VOAL

VOAL

Apartamente e makina, GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij (dokumente)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

“BalkanWeb” sjell më poshtë pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, ku rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

Ndërtimi i HEC-it, përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës në Tepelenë, dhunohet Auron Tare (Video)

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike asfalti (bitumi), që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se banorët janë përplasur me punonjësit e firmës, që po kryen ndërtime.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, banorët e kësaj zone kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cënuar ndjeshëm, sipas tyre, cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

I pranishëm sot në protestë ka qenë edhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjes, është dhunuar nga punonjësit e firmës, por që fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda. Më pas i është drejtuar komisariatit për të bërë denoncim.

Vijon përplasja, Dritan Leli u përgjigjet këshilltarëve: S’vij as te “Petro Marko” dhe as tek “Ismail Qemali”

“Lufta e ftohtë” në distancë mes kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe socialistëve vijon.

Pas refuzimit për mbledhje në teatrin “Petro Marko” këshilltarët e bashkisë së Vlorës kanë kërkuar një tjetër takim, këtë herë në ambientet e universitetit “Ismail Qemali” me rend ditë diskutimin dhe miratimin e projektvendimit për sekretarin e këshillit.

Por kryebashkiaku Leli ka refuzuar kërkesën për mbledhje në godinën e universitetit duke lënë të hapur vetëm një rrugë, online.

Kjo me argumentin se grumbullimet nuk lejohen për shkak të masave anti-COVID.

Sa i përket çështjes së sekretarit, ai thotë se nuk ka nxitim, pasi nuk është larguar nga puna, por ka dalë në pension.

“Ndjesë të gjithë lexuesve që e kanë humbur radhën e kërkesave të Këshillit Bashkiak për mbledhje jashtë radhe, por më duhet të sqaroj sërish se qëndrimi im për të zhvilluar mbledhje në ambiente të mbyllura, pavarësisht emrit, ngelet i njëjtë.

Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë”, shkruan Leli në një postim në Facebook.

Tiranë: Diplomatët perëndimorë nxitin qeverinë të shtojë luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore

Ilirian Agolli

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, nxiti sot qeverinë e Shqipërisë të shtojë përpjekjet e saj për të dërguar në burg trafikantët e qenieve njerëzore dhe për t’u kujdesur që viktimat e tyre të riintegrohen në shoqëri.

Ambasadorja Kim i bëri këto komente sot në një konferencë të organizuar nga OSBE mbi bashkimin e përpjekjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tha se Shqipëria me gjithë faktorët e saj, qeveria, shoqëria civile, mediat dhe të tjerët duhet t’u bashkohen me përpjekjen botërore për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore.

“Me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare që drejtojnë tre prej strehëzave të Shqipërisë për viktimat e trafikimit, ministria e brendshme dhe institucionet e drejtësisë mund të ringjallin përpjekjet për të identifikuar më shumë viktima, për të ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët dhe për të përgatitur të trafikuarit, që të rihyjnë në shoqëri” – tha ambasadorja Kim.

Reforma në drejtësi siguroi, sipas saj, institucionet dhe profesionistët që do të dërgojnë trafikantët pas hekurave si dhe për t’u kujdesur për viktimat.

Ambasadorja Kim theksoi se për Presidentin amerikan Biden dhe Sekretarin Blinken, korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA

“Urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe luftën kundër trafikimit njerëzor, në një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’u kërkojmë llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor” – tha zonja Kim.

Trafikantët, tha ajo, përfaqësojnë “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, ndaj ata do të ndalohen të hyjnë në SHBA.

“Nëse keni një vizë amerikane apo një peticion për një vizë emigrimi, nuk do t’iu hyjnë më në punë, sepse nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SHBA mund të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj, nëse kalon përmes ose ka një lidhje me Shtetet e Bashkuara” – tha ambasadorja Kim.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ishte Kryetare e Zyrës së OSBE-së në vitin 2020, sapo fitoi një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB për vitin 2022-2023 dhe është në prag të hapjes formale të negociatave për anëtarësimin në BE.

Në një Raport të vitit 2020 nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin theksohet se “gjatë 15 viteve të fundit, numri i viktimave të diktuara është rritur”.

Shumica dërrmuese e rasteve thjesht kalojnë pa u vënë re dhe pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, thuhet në raport.

Trafikimi vazhdoi pas Protokollit të Palermos të vitit 2000 për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të personave, 25 milion persona në të gjithë botën janë viktima të punës së detyruar dhe shfrytëzimit seksual.

Vëzhguesit pohuan se trafikimi i qenieve njerëzore ushqehet nga pabarazia shoqërore dhe ekonomike, nga varfëria, papunësia, dhuna dhe konflikti, ndaj bashkëpunimi kundër këtyre dukurive vlerësohet si mjet kryesor në përmirësimin e gjendjes.

Shqipëri, hapet ekspozita me vepra të rralla nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka hapur në Tiranë ekspozitën me temë “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”, me vepra dhe antikuarë të rrallë, raporton Anadolu Agency(AA).

E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila në fjalën e saj tha se “të gjitha këto thesare vërtetë përçojnë vlera të larta”.

“Zbulova me kënaqësi se edhe në Arkivin e Shtetit po njësoj gjatë vitit të pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila ka nxjerrë në pah akoma dhe më tepër pasurinë dhe të gjithë thesaret e bibliotekës, një bibliotekë e fjetur për 30 vite”, theksoi ministrja Margariti.

Ajo u shpreh se arkivi është kthyer në një hapësirë të hapur dhe kjo sipas saj është bërë si me anën e digjitalizimit, duke afruar gjithnjë e më tepër nxënësit, studentët dhe studiuesit.

“Kemi bërë të njëjtën gjë bashkë me Bibliotekën Kombëtare dhe në të njëjtën mënyrë kemi arritur dhe ne të nxjerrim në dritë thesare të fshehta, thesare që patjetër na përkasin të gjithëve ne”, u shpreh ndër të tjera Margariti.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në aktivitetin e hapjes tha se në këtë ekspozitë prezantohen disa antikuarë të veçantë, sipas tij, një pjesë e tyre janë kopje unike në Shqipëri.

“Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur nga sytë e publikut për vite të tëra. Prej një viti, kushdo që dëshiron të shikojë libra të rrallë si këto që nuk i gjen dot as në Bibliotekën Kombëtare e ka të mundur të vijë në bibliotekën e arkivit dhe t’i studiojë ato. Mirëpo, përtej kësaj është e domosdoshme që edhe të shkojmë ne, t’i çojmë pranë të rinjve, sidomos për të nxitur kërshërinë e tyre, për të vijuar studime e tyre”, tha Bido.

Veprat e rralla mes tyre edhe për historinë e vjetër të egjiptianëve, asirianëve dhe babilonasve të cilat ruhen në fondet e bibliotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë do të ekspozohen për publikun më 15-16 qershor në ambientet e Kalasë së Tiranës.

Dekriminalizimi “djeg” një tjetër kryebashkiak, Prokuroria: Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi

MALLAKASTËR

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton me probleme në ligjin e Dekriminalizimit.

Pas hetimeve të kryera, pasi ky kryebashkiak u denoncua nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në përfundim të hetimeve, Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Qerim Ismailaj nuk është kryebashkiaku i vetëm që preket nga ligji i Dekriminalizimit, pasi më herët PD ka denoncuar edhe disa emra të tjerë, mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Vorës, Agim Kamjaku, që vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare. bw

Gramoz Ruçi njoftoi sot tërheqjen e tij nga politika

VOA

Në Shqipëri, kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi sot tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.

“Kam zgjedhur ditën e sotme, se s’ka më mirë se sa 30 vjetori i PS, s’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë qeverisës, s’ka më mirë se sot, sepse pas disa muajsh kam 70 vjetorin, të deklaroj se më 9 shtator (kur hapet parlamenti ri shën.red), nuk do të ushtroj më mandatin që më kanë dhënë PS dhe socialistët shqiptarë të Qarkut të Fierit”, deklaroi zoti Ruçi.

Në zgjedhjet e 25 Prullit ai drejtoi fushatën në zonën e Fierit. Por ndonëse siguroi një tjetër mandat për në parlamentin e ri, zoti Ruçi nënvizoi se “nuk do kem ambicie, për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes sime politike që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vjet”.

