe më tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe, në çdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces. LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme duke filluar që sot betejën e procesit zgjedhor. Iu bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS. Në Berat, në Durrës, kudo numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët, të PD për kandidatët dhe të PS. Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës. Për 140 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. I hiqet Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. Numëruesit tanë, të vazhdojnë betejën deri në fund, jo vetëm për të delegjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI.

Ky proces i manipuluar, para, gjatë dhe pas votimit, që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, në dhunimin e Kushtetutës në mënyrën më flagrante, në përdorimin e policisë dhe prokurorisë, sa dhe për të blerë bukën mbështetësit e LSI nuk kishin para në xhep. Mjafton të shohësh manipulimin mediatik të dy mediave kombëtare.

Administrata publike, mjafton të shikoni proceset e numërimit, do të shikoni administratën publike që janë vëzhgues dhe mbajnë shënim votat e patronazhistëve të tyre. I gjithë procesi ishte një manipulim industrial. Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri apo një karrige ministri, beteja jonë është për ju të rinjtë që të mos ikni nga Shqipëria por të rrini këtu. Është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve dhe jo e Bangladeshit. Beteja jonë të mos ndalojmë për asnjë sekondë për të ardhmen e shqiptarëve. Zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra, por një gjë e kam pasur të kthjellët. Ky sistem është një sistem që i doli boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi kriminal. Beteja jonë vazhdon, nuk do të ndalet”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se si 70% e votave të pavlefshme nga 83 mijë në total janë të partisë së saj.

Kryemadhi fton të gjithë shqiptarët që duan t’i bashkohen LSI-së, teksa paralajmëron se do të dalin fakte se si të shtunën makinat me xhama të errëta shpërndanin paratë e drogës e krimit.

Ajo shprehet e bindur se LSI do të ringriet.

‘’Dua të falënderoj 81mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI.

Mejgithatë, beteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave.

Në partinë e të rinjve dhe të rejave, dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë

Kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve e numëruesve, për të çuar deri në fund procesin. Për të evidentuar çdo parregullsi e manipulim. Fakte të tjera do të vijnë, do të dalin, se si të shtunën makinat me xhama të errëta lëviznin duke shpërndarë paratë e krimit, betonit, nga Londra, Berlini, Kolumbia, Venezuela. Këto janë helmi që helmon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë e të rejat janë për të ardhmen, kundër helmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti ju ruajtë ju, djemtë e errësirës janë më të shpejtë se të dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Krishtin kur e kryqëzuan, s’dihet sa herë u rrëzua, por shkoi në të djathë të zotit shkoi. Ne do të ringrihemi. Faleminderit. ‘’- tha Kryemadhi.

 

 

Arben Ristani kërkon dorëheqjen e Bashës: 4 vjet të tjera opozitë, nuk ka shans që herën e tretë të na udhëheqë në fitore

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ristani thotë se kur humb zgjedhjet, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet.

Ai thotë se Basha pas dy humbjeve për pushtetin qëndror e lokal, nuk ka shans që herën e tretë të udhëheqë PD-në drejt fitores.

Deri më tani dorëheqjen e Bashës nga brenda PD-së e kanë kërkuar Fatbardh Kadilli dhe Bujar Nishani.

STATUSI NGA ARBEN RISTANI

PD humbi ne keto zgjedhje.

Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.

Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.

Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.

Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.

Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.

Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.

Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.

Politika eshte moral.

Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.

Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.

Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

Në Pukë numëruesit bëjnë pazare për të plotësuar votat e kandidatit, në Lezhë anëtari i LSI-së blen vota për Viktor Tushën

Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv mes vëzhguesve, në shkollën “1 Maji” në zonën e Ali Demit, ku po numëroheshin votat e 25 Prillit.

Por kjo ka qenë e panevojshme në Pukë, kur gjithçka është zgjidhur në paqe e konsensus. Video që transmetoi emisioni “Stop” këtë të martë tregoi se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit.

Në Pukë, drejtori i spitalit, Enver Sulejmani, drejtori i ujësjellësit, Petrit Deda të dy të Partisë Socialiste dhe Ndue Suma nga Partia Demokratike, në cilësinë e numëruesve të votave kanë ranë dakord, që anëtari demokrat të plotësojë edhe me kandidat, fletët, që janë votuar vetëm për partinë.

Çdo fletë votimi, që del për PD-në dhe e ka bosh vendin e kandidatit, shënjohet nga Ndue Suma.

 

Ndërsa në Lezhë, anëtarët e LSI-së kanë blerë vota për 50 mijë lekë të vjetra ose 50 euro për llogari të kandidatit Viktor Tusha.

Një nga anëtarët e LSI-së, ka shkuar nëpër shtëpi duke premtuar e dhënë para, në këmbim të votës së sigurtë për Tushën. Madje edhe kur i thonë, se janë me PD-në, ai kërkon, që të votohet numri 6, pasi votat në një vend do të shkojnë.

 

Anëtar i LSI – Hë XXXX…?!

Qytetarja – Ku je?

Anëtar i LSI – Këtu te stadiumi, jashtë në makinë.

Qytetarja – A do vish me neve?

Anëtar i LSI – Jo, ti ke për të ardhë me mue!

Qytetarja – XXX, po zbrit të takoj njëherë!

