VOAL

VOAL

Tjetër zjarr në jug të Shqipërisë, digjen 10 ha kullota dhe 5 ha pyje në lartësitë e Ballabanit në Këlcyrë

KËLCYRA

Pas Përmetit edhe në Këlcyrë janë shfaqur vatra zjarri. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje janë djegur në lartësitë e Ballabanit.

Situata është jashtë kontrollit teksa zjarri ka shkuar deri në zonën e cila përfshihet nga qarku i Beratit.

Mësohet se zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjne dhe prej terrenit të vështirë asnjë masë nuk është marrë për të shuar flakët.

Ligjvënësit do të marrin deklaratat tatimore të ish-presidentit Trump

Marrë nga Reuters

Ish-presidenti Donald Trump pësoi një humbje të dyfishtë të premten, pasi Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugën publikimit të deklarimit të taksave si dhe zbuloi se ai iu kishte kërkuar zyrtarëve të këtij departamenti t’i shpallnin zgjedhjet si të korruptuara.

Ky është një ndryshim kursi i Departamentit të Drejtësisë, që nga koha kur zoti Trump ishte në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Sipas dokumentit të publikuar nga Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, tani zyra e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave duhet të sigurojë deklarimet tatimore të biznesmenit republikan.

Trump ishte presidenti i parë në 40 vjet, që nuk publikoi deklarimet e tij tatimore, si dhe dokumentet e tjera, pasi ai synonte të mbante sekret hollësitë mbi pasurinë e tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij, “Organizata Trump”.

Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga demokratët ka thënë se dëshiron që të kontrollojë pjesërisht deklarimet tatimore për të parë nëse zoti Trump ka përfituar nga ligjet e taksave.

Po ashtu emailet e publikuara tregojnë se zoti Trump dhe aleatët e tij në javët e fundit të presidencës së tij i bënë presion Departamentit të Drejtësisë për të hetuar pretendimet e pabazuara për mashtrime të përhapura në zgjedhjet e vitit 2020. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po heton nëse zyrtarët e departamentit u përpoqën të përmbysnin rezultatet.

“Vetëm thoni se zgjedhjet ishin të korruptuara dhe pjesën tjetër ma lini mua dhe përfaqësuesve republikanë”, i ka thënë zoti Trump në një moment Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen, sipas shënimeve të marra nga Richard Donoghue, i cili në atë kohë ishte zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe ishte pjesë e bisedës telefonike mes ish presidentit dhe zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë.

Përfaqësuesit e e zotit Trump nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, një demokrate, përshëndeti vendimin e Departamentit të Drejtësisë, duke thënë se qasja në këto dokumenta është “një çështje e sigurisë kombëtare”. VOA

Vendimi i qeverisë, Veliaj flet nga Tokio: Teatri nuk ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli

JAPONI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë.

Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është vetëm trualli jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.
Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet.
Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Raporti i Financave – Të zhytura në borxhe, cilat bashki në Shqipëri po falimentojnë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku renditen të gjitha bashkitë e vendit sipas vështirësive financiare.

Këto të fundit janë klasifikuar si institucione pa probleme financiare, si institucione me probleme financiare dhe si institucione me vështirësi financiare. Njësia e matjes është totali i detyrimeve të prapambetura mbi shpenzimet e planifikuara për vitin 2020 në buxhetin e bashkisë.

Nga raporti i monitorimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rezulton se, 37 bashki në total janë pa probleme financiare, pra me peshën e detyrimeve të prapambetura më pak se 15% e shpenzimeve të planifikuara vjetore. Kurse 11 të tjera klasifikohen si me probleme, me peshën e detyrimeve nga 16% në 25% të shpenzimeve të planifikuara, ndërsa 10 të tjera me vështirësi financiare, me peshën e detyrimeve nga 26% në 70% të shpenzimeve.

Rezulton se 38 bashki kanë arritur të ulin stokun e detyrimeve gjatë 2020-ës, ndërsa 20 të tjera e kanë rritur stokun. Por cilat janë bashkitë në vështirësi financiare?

Ajo e Vorës mban vendin e parë, me detyrimet e prapambetura thuajse sa 75% e shpenzimeve të planifikuara për vitin, dhe ndiqet nga Bashkia e Kavajës, me një normë pranë 70%. Në situatë të rëndë financiare janë edhe Bashkitë e Poliçanit, Kuçovës, Tepelenës apo Lezhës.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura janë ndaj privatit, si rrjedhojë e shpenzimeve kapitale, pra investimeve. Në rastin e Bashkisë Vorë, thuajse 84% e borxhit janë në këtë formë. Madje, Ministria sqaron se, trajektorja financiare e kësaj bashkie po kërcënon nivelin e 80%, çka përkthehet në probleme serioze financiare.

Nga krahu tjetër kemi bashkitë shembullore, ku vetëm Dropulli dhe Patosi e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura pranë zeros. Ndër bashkitë e mëdha me shumë pak detyrime janë edhe Shkodra, me 0.2%, Gjirokastra me 0.5%, Elbasani me 3.1% dhe Tirana me 3.2%./Scan

Eksperti denoncon: Erion Veliaj miliona për kompaninë e lidhur me ‘Ndragheta’, për të ‘larë’ rrugët që nuk lahen kurrë!

Eksperti i njohur i ekonomisë, Zef Preçi, nëpërmjet një shënimi-denoncim në faqen e tij në FB, ka shpjeguar një skemë të shpërdorimit të parave publike nga ana e bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Eco Tirana” e cila gjendet në hetim për lidhje me mafien “Ndragheta”.

Bëhet fjalë për larjen e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit, punë për të cilat derdhen qindra milion lekë nga buxheti i bashkisë, por kushdo e sheh se kjo gjë nuk ndodh kurrë, ose vetëm në raste të rralla sa për “sy e faqe”.

Preçi ka analizuar në shkrimin e tij të gjitha të dhënat “në letër” të bashkisë së Tiranës për këtë proces pastrimi duke i krahasuar me realitetin, të cilin në fakt e njohin më së miri vetë qytetarët e kryeqytetit.

Shënimi i plotë i ekspertit Zef Preçi

Ne diten me te nxehte te vitit vazhdon larja e miliona metra katrore rrugeve kryesore te Tiranes, te pakten keshtu thone faturat e kripura te bizneseve kliente te bashkise…Kujtese e perseritet per ata qytetare qyqare qe paguajne taksa dhe nuk kerkojne llogari si ne socializmin e djeshem…

Sipas Drejtorise se Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane ne Bashkine e Tirane, rruget e kryeqytetit ne pjesen me te madhe lahen disa gjate nates dhe te tjerat gjate dites, bile edhe dy here (?!). Gjithashtu eshte ne fuqi edhe per nja tridhjete vjet edhe nje Memorandumi Bashkëpunimit lidhur në Dhjetor 2015 midis Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronës, pjesa e qendres se Tiranes, e njohur ndryshe edhe si “Zone e Kuqe” per sa i takon “…shërbimit te pastrimit, menaxhimit, mbledhjes dhe largimit të mbeturinave”… (http://mmuem.tirana.al/drejtoria-e-pastrimit-dhe…/).

Ne fakt, vitin e kaluar kane dale ne publik edhe disa publikime aspak te dyshimta per Bashkine e Tiranes mbi lidhjet e partnerit italian te kesaj kompanie me Ndragheta-n italiane (http://ëëë.mcntv.al/…/partneri-i-eco-tirana-n-hetim-p-r…), por vetem kaq…(Cilido dyshon mbi perfshirjen e segmenteve te institucioneve shteterore shqiptare ne krimin e organizuar nderkombetar, le te referoje arrestimet e diteve te fundit mbi bazen e hetimeve te DEA-s dhe partnereve te huaj ne kete fushe).

Le te kthehemi te larja e rrugeve ose te pakten faturimi i saj mbi taksa-paguesit e mjere shqiptare. Mbeshtetur ne dokumentin e mesiperm (http://mmuem.tirana.al/drejtoria-e-pastrimit-dhe…/)  situata eshte si vijon:

Zona e Kuqe,  Operator i shërbimit “Eco Tirana”

– Pastrimi i rrugëve nëpërmjet makinave fshirëse, me ndihmën e ndihmuesëve në tokë, të pajisur me shfryrës ajri elektrik (të natës). (72,987 ml);

– Larje e rrugës gjatë natës (i përfshirë për 10 muaj në vit ose për 305 ditë), ( 542,496 m²);

– Larja e rrugëve gjatë ditës (i përfshirë për 8 muaj në vit ose për 240 ditë), (523,729 m²);

Zona lindore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Infinit Constructions ”sh.p.k” , Zona Lindore 1

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (5,823 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (41,143 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (29,123 m²);

Operator i shërbimit: “T.T.A Alba-Lam”sh.p.k”, Zona Lindore 2

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (12,817 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (83,468 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (63,253 m²);

Operator i shërbimit: “Shpresa”sh.p.k”, Zona Lindore  3

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (9,862 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (103,586 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (48,942 m²);

Zona perëndimore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Korsel”sh.p.k”, Zona Perëndimore 1

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (6,303 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (95,647 m²);

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (32,216 m²);

Operator i shërbimit: “Fusha”sh.p.k”, Zona Perëndimore 2

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (18,393 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (102,997 m²)

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,547 m²)

Operator i shërbimit: “Alko-Impex”sh.p.k”, Zona Perëndimore 3

– Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (10,693 m²);

– Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (88,034 m²) ;

– Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,312 m²);

Ne menyre te permbledhur rezulton se per 10 muaj rrjesht ne qytetin e Tiranes, lahen ne menyre speciale (me presion) 63 mije e 891 metra katrore njehere ne dite;  1 milion e 57 mije e 371 metra katrore njehere ne dite, ndersa 888 mije e 122 metra katrore metra katrore lahen edhe njehere te dyte…

Te dashur bashkeqytetare!