Një figurë e qjendur gjatë viteve të gjata të karrierës, në sulmet e përsëritura të kundërshtarëve politik, për prejardhjen e tij nga ish Partia e Punës, dhe sidomos për faktin që ai kishte qenë ministër i Brendshëm, kur në 2 Prill të vitit 1991 në Shkodër, mbetën të vrarë gjatë një demonstrate antikomuniste katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, ai mbeti një emër me peshë në PS.

Ndonëse në historinë e Partisë socialiste ai qëndroi në nivelet më të larta drejtuese të saj, zoti Ruçi nuk mori asnjëherë poste ekzekutive gjatë viteve kur socialistët ishin në pushtet, ndërsa në 8 vitet e fundit drejtoi parlamentin e Shqipërisë.

Përfundimi i fjalës së tij në Kongresin e socialistëve u prit me duartrokitje të gjatë, ndërsa kryetari socialist Edi Rama i kushtoi atij gati gjysmën e fjalimit. Ai tha se me largimin e tij zoti Ruçi lë pas një boshllëk që vështirë se do të und të mbushet. “Askush nuk është i pazëvvendësueshë, por jo gjithskush ëhstë lehtësisht i zëvendësueshëm. Gramozi hyn te një lloj shumë i rrallë protagonistësh në jetën e një organizate apo një vendi, të cilët zëvendësohen me shumë vështirësi e duhet një kohë e konsiderueshme që kjo të ndodhë. Duhet ta pranojmë me respekt vendimin e tij e të mësojmë prej këtij vendimi”, tha zoti Rama.

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Policia plan masash për rendin dhe sigurinë, kufizohen lëvizja në disa rrugë, ja thirrja për qytetarët

KURBIN

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:
– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/ taxi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. bw

Shqipëri, fillon samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Tiranë

Në Tiranë po mbahet samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ka në fokus ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal, raporton Anadolu Agency(AA).

Në këtë samit marrin pjesë Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti që mbahet në Pallatin e Brigadave, në kryeqytetin e Shqipërisë, kryeministri Rama ka realizuar një takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Tegeltija.

Në fund të punimeve të samitit, kryeministrit Rama dhe eurokomisari Varhelyi do të adresohen në një konferencë për media.

Liderët do të diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bashkëpunimin rajonal dhe aspektet e procesit të integrimit evropian.

PD reagon për shkarkimin e Metës: Vendim antikushtetues, përfaqësuesit e krimit në Kuvend s’mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës!

TIRANË

Partia Demokratike reagon pas vendimit të Kuvendit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, me 104 vota pro.

PD e cilëson vendimin e Kuvendit antikushtetues, ndërsa deklaron se “Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj”.

Më tej, PD i drejtohet Gjykatës kushtetuese, e cila ka tashmë në dorë fatin e Metës, që të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Shkarkimi i Metës, vjen reagimi i parë nga Presidenca: Bravo ju qoftë, nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti…!

TIRANË

Vjen reagimi i parë nga Presidenca pas shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, me 104 vota pro.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim, ndërsa shton se “Presidenti është zero i shqetësuar nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist”.

Reagimi i Tedi Blushit:

Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!
Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.
Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!
Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.
Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!

Kuvendi voton me 105 vota pro shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

TIRANË

Me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Me 104 vota pro, 7 kunder Parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit.

Ora 14:45 Është mbyllur procesi i votimit në seancë plenare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i komisionit hetimor ka nisur numërimin e votave të deputetëve. 115 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 7 nuk janë të pranishëm në seancë, mes tyre, Ministrja Olta Xhacka, deputetja Rudina Hajdari, Fidel Ylli.

Ora 14:00 Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Anketimi i DIHA-s: 63% e bizneseve gjermane vlerësojnë negativisht situatën ekonomike në Shqipëri

Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në periudhën mars-prill 2021, situata aktuale ekonomike duket të jetë më pak pozitive ku 63% e të anketuarve e vlerësojnë negativisht (2020: 54%). Vetëm 8% e të anketuarve e vlerësojnë me “mirë” situatën ekonomike, ndërkohë që nuk ka pothuajse asnjë ndryshim me vitin e kaluar që ishte 9%. 29% e kompanive e vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme” (2020: 38%).

23% e të anketuarve vlerësojnë pritshmëritë për situatën ekonomike më mirë, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 5% e bizneseve. Vitin e kaluar anketimi është zhvilluar në shkurt 2020, pra sapo kishin filluar efektet e pandemisë. Duket se pas një viti të vështirë, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës. 38% e kompanive vlerësojnë si të „pandryshuar“ pritshmëritë për situatën ekonomike (2020: 52%), ndërsa 40% e tyre e vlerësojnë negativisht (2020: 43%).
Ndër faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, janë vlerësuar me notë maksimale kualifikimi i punonjësve, produktiviteti dhe motivimi i tyre dhe arsimimi akademik. Për më tepër, një ndryshim pozitiv dallohet edhe tek faktorët që më parë shiheshin në mënyrë shumë kritike, si “Stabiliteti politik dhe social” dhe “Parashikueshmëria e politikave ekonomike”.

Në këtë anketim, bizneset kanë qenë përgjithësisht më skeptikë ndaj zhvillimit të vendit dhe më optimistë për sa i përket bizneseve të tyre. Krahas faktit që kemi lënë pas një vit shumë të vështirë dhe me pasiguri maksimale për shumicën e sektorëve, kjo shpjegon edhe një rënie të dëshirës për të ri-investuar, apo për të rritur numrin e punonjësve.

Në përgjigje të pyetjes “Kur mendoni se mund të arrini xhiron që biznesi juaj ka patur përpara fillimit te pandemisë?” 36% e të anketuarve parashikojnë në vitin 2023 ose më vonë, 31% në vitin 2022, 15% në gjysmën e dytë të vitit 2021, 2% në gjysmën e parë të vitit 2021. Ndërkohë 6% e bizneseve mendojnë se nuk do të mund të rikthehen ne nivelet e të ardhurave përpara pandemisë dhe 10% e të anketuarve e kanë arritur tashmë xhiron e mëparshme.

Zëvendës Presidentja e DIHA-s, znj. Ulrike Bega u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse se shumë biznese pësuan një goditje të rëndë nga pandemia dhe ekonomia vazhdon të vuajë pasojat, të cilat do të vijojnë të ndjehen edhe pas përmirësimit të situatës shëndetësore, që fatmirësisht duket se po afron, duke qenë se numri i rasteve me Covid-19 po zvogëlohet ditë pas dite. Megjithatë ajo theksoi se rezultatet e pyetësorit mbi klimën e biznesit tregojnë se pavarësisht situatës së vështirë, dallohet dritë në fund të tunelit. Për të ndihmuar në kalimin e kësaj situate të vështirë, si dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar dhe për të bërë biznes, ajo ftoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e DIHA-s, të vazhdojnë punën e përbashkët intensive. Ajo shprehu besimin se pavarësisht vështirësive të dukshme që po kalon aktualisht, Shqipëria ka një perspektivë shumë pozitive për të ardhmen dhe do të jetë një ndër vendet më të mirë për të jetuar pas dy apo tre dekadash.

Ambasadori Gjerman, z. Peter Zingraf theksoi në fjalën e tij se “Sundimi i ligjit dhe transparenca kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare për klimën e investimeve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjithashtu nëse mund të shtoj, për procesin e integrimit në BE. Tashmë është e rëndësishme që hapat e ndërmarrë deri më tani në këto fusha të ndiqen në vazhdimësi – një proces në të cilin Shqipëria do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Gjermania po ndihmon në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19, për shembull duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes një strukture këshilluese dhe programeve të garantimit.”

Ministri i Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi vlerësoi se anketime të tilla janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë Qeverinë për të kuptuar më qartë se ku duhet të përqendrohet puna. Ai theksoi se bizneset jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po kalojnë një periudhë të vështirë dhe Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes punon në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe Qeverisë. Ai përmendi planin për themelimin e një strukture koordinative për të rritur dialogun mes qeverisë dhe biznesit, si një mënyrë për të mbledhur drejtpërdrejt feedback, jo vetëm mbi problemet e bizneseve, por edhe propozime konkrete për zgjidhje, veçanërisht kur bëhet fjalë për bizneset e huaja që mund të ndajnë përvojat e vendeve nga vijnë.