Anëtar i LSI – A ke 700 mijë lekë? A i ke euro?

Qytetari – Euro i ke.

Anëtar i LSI – Normal, normal, puna me mbarue, o burrë. Kena për të shku aty më, nëpër shpija moj..!

Qytetarja – Po ku? Po sa shpija?

Anëtar i LSI – Nja dy copë kena me shkue.

Qytetarja – Ok!

Anëtar i LSI – Shumë u vonuat ju.

Qytetarja – Sa vetë janë?

Anëtar i LSI – Nja dhjetë copë po, janë fukarenj, të shkundur.

Qytetarja – Hera e parë, që e shesin votën?

Anëtar i LSI – Po hera e parë, përherë ashtu bëhet moj, jo po këtë radhë është problem XXXX.

Qytetarja – Pse?

Anëtar i LSI – Është frikë, moj!

Qytetarja – Pse?

Anëtar i LSI – Është më e rëndë këtë radhë, është bërë problem.

Qytetarja – Këto i kini të sigurtë, që do votojnë për LSI-në?

Anëtar i LSI – Për LSI-në, po!

Qytetarja – E dinë? Ja u ke shpjeguar?

Anëtar i LSI – Normal moj, ia kam thënë.

Qytetarja – Po ti thua, se do fitojnë?

Anëtar i LSI – Them, se po.

Qytetarja – E rëndësishmja është, të çojmë 5 vota.

Anëtar i LSI – Jo dhjetë, pse pesë?

Qytetarja – Po i ke thënë 50 mijë lekë, a 50 euro, votën?

Anëtar i LSI – 50 euro, më!

Qytetarja – 50 euro? Sa veta janë këto?

Anëtar i LSI – Shiko, ka tre copë shpija!

Qytetarja – Këtu te shpija?

Anëtar i LSI – 3 vota i ka të sigurta.

Qytetarja – Ky ka 3 vota.

Anëtar i LSI – Po, 3 vota.

Qytetarja – Ok! Kështu që, 150 euro, o 150 mijë lekë.

Anëtar i LSI – 150 mijë lekë!

Qytetarja – Ok! Ia jep ti?

Anëtar i LSI – Po, po, kam fol para një muaji me këto unë, janë fukarenj, më.

Qytetarja – E kuptoj, që janë fukarenj.

Anëtar i LSI – Vende dhe popuj, bile dje e kam taku atë gruan, po nuk munda me i thënë gjë. As televizor nuk kam te shtëpia,- tha. Ça numri ka ky?

Qytetarja – 6-ta, LSI-ja është gjashta.

Anëtar i LSI – Sa vetë ka ky robi?

LSI i zonës – 4 vetë!

LSI i zonës – O Xxx, o XXX, XXX… Luasi jam.XXX XXX Luasi prej Mirdite! Hajde njëherë! Motër, hë, si je?

Banorja – Si ia kalon ti?

LSI i zonës – Sa vota ke?

Banorja – Unë jam demokrate, këtë deputetin e zonës, se ka pa kush.

LSI i zonës – LSI-së do ja japësh.

Banorja – Hë!

LSI i zonës – LSI do ja japësh, me zarf numër 6!

Banorja – LSI?

LSI i zonës – Po LSI, kam me ardh lekë për votë.

Anëtar i LSI – Sa vota ke ti?

Banorja – Unë domethënë, për veten e për një nusen e vëllait, shoqen e Markut, nuk e di, se ajo është me demokratiken.

LSI i zonës – Po në një vend shkojnë.

Banorja – Hë?

LSI i zonës – Në një vend shkojnë, me ja dhënë LSI-së.

Anëtar i LSI – Me ja dhënë LSI-së.

LSI i zonës – Ky i LSI-së është për lekë, votën do ta marrësh, do ta marrësh e të votosh!

Anëtar i LSI – Te numri 6-të!

LSI i zonës – Te numri gjashtë!

Banorja – Unë do ta shes, unë desha edhe me atë Viktorin, Viktorin e pash diku me një vend, se isha në Lezhë, Viktor Tushën.

Anëtar i LSI – Ah Viktor Tushën, për Viktor Tushën pra është. Tani do votosh për LSI-në!

LSI i zonës – LSI-ja numër gjashtë, LSI numri gjashtë, jo nuk duam demokratiken, duam numrin 6-të, mos ju kthe fjalës! Unë të them është numri jonë, se ti e di si jam unë, pasha Zotin po! Jam i mirë dhe i keq, merri 100 mijë lekë nesër! Hip në makinë!

Qytetarja – Këta janë ok?

Anëtar i LSI – Mirë me i thënë, a je nesër për numrin 6-të, se n telefon i thu ti djalit..?

Qytetarja – Zonjë! Numëroji lekët!

Anëtar i LSI – Voto numrin 6-të!

Qytetarja – Sa vota ke ti zonjë?

Anëtar i LSI – Dy!

Banorja – Dy!

LSI i zonës – Qe, qe ne kështu…

Banorja – 90-të a mi bën 100-nd?

LSI i zonës – Ashtu de..!

Banorja – Nga 50-të!

LSI i zonës – Qe, tashi atje e ka të shkrar partia, numri 6-të, Lëvizja, Lëvizja Socialiste për Integrim!