Une jam nje  njeri qe mbaj syze dhe mund te mos e kem pare as diten dhe as naten autokolonen e autoboteve me uje qe lajne rruget e Tiranes gjithe vitin edhe pse banoj ne qender te qytetit. Nese ndonjeri prej jush i ka pare apo i sheh, ju ftoj te publikoni ndonje photo, fundja merreni edhe nga interneti foton e larjes se rrugeve te ndonje kryeqyteti Afrikan ne still alla-Rilindja. Se fundja rruget mund te mos lahen, por eshte e sigurte se taksat tuaja po lahen e shplahen gjithandej dhe juve nuk ju mbetet gje tjeter vecse te vazhdoni te parfumoseni nga pluhuri si “te rruar e te qethur”, ashtu si deri me sot…

Kushtetuesja ia rrëzoi, Rama ia kalon sërish truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës

“Qeveria Rama” me anë të një vendimi (VKM) ja ka kaluar truallin e Teatrit Kombëtarë sërish bashkisë së Tiranës, edhe pse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar “pronësinë” dhe veprimet që bashkia e Tiranës kishte bërë më herët mbi godinën dhe mbi këtë truall.

Në dy vendime për Teatrin, Gjykata Kusshtetuese shpalli si anti-kushtetues vendimin e më hershëm të qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetej përsëri qeverisë, por me një VKM të fundit Edi Rama ja ka rikthyer Erion Veliajt.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Prof. Dr. Kristaq Kume: Lulzim Basha nuk ka asnjë të drejtë që të mos lejojë Sali Berishën të futet në Parlament

Menjëherë pas ndërhyrjes të ambasadores Amerikane në takimin e saj me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për të ndaluar Sali Berishën të hyjë në Parlament,

ka reaguar Prof. Dr. Kristaq Kume, ish-kryetari i KQZ-së  i pyetur në një intervistë nga Report TV duke thënë se kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka tagër që t’ja heqë Sali Berishën mandatin e deputetit.

Këtë të drejtë nuk e ka as KQZ, nënvizoi ish kryetari i KQZ-së Prof.Dr. Kristaq Kume.

 

Kërkesa e ambasadores Kim dhe përgjigjia e Sali Berishës, VOA: SHBA rrit qartazi trysninë ndaj PD, Basha mes një zgjedhjeje të detyruar

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më pare, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit

Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.

/VOA

“Nuk i bind dot demokratët”, Lubonja për deklaratën e ambasadores së SHBA: Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por problemi numër 1 është Rama në pushtet

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për deklartën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila i kërkoi Lulzim Bashës të mos futë Berishën në parlament në shtator.

Lubonja thotë se Berisha politikisht duhet të ishte larguar me kohë, por deklaratët e znj.Kim sipas tij nuk i bindin dot demokratët.

Ai thekson se Berisha në PD nuk është problemi kryesor i Shqipërisë, por duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama që ka gjithë pushtetet.

Analisti thekson se tashmë është koha që Basha duhet të marrë vendime, dhe jo vetëm. Nëse është çështje sipas tij futja apo jo e berishës në parlament, atëhere duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe ta hedhë në votë.

‘’E dëgjova padyshim me vëmendje të veçantë, nëse do përdorja dy fjalë për ta karakterizuar deklaratën, do e quaja kontradiktore dhe të gabuar politikisht Mund të mendosh si unë, që Berisha është burim i të këqijave qysh në fillim. Nuk i bind dot demokratët dhe as ne
E kam shprehur që politikisht Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por jo që PD të dhe Bashën ta trajtosh si fëmijë. Kjo e lë PD në gjendje fëmijnore. Duhet të marrë vendime vetë.
Nuk e ka zgjidhur ashtu sikur nuk e ka zgjidhur gjithë shoqëria problemin me autoritetin. Ne sot nuk kemi problemin numër 1 Berishën në PD, ne kemi problemin nr.1 në partinë në pushtet që po bëhet parti shtet. Nëse ka ndonjë fenomen që duhet goditur është lideri absolut, pra Enver Hoxha është midis nesh, duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama. Pra korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka kapur shtetin, e përfaqëson Rama.
Ajo që duhet marrë Basha është që të rritet, nuk është rritur Basha. Duhet të marrë vendime, mos i marrë vetë e para. Je në demokraci? Mblidh Këshillin, shiko, voto nëse mendon se është çështje.’’- tha Lubonja.

Deklarata e ambasadores së SHBA pas takimit me Bashën, Berisha: Asnjë shpifje apo trillim nuk më pengon, gabon rëndë me barin që i përmend demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në FB për kërkesën që ambasadorja Yuri Kim i bëri Bashës ditën e sotme për ta mbajtur jashtë parlamentit.

Berisha deklaron prerazi se nuk do të ndalet nga asnjë trillim, shpifje apo sajim. Ai thotë se Znj.Kim gabon rëndë kur i përmend barin demokratëve pasi është fyerje dhe këto citate shqiptarët i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë.

Me ironi në përmbyllje ish-kryeministri thotë se shqiptarët nuk meritojnë bar, por transparencë. Në muajin maj Sali Berisha u shpall ‘non-grata’ nga DASH për korrupsion qeveritar.

Një ditë më pas ai doli në deklaratë për shtyp ku paralajmëroi padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Edhe sot Berisha i kërkon Blinkenit të publikojë çdo fakt, dokument apo provë për vendimin e tij.

Nga ana tjetër ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në këtë ditë të parafundit të korrikut shkoi në zyrën e Bashës dhe pas takimit nënkuptoi se kishte kërkuar që Berisha mos jetë në parlamentin e shtatorit.

Për më tepër ajo deklaroi se ”Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. ”

REAGIMI NGA BERISHA

Njoftim shtypi

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një njeriu

TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD.

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH.

Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen. Ambasadorja Kim theksoi se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve.

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe, në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në parlament në shtator.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit.

Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës. Faleminderit shumë.” deklaroi ajo.

Zbardhet padia e kreut të PD: “Ja shpifjet e kyebashkiakut të Tiranës. I përdor për të përfituar kredo politike”

TIRANË

Zbardhet padia e kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilën e akuzon për shpifje. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanËeb” padinë e plotë, ku citohen deklaratat e Veliaj, edhe si drejtues i fushatës zgjedhore në qarkun e Tiranë. Në këto deklarata Veliaj akuzon Bashën për miliona euro dhe përdorimin e partisë që drejton për përfitime personale.

Sipas padisë, Veliaj “të gjitha këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve për të përfituar personalisht dhe për Partinë Socialiste”.

“Qëllimi i shpifjeve është që të barazojë në perceptimin e publikut, viktimën akuzuese si kryetar i Partisë Demokratike, me të inkriminuar për gjobëvënie apo me aferat korruptive të denoncuara gjerësisht në media të qeverisë që drejtohet nga Partia Socialiste”, thuhet në kërkesën për gjykimin penal të kreut të PD ku kërkohet që kryebashkiaku i Tiranës të deklarohet fajtor.

PADIA E PLOTË
I nderuar z. Zëvendëskryetar,
Z. Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike që është edhe partia më e madhe opozitare në vend, ndërkohë që z. Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore për qarkun Tiranë për Partinë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
Ky i fundit, në datat 16 dhe 17.10.2020 ka qenë duke zhvilluar fushatën elektorale në cilësinë e drejtuesit të fushatës për qarkun Tiranë për Partinë Socialiste ku më konkretisht në datën 16.10.2020 ndër të tjera ka cituar se:

“Luli nuk ka hall pse qyteti po kursen 3 milionë euro, Luli ka hall se kishte planifikuar t’i merrte ai këto 3 milionë euro, se qartazi ajo punë mund të bëhet me më pak, me 30% më pak. Qyteti i Tiranës sot ka kursyer 30% nga propozimi i Lulzim Bashës. Jo vetëm 30% çdo ditë, por edhe 34.7 milionë që Lul Basha do ta paguante që në fillim fare. Ndaj, unë e kuptoj që ai vajton më shumë fitimin e humbur të tij, se sa kursimet e qytetit. Sigurisht, në kohën kur Lulzim Basha dhe kunati i tij kishin përgatitur të gjithë skemën se si do t’i faturonin qytetit 30% më shumë, pyetja është: kur kjo punë mund të bëhet me 30% më pak, pse Basha donte të faturonte 30% më shumë? Që përkthehet në 3 milionë euro në vit më shumë për qytetin dhe që përkthehet në 20 vite, në 60 milionë euro dhe në 30 vite, në 90 milionë euro. Ky ishte plan-biznesi i Lul Bashës, që ai dhe kunati i tij në kurriz të qytetit, do ta bënte 30% më shumë”.

“Ju bëj thirrje demokratëve, se nëse e kanë kuptuar se partia është vënë në funksion të një familje të largohen. Nuk është më një kundërshtare e denjë, është një mjet gjobvënie e shantazhues. Ata vajtojnë akoma gjobat që nuk volën dot.
Sot Tirana është më e pastër se sa kur firma e kunatit zihej me romët për të mbledhur kanaçe. S’do ju bëjmë kurrë mish për top siç e bën PD. Lulin dhe kunatin lëri të ikin në Holandë.
Në fund dua t’i them Lulit, a ke cipë, a ke turp, se si ke degraduar partinë tënde. Ty Lul të ka plasë cipa me kohë, sepse vetëm ke faturuar gjoba që në kohën kur ke qenë kryetar bashkie”.