Mbi anketimin
Nga data 17 mars deri më 16 prill 2021, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1485 kompani, nga të cilat 48 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 60 % të kompanive anëtare të DIHA-s. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është për të gjitha vendet njësoj.
Rreth Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë.

DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe këshillon kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe kërkime tregu. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha vendet, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane. Deri më tani numërohen 92 shtete me mbi 140 zyra përfaqësie në të gjithë botën (www.ahk.de).

Gazetarët përjashtohen nga aktiviteti i Kuvendit, reagon Meta: Akt i dënueshëm dhe i papranueshëm!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kuvendit për riorganizmin e punës së gazetarëve në këtë institucion.

Përmes një reagimi Meta e ka cilësuar të papranueshme dhe antidemokrat këtë vendim që sipas tij është një partiak.

REAGIMI I METËS
I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.
Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.
Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit. 🇦🇱

Zgjedhjet për kryetar të PD, Lubonja: S’duhet të ishin bërë tani, opozita të jetë e bashkuar për të mposhtur regjimin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, foli mbi një analizë që ai kishte bërë, e që në fokus kishte krimet elektorale. Lubonja e nisi argumentimin e tij që nga viti 1996-ë, ku asokohe sipas tij, vendi përjetoi një krim elektoral.

Situata rreth 25 vite më vonë, sipas Lubonjës, është po e njëjtë, ndërsa tanimë sipas analistit, mjetet e manipulimit të votës janë më të sofistikuara. Sakaq, ai u ndal dhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Analisti nënvizoi se kjo nuk është koha e duhur për t’u bërë këto zgjedhje, pasi do të ishte më e udhës sipas tij, të diskutohej për manipulimin e votave që ndodhi më 25 prill. Duke qenë se kjo gjë nuk ndodhi, Lubonja thotë se PD është dobësuar.

“Përsëriten të njëjta fenomene. Krimi elektoral ndodh nga një nevojë dhe cila është ajo? Nevoja është për të fshehur krimet e bëra gjatë qeverisjeve. Në këtë kuptim them që në Shqipëri vazhdon kjo traditë e vjedhjes së votave, sepse ata që duhet të marrin votën nuk ndjejnë që e fitojnë atë vende sepse në koishiencën tyre kanë vjedhje që kanë bërë më herët. Në 96 Berisha duke ditur që do i humbte zgjedhjet bëri masakrën zgjedhore dhe teza e hedhur në peticion është një paralajmërim që kemi bërë atëherë për atë që do të ndodhte më mbrapa”, tha Lubonja.

Çfarë ka ndryshuar nga 96 deri në 2021?

Fatos Lubonja: Ka ndryshuar një gjë. Bëj edhe krahasimin me anijen e batuar, në një anë, e cila është batuar edhe më rëndë me këtë masakër zgjedhore dhe që ka një trajektore të parashikueshme. Ajo që ka ndryshuar edhe për fat të keq, është ajo që mund të sjellë rrezikun tjetër, mbytja. Ajo që ka ndryshuar është që kanë ndryshuar metodat nga një krahë, e nga krahu tjetër politikat janë më të forta se në atë kohë. Asokohe populli protestoi, ndërsa sot, ka më pak intelektualë të pavarur seç ishin atëherë. Atëherë ishim 17 persona që firmosëm një peticion, ndërsa sot s’i gjejmë dot kaq. Mediat nuk ishin asokohe në regjim të politikës. Krimi ekzistonte edhe atëherë, por nuk ishte strukturuar dhe të ishte kaq i lidhur me pushtetin nëpërmjet këtij mekanizmi të pastrimit të parasë, që e shohim në Tiranë dhe jo vetëm. Unë gjykoj që jemi në këtë lloj pafuqie dhe lidhur me këtë merremi me opozitën.

Opozita ndodhet në këtë anije të batuar dhe rrezikon të mbytet?

Fatos Lubonja: Opozita ndodhet në bordin e kësaj anije dhe në vend që të ketë aftësinë, bashkë me mazhorancën, luajnë në bord luftën me pushtet brenda PD, me opozitat e ndryshme dhe nuk ndihen shqetësimin e madh, atë të përdhunimit që ka pësuar ky vend me këto zgjedhje. Të dy palët merren pak me çështjen e këtij përdhunimi të madh. Një pjesë janë të dëshpëruar, dikush ia hedh fajin tjetrit. Ekzistonte 97 pas 96, por duhet të bashkohen bashkë për këtë rrezik të madh që është anija, por jo të merremi me kush do të fitojë brenda PD, për të marrë timonin e bordit. Ai që punon çdo ditë brenda këtij regjimi, mund ti fitojë zgjedhjet pas 4 vitesh. Edhe kur shikoj Bashën që flet sikur është në fushatë. PD nuk i duhet gara se kush do e marri PD, i duhet një bashkim për të zgjidhur gjithçka çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Manipulimet me paratë që janë hedhur në FB e qytetarëve, ishin problemet që duhej të merrej kjo opozitë

Publiku pyet se përse hesht zoti Basha, sepse ai u sulmua gjatë fushatës?

Fatos Lubonja: Kryesorja pse hesht është se po merret se kush do të fitojë PD. Ajo cka duhet ishte një mobilizim i të gjithëve, edhe me të tjerët që janë përdhunuar në këtë pikë. Ata nuk dalin dot nga bordi i anijes, nëse vijmë pas 4 vitesh do të jenë në situatë më të rëndë.

Lufta për pushtet mbizotëron mbi interesin politik?

Fatos Lubonja:
Lufta për pushtet shkon baraz me interesin e tjetrit. Ai që të voton, ai të rrëzon. Bëhet fjalë për një manipulim sepse s’ke punuar mirë. Të merresh me luftën në pushtet është pak. Pra fillo puno për njerëzit, për të bindur ato që janë për t’u bindur, ato që janë faktor, sepse këtu ka ndodhur një masakër. Nuk e di çfarë i kanë thënë ambasadores amerikane, të isha unë do të ngrija vjedhjen elektorale që janë bërë. Nëse mendojnë që i sjell Amerika në pushtet dhe i lëpihen amerikanëve, nuk janë për atë punë.

Roli i ndërkombëtarëve është në çdo kohë. Sot, në krahasim me atë kohë, ndërkombëtarët thanë të pranohen zgjedhjet, rezultati i tyre. Ishte i qartë?

Fatos Lubonja: Ajo që ndodhi më vonë, ishte kriza e piramidave që kishte filluar. Kur bëmë peticionin kishte filluar, kishte mbështetje për qeverinë. Një ngjarje e rëndësishme në atë kohë, që ka ndryshuar edhe ndërkombëtarët, ka qenë një artikull një gazetari anglez, i cili shkroi në shkurt, një shkrim që tronditi politikanët perëndimorë, të titulluar: Ky regjim gangsterësh që ne mbështetshin. E kishin fjalën për të gjithë. Ishte një punë e gazetarit, që ishte informuar, kishte pyetur gazetarë këtu. Sigurisht kjo ndikoi, por ajo që ndryshoi situatën ishte protesta popullore. Unë mendoj që këto zgjedhje duhet të ishin bërë më vonë dhe duhej sqaruar situata, si blerjet e votës, presioni. Pas kësaj duhej një analizë e rëndësishme me zëra të ndryshëm, por me një shqetësim, se si mund të ishte e fortë kjo parti. Nëse pranojmë situatën që jemi në një regjim që kontrollon gjithçka, jemi në një kontekst tjetër. Duhej një PD me rishikim të politikave të tjera dhe jo me një ide që vetëm PD na shpëton nga kjo. Jo vetëm, por bashkë, sepse janë shumë që janë të interesuar. Unë kështu e mendoj. Por, ajo çka shoh unë është një dobësim i opozitës që krijon më shumë avantazhe për sistemin, kështu më duket.

Konjufca në Shqipëri: Asociacioni s’bën të ndodhë, duhet koordinim i thellë që të mos dëmtohemi nga dialogu

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet sot në Shqipëri për vizitë zyrtare. Ai paradite ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Tiranë, Gramoz Ruçi, me të cilin tha se kanë diskutuar shumë çështje, ndër të cilat edhe në lidhje me dialogun me Serbinë.