Qytetarja – Zonjë, ky zotëria këtu erdhi dhe të dha..

Banorja – 100 mijë lekë!

Qytetarja – 100 mijë lekë për dy vota?

Anëtar i LSI – Po!

Qytetarja – Do votosh, çfarë numri?

Banorja – 6-tën pra, thamë!

Qytetarja – Më fal?

Banorja – Gjashtën!

Qytetarja – Ok!

Banorja – Hajt pra, ju uroj shëndet!

Anëtar i LSI – Numrin gjashtë, natën e  mirë! Ta bëj Zoti mbarë!

(Flet në telefon)

Anëtar i LSI – Hë Lekë, tani jam, a je tu më njohur? Ku je? Në shpi a? Hej, nesër, ku je nesër? Bravo! A je nesër këndej? Hej, ta jap një kafe nesër, kur të takona!

Qytetari në telefon – Po un jam këtu, votoj gati jam, këtu te vëllai, e kam ndarë votën, mos u bëj merak!

Anëtar i LSI – Ok, e dinë ai numrin gjashtë, hë?

Qytetari në telefon – (Të qeshura) Numri gjashta!

Anëtar i LSI – Ok! Bene, hej!

(Shkon në një shtëpi tjetër)

LSI i Zonës – O Xxx, XXXX jam, XXX i XXX! Si të kam?

Banorja – Mirë se erdhët!

Banorja – Unë shkoj njëherë në kishë, pasandaj unë dua me votu Edi Ramën!

Anëtar i LSI – Po!

Banorja – Kemi me ba lutje, pasandej unë dua me votu për Edi Ramën, ose nuk votoj hiç!

Anëtar i LSI – Do me votuar nesër për Edi Ramën?

Banorja – Po, po!

Anëtar i LSI – Ça bo Edi Rama njëherë?

Banorja – Do më dojë kalamajt!

Anëtar i LSI – Kalamajt nuk t’i do Edi Rama ty! Jo, unë erdha sikur halle, edhe me të dhënë një kafe të mirë!

Banorja – Ka shumë polici, ka shumë polici ti, ore!

Anëtar i LSI – Do Edi Rama ti me qitë..!

Banorja – Po ku me e marrë pra? Kush ma mirë?

Anëtar i LSI – Me dalë Viktor Tusha, kryetar këtu, deputet, LSI-ja

Banorja – Po! Po unë jam dakord me fjalën e Tanit edhe unë do ta votoj!

LSI i zonës – Bravo, shumë bukur! Numrin gjashtë te fleta e votimit! ( nuk kuptohet)

LSI i zonës – Voto numrin gjashtë, del në kafe nesër me më thanë unë kam votu për gjashtën, unë jam anëtar, te votat jam.

Banorja – Fiks fare, për Zotin, po them unë!

LSI i zonës – Është Viktor Tusha. A e njeh Viktor Tushën?

Banorja – Po!

LSI i zonës – Është për Viktor Tushën, është dhëndër i joni, dhëndër i joni.

Banorja – Po, pra!

LSI i zonës – Nji është shok i joni, se e njohim, tashi na..!

Banorja – Numrin gjashtë?

LSI i zonës – Po!

Banorja – Ta shkruaj në një copë letër.

LSI i zonës – Po, shkruaj!

Banorja – Të marr një copë letër!

LSI i zonës – Po shkruaj numrin gjashtë, shkruaj numrin gjashtë aty, në desh me të dhënë një kafe, ta jap! Voto numrin gjashtë! Mbaje mend, qe ku i ke lekët! Është Viktor Tusha, më thuaj mu, o XXX! Merri lekët! Merri futi në xhep!

Banorja – Ej, Zoti na ruajt!

Anëtar i LSI – Na gjej e nja, XXX! Na gjej e nja gjashtë- a shtatë të tjerë nesër!

LSI i zonës – Nuk të hyn në punë nesër, ndofta herët!

Anëtar i LSI – Për Zotin, ma mbarove ah, se do me ba bella figura (figurë të mirë). Hajt, ciao!

o.j/dita

(Dokument) Kontestime për parregullsi, pse mbetet e hapur Lezha, ja si ndahen votat në kutinë e fundit

Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit. Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.

Konteston rezultatin, Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka shprehur dyshimet e tij për vjedhje të votave në Qarkun e Tiranës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Abazi thekson se duhet të vendoset drejtësi për krimin elektoral.

Mes të tjerash ai shtoi se do të kërkojë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës.

REAGIMI I ABAZIT
Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.bw

Mark Marku: PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. I bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku reagon përmes një postimi në facebook lidhur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa flet për milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i kryeministrit sipas tij, Marku shkuan se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.

“Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.
Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.”- shkruan Marku.

Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.
Të dashur vellezër dhe motra.
Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.

Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.
Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.
Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.
Miqësisht, Mark Marku.

PS shpall fitore, PD i konteston zgjedhjet

Gresa Kraja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu bashkëngjit përkrahësve të Partisë Socialiste në Tiranë për të shpallur dhe festuar fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, që i dhanë atij mandatin e tretë si kryeministër dhe partisë së tij mundësinë për të qeverisur Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.