Më tej, në datën 17.10.2020, nga Bërzhita, i akuzuar Erion Veliaj vijon me të njëjtat deklarata duke cituar ndër të tjera se:

“Humbën zgjedhjet në qershor, qeveria bëhej gati të fillonte punën. Ja dokumenti, në gusht Lul Basha i thotë Saliut të paguajnë 34.6 mln euro dhe 37 euro për ton, që t’i çojnë plehrat në kompaninë që kishte përgatitur ky me kunatin. E kishin bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për një familje. mezi pres të shkoj në Gjykatë që t’ia tregoj dhe gjykatësit, pasi e firmos këtë ia çon Saliut kërkesën që ta financojë.

Sot Tirana është dita me natën më e pastër seç ka qenë. Ky e ka hallin tek xhepi, tek portofoli i vet. Ky e ka hallin tek kunati i vet, se po t’i gjesh çmimin këtij, ky e lë edhe Astirin, edhe Teatrin, edhe Bulevardin, edhe kullat, edhe digën, edhe Liqenin. Sa iu kushton këtyre një gjobë? Deri dje thonin, këto qendrat tregtare i kanë oligarkët”. Sapo mori vilat tek Gjiri i Lalzit, nga një pronar i qendrave tregtare, oligarkët u bënë të mirë. Ky i ka vënë çmim opozitës. I ka vënë çmim çdo proteste.

Krraba nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i LSI. Bërzhita nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i PD. Fakti që sot janë kthyer masivisht me PS-në, do të thotë që kjo skuadër dhe kjo familje punon vërtet për këta njerëz. Partitë që kemi përballë janë parti familjare. Një parti punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë. Kur flasim për ekonominë, për tërmetin, pandeminë, s’flasin fare. Por, po i përmende atij kunatin, zgjohet nga gjumi në orën 11 dhe të than piten, se për kunatin nuk të fal. Partia tjetër punon për burrin, për gruan, e kanë kthyer në sh.p.k.”

Po në datë 17.10.2020 tashmë nga zona e Kombinatit, i akuzuar Erion Veliaj vijon me shpifjet madje duke konsumuar edhe elementet e veprës penale të “kallëzimit të rremë” duke i bërë thirrje SPAK. Më konkretisht, ndër të tjera ai citon se:

“Pyetja është pse e la protestën ky? Ky tha: Unë do shtrihem aty, do bëhem tapet kur të vijë ruli i bashkisë, fadroma. Pse e la ky? Sa ishte ajo makina që ia kishte dhënë ai kontraktori aty? Pse e la, se ky tha: Ne do u sulemi qendrave tregtare. Ne e dimë sa qendra tregtare ka. S’ka Tirana 100, 2 ka, i njëjti pronar është. Aaa, pasi mori vilat te Gjiri i Lalzit, u bënë të mirë oligarkët, se deri dje ishin të këqij. Po oligarku tjetër që ka vilat dhe thoshte-krimineli i Edi Ramës, oligarku i Edi Ramës, mori 2 shtëpi atje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, ky u bë me 4 vila.
Është e vetmja parti politike që po t’i shohësh historikun në Facebook, ka më shumë postime që i ka hequr kundrejt pagesës, se sa ato që ka lënë. Turp i madh. Një parti që është e denjë për emrin bandë, kështu që po ka njerëz te SPAK-u, po ka njerëz në prokurori, këta duhet të zgjohen, se nuk mund të vihet gjobë në çdo biznes dhe thirrja për çdo biznes është: Mos paguani gjobat që iu vë Luli dhe kunati”.

Në të gjitha këto prononcime publike, i akuzuari Erion Veliaj vijon të thellojë shpifjen e nisur në emisionin “Opinion” në TV Klan të datës 24.10.2020 për të cilën është regjistruar në gjykatë një kërkesë penale e më tej me një kërkesë tjetër penale në lidhje me shpifjen për përfitimin e një automjeti në vlerën 130 mijë euro nga kontraktorët e rrugës së “Astir” në favor të viktimës akuzuese. Përveç këtyre shpifjeve konkrete, më tej shtoi edhe shpifjen se viktima akuzuese, në cilësinë e kryetarit të Partisë e drejton atë në formën e një “skuadre që vë gjoba”, “i bie një biznesmeni” apo “çetë që vë gjoba” apo që viktima akuzuese i organizon protestat me paramendimin që t’i lërë ato për të përfituar materialisht pasuri të paluajtshme apo të luajtshme.

Por në prononcimet e fundit ka iniciuar deklarata shpifëse edhe në lidhje me akuza konkrete se i akuzuari do të përfitonte 3 milionë euro nëpërmjet landfillit të Sharrës, ka faturuar gjoba në kohën që ka drejtuar Bashkinë e Tiranë, që ka krijuar kompani për të faturuar gjoba apo që heq postime në “Facebook” në këmbim të parave.

Në të gjitha këto prononcime të të akuzuarit Erion Veliaj, është konsumuar vepra penale e shpifjes për sa vijon:
1. Fakti që viktima akuzuese kishte planifikuar të merrte 3 milionë euro si kryetar bashkie;
2. Fakti që viktima akuzuese dhe kunati i tij kishin përgatitur të gjithë skemën se si do t’i faturonin qytetit 30%, më shumë apo se kanë pasur një plan-biznesi, që viktima akuzuese dhe kunati i tij në kurriz të qytetit, do të përfitonin 30% më shumë;
3. Fakti që viktima akuzuese në cilësinë e përfaqësuesit të opozitës, e ka shndërruar këtë të fundit në një mjet gjobëvënieje dhe shantazhi, që viktima akuzuese vajton akoma gjobat që nuk voli dot, që viktima akuzuese ka faturuar gjoba që në kohën kur ka qenë kryetar bashkie dhe që do t’i çonte plehrat në kompaninë që kishte përgatitur me kunatin apo dhe e fundit që viktima akuzuese e kishte bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për familjen e tij; dhe
4. Fakti që partia që drejtohet nga viktima akuzuese punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë apo fakti që po t’i referohesh historikut në “Facebook”, ka më shumë postime që i ka hequr kundrejt pagesës, se sa ato që ka lënë madje duke cituar se partia që drejtohet nga viktima akuzuese është denjë për emrin bandë dhe vendos gjoba në çdo biznes.
Nëpërmjet këtyre prononcimeve publike në “Facebook” vetëm brenda dy ditëve (ku i akuzuari ka mbi 500 mijë ndjekës” apo në një sërë televizionesh, janë deklaruar një sërë faktesh të pavërteta.
Këto faktet të pavërteta janë bërë me qëllimin kriminal për dëmtimin e reputacionit dhe imazhit të viktimës akuzues dhe qenë se ky i fundit është Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia më e madhe opozitare në vend ndërkohë që i akuzuari duke qenë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e vitit 2021, të gjitha këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve për të përfituar personalisht dhe për Partinë Socialiste.
Qëllimi i shpifjeve është që të barazojë në perceptimin e publikut, viktimën akuzuese si kryetar i Partisë Demokratike, me të inkriminuar për gjobëvënie apo me aferat korruptive të denoncuara gjerësisht në media të qeverisë që drejtohet nga Partia Socialiste.

Padia për shpifje ndaj Veliajt, Basha refuzon kërkesën e GJKKO për pajtim, gjyqi vijon në shtator

Kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, GJKKO. Kjo pasi kreu i PD, ka paditur për shpifje kryebashkaun e Tiranës, Erion Veliaj dhe juridiksioni i ka kaluar GJKKO.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Erion Veliaj nuk është paraqitur në Gjykatë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

GJKKO seancën e sotme kishte parashikuar një seancë pajtimi mes palëve, por mësohet se Basha ka refuzuar të ndërmarrë një hap të tillë dhe kësisoj gjyqi do të vijojë më 24 shtator. Kërkesa për pajtim është refuzuar edhe nga Erion Veliaj, i cili nëpërmjet avokatit të tij Petrit Ismaili, ka kërkuar që gjyqi të vijojë.

Padia për shpifje kreu i PD Basha ka bërë ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i takon muaji tetor të vitit 2020, ku titullari i PS, në takimet gjatë fushatës, ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me 4 vila si dhe ka bërë një ndërtim pa leje.

Basha: PD ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon ndëshkimin e autorëve të masakrës zgjedhore. Në një postim në “Facebook”, Basha publikon një video me disa nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, teksa thekson se PD ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Ai deklaron se pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan Basha.

Në kërkim për vrasje në Shqipëri, Florenc Çapja prej 6 ditësh qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara

Ndonëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar.

Avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana konfirmoi për ‘BalkanWeb’ se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë. Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 Gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

Dosja 339/ Lirohen nga qelia Astrit Avdyli dhe dy të tjerë, u përfundoi afati i paraburgimit

Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu janë liruar nga qelia. Tre të arrestuarit për dosjen 339 do të shkojnë në arrest shtëpie, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se shkaku i lirimit në arrest shtëpie të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.

Për Astrit Avdylin, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykatë nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me vendim në arrest shtëpie.

Ruçi, mesazh ngushëllimi popullit të Kosovës për aksidentin e rëndë në Kroaci: Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe lëndimet e qytetarëve të Kosovës, si pasojë e aksidentit të rëndë në Kroaci.

Ruçi shprehet në mesazhin e tij se në emër të Kuvendit të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet familjeve të motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve iu uron shërim të shpejtë.