Konjufca në një konferencë të përbashkët me Ruçin pas takimit tha se Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta dhe se edhe politika duhet të bëhet e përbashkët.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi në komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, tha Konjufca.

Konjufca tha se me Ruçin diskutuan edhe për procesin e dialogut me Serbinë si dhe Gjykatën Speciale. Ai theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bën të ndodhë assesi dhe se përt marrëveshjen finale me Serbinë nevojitet koordinim i thellë i Kosovës me Shqipërinë.

“Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqë faktorët ndërkombëtarë e kanë definuar atë si faza përfundimtare që duhet të përmbyllet ky dialog me një marrëveshje përfundimtare. Na duhet koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën, dëm do të ishte krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës që do të kontrollohej nga Beogradi, dhe kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët”, deklaroi Konjufca.

Gara për kreun e PD, Jemin Gjana: Ja pse nuk mund të publikojmë listën e anëtarësisë

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana komentoi procesin zgjedhor për kreun e ri të partisë, i parashikuar për më 13 qershor.

“Po i afrohemi javës së fundit, janë përmbyll një sërë problematikash. Një pjesë ka patur të bëjë me axhendën e takimeve të kandidatëve, dhe komisioni është i plotësuar me përfaqësues të 4 kandidatëve. Presim të finalizojmë edhe përbërjen e komisioneve. Në mbledhjet e fundit është miratuar fleta e votimit,  numri total dhe i ndarë në degë i anëtarësisë. 75 mijë e 76 anëtarë të PD që janë në sistem dhe sistemi është i mbyllur dhe do hapet në prani të përfaqësuesve të të gjithë kandidatëve për të shkarkuar listat e votimit në datën e përcaktuar. Janë miratuar mbi bazë të numrit, qendrat e votimit për cdo degë të PD. Janë 5 degë që kanë nga dy qendra votimi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Kamza. Tirana është e ndarë në 15 degë të PD dhe në asnjë prej tyre nuk ka më shumë se 2500 anëtarë. Është hedhur edhe shorti i renditjes, si do të jetë sekretimi i kësaj flete votimit. Kishim 4 modele, për fletën e votimit. Kemi miratuar të gjithë setin e dokumentacionit që do i duhet strukturave të zgjedhjeve për procesin. Procesverbali i hapjes së votimit, i mbylljes, pra të gjitha formatet tip.” u shpreh Gjana.

Ndërsa foli për numrin e anëtarësisë, Gjana sqaroi edhe arsyet pse nuk vihen në dispozion lista e anëtarësisë së PD.

“Kryesorja është cështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik. Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të blikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave.” -tha Gjana ndërsa theksoi se ndryshe nga listat e partive, listat e votuesve nuk tregojnë përkatësi të tilla.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Zef Hilën: Rikthehet automatikisht në detyrën e kryebashkiakut ose të deputetit

Konstitucionalistja Aurela Anastasi ka komentuar për “News24” dhe “BalkanWeb” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të “rrëzuar” qeverinë lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas konstitucionalistes Anastasi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rikthen automatikisht në detyrë kryebashkiakun Hila.

Në këto kushte, sipas saj, ai mund të vendosë se cilin nga funksionet mund të mbajë, atë të kryebashkiakut apo të deputetit, dhe për këtë duhet të deklarojë vullnetin e tij pranë KQZ.

“Zgjedhja e tij si deputet ka qene ne kushte te rregullta, pasi ai kur u zgjodh nuk ka qene ne detyre. Nderkohe vendimi i Gjykates Kushtetuese e rikthen ne detyre automatikisht. Prandaj, ne keto kushte mendoj se ai mund te vendose se cilin nga funksionet do te mbaje. Per kete duhet te deklaroje perpara KQZ vullnetin e tij”, ka thënë Anastasi për “News24” dhe “BalkanWeb”.

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, u shkarkua nga detyra, pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në qershor të vitit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat. Kur bëri publik vendimin e shkarkimit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Hila jo vetëm do shkarkohej, por edhe do të ndiqej penalisht. Rama paralajmëroi se kush do do ndjekë shembullin e Zef Hilës do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

Gati dy vjet pas ngjarjes, Zef Hila u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u kandidua në qarkun Shkodër pasi sipas verifikimeve të prokurorisë, rezultoi i pastër dhe i padënuar.

Vrasjet në vend, reagon ashpër Meta: Policia të shkundet nga apatia dhe të luftojë krimin në çdo qelizë!

Preisdenti Ilir Meta reagon pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend.

Reagimi i Metës:

Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.

Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”.

Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor!

Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre! 🇦🇱

Gërvalla dhe Dendias dakordësohen që të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka bërë të ditur se Kosova dhe Greqia janë pajtuar të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë.

Gërvalla tha se Zyra e Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjesht për çështje ekonomike, tashmë do të jetë në zyre e ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fushat tjera, duke përfshirë edhe atë politike.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo, raportojnë mediat e Kosovës.

Gërvalla tha se Kosova dhe Greqia ndajnë mendimin se integrimi në BE dhe NATO është ndër hapat më të rëndësishëm drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, e edhe Serbinë.

Ajo më tej shtoi se njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit nga të gjithë anëtarët e BE-së , përfshirë edhe Greqinë e konsiderojnë kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan.

Meta kur pyetet nëse do të jetë president deri më 2022: Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore

Kreu i shtetit, Ilir Meta teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënën në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i sugjeroi gazetarët që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është më antikushtetues.

Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

Juristja e Aleancës: Fitore e momentit. U plotësuan 2 nga 3 kërkesat

Juristja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha se Gjykata Kushtetuese pranoi 2 prej 3 kërkesave të parashtruara nga ata.

Teksa e cilësoi si një fitore të momentit, Kalaja tha se është kërkuar që në seancë të paraqitet edhe një ekspert për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ku do të vërtetohet sipas saj se teatri Kombëtar ka qenë një vepër arti.

“Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa dy nga 3 u pranuan. Kjo është fitore e momentin. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Krkuam marrjen e provave që daton që në 1937 që kanë të bëjmë me blerjen e votës. Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se jo vetëm që jemi bashkuar me palën e presidentit, si palë e trete, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve pe të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme. Ngërçi është se palët e interesuara, duke nisur nga Kuvendi, Kryeministria, ministria e Kulturës dhe asaj të Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri nuk ka qenë monument kulture. Ne do të vërtetojmë se teatri jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit.”, tha Kalaja.

Ligji për Teatrin- Kushtetuesja i jep kohë për provat shtesë Presidencës deri më 8 qershor. Hedh poshtë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve

Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës për t’i paraqitur për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit.

Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.
Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe i dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore. Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”, deklaroi Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor i Presidentit.

Ligji për Teatrin Kombëtar, vijon seanca në Kushtetuese, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon si dëshmitarë Ramën dhe Braçen

 

Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit palë e përfshirë në procesin për ligjin e Teatrit Kombëtar pas padisë së Presidentit të Republikës ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Më herët ishte përfaqeësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishi që kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti

Nis në Kushtetuese seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Këshilltari Dervishaj: Të merren provat shtesë. Të thirren si dëshmitarë senatorët italianë

TIRANË

Ka nisur në Gjykatën në Kushtetuese seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia në Kushtetuese u bë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në vitin 2019, i cili kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNWeb” se Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit deklaroi se është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë, rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.

 

1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

Në Padinë e Presidentit thuhet se ligji është antikushtetues pasi paracakton garën. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti

bw

Daci: Në Shqipëri duhet të marrë fund periudha e vendimeve jokushtetuese

Në Shqipëri më 23 qershor Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankesën e Shoqatës së Bashkive, që kërkon shpalljen të pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve, duke i bojkotuar ato. Presidenti Meta, anuloi datën origjinale të zgjedhjeve dhe lëshoi një dekret të dytë, kundërthënës, për t’i shtyrë zgjedhjet për në tetor. Zgjedhjet u zhvilluan mes një polarizimi të thellë politik, kur opozita, në një gjest të pashembullt, ishte larguar nga parlamenti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës juristi Jordan Daci, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të shoqatës, parashtron disa nga argumentat kryesore mbi të cilat bazohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve.