Në Sheshin Skënderbe, në prag të përmbylljes së numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë, që nxorën Partinë Socialiste fituese të 74 mandateve, duke i hapur rrugën që të krijojë e vetme Qeverinë, Kryeministri Rama u tha simpatizantëve të tij se rezultati i zgjedhjeve demokratike “është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë.”

“Ne e kemi thyer rekordin tonë,” tha Rama në mesin e brohoritjeve të të pranishmëve në shesh, duke e cilësuar si historike fitoren e partisë që ai e ka udhëhequr që nga viti 2005.

“Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë,” tha Rama në vazhdim. “Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi… Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja jonë se është misioni ynë ta bëjmë këtë vend.”

Rama po ashtu i bëri thirrje Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të saj Lulzim Basha, që u rendit në vendin e dytë, që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe kërkoi bashkëpunim nga partitë e tjera për ta trasuar më tutje rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, jo vetëm i atyre që votuan, por edhe i atyre që nuk votuan fare.”

Basha: Partia Socialiste bleu dhe nxori mijëra vota të pavlefshme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kontestoi rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, Partia Socialiste bleu dhe nxori mijëra vota të pavlefshme.

“Ne hymë në betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim. Mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për blerjen e votës. Përdorën milionat e koncesioneve, kriminelët dhe bandat shantazhuan administratën. Do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë. Kush mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne jemi më të fortë”, deklaroi Basha.

Ai tha se këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë, porse Partia Demokratike nuk do të dorëzohet.

“U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist por ia dolëm. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokracinë, unë besoja se ne do ta fitonim dhe do t’ia rikthenim Shqipërisë demokracinë. Këto zgjedhje nuk kishin të bëjnë me demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë. Kush mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne jemi më të fortë”, deklaroi Basha.

Shumica e kutive të votimit janë numëruar

Partia Socialiste në Shqipëri kryeson si forcë e parë në tetë qarqe të vendit, ndërkohë që shumica e kutive të votimit janë numëruar.

Deri më tani, Partia Socialiste rezulton me 74 mandate, Partia Demokratike ka një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 vende në kuvendin e ri, krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

Ndërsa, Lëvizja Socialiste ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm katër mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Meta kërkon maturi nga partitë politike

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se është meritë e tij që 25 prilli të ishte ditë e qetë dhe pa probleme dhe se kjo ditë i shërben demokracisë dhe stabilitetit në vend.

“Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës”, u shpreh presidenti përmes një video-mesazhi.

Ai kërkoi maturi nga partitë politike në mënyrë që procesi të mbyllet qetësisht.

“Sfida ime madhore, sidomos këto dy vjetët e fundit, ka qenë që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik”, tha Meta.

BE: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët për media, u kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e numërimit të votave të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin efikas dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen.

Duke iu referuar konstatimeve të OSBE/ODIHR, zyrtarët e BE-së, i cilësojnë zgjedhjet si të rregullta.

“Sipas zbulimeve fillestare dhe konkluzioneve të Misionin Vëzhgues të OSBE/ODHIR, zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të mirëorganizuara, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Komisioni Qendror Zgjedhor i reformuar, mbikëqyri procesin në mënyrë transparente. Vëzhguesit raportuan shqetësime të lidhura me keqpërdorim të resurseve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se periudha e tranzicionit deri në konstituimin e parlamentit dhe qeverisë së re, nuk duhet të frenojë zbatimin e reformave të nevojshme.

“Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e agjendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, përfundon deklarata.

Në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë të drejtë vote kishin 3.6 milionë qytetarë.

Qytetarët votuan për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri dhe qeverinë e re që do të udhëheqë vendin për katër vjetët e ardhshme.

Në Shqipëri, të dielën u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48.59 për qind, përkatësisht 1.729.834 qytetarë.

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore.

Për krijimin e qeverisë, partia apo koalicioni fitues duhet të ketë së paku 71 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Sherr në KZAZ në Durrës- “Vangjush Dako je bo politikan, bravo”, Ferdinand Xhaferri debat me ish-kryebashkiakun, simpatizanti i PS i hedh bidonin me ujë dhe…

Një sherr është regjistruar sot në KZAZ nr.21 në Durrës, ku po vijon procesi i numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka debatuar me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Pasi Xhaferri është futur në pallatin e sportit, i është afruar podiumit ku qëndronte i ulur Dako, ndërsa i ka thënë me ironi: “Dako je bo politikan. Vangjush Dako je bo politikan. Bravo të qoftë!”. Ndërkohë që simpatizantët e PS-së kanë nisur në ovacion; ‘fitore, fitore!’. Më pas, duke iu afruar shtabit elektoral të PS-së, Xhaferri iu drejtohet; “Jeni zagarët e Dakos”.

Shkëmbimi i fjalëve në distancë ka bërë që një prej simpatizantëve të PS-së t’i hidhte një shishe me ujë në drejtim të Xhaferrit, dhe i por kanë ndërhyrë disa persona të tjerë, për të qetësuar situatën, pasi ka pasur edhe shtyrje fizike mes palëve. Madje simpatizanti e kërcënon, duke i thënë; “Po ti ça zagari je? O ti o unë këtu!”.

 

 

“Parregullsi të rënda në procesin zgjedhor”, PD shkresë KQZ: Të na vihen në dispozicion të dhënat teknologjike

TIRANË

Përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike.

Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:

Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryëqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.

Ambasadorja Kim për hetimin e SPAK: Kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm të ndiqet penalisht!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me njoftimin e SPAK, ku njoftonte se kishte nisur procedimin për 33 raste që lidhjen me denoncim për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një reagimi në Twitter, Kim thekson se kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm, duhet të ndiqet penalisht.

“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”, -tha Yuri Kim.

Numërimi i votave drejt fundit, Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe

TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Basha ka zhvilluar takim dhe me dy aleatët e tij, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Fatmir Mediun e PR.

Denoncimet për 25 prillin- SPAK nxjerr shifrat: 33 procedime penale, 27 për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

SPAK ka bërë publike faktin se subjektet politike kanë bërë kallëzime pranë këtij institucioni, ndërkohë që vetëm për 33 prej tyre ka nisur procedimi penal.

Sipas SPAK, nga keto procedime, 27 procedime jane për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.
Për të gjitha rastet që janë në hetim, garantojmë subjektet që kanë paraqitur kallëzimet, si dhe opinionin publik se, deri tani janë hetuar dhe në vijim do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme që lidhen me veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Kushdo që ka të dhëna, fakte apo çdo gjë që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të fakteve të kallëzuara është i mirëpritur t’i paraqesë në Prokurorinë e Posaçme, duke i garantuar se do vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe do i nënshtrohen hetimit të plotë.
Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar :
• 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a Kodi Penal. (E lidhur me subjekte në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme)
• 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248 dhe 328 Kodi Penal.
• 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal.

Shtyhet sërish afati i bllokimit të Kapshticës, kalimi drejt Greqisë i mbyllur deri më 3 maj

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. bw

“Stafi i ambasadës do ketë vizita gjatë gjithë natës”, ambasadorja Yuri Kim shkon në Elbasan

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas inspektimit në terren të qendrave të numërimit në Tiranë, është nisur drejt Elbasanit. Mësohet se diplomatja amerikane ka vizituar një qendër të numërimit të votave në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’, për të parë nga afër këtë proces.

Kim ka takuar komisionerë dhe numërues, ku i ka inkurajuar për të vijuar me përpikëri punën e tyre.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ ambasadorja lajmëroi se edhe gjatë natës së sotme stafi i ambasadës do të vizitojë disa qendra votimi në Tiranë.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. Mirë për të parë një bashkëpunim më të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, ritëm më të shpejtë të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP,”- shkruan Kim.

Mark Marku: Në Lezhë PD-së mandati i pestë i është vjedhur. Në rang kombëtar po mashtrohet opinioni publik

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku tha sot se Partia Demokratike ka korrur fitoren më të thellë të pluralizmit në Qarkun e Lezhës. Marku u shpreh se ka pasur tentativa të shumta për shit-blerje votash nga mazhoranca.

Ndër të tjera, kandidati i PD tha se PD ka marrë katër mandate në këtë qark, ndërsa akuzoi se mandati i pestë i është vjedhur.

“Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt. Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik.

Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”, tha Marku. gsh

ODIHR: Ja kur ikim nga Shqipëria

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, tha në fjalën e saj, gjatë prezantimit paraprak të raportit për zgjedhjet e 25 prillit, se këto zgjedhje treguan se besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset.

Kryetarja e misionit të ODIHR u shpreh se ata do të qëndrojnë në Shqipëri deri më 7 maj, për të parë të gjithë procesin, dhe për të bërë raportin final me të gjitha rekomandimet.

“Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Pas marrëveshjes politike të arritur vjet, aktorët tashmë kanë besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe votuesit, që u paraqitën në numra të besueshëm, tregoi se pati besim te KQZ dhe administrata.

Identifikimi elektronik në gjithë vendin luajti rol të rëndësishëm te rritja e besimit. Ishte një sfidë, se u realizua në një kohë të shkurtër. Pati disa probleme teknike, megjithatë në përgjithësi vlerësimi ynë për votimin dhe numërimin është se zgjedhjet ishin të organizuara mirë. Mësuam për pretendime për shit-blerje votash nga partitë politike, diçka që është shumë e paqartë për t’u identifikuar. Kjo tashmë konfirmohet nga një numër i mirë hetimesh të hapura, që para ditës së zgjedhjeve. Kjo ka një ndikim te besimin e zgjedhësve. Tani është reagimi efikas i autoriteteve, që do të luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Së bashku me ekipin e analistëve, unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 maj, dhe do të vazhdojmë të ndjekim çdo ankesë. Vetëm pasi ta kemi parë gjithë procesin, do jemi në gjendje të mbyllim punën tonë, të hartojmë raportin final dhe të bëjmë rekomandimet. Në fillim të këtij misioni iu premtova, se pavarësisht vështirësive, do të kemi një vlerësim të bazuar në prova, të paanshëm dhe të detajuar, dhe kam besim se ne e kemi bërë këtë”, u shpreh ajo. rel

“Dy mandate në Shkodër e dy në Tiranë”, Tom Doshi e konfirmon: Po, jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me PS

Kryetari i larguar i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.

Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.

I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

 

Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?

Tom Doshi: 2, të sigurta.

Po në të gjithë Shqipërinë?

Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.

A do të bënit koalicion me Ramën?