“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Aksidenti tragjik në Kroaci, kryeministri Rama: Çfarë fatkeqësie pikëlluese! Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin, ngushëllime vëllazërore familjeve

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus i nisur nga Gjermania për në Prishtinë doli nga rruga dhe 10 persona kanë humbur jetën.

Rama shkruan në “Twitter” se lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin, teksa iu shpreh ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave!”, shkruan Rama.

Aksidenti në Kroaci, reagon Basha: Tragjedi që na ka tronditur të gjithëve. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, ngushëllimet më të ndjera

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci ku një autobus i Kosovës me rreth 60 pasagjerë doli nga rruga, teksa humbën jetën 10 persona.

Teksa shprehet i tronditur nga kjo tragjedi, Basha iu shpreh ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola

Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen të pambrojtur nga grupet kriminale kur u duhet të raportojnë përplasjet apo inicidentet me viktima. Qytete si Elbasani, Durrësi por edhe zona si Gjirokastra vlerësohen për nivelet e lartë të kriminalitetit kryesisht prej trafiqeve të drogës.

Ngjarjet kriminale në disa qytete në Shqipëri, të lidhura kryesisht me tregëtinëe drogës, por edhe me trafiqet dhe kultivimin e marijuanës, e kanë bërë më të vështirë raportimin e lajmeve.

Reporterët vendorë në disa zona si në Elbasan, Durrës por edhe Gjirokastër dhe gjetkë ndeshin mjaft sfida që vijnë prej pasigurisë prej aktivitetit të grupeve kriminale.

Bardha Nergjoni ,një reportere prej vitesh në Elbasan thotë se sfida është me raportimin nga disa zona të nxehta të njohura për kriminalitetin e lartë.

“Në fakt është shumë e vështirë realisht të raportosh, sidomos në zona që konsiderohen “të nxehta”, për sa i përket kriminalitetit dhe sidomos krimit të organizuar, pasi ti nuk e di se për kë je duke raportuar dhe duke qenë se jeton në atë komunitet në cdo kohë mund të përballesh me elementë të tillë. Na ka ndodhur, edhe unë personalisht mund të jem kërcënuar përmes telefonit nga persona të caktuar, pasi kam raportuar për ngjarjet”.

Zonja Nergjoni thotë se në raste të veçanta i është dashur të heqë dorë nga raportimi për këta persona me precedentë kriminalë në komunitetin ku jeton.

“Edhe kam hequr dorë nga raportime të cilat kanë qenë në komunitetin ku unë jetoj pasi është shumë e vështirë të raportosh për ata persona. Ka qenë ngarja e fundit në Elbasan në fushatën zgjedhore, përplasja mes dy grupeve dhe po kështu raportime nga gjyqësori shumë të vështira, por kryesisht ngjarje kriminale dhe operacione policore.

Vetë qytetarët kanë krijuar një distancë me këto ngjarje kriminale si pasojë e frikës dhe situata bëhet dita ditës më e vështirë në komunitete të caktuara,thotë zonja Nergjoni.

“Qytetarët në Elbasan kanë krijuar një lloj distance nga këto ngjarje për shkak të frikës, panikut, dëshirës për të mos u ngatërruar me gjëra që nuk u takojnë. Mirëpo kjo çdo ditë bëhet një histori shumë e vështirë për t`u përballur në komunitete të caktuara”.

“Shpresojmë, thotë zonja Nergjoni, të ketë një ndryshim të situatës me reformën në drejtësi dhe ndryshimet në polici”.

“Shpresojmë që kjo situatë të ketë një lloj ndryshimi sidomos me vetingun në Drejtësi dhe ndryshimet në sektorët e policisë. Nëse të njëjtët persona do të jenë në detyra të caktura në Polici ,kur dihet reagimi i tyre ndja elementëve kriminale, situate do ngrelet e njëjtë.”

Ndërsa Geri Emiri ,një reporter në Durrës,thotë se në disa qytet kriminaliteti është i strukturuar dhe gjithmonë ka sfida në raportimin e lajmeve nga gazetarët lokalë.

“Në qytete të tilla si në Durrës ,Elbasan apo Shkodër kriminaliteti është i strukturuar dhe ka një lidhje të konsoliduar mes grupeve kriminale. Gjithmonë raportimi përbën sfidë pasi këto grupe të paktën janë të sofistikuara”.

Zoti Emiri thotë më tej sepuna e reporterëve në komunitetetlokale bëhet tepër e vështirëpor mbetet e nevojshme këmbëngulja e reporterëve për t`iu ritkhyer ngjarjeve.

“Mbetet gjithnjë e nevojshme të bëhet jo thjesht një raportim i parë, pra për ngjarjen që ndodh, por edhe një ndjekje e ngjarjes, mënyra si fillon hëtimi, a shkon në gjykatë, a ka autor etj. Publiku ka nevojë për detaje të qënësishme që përbëjnë interes publik dhe ekspozojnë punën e institucioneve ligjzbatuese dhe gjithashtu sigurinë publike që është shumë e rëndësishme për qyetarët.”

Zoti Emiri thotë se institucionet ligjzbatuese duhet të jenë më ndihmuese për gazetarët.

“Së pari është puna e institucioneve për zbatimin e ligjit për të dhënë më shumë informacion për reporterët që interesohen për ngjarjet dhe së dyti duhet të jetë një nivel më i lartë sigurie që të krijohet nga strukturat shtetërore për gazetarët që raportojnë për ështje sensitive sic është krimi i organizuar dhe jo vetëm. Nga ana tjetër duhet të ketë bashkëpunim me komunitetin pasi ata janë sytë dhe veshët për ngjarjet që ndodhin.”

Ndërsa kryeredaktorja e RTSH Gjirokastrës Silvana Lula thotë se gazetarët përpiqen të ndërtojnë marëdhënie më të ngushta sidomos me institucionet e drejtësisë për marrjen e informacionit.

“Duhet të përballemi me vështirësi të shumta, janë disa institucionet që kërkojnë më shumë punë nga reporterët për të marrë informacion, përmes kërkesave të bazuara në Ligjin për të drejtën e Informimit . Këto kërkesa bëhen sidomos në organet e drejtësisë.”

Zonja Lula thotë se reporterët e institucionit si televizion publik kanë marëdhënie të mira me policinë, por për ngjarjet e kronikës që lidhet me incidente apo krime nevojiten herë pas here hulumtime nga vetë gazetarët përtej burimeve zyrtare.

Reporterët vendorënë Shqipëri janë pak të paguar nga redaksitë qëndrore dhe në një masë të madhe sfidave tëtyre në terren u shtohet edhe pasiguria prej elementëve kriminalë të përfshirë në trafiqe apo kultivim të marijuanës.

Raporte të organizmave ndërkombëtarë kanë shprehur herë pas here shqetësim për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor në raportin e vitit 2020, publikuar së fundi në Tiranë, thotë segazetarët në terren pohojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, ndërsa gazetarët investigativë pohojnë se kanë frikë nga proçeset gjyqësore, që nisen prej aktorëve të prekur nga puna e tyre.

Rrjeti i ka nxitur autoritetet shqiptare të rrisin transparencën dhe sigurinë e gazetarëve ne punë, duke ftuar nga ana tjetër mediat shqiptare të forcojnë mekanizmat vetërregullues në komunitetin e tyre.

Erl Murati: Koha që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e para, të goditet korrupsioni në nivele të larta

Kryeredaktori i ‘’Gazetës Shqiptare’’, Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për 5-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi dhe zhvillimet politike që presin Shqipërinë në shtator.

Murati thotë se Reforma në Drejtësi ende nuk ka dhënë rezultatet e para, madje është vonë në këtë aspekt, por tashmë është koha të godasë korrupsionin në nivele të larta.

A i thekson se shqiptarët duan drejtësi pasi uria për këtë është e madhe, por s’mund të përdoren si alibi rrethanat pasi dihet sipas tij që klasa politike nuk e do këtë Reformë.

PYETJA: 5 vjetori i Reformës në Drejtësi, kemi parë goditjes e para të SPAK, Gjykata Kushtetuese pothuajse formuar, ka vend për entuziazëm apo jemi larg asaj që imagjinonim?

MURATI: Entuziazëm ësthë fjalë e madhe, por janë shtruar shinat e Reformës në Drejtësi dhe tani do të prodhohen frytet e para. Me dashamirësi po themi, ka përpjekje dhe vullnet për ndryshim. Para pak vitesh drejtësia në përgjithësi perceptoheshin si më të korruptuarat në shoqërinë shqiptare. Nevoja për ndryshim ishte vullnet popullor. Ka pasur dhe ka nevojë për ndryshim në sistemin e drejtësisë.
Shpresa është e madhe, me realizëm ka një lloj zhgënjimi. 5 vite më parë kur u miratua Kushtetuta e re, prisnim që Reforma të prodhonte drejtësi të shpejtë. Nuk ishim në fazën të festonim për prangosjen e një kryebashkiaku apo zv.ministre. Nga pikëpamja sasiore çalon, Vettingu ka ngrënë kokat shumë prokurorëve e gjyqëtarëve, por dosjet zvarriten. Standardi i zyrtarëve ka qenë dhe më parë, historia e drejtësisë shqiptare s’ka filluar në korrik të vitit 2016. Janë arrestuar më parë kryebashkiaku i Vlorës, Dibrës, Kavajës, Guvernatorin e Bankës. Pra të shohim. Rezultatet do të jenë kur të goditen peshqit e mëdhenj, korrupsioni politik në nivele të larta. Nuk jam entuziast në këtë pikë. Drejtësia ka funksionuar edhe para 2016. Nëse është lajmëruar apo pritshmëritë kanë qenë për peshqit e mëdhenj, ka ardhur koha që të ndodhë. Njerëzit prisnin të goditeshin më herët, për mua është e vonuar.
Pavarësisht se Reforma për Drejtësi trumbohet e suksesshme, uria për drejtësi është e madhe.