Zoti Daci thotë se ai do të mbrojë argumentin se është Gjykata Kushtetuese institucioni i vetëm që ka të drejtën të shqyrtojë kushtetueshmërinë ose jo të një dekreti të presidentit. Ai përmendi gjithashtu të tjera argumente të karakterit formal kushtetues sikurse ato që lidhen me garantimin e stardardeve të së drejtës për të zgjedhur, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, përfshirë krijimi i mundësive për të zgjedhur, garantimi i fshehtësisë së votës si dhe regjistrimi dhe funksionimi i partive politike në përputhje me kërkesat kushtetuese.

25 prill – Asamblea e Partisë Socialiste vlerëson lart rolin e patronazhistëve

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi nga Asambleja e selisë rozë ka bërë një analizë të anëtarësisë në këtë parti.

Gjatë fjalës së tij, Pëllumbi theksoi se anëtarë të PS-së janë 112.917 anëtarë. Mes të tjerash ai theksoi se numri i grave anëtare në PS është shtuar nga viti në vit, ndërsa theksoi se qarqet Vlorë, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Lezhë kanë plotësuar kuotat.

Ndër të tjera Pëllumbi nuk harroi pa përmendur edhe patronazhistët, ndërsa vlerësoi rolin e tyre për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se.

“Me lejoni qe në mënyrë të përmbledhur te jap nje informacion mbi gjendjen dhe drejtimet kryesore të veprimtarisë së ngjeshur të strukturave vendore të partisë gjatë vitit të kaluar dhe muajve të këtij viti për forcimin organizativ të tyre për të arritur objektivin kryesor, fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Së pari, po jap disa të dhëna për anëtarësinë e partisë dhe punen për përmirësimin e tyre.
Aktualisht Partia Socialiste numëron në rradhët e saj 112.917 anëtarë, nga të cilët 107977 janë në 61 bashkitë e vendit dhe 4940 jane në Degët tona ne Greqi e Itali. Anëtarësia e partisë ka regjistrin e vet elektronik, i cili këto dy vjet është përmirësuar e pasuruar me informacion, duke hedhur të dhëna më të plota e të sakta për anëtarësinë e partisë, për strukturat vendore,si dhe në shkallë vendi. Nga ky regjistër janë nxjerrë të dhënat që po paraqes në këtë informacion.

Në efektivin e partisë 30050 janë shoqe, të cilat përbëjnë 27.8 përqind të anëtarësisë nga 26.7 përqind vitin e kaluar. Aktualisht janë 1678 shoqe më shumë se 2019. Në qarqet Vlorë, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Lezhë është plotësuar detyrimi statutor për të pasur mbi 30 % shoqe në anëtarësinë e tyre.
Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Partia Socialiste aktualisht ka 34.8 % të anëtarësisë me arsim të lartë nga 31% që kishte në fund të vitit 2019. Qarku i Tiranë ka % më të lartë me 50% të anëtarësisë, Gjirokastra 36%, Durrsi, Vlora, Elbasani me 33%, si dhe Fieri me 31%.

Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë nga 47% që zinin një vit më parë,tregues qe ka ardhur në permirësim. Në total sot pra kemi 78.4 përqind të anëtarësisë së partisë me arësim të lartë dhe të mesëm. Në të gjithë qarqet por edhe ne kuadër të bashkive, niveli arsimor i anëtarësisë së partisë është dukshëm mbi nivelin arsimor të popullsisë aktive në shkallë vendi.
Raporti anëtar partie/zgjedhës në vitet e fundit ka përmirësim të vazhdueshëm dhe për vitin 2020 eshte 1 me 31.7.

Ne lidhje me anëtarësimet e reja mbetet detyrë aktuale dhe për këtë vit, si një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së strukturave të partisë, një detyrë për çdo OS, për secilin anëtar partie dhe kjo Asamble do të dalë dhe me një vendim te vecante për këtë qellim.
Së dyti, në lidhje me rolin në rritje të Organizatave Socialiste.
Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 funksionuan 5042 Organizata Socialiste. Krahasuar me tri zgjedhjet e mëparshme në parti, 2015, 2017 dhe 2019, numri i tyre është shtuar respektivisht me 30, 40 dhe 7 OS, pra rezulton se ka një qëndrueshmëri në ndërtimin e strukturës organizative të njësisë bazë të partisë, e cila ka siguruar funksionim normal organizativ dhe një veprimtari optimale elektorale.

E veçanta e kësaj periudhe ka qënë se Organizatat Socialiste janë drejtuar nga 2 bashkëkryetarë, pra në krye të çdo OS kanë qënë një shoqe dhe një shok. Implementimi i kësaj risie në drejtimin e OS pati vështirësitë e pengesat e veta të fillimit,megjithë procesi eci dhe deri në Kongresin e Partisë të 29 shkurtit ishin zgjedhur 2526 shoqe kryetare të OS gati më shumë se gjysma. Në këtë periudhë u punua mirë në qarqet Elbasan, Berat, Fier dhe Lezhë. Me rivlerësimin e zbatimit të kësaj detyre statutore të vendosur nga Kongresi, me një bashkëpunim më të afët me FGS-te e bashkive, brenda pak muajve u arrit që me pak përjashtime OS të drejtohen nga 2 bashkëkryetarët. Kjo flet për ndryshime të ndjeshme në përbërjen e drejtuesve të OS, për rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Ato aktualisht përbëjnë 47 përqind te kryetarëve të OS. Rritje kanë edhe treguesit moshorë e arsimorë. 38 përqind e bashkëkryetarëve janë të moshës deri 30 vjeç, kurse me arsim të lartë janë 56 përqind e tyre. Rritje ka edhe në nivelin politiko-organizativ të drejtuesve të OS.

Së treti, është rritur roli i KS të NJA dhe AS të bashkive.
Në shkallë vendi janë 417 Këshilla Socialiste, në përbërje të të cilëve hyjnë edhe KS te ngritura në qytetet e mëdha që janë të ndarë në rajone. Në çdo bashki ka Asamble Socialiste të bashkisë dhe në te 12 qarqet, Këshill Koordinues të Partisë. Në përbërje të këtyre organeve janë mbi 9540 kryetarë të Organizatave Socialiste, 417 kryetarë të KS, 1136 këshilltarë bashkiakë, 1012 delegatë të Kongresit, të zgjedhurit në drejtimin e forumeve tona te FRES dhe FGSSH etj që përbëjnë një forcë të madhe ndikuese në shtyrjen para të politikave të Partisë Socialiste. Gjatë periudhës për të cilën informohet patëm dhe disa vështirësi, sidomos të krijuara nga pandemia, që kërkuan veçori të punës së strukturave vendore. U arrit një gërshetim si asnjëherë më parë i kontakteve e komunikimeve tradicionale me veprimtaritë online, një përvojë e re që do të na vlejë për veprimtarinë tonë në të ardhmen.

Anëtarësia e partisë u thirr për të vlerësuar veprimtarinë e të zgjedhurve të saj në Platformat e PS “Vlerëso deputetin tënd”, “Vlerëso qeverinë tënde”, “Vlerëso kryetarin e bashkisë”. Procesi në tërësinë e vet pati vlerësimin e anëtarësisë së partisë.

Anëtarësia aktive e partisë së bashku me përkrahësit më me ndikim në komunitete e të aftë në proceset elektorale u ngarkuan me detyrën e patronazhistit, të cilët përbënë bazën e piramidës së strukturës elektorale të partisë. Ata përballuan një superngarkesë elektorale me kontaktet, sqarimet, komunikimet e tyre me të patronazhuarit, e cila qe ndër faktorët e rëndësishëm të fitores. Në këto zgjedhje, për gjendjen e veçantë që u krijua, veprimtaria e tyre pati përkrahjen dhe mori vlerësimin maksimal nga Kryetari i Partisë, duke hedhur poshtë e çvlerësuar etiketimet e pamerituara që u bënë nga kundërshtarët tanë politikë.

Anëtarëve të partisë por dhe përkrahësve tane, ju drejtua publikisht kërkesa për të aplikuar në platformën tonë, një risi kjo, “Deputeti që duam”, duke treguar për një politikë më të hapur nga forca jonë politike.Një numër jo i vogël besuan dhe aplikuan si dhe disa prej tyre u përzgjodhën për të dhënë kontribut në skuadrën garuese. Krahas atyre që aplikuan në këtë platformë, pati edhe disa personaliteteve që spikatën për vlerat profesionale e qytetare apo në përballimin e vështirësive të vitit të kaluar që u përzgjodhën gjithashtu për të qënë pjesë e kësaj gare, të cilët patën miratimin dhe përkrahjen e elektoratit të majtë si pjese e rendesishme e fitores sonë të 25 Prillit.”, tha ai.