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Po nëse do të kishit ftesë nga Basha?

Tom Doshi: Jo, në asnjë mënyrë.

Trupat amerikane zbarkojnë në Shqipëri në prag të manovrës së përbashkët

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe një ushtar amerikan.

Gresa Kraja

Në prag të manovrës më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të hënën në Shqipëri zbarkoi kontingjenti i fundit me rreth 800 ushtarë amerikanë që do të jenë pjesë e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila përmes llogarisë së saj në Twitter ka paralajmëruar edhe qëndrimin e disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri, gjatë muajit maj, për t’i mbikëqyrur ushtrimet e përbashkëta historike mes mijëra ushtarëve amerikanë dhe shqiptarë në Shqipëri.

Manovra e NATO-s “Defender 21”, që përbën njërin nga ushtrimet më të mëdha fushore amerikane në Evropë në 25 vjetët e fundit, ka filluar në fund të muajit mars dhe do te përmbyllet në muajin qershor përgjatë Ballkanit dhe rajonit të Detit të Zi, në pikat strategjike që lidhin Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Në këtë manovër ushtarake marrin pjesë 28 mijë trupa të shteteve të Aleancës Veriatlatike nga 27 shtete pjesëmarrëse.

Pjesëmarrëse dhe njëkohësisht nikoqire e kësaj manovre që ka për qëllim përgjigjen e shpejt dhe të koordinuar ndaj një situatë krize, është edhe Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Manovra e NATO-s “Defender 21” ndodh në kohën kur marrëdheniet mes NATO-s dhe Rusisë janë në kulm të acarimit.

Javëve të fundit, Rusia ka shtuar kërcënimet dhe praninë ushtarake në kufi me Ukrainën, duke hapur mundësinë e një intervenimi ushtarak rus në pjesën lindore të Ukrainës.

Arbër Paplekaj mbetet në burg, lirohen 10 të akuzuar të tjerë, 9 vullnetarë të PD: Arrestimi i paligjshëm (Video)

ELBASAN

Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbetet në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit dhënë sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë, teksa janë liruar 10 të akuzuar të tjerë, mes tyre 9 vullnetarë të PD. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, teksa e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie. Prokuroria kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit.

Përfundon numërimi i votave në Has, PD shpallet fituese me 4.576 vota, ja sa siguroi PS

HAS
Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.

Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.

Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.

Paplekaj: Kam kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme

Është zbardhur dëshmia e Arbër Paplekajt, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Në dëshmin bëhet e ditur se Arbër Paplekaj shprehet i tronditur për humbjen e jetës së një personi.

Ndër të tjera ai thotë se nuk mund të japë shpjegime për shkak të kësaj tronditjeje dhe se për faktin se nuk ka dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja e tij dhe katër fëmijët.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam.

Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.

Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.
Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”
, thuhet në dëshminë e Paplekajt.

Reagimi i parë nga PD. Tabaku: Në njësinë 10 kemi rritje me 1200 vota

TIRANË

Në një prononim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësine 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.

“Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit!
Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana. Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim.” u shpreh Tabaku.

Një akuzë e re për Arbër Paplekajn: Nën kërcënimin e armës i mori makinën një qytetari dhe…

ELBASAN

Një akuzë e re për autorin e dyshuar të vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria ka deklaruar se mbi Paplekajn rëndon akuza e vjedhjes me armë, pasi pas konfliktit në Elbasan, nën kërcënimin e armës i ka marrë makinën një qytetari dhe ka udhëtuar me të drejt Tiranës, ku është vetëdorëzuar në repartin RENEA.

Faktet kanë dalë sot në seancën që po mbahet në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të akuzuarit. Paplekaj, ish-efektiv policie akuzohet dhe për  vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë. bw

Prokuroria: Në makinën e Klement Xhaferrit u gjetën 19 karta ID dhe një listë me emra, në të Grecës, lista e patronazhistes. Çfarë u gjet nga kontrollet në banesa

Të gjithë të akuzuarit e çështjes së Elbasanit kanë dalë sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Nga konflikti me armë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria nuk e përcakton se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit dhe nga ana e efektivëve të pranishëm në vendin e ngjarjes është deklaruar vetëm se janë dëgjuar të shtëna.

Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim pas ngjarjes i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Dhe po kështu gjatë aksioneve për kërkimin e Xhaferrit janë gjetur në dy banesa serverat e dy kamerave të sigurisë, por edne nuk janë hapur.

Ndërkohë në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur vetëm një listë me emra dhe patronazhist, por jo karta ID.
Po kështu rezulton se mjeti që përdorte Klement Xhaferri, me të cilin ishte në vendngjarje ishte në pronësi të kompanisë Beko.

Por Eldjo Beko i vetmi i arrestuar nga pala tjetër e konfliktit i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” tentoi ta fshihte këtë fakt.

Vrasja në Elbasan- Jepet sot masa e sigurisë, dalin para gjykatës Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë

ELBASAN

Jepet sot masa e sigurisë për ish-oficerin e policisë Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

 

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.
1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Rezultati në Njësinë 10, ja kush janë kandidatët e PS dhe PD që janë votuar më shumë

Ka përfunduar me sukses publikimi i rezultateve në Njësinë 10 në kryeqytet.