Dëgjova një ambasador sot që aktorë politikë duan të pegojnë Reformën. Kjo është fazë e tejkaluar. Duhet të jetë e vetëmjaftueshme. 5 vite pasi është miratuar, institucionet duhet të jenë të pavarura për të dhënë drejtësi. Nuk mund t’ia vëmë fajin gjithmonë presionit politik që politikanë të caktuar nuk e duan Reformën dhe prandaj s’ndodh drejtësia.
Mbaj mend vite më parë, një nga amasadorët më të mëdhenj në vend tha që Reforma ka filluar të ecë me këmbët e veta dhe s’mund të ndalet nga politika. Këtu e gjithë klasa politike mund të mos e dojë Reformën. Këtu perceptohet gjithë politika e korruptuar, politikanë të korruptuar, këta kanë emër e mbiemër. Prandaj u bë reforma, prandaj është ky proteksion për të dhënë frytet e para.
Rezultatet nuk janë këto, s’dua ti vë notë Reformës, mjafton një sondazh si para 5 viteve në popull nëse njerëzit janë ose jo të kënaqur. Perceptimi popullor është që klasa politike nuk është goditur, pra vijon të jetë e korruptuar.

Shumica e njerëzve duan drejtësi, është terreni për ta bërë këtë. Drejtësia shqiptare si institucion përfaqësues vuan si sporti apo gazetaria. Sigurisht që në njëfarë mënyre, s’mund të ketë alibi, ka qenë njerëz më të varfër e korruptuar se ne. Rrethanat s’mund të jenë alibi për drejtësinë e re apo të vjetrën. Ka një consensus, shqiptarët e duan drejtësinë. Aty ka njerëz që e kanë marrë përsipër të japë drejtësi. Janë disa individë, disa që nuk janë baltosur nga drejtësia e vjetër, ndaj këtyre njerëzve ka pritshmëri. Ka ardhur momenti të prodhohen rezultatet e para, nëse nuk arrihen atëhere Reforma nuk prodhoi atë që pritej. Të fundit që mund të akuzohen janë aktorët ndërkombëtare. Nëse s’do të ketë rezultate atëhere ka dështuar, por ende nuk është momenti për të vënë notën.

Murati thotë se në shtator do të kemi një qeveri ‘Rama 3’ të vazhdimësisë, por nuk përjashtohet që të ketë prurje interesante ose të papritura.
Sa për opozitën, gazetari thotë se ajo duhet të shfaqet si alternativë e re për të sfiduar qeverinë pasi ‘Rama 3’ nuk mund të sfidojë ‘Rama 2’. Murati thekson se nuk mund të pritet një vision i ri nga një kryeministër që ka 8 vite që qeveris.

PYETJE: Çfarë do të kemi në shtator?

MURATI: Besoj do të kemi qeveri të vazhdimësisë, nuk besoj se do të ketë një qeveri që do të reflektojë më pas ndryshime në administratë. Mund të kemi prurje interesante, ose të papritura. Besoj do të ndodhë se Rama i ka dhënë provat. Në 2017 ishin të tjerë njerëz që udhëhoqën fushatë dhe në qeveri u futën njerëz që ekzistencën e tyre e morën vesh ditën kur u emëruan, si Cakaj apo Shahini. Mund të kenë qënë nga pikëpamja teknike funksionarë shumë të mirë, por nga pikëpamja politike nuk kishin lidhje me PS.
Pra në Rama 3 mund të kemi individë që nuk kanë patur karrierë politike apo në PS. Sa i përket opozitës, mbetet detyra për të dhënë alternativë të re, për të sfiduar qeverisjen. S’mund të presim që Rama 3 të sfidojë Rama 2. S’mund të presim vision të ri nga një kryeministër që ka 8 vite që qeveris. Shoh që ka nëj analizë të munguar në opozitë për faktorët që ndikuan në humbjen e saj në 25 prill. E dimë që dy shkaqe ishin bojkotimi i zgjedhjeev lokale dhe djegia e mandateve që solli ndryshimin e kushtetutës.
Këtë duhet të diskutojë opozita. Ka një analizë të munguar në opozitë, nëse do të bësh një analizë atëhere do të godasësh menjëherë lidershipin e PD dhe ngelesh jashtë. Ka një lloj paradoksi, nëse shohim 2 partitë kryesore 15 vite më parë, mbaj mend që ka patur njerëz që janë larguar nga ajo parti. Në kampin e PS aty ka qenë akoma më e emancipua dhe dramatike. Besoj ky është problem, demokracia eb rendshme në PS dhe PD, demokracia ka bërë hapa pas.
Në PD duket që ka një klimë disfatiste. S’mund të flas me terma rithemelimi apo revolucioni, por opozita ka shansin për tu shfaqur si alternativë, ndryshe nuk e shoh shumë positive të ardhmen për kampin e opozitës.

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës.

Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar. gsh

“Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”, pas thirrjes së ish-zëvendës ministrit Petro Koçi, SPAK nis verifikimin e deklaratave

SPAK nis verifikimin e deklaratave të ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, i cili pak ditë më parë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të shkojë në Fier dhe të hetojë, pasi sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Lajmin e konfirmoi për News24 e BalkanWeb, kreu i SPAK Arben Kraja. Më 16 korrik, ish-zëvendës ministri Koçi, i cili hyn në shtator në parlament si deputet i PS ka deklaruar se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier dhe se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës fitojnë tendera publikë.

Ndonëse nuk përmendi emra, ai kërkoi ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese që qyteti të mos i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

DEKLARATA E PLOTË
Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.
Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

Rritet ndjeshëm numri i rasteve ditore me COVID-19 në Shqipëri

Edhe pse përhapja e shumicës së virusëve fillon dhe bie me nisjen e pranverës, asnjë e dhënë deri tani nuk ka pohuar se diçka e tillë pritet të ndodhë edhe me COVID-19.

Pas gati më shumë se dy muajsh, në Shqipëri është regjistruar një numër i lartë infektimesh nga COVID-19.

Ditën e djeshme nga kryerja e 3,526 testimeve janë zbuluar 43 raste të reja, duke shënuar numrin më të lartë ditor që prej datës 14 maj (49 raste).

Situata në spitale

Aktualisht janë 198 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Ndërkohë që prej 26 qershorit në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete nga coronavirus, kurse që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 2 456 të vdekur.

Rritja e rasteve të reja ditore vjen në një kohë kur ka dyshime për praninë e variantit “Delta”, ndërsa zyrtarisht një fakt i tillë ende nuk është konfirmuar.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe të shfrytëzojnë ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën për personat mbi 18 vjeç.

Statistika (20 Korrik 2021)

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740

Raste të shëruara       130,086

Raste Aktive                        198

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89

Elbasan            21

Vlorë                17

Durrës              16

Fier                   15

Shkodër           13

Lezhë               13

Kukës                9

Korçë                4

Gjirokastër        1

Burimi: Euronews Albania

Anketa e Kombeve të Bashkuara: Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim në tregti

Nga një anketë e Kombeve të Bashkuara për Lehtësimin e Tregtisë në vitin 2021 raportohet se Shqipëria është në të njëjtin vend si në vitin 2019 dhe nuk ka hedhur hapa të reja. Shqipëria  vlerësohet në 52.69% nga 100%.

Në një vlerësim specifik, transparenca në tregtinë e Shqipërisë vlerësohet me 80%. Formalitetet me 45.83%. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet institucionalë kanë një vlerësim 66.67%. Tregtia pa letra në nivelin e 59.26%, pa letra ndërkufitare 22.22%. Çdo vlerësim është i njëjtë me atë të vitit 2019.

Pothuajse të gjithë elementët e analizuara të vendit tonë qëndrojnë nën mesataren europiane.

Anketa merr në studim 143 vende dhe tregon se vendet e zhvilluara kanë hedhur hapat më të mëdha dhe pozitive drejt lehtësimit të tregtisë.

Progresi më i lartë është regjistruar në Azinë Qendrore 16% rritje, ndjekur nga Amerika e Veriut 6% Kaukazi dhe Turqia 5%.

Edhe pse me progres të dukshëm të bërë që nga viti 2019, Azia Qendrore është ende prapa, ashtu si Europa Lindore dhe Europa Jug-Lindore me rreth 64% ndërsa katër nën-rajonet e tjera (Kaukazi dhe Turqia; BE, MB, Norvegjia dhe Zvicra; Veriu Amerika; Federata Ruse) arriti afër 80% shkallë zbatimi.

Rezultatet e sondazhit për nivelet e zbatimit të masave të lehtësimit të tregtisë në kohë krizash dhe pandemie ndryshojnë shumë në të gjithë rajonin me një mesatare prej 46%.

Deklaratat e Ramës për prokurimet, kreu i Dhomës Amerikane: Të pamjaftueshme! Tenderat të bëhen njëherë e përgjithmonë me kritere të qarta!

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime me zyrtarë amerikanë, por edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Në intervistë për Zërin e Amerikës, Jaço ka folur për zhvillimet në Shqipëri, si dhe klimën e biznesit, ku një nga pyetjet ishte për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me abuzimet me tenderat publikë.