Llagami: Gjykata e Lartë plotësohet në gusht

Ilirian Agolli

Në Tiranë drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë deklaruan sot në raportimet para ligjvënësve se për shkak të reformës dhe të vetingut, sistemi i drejtësisë ka ende shumë vende pune bosh për gjyqtarë e prokurorë.

Një pjesë e gjyqtarëve u larguan me dorëheqje, një pjesë me shkarkime nga vetingu, ndërsa pjesa e mbetur po ngurron të aplikojë për të zënë vendet bosh.

Megjithatë, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

Zonja Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet plotësisht në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

“Gjykata e Lartë aktualisht po punon me 5 anëtarë dhe drejtuesja e KLGJ tha se. 11 vende janë shpallur atje vakant për drejtësinë penale, civile dhe administrative dhe për këto vende janë paraqitur 23 aplikime gjyqtarësh” – tha zonja Llagami.

Gjykatat e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po funksionojnë me gjysmën e numrit të gjyqtarëve; me 8 nga 16 në shkallën e parë dhe me 5 nga 11 në Apel.

Sipas raportit nga KLGJ për parlamentin, sistemi gjyqësor shqiptar gjendet në situatë të vështirë prej shkarkimeve të shumta të gjyqtarëve nga vettingu.

Në 3 vitet e fundit janë shkarkuar 75 gjyqtarë, ndërkohë që pjesa e mbetur po hezitojnë të aplikojnë për të hyrë në vendet vakant, gjë që ka sjellë bllokime dhe vonesa në gjykime, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e apelit.

Këto të fundit kanë 25 gjyqtarë aktualisht nga 78 që duhet të kenë, pra afro 3 herë më pak. Apeli administrativ po ashtu ka 9 gjyqtarë nga 13 që duhet të ketë.

Zonja Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, paraqitën sot në komisionin parlamentar të ligjeve gjendjen e sistemit të drejtësisë gjatë reformimit, vettingut dhe pandemisë.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka po ashtu një numër jo të vogël vendesh vakant për prokurorë dhe vecanërisht ka nevojë për drejtues prokurorish në të gjithë nivelet.

“Në dhjetor 2020 nisëm procedurat e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të kandidatëve për 28 zyra prokurorie. Sot që flasim kemi arritur të arrijmë përfundimisht vetëm 4 prej tyresh. Sot ende kemi 10 zyra prokurorish, për të cilat nuk kemi kandidatë për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë” – thotë Gent Ibrahimi, kryetar i KLP-së.

Sistemi i drejtësisë është në pritje të miratimit të një harte të re gjyqësore në Shqipëri, ku zbritjet janë të ndjeshme; nga 22 gjykata rrethesh pritet të mblidhen në 12 gjykata, nga 6 gjykata administrative do të mbeten vetëm 2 të tilla dhe nga 6 gjykata apeli do të mbetet vetëm një gjykatë apeli.

Megjithë pandeminë dhe vetingun, vëllimi i real i punës në sistemin gjyqësor ka rënë vetëm 5 për qind, ndërsa po trajtohen edhe një mori cështjesh gjyqësore të mbartura ndër vite.

Për ta përballuar ngarkesën e punës, strukturat e reja të reformuara kanë nevojë edhe për të paktën 100 punonjës, ndonëse vlerësimet fillestare ishin për 300 punonjës.

Disa nga gjykatat kryesore të Shqipërisë u mbyllën për më shumë se dy vjet apo reduktuan punën për shkak të dorëheqjeve, reformës dhe përjashtimeve të gjyqtarëve prej vetingut.

Dita Kombëtare e Republikës së Italisë, Meta uron Presidentin italian

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar homologun e tij italian, Sergio Mattarella, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane.

Përmes një letre të hapur, të publikuar në rrjete sociale, Meta, vlerëson bashkëpunimin mes vendit tonë dhe Italisë, duke theksuar, se dy popujt, kanë qëndruar gjithmonë bashkë në raste vështirësish.

Meta ndër të tjera, thotë se Italia, do të jetë avokate shumë e madhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta:

I nderuar President, Sh.T.Z Sergio Mattarella,

I dashur mik,

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit mik italian urimet më të përzemërta dhe më miqësore!
Jam shumë i lumtur të vlerësoj sot marrëdhëniet e shkëlqyera historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilat, falë edhe partneritetit tonë strategjik, po pasurohen e fuqizohen në vijimësi, si në dimensionin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh, në kuadër të nismave ose organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar të konstatoj se, edhe në rrethanat shumë të vështira për të gjithë botën, të shkaktuara nga pandemia Covid-19, të dy vendet tona dhe popujt tanë, dëshmuam edhe një herë dashurinë, solidaritetin dhe miqësinë e tyre vëllazërore, duke qëndruar pranë njeri-tjetrit, për të lehtësuar dhimbjen dhe pasojat e kësaj pandemie mbarëbotërore.

Ju jemi mirënjohës për ndihmën e sinqertë, që i dhatë vendit tim dhe popullit shqiptar në këto ditë të vështira, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë e sinqeritetin e marrëdhënieve tona dhe garancinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Në themel të këtyre marrëdhënieve, i nderuar President, qëndron historia shekullore e komunitetit arbëresh në Itali e njëkohësisht emigracioni shqiptar i pas viteve ’90, të cilët, vetëm falë shpirtit mikpritës të popullit tuaj gjetën strehëzën e tyre të ngrohtë për t’u integruar e kontribuar, në të njëjtën kohë, në një shoqëri të vlerave të thella europiane, duke dhëne një shembull unik për ditët e sotme dhe për sfidat e dinamikat ndërkombëtare, me të cilat përballet njerëzimi sot.

Jam i lumtur të pohoj sot se, edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer të vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale e më gjerë, ne shikojmë tek Italia avokaten e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë e për gjithë mbështetjen tuaj të pareshtur ndaj Shqipërisë dhe vendit që ajo duhet të meritojë në familjen e madhe europiane.

Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

SPAK kërkoi rigjykim, Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sa i takon shpërthimit në Gërdec në vitin 2008.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ishtek SPAK që kërkoi rigjykim të çështjes, ndërsa Gjykata e Lartë ia kaloi GJKKO.

SHPËRTHIMI NË GËRDEC
Konkretisht, në datën 15.03.2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e ç’militarizimit dhe ç’montimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k., ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore. Po kështu, kjo ngjarje solli pasoja dhe dëmtime të pasurive të ndryshme në total në vlerën 2.243.843.616 lekë, duke përfshirë pasuri të shtetasve dhe pasuri shtetërore e publike.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Rrugëtimi i gjyqtares Enkeleda Kapedani- Nga “Miss Shqipëria” 18 vite më parë tek ngritja në detyrë më 2020

Karriera e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit është në rrezik për shkak të videove te publikuara në “tik tok”, të cilat Enkeleda Kapedani i ka realizuar në zyrën e punës dhe ambientet e institucionit të drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë. Po, kush është Enkeleda Kapedani? Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës? E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi.

Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

Basha thyen heshtjen dhe i del në krah Berishës: Arritjet më të mëdha kanë vulën e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ceku kontributin e Sali Berishës gjatë qeverisjes së vendit duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha në vend që pas viteve ’90. Basha u shpreh se të gjitha arritjet kanë vulën e PD-së dhe pa dyshim kanë edhe vulën e Sali Berishës.

“Mos t’i lëmë shqiptarëve në mes të rrugës. Mos t’i lëmë pikëpyetjet e 25 Prillit. Nga pikëpyetjet për ekonominë e deri te ato për integrimin europian. KA vetëm një rrugë përpara dhe kjo është rruga e betejës me të keqen.

Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e kundërshtarëve. Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj. Që nga rrëzimi i komunizmit, anëtarësim, i në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat. Kanë vulën tuaj dhe kanë pa dyshim edhe vulën e Sali Berishës. Beteja e vërtetë është me kundërshtarin. Armikun më të egër të demokracisë në vend”, u shpreh Basha.