Në këtë njësi, për herë të parë në vend, u implementua votimi elektronik dhe përgjigja e votave rrjedhimisht u publikua më parë krahasuar me KZAZ e tjera të Tiranës.

Në këtë njësi, fituese u shpall Partia Socialiste, 6,007 vota. E dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta, LSI me 628 vota. Gjithashtu, përgjigja doli edhe kandidatin preferencial, risi për këto zgjedhje.

Në këtë zonë, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste ishte Fatmir Xhajfa, me 2795.

Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike më i votuari ka dalë kandidati Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 238 vota.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:

PD-AN

Lulzim Basha 492

Jorida Tabaku 286

Sali Berisha 238

Agron Shehaj 525

Oriela Nebiaj 469

Dashamir Shehi 355

Në total 4464

PS

Luljeta Bozo 195

Najada Çomo 67

Ogerta Manastirliu 281

Arben Ahmetaj 128

Etilda Gjonaj 103

Belinda Balluku 243

Etjen Xhafaj 272

Pandeli Majko 132

Mimi Kodheli 187

Fatmir Xhafaj 2795

Në total 5884

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Himarës, ja rezultati

VLORË

Përfundon numërimi në Bashkinë e Himarës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë një proces i qetë, ndryshe nga vitet e tjera që ka pasur situata dhe problematika të ndryshme.

PS- 3447 vota, 58%
PD- 1854 vota, 31%
LSI- 341 vota, 5.80%
Vota të pavlefshme 124

Votimi elektronik, nxirren ‘live’ rezultatet në Njësinë 10, PS e para me 6007 vota, PD-LSI marrin 5178 vota

TIRANË

Partia Socialiste ka fituar në Njësinë 10 në kryeqytet ku për herë të parë u votua elektronikisht. Ka qenë vetë Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ 40.

Rezultatet janë shfaqur live për opinionin publik. Celibashi tha se as KQZ nuk është njohur më herët me të dhëna dhe logimi është për herë të parë. Gjatë natës është kryer importimi për KZAZ 40.

PS 6007 vota

PD 4550

LSI 628

PSD 208

Boiken Abazi 179

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, fillon procesi i numërimit të votave

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar në disa qytete procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në disa qendra votimi që ka përfunduar numërimi, respektivisht në katër nga gjithsej 5.199, kryeson partia në pushtet, ajo Socialiste e Shqipërisë me 57,62 % për qind të votave.

Në vend të dytë renditet koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë, me 31,6 për qind të votave.

Më pas, në vend të trete renditet partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 8,99 për qind.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat konfirmoi se ka filluar procesi i numërimit të votave.

Duke iu referuar të dhënave paraprake mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, ai tha se pjesëmarrja sipas të dhënave nga KQZ është në nivelin 48,2 për qind.

Në lidhje me procesin e numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve, Celibashi theksoi se “KQZ ka marrë të gjitha masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve të paktën për partitë politike dhe koalicionet dhe pastaj të vazhdojmë me procesin e nxjerrjes së rezultatit për kandidatët”.

Ndërkohë në lidhje me procesin zgjedhor ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në një intervistë në një emision televiziv në Shqipëri tha se populli në përgjithësi votoi i qetë dhe i lirë.

“Tani është detyra e komisionerëve dhe numëruesve përtej interesave të partive që i kanë caktuar të veprojnë me përgjegjshmëri, transparencë dhe patriotizëm dhe të vlerësohet drejt çdo votë që ka hedhur sovrani. Sot populli në përgjithësi votoi i qetë dhe i lirë. Unë jam i bindur që në kutitë e votimit është vullneti i sovranit”, deklaroi presidenti Meta.

Në zgjedhje konkurruan dy koalicione, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim (PD-AN), i cili udhëhiqet nga partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe përbëhet nga 13 parti që garojnë me një listë të vetme si koalicion, si dhe koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), i përbërë nga 4 parti politike.

Gjithashtu 10 parti politike garuan më vete, përfshirë edhe partinë në pushtet, Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS) dhe disa kandidatë të pavarur.

Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Tiranë

Në Shqipëri ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, që u zhvilluan nën kushtet e pandemisë së koronavirisut të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit për zgjedhjen e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë filloi në ora 07:00 dhe përfundoi zyrtarisht në orën 19:00 në pothuajse të gjithë territorin e vendit me përjashtim të disa qendrave që ka patur ende votues.

Qytetarët e ushtruan të drejtën e votës nëpër 5.199 qendra të votimit, ndërkohë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka pasur konflikte që mund ta vendosin në rrezik zhvillimin e procesit apo integritetin e procesit zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat disa minuta pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit tha se ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur, duke përjashtuar sipas tij ato raste në të cilat ka akoma radhë votues në qendrën e votimit.

“Nga informacionet që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të thotë që ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe nga siguria dhe integriteti i tij si proces”, tha Celibashi

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) publikuar në uebfaqen e këtij institucioni, nga raportimet e 2.470 qendrave të votimit nga 5.199 gjithsej, pjesëmarrja deri në orën 18:00 në rang vendi është 45,48 për qind.

Në zgjedhje konkurruan dy koalicione, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim (PD-AN), i cili udhëhiqet nga partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe përbëhet nga 13 parti që garojnë me një listë të vetme si koalicion dhe koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), i përbërë nga 4 parti politike.