Zëri i Amerikës: Dhoma Amerikane ka publikuar së fundmi “Axhendën e Investimeve”, një raport me 40 rekomandime për klimën e biznesit në vend. Cili është synimi i këtyre rekomandimeve dhe sa shpresoni se ato do të merren parasysh nga autoritetet shqiptare?

Enio Jaço: Dhoma Amerikane ka pasur një diskutim të gjatë në lidhje me “Axhendën e Investimeve” dhe tani ka ardhur koha që të veprojmë. Të gjitha palët duhet të veprojnë dhe ky është edhe qëllimi kryesor i rekomandimeve. Pra, duhet të shkojmë nga ndërgjegjësimi në aksion. Nga reagimet e para që kemi pasur, si nga opozita ashtu edhe nga qeveria mendoj se do kemi një përqasje pozitive ndaj këtyre rekomandimeve.

Zëri Amerikës: Një ndër problemet, veçanërisht për sipërmarrësit e huaj është gara publike dhe dyshimet se në një pjesë të mirë të rasteve fituesi është i paracaktuar. Kryeministri Rama para pak ditësh në dy takime të ndryshme ka folur me tone kritike. Si i shihni ju deklaratat e zotit Rama duke marrë parasysh se ai qeveris vendin prej tetë vitesh dhe ka pasur të gjitha mekanizmat për të ndërhyrë?

Enio Jaço: Mendoj se deklaratat janë pozitive. Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, gjithashtu është i rëndësishëm për publikun, duhet t’i kuptojnë të gjithë problemet që ne kemi me prokurimet publike. Por nga ana tjetër, deklaratat nuk janë të mjaftueshme. Bashkë me deklaratat, nga sa kemi ndjekur në media, unë me kënaqësi kam vënë re se, ka një dëshirë për të përgatitur një legjislacon të ri, i cili do të konsiderojë përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike. Ne nuk jemi konsultuar me këtë legjislacion, kështu që unë nuk mund të flas me detaje për cilësinë e këtyre ndryshimeve, por janë dy elementë që ne nuk i kemi vënë re. E para, është transparenca. Është shumë e rëndësishme që Prokurimet Publike njëherë e përgjithmonë të bëhen me kritere të qarta, transparente, me kritere Open Data. Dhe e dyta shumë e rëndësishme, është të kemi “eliminimin e përjashtimeve”, sepse kemi shumë raste që nuk shkojnë përmes standardeve të procesit të prokurimit publik por shkojnë përmes rasteve speciale. Nëse kemi këto dy elemente, unë mendoj se është një fillim shumë i mirë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria është një vend i vogël për të qenë tërheqës për kompanitë e mëdha amerikane, megjithatë gjtë këtij viti kemi dy kompani të fuqishme që kanë hyrë në fushën e gazit dhe ndërtimiit të Hidrocentralit të Skavicës. Sa është Shqipëria e gatshme për të qenë tërheqëse për investimet amerikane?

Enio Jaço: Mendoj se të dyja këto investime janë shumë të mëdha për Shqipërinë, krijojnë oportunitete të tjera të rëndësishme. Kemi të gjitha shanset për të menduar se këto do të jenë dy investime shumë të rëndësishme, që do i hapin rrugën investimeve të tjera. Në këtë sens, duhet të jenë të qartë të gjithë për potencialin që Shqipëria ka për të tërhequr investime të tilla apo të tjera edhe më të vogla. Por ajo që është e rëndësishme, këto dy investime kanë pasur përfshirjen direkte të qeverisë shqiptare dhe ambasadës amerikane në Shqipëri. Që do të thotë, jo të gjitha investimet mund të ndodhin me një përfshirje të nivelit kaq të lartë. Pra, është shumë e rëndësishme që ne të përmbushim kriteret, ku ne të krijojmë një klimë ku investimet do ndodhin në mënyrë të pavarur, ato që ne i quajmë investime organike. Në këtë aspekt, Shqipëria ka shumë për të bërë, jemi në një proces i cili sapo ka filluar dhe shpresojmë që do ecim sa më mirë por kemi shumë punë për të bërë.

Zëri i Amerikës: Pyetja e fundit, një shtet ligjor funksional është siguri për investitorët, Shqipëria vuan në këtë aspekt, dhe Reforma në Drejtësi është parë si një mundësi për ta ndryshuar atë megjithatë besimi i bizneseve mbetet i ulët. A shihen veprimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, si një sinjal shpresë për të pasur këtë ndryshim?

Enio Jaço: Personalisht, në mënyrë të qartë mendoj që po. Megjithatë, unë gjithashtu e kuptoj shumë mirë që publiku shqiptar ka një lloj skepticizmi dhe është normale. Shqipëria është një vend, i cili nuk ka një traditë me institucione të fuqishme publike që të ketë besim dhe do marrë një kohë të gjatë derisa të arrijë në një pikë të tillë dhe atëherë do jemi vertetë në gjendje për të gjykuar nëse ajo që po bën SPAK-u tani do jetë në nivel afatgjatë shumë pozitive. Personalisht shikoj shenja pozitive. Do na duhet të kemi durim dhe të shikojmë edhe më gjatë sepse është vetëm fillimi.

Zëri i Amerikës: Ju falenderoj z.Jaço për këtë intervistë dhe ju uroj suksese për vizitën tuaj këtu në Washington.

Në atentatin mafioz të Paolo Borsellinos, sipas kapos të mafias siciliane Toto Riina, i përfshirë edhe një shqiptar?! Nga Alba Kepi

Derisa flitet për një ekspert të përgatitjes së eksplozivit në vitin 1992, i tillë mund të ishte vetëm një person i dalë nga rradhët e ushtrisë o nga shërbimet sekrete të regjimit komunist shqiptar.
Por derisa dyshimi mbetet dyshim asgjë nuk është e përjashtueshme. E përfshirja e një shqiptari në masakrën më të bujshme të luftës së mafias italiane kundër shtetit, bëhet padyshim një detyrim dhe i autoriteteve shqiptare të hetojnë e të dënojnë këtë njollë të gjakshme.
Italia nderon sot kujtimin e magjistratit të Antimafias Paolo Borsellino i cili 29 vite më parë mbeti viktimë e një atetanti në Palermo, organizuar nga mafia siciliane Cosa Nostra.
Në 19 korrik 1992, në ora 16.59, një automjet i vjedhur i modelit Fiat 126, i mbushur me 90 kg ekpsloziv, hidhet në erë me telekomandë, në afërsi të pallatit ku banonte nëna dhe e motra e magjistratit e ku ai ndodhej për vizitë.
E 29 vite nga ky atentat, në dosjet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje, shfaqet pjesëmarrja e një shqiptari, ekspert në përgatitjen e eksplozivit e që mund të kete bashkëpunuar me Cosa Nostran siciliane.
Përgjimet janë kryer më vitin 2013, me urdhër të Prokurorisë së Palermos, në burgun e regjimit 41 bis, ku vuante dënimin kapo i mafias siciliane Toto Riina, ai flet mbi mënyrën e organizimit të atentatit mafioz të vrasjes së Paolo Borsellinos, e mes pjesëmarrësve shfaqet dhe një person i ardhur nga Shqipëria e ekspert eksplozivi.
Toto Riina, kapo i kapove i mafias siciliane, zbardh ekzistencën e një Mister X nga Shqipëria, ekspert i lëndëve shpërthyese e që kishte qënë i pranishëm në përgatitjen e automjetit që do të hidhej në erë nga tritoli.
Kush është ky shqiptar ekspert i eksplozivit për të cilin flet Toto Riina?
Kanë kaluar 8 vite nga hartimi i kësaj dosje hetimore e 29 vite nga kjo ngjarje e nuk ka ende informacion mbi hetimin ndaj këtij personi.
Dyshimet më të pranueshme të cojnë se derisa flitet për një ekspert të përgatitjes së eksplozivit më vitin 1992, i tillë mund të ishte vetëm një person i dalë nga rradhët e ushtrisë o nga shërbimet sekrete të epokës komuniste shqiptare. Por derisa dyshimi mbetet dyshim asgjë nuk është e përjashtueshme.
E përfshirja e një shqiptari në masakrën më të bujshme të luftës së mafias italiane kundër shtetit, bëhet padyshim një detyrim dhe i autoriteteve shqiptare të hetojnë e të dënojnë këtë njollë të gjakshme.

Kurban Bajrami, kreu i KMSH mesazh urimi për besimtarët myslimanë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një videomesazh, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu theksoi se Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame. Sipas Spahiut Kurbani është pajtim, ndërsa apeloi për falje dhe pajtim me njëri-tjetrin.

MESAZHI I KMSH
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbëres.
Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.
Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)
Të dashur qytetarë, nesër, më datë 20 korrik 2021, është festa e Kurban Bajramit.
Allahu i Madhërishëm në suren Kevther në Kuran thotë:
“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”
Ndërsa në suren En’nam na kujton:

 

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!”
Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa.
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.
Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atëkohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës heroike Haxhires.
Kurbani na dëshmon se, sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punë të pëlqyeshme te Zoti, nëse duam të përfitojmë mëshirën dhe faljen e të Gjithëmëshirshmit absolut, Zotit të gjithësisë.
“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë.
Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.
Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.
Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.
Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata.
Kurbani është solidaritet, jini solidarë në bajram e në çdo ditë.
Kurbani është pajtim, pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin.
E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona.
E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin.
Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!
Amin!

Sot kanë paralajmëruar mbyllje të bizneseve, pronarët e lokaleve në Vlorë kundër orës policore

Pronarët e lokaleve në zonën e “Lungomares” kanë paralajmëruar sot mbylle të bizneseve, në shenjë proteste kundër orës policore 22:00.