Gjoba 110 milionë euro ndaj Becchettit, Shqipëria sërish në Gjykatë për arbitrazhin

Shqipëria kërkon korrigjim të vendimit për anullimin ndaj çështjes së investitorit Italian Francesco Becchetti.

Në rifreskimin që iu është bërë të dhënave për çështjen, thuhet se në 26 Maj 2021 në qendrën Ndërkombëtare për zgjidhjen e Mosmarrveshjeve të Investimeve, një gjykatë arbitrazhi pjesë e Bankës Botërore, është paraqitur një tjetër kërkesë e Shqipërisë për çështjen Becchetti.

Në kërkesë thuhet se ‘Sekretari i përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korrigjim të vendimit për anullim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë’.

Nuk ka më shumë informacion mbi kërkesën e shqipërisë në gjykatën e arbitrazhit, por ajo që dihet është se për këtë proces janë ndjekur disa procedura, madje me disa nivele, por që në të gjitha rastet vendimi ka qënë kundër Shqipërisë.

Në prill të 2019, Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar pranë Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit Agon Channel ishte “motivuar politikisht”.

Autoritetet shqiptare kërkuan anullimin e vendimit të marrë.

Në Gusht 2019 arbitrazhi pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit që kishte marrë vetë. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen me një proces.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por ne 2 prill 2021 Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e gjeti të drejtë pretendimin e palës shqiptare, dhe la në fuqi vendimin që Shqipëria të paguajë 110 milion euro si dëmshpërblim për ortakët e Agon Channel.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, duke e akuzuar si “marifetçi”, tha se në fund të procesit, Beccheti nuk do marrë asgjë nga Shqipëria.

Mbetet për t’u parë nëse Levizja e radhës e autoriteteve shqiptare, është manovër për të shtyrë në kohë pagimin e dëshpërmblimit, duke qënë se jemi në një moment jo të mirë për financat publike, dhe nëse do ketë fuqi ose jo ky ankimim i ri për të korrigjuar vendimin 110 milion euro të arbitrazhit./dita

“Skenari rilindas do ishte vdekje e demokracisë”, Lubonja: Maxhoranca do një opozitë të urtë që s’flet për skandalet, dëshiron të heqë qafe presidentin

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se nëse skenari “rilindas” do të shkonte deri në fund, kjo gjë do ishte vdekje e demokracisë.

Lubonja theksoi se maxhoranca do një imazh sa më pozitiv për vendin, duke shtuar se gjithashtu dëshiron ta heqë qafe presidentin.

“Unë kam bërë një shkrim sot dhe merresha me një lloj shprese të ndërtuar, të rreme ose një ëndërr me sy hapur, siՁ quaj unë, sikur pas eliminimit të tyre, qarkullon shumë në korridore, do të fillojë edhe goditja, shpallja non grata në krahun tjetër, në një farë kuptimi që do përfundojë tek Rama dhe kështu që e mira do të triumfojë. Kjo ishte ajo që unë e përgënjeshtroj. Ndërsa, ashtu si e formuluat juve, është më realiste, si ëndrra e Rilindasve, jo e shqiptarëve, që duan të çlirohen edhe nga rilindasit si një parti e sistemit, që kanë ëndërr të kenë opozitë të urtë, të butë, e cila të integrohet brenda udhëheqjes sonë, pra si fraksion i PS-së, ose e Rilindësve, pra një opozitë e cila as nuk ankohet më për zgjedhjet e vjedhura e të grabitura”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja vlerësoi se “rilindësve” iu duhet një imazh i një Shqipërie të paqtuar, me qëllim që të hapen negociatat.

“Përkundrazi, rilindësit e duan opozitën që pranon humbjen me fisnikëri, dhe që pastrohet nga disa koka të nxehta, sipas tyre dhe vendi ecën me siguri nën udhëheqjen e liderit suprem. Kjo është ëndrra e tyre dhe këtë po luajnë ata, sipas mendimin tim dhe me këtë projekt që kanë, për të hequr presidentin, pastaj derisa të trajtohet çështja e presidentit në Gjykatë Kushtetuese, mendojnë se duhet që të vijë shtatori dhe presidentin mund ta kenë hequr qafe e pastaj të ndërtojnë këta ëndrra që thashë. Në rast se realizohet kjo, komenti im është që kemi të bëjmë me vdekje të demokracisë, është ëndrra e diktatorit, por vdekje e demokracisë, për shkak se demokracia në fund fare është edhe konflikt, është edhe përplasje interesash.

Besoj se kjo është edhe në funksion të eliminimit të vëmendjes ndaj asaj që ndodhi më datë 25 prill, që Basha, edhe për interesat e tij, po e denoncon përditë, pra masakrën elektorale, që e quan ai, e cila shqetëson në njëfarë mënyre edhe ndërkombëtarisht rilindjen. Sot lexova edhe një shkriim të Le Figaro, që ishte përkthyer edhe në shtypin shqiptar. Rilindësve iu duhet shumë edhe ndërkombëtarisht një imazh i një Shqipërie të paqtuar, që ka një lider të legjitimuar, nga zgjedhje të rregullta e kjo mund të hapë një si imazh për Shqipërinë të pranueshëm, ndoshta hapje negociatash. Ky është projekti i tyre, ndërsa ai i opozitës pastaj mbetet që të shikohet”, u shpreh Lubonja.

Rihapja e hetimeve për ‘’21 janarin’’, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: S’ka asnjë pengesë, mund të prishen vendimet e mëparshme për autorët

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për rihapjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për çështjen e ‘’21 janarit’’, saktësisht për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Hajdari thotë se hetimet janë hapur për këta të dy pasi vrasja e tyre ka mbetur pa autor. Sipas tij ky është një lajm i mirë dhe shton se mund të çojë në prishjen e vendimeve të mëparshme për autorët të cilët u dënuan për vrasje nga pakujdesia apo padashje.

Ai thotë se autorët mund të çohen paketë në gjyq me akuzën e vrasjes me dashed hde në rrethana rënduese, por vetëm nëse i çon prokurorët tek ky konkluzion nëpërmjet provave.

Shkëlqim Hajdari deklaron gjithashtu se një prej arsyeve të krisjes së ish-Presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha asojkohe ishte pikërisht paanësia e Topit si për ‘’21 janari’’ ashtu dhe për Gërdecin për të cilat kërkoi hetime të plota e pavarura.

‘’Sigurisht është lajm i mirë që gjithë ato çështje që për mendimin e profesionistëve dhe opinionin publik, zgjidhjet definitive është mirë të hetohen, nga hetimi askush nuk ka keq, vetëm ata që janë të implikuar në ngjarje, që për fat të keq nuk patën prokurorët vullnetin për hetime të pavarura, objective. 21 janari dmth është qetësim i madh për familjarët që humbën të dashurit, për drejtësinë. Njerëzit përgjegjës si ky rast, drejtësia vendoset.

Është çelur për dy se këto dy viktima janë pa autorë, siç duket Policia ka paraqitur prova që Prokuroria ti grumbullojë. Si për shembull riekspertimi i gëzhojës apo plumbit në trupin e Aleks Nikës. Prokuroria nuk është dhe për këto të dy, kujtoj 10 vite më parë që hetimet janë bërë në kushte të vështira, presion të tmerrshëm politik. Shumë gjëra në vendngjarje nuk janë vënë re, jo prej prokurorëve, por prej presionit.

Nëse provat që grumbullohen dhe  për autorët i çon prokurorët në një konkluzion që vrasja është me dashje dhe në rrethana rënduese, atëhere kanë të drejtë që nëpërmjet rishikimit në shkallën e parë të prishet vendimi për vrasje nga pakujdesia dhe të shkojnë paketë në gjyq. Gjykata e Lartë nuk pranoi fare, e rrëzoi rekursin që në dhomë të këshillimit.

Në çdo prokuror, aq më shumë një ish-prokuror flet me letra, dosje, akuza. Në një bisedë publike si ne do ishte abuzim i madh të përmendja këtu ato gjëra që mendoj unë. Duhet të themi që është bërë betejë e madhe nga penale në politike, ku ishim në situatë të vështirë sepse President ii Republikës që mbulonte Gjykatën e Prokurorinë u konsideruan të gjithë puçistë, ndërkohë që u bëra puçist dhe unë bashkë me Olsian Çelën e gazetarët. Ajo, Gërdeci i pari dhe 21 janari idyti. Jo vetëm çështje penale por kanë bërë histori në politikë. Topi u akuzua.