Gjithashtu 10 parti politike garuan më vete, përfshirë edhe partinë në pushtet, Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS) dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit në disa qytete.

Në zgjedhjet parlamentare u zbatua sistemi proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar që është 1 për qind në shkallë vendi.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së zgjedhjeve ishin në fuqi masat aktuale kundër COVID-19, si mbajtjen e maskës, ruajtja e distancës dhe ndalimi i grumbullimeve masive.

Ndërkohë, pas mbylljes së procesit të votimit do të jenë në fuqi edhe masat e kufizimi të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Risia e këtyre zgjedhjeve ishte procesi i votimit nën kushtet e pandemisë, sistemi i ri zgjedhor, votimi dhe numërimi elektronik që do të aplikohet si projekt pilot në një nga zonat zgjedhore në Tiranë dhe konkurrimi i disa partive të reja.

Celibashi: Rezultati për partitë brenda 48 orëve, lidershipët duhet të kuptojnë se tani ka nevojë për qetësi

Në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu kërkoi të gjithë krerëve të partive politike që të ruajnë qetësinë, gjatë numërimit të votave.

Celibashi tha se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që rezultati për partitë dhe koalicione të dalë brenda 48 orëve. Kreu i KQZ theksoi se do të nisë menjëherë numërimi i votave, sapo të përmbyllet totalisht procesi i votimit dhe të transportohen kutitë në vendet e numërimit.

“Nga informacionet që ka KQZ, rezulton se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrisht që nuk mund të shpëtonim nga disa episode, por në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces zgjedhor, ose proces votimi, në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Dua të jem i sinqertë e të pranoj se ka qenë një tension i madh në KQZ, në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje, që do duhej dhe u realizua në një kohë të shkurtër. Dua të them se janë më pak se 200 qendra votimi, rreth 167, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk u përdor për faktin se nuk u paraqitën operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të pamundësisë së operatorëve për të përdorur pajisjen. Mendoj që ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë dhe padiskutim që meritën kryesore e ka nënkomisionerja Pelinku, të cilën gjej rastin ta përshëndes.

Tani që procesi i votimit ka përfunduar, ose është duke u përfunduar, është e nevojshme të sjell në vëmendje detyrimet e komisionerëve për të përmbyllur procesin. Do të presim të numërohen fletët e votimit për të marrë vesh se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Partitë të ruajnë qetësinë. Gjithë lidershipi politikë duhet të kuptojë se ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment. KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike dhe koalicionet, për të vijuar me rezultatin për kandidatët. Gjithë procesi i numërimit të fletëve të votimit do të jetë i vëzhguar nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë. Do të fillojmë menjëherë procesin e numërimit, sapo të përmbyllim procesin e votimit dhe transportimin e kutive në mënyrë të sigurt në vendet e numërimit të votave”, tha Celibashi.

KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 16:00, në Tiranë dyndje e paprecedent

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 16:00 ka shkuar në nivelin e  40.91% .

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 47.4%, më pas Qarku i Tiranës  me 46.28%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 43.55 %.

Pjesëmarrja deri në orën 16:00 në nivelin e 40.86%. Kryeson Dibra, Vlora e fundit

40.86 % pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 në rang vendi

Ora 16:30 Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 40.86% në rang vendi. Janë 1642 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 47.55 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

“Më goditën nënën”, çifti në Maliq që u dhunua në qendrën e votimit të mbuluar në gjak: Ishin dy djemtë e kryeplakut

Personat që shihni në foto janë burrë e grua që ranë pre e dhunës sot në një qendër votimi sot në Maliq.

Incidenti ndodhi në fshatin Vashmi. Gazetarja Lodrena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e çiftit të dhunuar, dhe të mbuluar në kokë me gjak, teksa hipnin në një furgon policie. Burri u shpreh për mediat se ishin dhunuar nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit.

“Aty në qendër votimi. Na goditën ata të qendrës. U zumë për nënën. Do votonte nëna, se lanë. E shtynë plakën, e goditën. Edhe mua më goditi. Ata që më goditën janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut.”, tha burri. Gazetarja Lorena Kodra tha se ka qenë një vëzhgues që i ka goditur të dy burrë e grua.

“Koha të prisni për gjykimin e popullit”, ambasadorja Kim thirrje politikanëve nga Durrësi: Shqiptarëve iu intereson vendi i tyre

DURRËS

Nga qyteti i Durresit, ku ishte këtë pasdite për vëzhgimin e procesit zgjedhor, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu bëri thirrje kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve politikë, që të presin për rezultatin e zgjedhjeve, pra të presin gjykimin e qytetarëve.

“Kemi parë pjesëmarrje të lartë. Kjo tregon se Qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre. Janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësi e autoriteteve të hetojnë. Ne e kemi bërë shumë të qartë që të hetohen çështjet deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, tha ambasadorja Kim.

 

Makina humb kontrollin brenda tunelit Elbasan-Tiranë, dy të plagosur, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme brenda tunelit Elbasan-Tiranë.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë mësohet se janë lënduar dy persona, ndërkohë është bllokuar aksi i tunelit që vjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./ dita


Send this to a friend