Mbrëmjen e kaluar ka pasur përplasje me policinë, teksa pronarët kanë vendosur në orën 22:00 himnin kombëtar në lokalet e tyre, si një mënyrë për të kundërshtuar mbylljen e bizneseve në orën 24:00.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e kaluat policia ka shoqëruar katër persona mbrëmjen e kaluar dhe një prej të shoqëruarve ka qenë bashkëshortja e pronarit të një biznesi në Vlorë. Më tej bizneset e tjera janë solidarizuar dhe janë mbledhur para komisariatit duke kërkuar lirimin e tyre.

Shtyrjen e orës policore, fillimisht kanë qenë pronarët e bizneseve në zonën e Lungomares që e kanë kërkuar, por më pas iu janë bashkuar dhe bizneset e tjera në qendrën historike. Ndërsa sot janë pronarët e lokaleve në zonën e Lungomares që kanë paralajmëruar se do të mbyllin bizneset në shenjë proteste. bw

Përkujtohet Papa shqiptar Kelmenti XI, studiuesit: Ishte me origjinë nga Laçi, ndikoi në zhvillimet kulturore

Akademia e Shkencave dhe Nunciatura Apostolike në Shqipëri kanë mbajtur një konferencë shkencore me titull “Papa Klementi XI dhe Shqipëria”, në 300-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

I mbiquajturi Albani, për shkak të origjinës së tij, pjesëmarrësit e vunë fokusin te Kuvendi i Arbnit, organizuar prej këtij Ati të Shenjtë.

 

Pëllumb Xhufi (Historian): Papa Klementi ndikoi ne zhvuillimet kulturore.
Luigi Bonazzi (Nunci Apostolik): Mbeshteti Kuvendin e Arbnit dhe shqipen.
Skënder Gjinushi (Kreu i Akademisë së Shkencave): Papa Klemnti na dha etnonimin shqiptar.

Një tjetër qasje sollën edhe studiues klerikë e laikë.
Dom Nike Ukgjini (Studiues): Origjina e Papa Klementi nga Laci.
Bardhyl Demiraj (Studiues): Papa Klementi luftoi nepotizmin kudo.

Kuvendi i Arbnit, mbajtur ne Merqi më 1703, njihet ne histori si nje prej çasteve kyçe për shqiptarët dhe gjuhën në kohë të errëta të sundimit osman.

Analiza e zgjedhjeve, në 13 pika, PD bën bilancin

Një orë na ndan nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila do të mbahet në orën 18:00 ku do të bëhet bilanci dhe analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, që ajo e konsideron masakër elektorale.

Në raportin e përgatitur që do t’u tregohet anëtarëve të Kryesisë nënvizohen 13 konkluzione për zgjedhjet e 25 prillit.

Në raport thuhet se Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë duke blerë në mënyrë masive votat e qytetarëve. Po ashtu në raport  përmendet përdorja e të dhënave personale nga patronazhistët si dhe dhënia e koncensioneve.

13 konkluzionet/përfundimet e analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 janë si më poshtë:

  1. Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
  2. Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë.
  3. Një shqetësim më i madh se blerja e votës ishte keqpërdorimi i burimeve të administratës shtetërore, dhe heqja e kufirit midis partisë dhe shtetit, ku evidentohen këto të dhëna:
  • Përdorimi i të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si formë e ushtrimit të presionit ndaj qytetarëve dhe ofrimit të favoreve shtetërore për nevojat që ato mund të kishin. Media publikojë informaconet që përdoreshin nga PS me të dhënat personale të 910,000 qytetarëve, vetëm për qarkun Tiranë;
  • Pagesa e 125 milion eurove të fondeve publike gjatë fushatës elektorale për mijëra familje të prekura nga tërmeti 2019, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin pagesa të përfituara në mënyrë fiktive;
  • Dhënia e koncesioneve të mëdha publike me vlerë qindra miliona euro;
  • Shpenzimi i rreth 120 milion euro nga pushteti lokal i kontrolluar tërësisht nga Partia Socialiste për punë publike gjatë fushatës zgjedhore;
  • Rritja e pagave në vitin elektoral për sektorin publik në një fond rreth 63 milion euro;
  • Punësimi i përkohshëm i rreth 13.000 punonjësve të rinj të shtetit;
  • Disbursimi i hershëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milion euro dhe shtimi i 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike gjatë periudhës së fushatës;
  • Legalizimi i strukturuar në këmbim të votës i më shumë se 10.000 banesave të ndërtuara në mënyrë informale;
  • Operacioni masiv i blerjes së votës, i strukturuar në bashkëpunim me grupet kriminale dhe marrja në mbrotje e tyre nga Policia e Shtetit;
  • Mbyllja e papritur dhe e paprecedent e kufijve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar diasporën e madhe shqiptare dhe pakicën greke që jeton kryesisht në Greqia të vijë për të votuar.
  • Niveli rekord i lartë i prokurimit publik prej 505 milion euro në muajt Nëntor – Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash publike dhe prokurimet, krahasuar me një mesatare vjetore prej 116 milion për të njëjtat periudhë, në 5 vitet e fundit. Kjo shifër në mënyrë disproporcionale më e lartë pasqyron abuzimin me burimet publike nga qeveria Socialiste për përfitime elektorale vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021.
  • Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me aktet nënligjore të miratuara nga KQZ, ku qartësisht ndalohej dhënia e koncesioneve ose favoreve publike në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, Qeveria vazhdoi të japë koncesione me vlerë qindra miliona euro, përfshirë por pa u kufizuar në kontratën  për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, prokurimin për Portin e Vlorës dhe Portin e Durresi, kontratën per gjurmimin e hidrokarbureve dhe shume te tjera.
  • Qeveria alokoi dhe pagoi përfitimet financiare për foshnjat e porsalindura për të gjithë periudhën 4-vjeçare që nuk ishin paguar në kundërshtim me aktet nënligjore përkatëse.
  • Investigimet zbuluan se si numri i banorëve në një lagje të Tiranës u rrit nga 8.000 në 22.000 nga Nëntori 2020 deri në 5 mars 2021. Në disa raste, janë përdorur kontrata të falsifikuara të qirasë së shtëpive në mënyrë që të rritej në mënyrë fiktive numri i votuesve socialistë në qarkun Tiranë.
  1. Asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar, përfshirë ato që u zhvilluan gjatë zgjedhjeve 2016, 2017 dhe / ose 2019, të cilat vazhdon të ushqejë ndjenjën e përhapur të mosndëshkimit të krimeve të lidhura me zgjedhjet, duke nxitur kështu përhapja e tyre masive në vitin 2021.
  2. Mazhoranca socialiste ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe shkeli Marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në kuadrin e Këshillit Politik, duke i krijuar Partisë Socialiste avantazhe të padrejta elektorale, për shkak ndryshimi i formulës së konkurimit në koalicione, ulte peshën e partive politike të koalicionit opozitar, apo krijonte kushtet për të dalë me lista të veçanta të partive brenda koalicionit opozitar. Ndryshimet e njëanshme elektorale, strukturore dhe të padrejta të sistemit të shënjestruara nga PS, janë një nga faktorët që çuan në një avantazh të padrejtë prej 11 mandatesh në favor të Partisë Socialiste, pavarësisht një diference elektorale minimale midis koalicionit opozitar dhe Partisë Socialiste gjithsej vetëm 38.409 vota. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve dhe ndërtimit të koalicionit nuk do ishte ndryshuar, me këtë rezultat që është siguruar me këto kushte konkurimi, PS do të kishin 4 mandate më pak, dhe konkretisht në Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë.
  3. Shumica qeverisëse kontrolloi edhe procesin e vendimmarrjes së KQZ-së, duke ndërhyrë politikisht në ndryshimin e  paraqitjes që ishte rënë dakord të fletëve të votimit në minutën e fundit, duke shkaktuar një konfuzion tek votuesit. Kjo rezultoi në një rritje drastike të numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, duke arritur një rekord të lartë prej 83 mijë votash, ose 5% të totalit vota, niveli më i lartë ndonjëherë në historinë zgjedhore shqiptare. Në terma praktikë, fletët e pavlefshme 83.019 kanë ndikuar në rezultatin e opozitës dhe përfitimin nga PS-PSD të paktën 4 mandateve më shumë, për vetëm 4,254 vota në total (në Berat, Durrës, Korçë, dhe Shkodër).
  1. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve qeveria vendosi të mbyllë kufirin me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut nën pretekstin COVID-19, duke bërë kështu votën e emigrantëve shqiptarë të pamundur. Kjo u reflektua në pjesëmarrjen e ulët në votime në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
  2. Në të gjitha Raportet e të 12 qarqeve jepen evidenca të plota, me raste konkrete dhe të detajuara, sesi rezultati i zgjedhjeve në qark është ndikuar në mënyrë masive nga katër elementët kryesor të masakrës zgjedhore, që janë:
  • Blerja masive e votave, kryesisht në zonat rurale dhe në lagjet e varfëra të qyteteve;
  • Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë me një mision të qartë, vënien në zbatim të skemës së blerjes së strukturuar të votave, mbledhjes së kartave të identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, si dhe intimidimin dhe dhunimin e mbështetësve të opozitës;
  • Shpërdorimit masiv të burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit, në favor të partisë në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj administratës publike, presionin përmes zyrave shtetërore për bizneset dhe personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, krijimit të favoreve shtetërore në këmbim të votës, etj.;
  • Shpërdorimit të autoritetit të Policisë së Shtetit në favor të partisë në pushtet, duke mos krijuar kushte të barabarta të garës, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
  1. Në termat e rezultatit zgjedhor, Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42 % të mandateve totale. Krahasur me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37 % të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %). Konkretisht, Partia Demokratike në 2021 ka marrë 165,784 vota të vlefshme më shumë se në vitin 2017.
  2. Nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezulton se:
  • Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës.
  • Kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.
  • Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.
  1. Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm – 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:

a.Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.

b.Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.