Shpërthimi është, se Topi e di mirë, Topi u prish me Berishën sepse Topi nuk ka marrë anësi as tek Gërdeci as tek 21 janari, pra kërkoi hetime të plota. Po them ndër arsyet. Ne prokurorët lexojmë nën rreshta. Qeveria e Berishës ka qenë në pozitë të vështirë. Presidenti Topi, kryeprokurorja Ina Rama bënë detyrë patriotike.

Tashmë nuk mund të ndodhë që megjithëse provat i kishim të plota, ato na rrëzuan, por trupi gjykues u nda 2 me 1. Kur ka qenë 2-1 atëhere, tani ka për të shkuar 3-0 apo 5-0. Kështu mendoj.

Absolutisht lajm i mirë. S’ka asnjë pengësë. Asnjë lloj pengese. Të prishë vendimet e atyre që u dënuan për vrasje nga pakujdesia.”- tha Hajdari. bw

Gara për kryetar në PD- Jemin Gjana: Dje kryem konstituimin përfundimtar të Komisionit

Jemin Gjana ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar konstituimi i Komisionit Zgjedhor në PD duke u plotësuar me nga një anëtar përfaqësues për 4 kandidatët.

Gjana thotë se janë 76 mijë e 67 anëtarë të PD në total të mbyllur me sistem teksa ka zbuluar edhe kalendarin e punimeve të Komisionit si dhe vendimet që janë marrë për kandidatët, fushatën e tyre apo dhe anëtarët, qendrat e votimit dhe komisionet.

”Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar të Komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë përfaqësues të 4 kandidatëve. Kemi bërë mbledhjen së bashku me ta. Ka nisur në datën 24 maj, do të mbyllet në 11 qershor. Pastaj fillon heshtja zgjedhore. Kryesitë e degëve në rrethe të PD dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komision të PD emrat e anëtarëve të Komisioneve, është përcaktuar një periudhë kur do të merremi me trajnimin e komisionerëve. Deri në datë 6 do të miratojmë modalitetet e fletëve të votimit, do hedhim shortin e renditjes së kandidatëve. Brenda 7 do të miratojmë vendvotimet bazuar në propozimet e degëve dhe listën e votuesve dhe modalitetet e fletës së votimit deri në datën 8. Materialet do të tërhiqen në datë 11 deri në 4 pasdite nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve që dëshiron.

Numërimi i fletëve do të kryhet nga ora 7 e gjysëm dhe do të vazhdojë deri në përfundim. Deri në datën 14 në orën 8 do të sillen materialet në Komisionin e Partsë ku do të bëhet përmbledhësja e procesverbaleve e do shpallet fituesi. Ky është kalendari i procesit.

Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve në mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave për të qenë të detyruara në bazë të Statutit për të gjetur ambientet e ftuar anëtarësinë. Jemi dakordësuar për një process të trajnimit. Mendohet që të bë jmë trajnimet në grupe zonash, Shkodër, Elbasan, Fier, Tiranë, 4 ose 5. Do bëhen nën moderimin e formacionit Konrad Adenhauer.

Mendohet që periudha të jetë mes dative 5-10. Ekspertët e fondacionit që e asiston PD në të gjitha proceset e saj të ketë gatishmërinë për të patur njerëzit e duhur në dispozicio.

Kemi marrë vendimin për vendvotimet dhe komisionet. Në 71 degë të PD sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë dy komisione, dy vendvotime, qendër votime, dhe dy komisione. Këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza e Shkodra. Për arsye lehtësimi për degët që kanë më shumë se 2500 anëtarë do ketë më shumë qendra votimi. Këto 5 degë rezultojnë të tilla. Në të tjerat do ketë nga një vend votimi.

Numri është 75 mijë e 67 anëtarë të mbyllur në sistem, me vendim të Komisionit. ”- tha Gjana. bw

Pas Shkodrës, zbardhen të dhënat edhe për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në Qendra të ndryshme Votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Siç mund ta shihni në tabelën që siguron “BalkanWeb”, tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Këto janë shenjat e çuditshme në trupin e 23-vjeçares që u tha se humbi jetën nga infeksioni i dhëmballës

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja misterioze e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila fillimisht u tha se ka humbur jetën nga infeksioni i dhëmballës, por policia dhe prokuroria kanë nisur hetimin e thelluar për ngjarjen.

Gazetarja Dorjana Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dy fotografi, që tregojnë shenja në trupin e 23-vjeçares. Siç shihet nga fotot që sjell “BalkanWeb”, e reja ka shenja të çuditshme në kurriz dhe në bark, ndërkohë që mbetet ende mister kuptimi i tyre.

Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje gjithë listën e të njohurve të 23-vjeçares, por deri më tani nuk është përfituar ndonjë e dhënë e dyshimtë. Të njohurit e të resë kanë dëshmuar vetëm për komplikacionin e saj me dhëmballën dhe që prej 10 ditësh kishte ënjtje dhe po trajtohej me antibiotik.

Pandemia më fatale te meshkujt e rinj shqiptarë; vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020-n

 

Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.

Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta. Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40% (shih grafikun: Rritja e vdekjeve 2020/2019, sipas gjinisë dhe grup-moshave).

Të dhënat e tjera të Eurostat, që i publikoi me bazë vjetore tregojnë se në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. P.sh, në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Tek femrat, rritja më e lartë e fataliteteve ishte për grup-moshën 70-74 vjeç, me 45%. Ashtu si me meshkujt, vdekshmëri të lartë kishte edhe grup-mosha 35-39 vjeç, me 30%. Nga mosha 40-50 vjeç për femrat nuk u shënua asnjë fatalitet shtesë në 2020-n.

Në të kundërt, në 2020-n, vdekshmëria e të rinjve, nën 30 vjeç ka shënuar rënie të ndjeshme, teksa karantina dhe mbyllja e shkollave vlerësohet se kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim.

Allkja: Vdekjet në moshat e reja u rritën nga Covid-19, është spekuluar më të dhënat

Tashmë kur kaluar më shumë se një vit nga startimi I epidemisë Covid-19 në Shqipëri diskutimi është mbi statistikat. Mjeku Ilir Allkja tha se, qeveria e retushoi situatën, madje guxoi që nga të zezë ta ngjyrosë atë me rozë.
“Ministrja e Shëndetësisë vetëglorifikohet, ndërsa “ekspertët e komitetit ”certifikojnë “menaxhimin e artë”. Kryeministri kritikon seriozisht vendet më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë. Por ku nuk retushon dot qeveria? Vdekjet, doemos nuk gënjen dot.
Shifrat e vdekjeve që raporton INSTAT janë akuza e drejtpërdrejtë se epidemia e covid-19 në Shqipëri ka bërë kërdinë. Nga qeveria janë raportuar zyrtarisht rreth 131 mijë pacientë të prekur nga covid-19, ndërsa është ë sigurte prekur realisht më shumë se sa 2 milionë shqiptarë. Nga qeveria janë raportuar rreth 2,400 vdekje por në popullatë vetëm nga covid-19 kanë ndodhur mbi 15 mijë vdekje.

“Ekspertët” e qeverisë theken të mbrojnë tezën se vdekjet e shtuara gjatë vitit 2020 kanë ndodhur për shkak të patologjive të tjera. Unë kam një pyetje për këta “ekspertë”: – Si e shpjegoni ju faktin, sipas te dhënave nga INSTAT, që vdekjet ne grup-moshën 35-39 vjeç për vitin 2020 u rriten me 54%. A është shkak Covid-19? Kjo grup moshe realisht është e shëndetshme, dhe është e vështirë të gjesh të sëmurë kronikë në këtë fashë. Në vitin e kaluar e deri tani shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke certifikuar panik tek çdo shqiptar se, nën këtë qeveri, shqiptarët janë një popull në zhdukje. Menaxhimi skandaloz, fshehja e të dhënave, paniku i përhapur në mënyrë pingule, nga lart poshtë, duan t’i tregojnë shqiptarëve se jeta nuk vlen para propagandës”, thote dr.Allkja./Monitor


Send this to a friend