  1. Ndryshimi i formulës së koalicionit, nga listat e përbëra në lista të përbashkëta, uli forcën e koalicionit opozitar, për shkak se numri i kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhje ishte njëlloj sikur PD të kishte konkuruar pa koalicion. Në shumë qarqe, partitë aleate mbetën pa u përfaqësuar në listën e Patisë Demokratike, për shkak se KQZ nuk lejojë, në shkelje të ligjit, regjistrimin e më shumë se 154 kandidatë gjithsej. Pra ndryshe nga formula e koalicionit e aplikuar në zgjedhjet e vitit 2009  dhe 2013, ku secila parti pjesëmarrëse në koalicion kishte listë me jo më pak se 140 kandidatë, në këto zgjedhje partitë e koalicionit, kishin gjithsej në gjithë qarqet vetëm 23 kandidatë. Kjo solli, ashtu siç ishte e pritshme, që performanca e koaliconit si një i tërë të mos ishte i njëjtë apo i ngjashëm me peshën dhe forcën që një koalicion i tillë do të kishte në 2009 apo 2013, apo pa u ndryshuar rregullat në mënyrë të njëanshme nga Qeveria.
  2. Në kushtet e masakrës zgjedhore, puna duhet të përqëndrohet në qarqet ku ka mundësi reale për mandate të tjera shtesë në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për pasojë, e gjithë strategjia në vijimësi për të goditur me forcë krimet zgjedhore dhe fenomenet e paligjshme që kanë ndikuar në rezultat, duhet të përqëndrohet kryesisht në këto 7 qarqe. Ndërkohë që edhe në qarqet Elbasan, Korçë dhe Lezhë puna duhet të përqëndrohet, jo vetëm në ruajtjen e mandateve aktuale, por edhe në potencialin e shtimit të mandateve. bw

“Kini kujdes, ruajini fëmijët tuaj”, i indinjuar flet babai pas dënimit me 10 vite të ish-policit që ia vrau të birin Klodian Rasha

Një prind zemërplasur, me thikën në asht, që i ka numëruar ditët e orët pa të birin që ia vranë në lulen e rinisë deri në marrjen e drejtësisë dhe një thirrje dëshpërimi.

Sot në ditën e 216-të të mungesës së Klodianit, dënimi për atë që ia mori jetën u dha, por nuk ishte ai që kishte pritur Qazim Rasha.

Babai i 25-vjeçarit të vrarë më 8 dhjetor të vitit të kaluar shumë pak metra larg shtëpisë nga një efektiv i forcave Shqiponja, ka komentuar tepër i indinjuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi sot me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, që do të vuajë 10 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët.

“Ju kisha thënë që do vijë momenti që do t’i themi a gjëra. Sot është momenti. Dua t’ju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216-të, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet duke thirrur ‘Unë jam Klodiani’. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë të ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.
Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli është veshur me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të mbarë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im është një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.
Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj.
Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar?! Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet”, deklaroi babai i Klodian Rashës.

I pyetur nëse do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë, ai tha se nuk ka besim.
“Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

Arrestimet e zyrtarëve, Lubonja: Regjia është Rama, pushteti. Pse SPAK nuk i hapi këto procese para zgjedhjeve?

TIRANË

Analisti Fatos Lubonja ka folur sot në një lidhje ‘live’ në Nws24, në rubrikën “Opinion” për operacionet e SPAK dhe arrestimet e disa zyrtarëve. Lubonja tha se për të është me regji dhe se regjisor është kryeministri Edi Rama dhe pushteti.

Sipas tij, në krye të mandateve Rama ka bërë operacione të kësaj natyre, për të thënë që tani po ndërtojmë shtetin, teksa pyet më pas pse pas zgjedhjeve këto operacione të SPAK?!

“Përgjithësisht është përdorur fjala regji. Ideja është SPAK është me regji, këto janë veprime që bëhen me regji. Pikëpyetja është cili është regjisori? Nënkuptohet se njëri nga regjisorët kryesorë që mendohet është vetë Edi Rama. Ka një ide që jo regjisori mund të jenë amerikanët, ambasada amerikane, një ide tjetër vetë SPAK po bën një aksion me regji, diçka që është e programuar. Ashtu si mund të ngremë dhe pyetjen mos vallë regjisori është dinakëria e të arsyeshmes? Pra dhe kur ndodhin gjëra për qëllime të këqija dhe arsyeja ka arsye. Unë mbetem i idesë që duke parë hap-pas hapi ngjarjen këtu ka një regji, në vështrimi ne parë regjia është Edi Rama, pushteti. Po të shikosh në krye të mandateve ka bërë operacione të kësaj natyre, që po ndërtojmë shtetin, prishja e ndërtimeve pa leje, puna e dritave, operacion për ata që duhet të mbanin në makina pajisjet mjekësore. Ka pasur aksione të tilla të cilat pastaj janë harruar dhe kanë krijuar idenë, tani po ndërtohet shtet, ky po ndërton, por gjithnjë kemi parë një shtet gjithmonë e më të kapur.
Pse them regji, për shembull se një pyetje mund të ngrihet, ore mirë ky SPAK pse i hapi gjithë këto procese, pas zgjedhjeve dhe jo para zgjedhjeve? SPAK duhet të jetë i pavarur nga politika, e hap procesin kur maturohet.Si ka mundësi e hapi procesin dhe arrestimet u bënë pas zgjedhjeve?”, deklaroi Lubonja.

Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët dhe ministrat, tonet e ashpra, Lubonja i komentoi si pjesë të regjisë dhe në funksion të propagandës.
“Gjithmonë me idenë që tani do ndërtojmë shtetin, për t’iu thirrur përgjegjësive të tyre shtetërore. Është pjesë e regjisë. Gjithmonë në funksion të një propagande. Duhet të kemi parasysh që peshku qelbet nga koka, jo nga bishti. Kryeregjisori i së keqes në kuptimin e gjithë këtij sistemi që është ndërtuar, korrupsioni, lidhjen e krimit me politikën, është Edi Rama. Këto punë i ka filluar që në bashki, duke e bërë Tiranën nga qytet të qytetarëve, në qytet të oligarkëve, është histori e gjatë, pastaj pastrimi i parave. Të gjitha këto nuk bëhen dot pa një regjisor se është dhe kryedhënësi i lejeve të ndërtimit. Prandaj ai SPAK, në qoftë se shkon deri tek ca nëpunës anonimë, ne mund të njihnim Ndrecën dhe Lleshajn, po ata poshtë jo. Pyetja që ngre çdo njeri, si ka mundësi që në këtë vend, në këtë Shqipëri, ku njeh dreqi të birin, kalokan shifra të tilla e nuk di gjë ministri e sekretari i përgjithshëm? Janë shenja të regjisë dhe propagandës”, tha ai.

A ka një ngjashmëri të aksioneve të SPAK me atë të quajtur “manni puliti” (duar të pastra) në Itali në fillim të viteve ’90? Lubonja thotë që jo, madje flet për eliminim të partive të vogla dhe rrezikun e një partie shtet.
“Manni pulite meqenëse e përdore ka sjellë vërtetë një përmbysje të një klase politike në Itali, por nuk besoj se është në rastin në fjalë. U shkatërrua partia demokrastiane më e rëndësishme në Itali dhe u bë një rikonfigurim se jo të gjithë dolën nga skena, por dolën nga skena politikanë shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht u godit një sistem që kishte të bënte me partitë që financoheshin në mënyrë të paligjshme, nga bizneset. Pra, kapja e partive dhe nëpërmjet kapjes së partive, kapja e shtetit. Mua më duket se jemi shumë larg kësaj. Ajo ndodhi në atë kohë sepse ra muri i Berlinit, iku rreziku i komunizmit dhe disa thonë se CIA ra dakord, por ra dhe arsyeja për të qëndruar këta. Ra një lloj sistemi i ngritur i partitokracisë që kontrollonte shtetin. Unë nuk besoj që në Shqipëri ka rënë partitokracia, jemi në një proces tjetër, në eliminimin e partive të vogla dhe ndërtimin e partisë shtet, e një partie të vetme, Edi Rama që i kërcënon ata në emër të SPAK-ut flet për partinë shtet. Ndërkohë që nuk mund të flasë një politikan në Itali, të kërcënojë me burg. Magjistraturat dolën si forcë jashtë partive dhe kundër partive kryesore. Nuk e shoh këtë në Shqipëri, shoh partinë shtet që bën sikur bën drejtësi, siç bënte Enver Hoxha”, u shpreh Lubonja.

Lidhur me vijueshmërinë e aksionit të SPAK dhe kë mund të prekë, ai theksoi se mund të shtrihet tek kundërshtarët politikë.
“Aksioni i SPAK mund të vazhdojë në qoftë se është me regji, regjia ka disa objektiva. Aksioni i SPAK mund të shtrihet tek disa figura kundërshtarësh politikë, duke u justifikuar me këto që po bën tani, por që janë figura irrilevante në kuptimin e rëndësisë së partisë. Simbolizojnë 0 që i vijnë mbrapa 1-shit”, tha ai.
Duke i kthyer tek politika dhe sa kjo opozitë mund të shërbejë si kundërpeshë e pushtetit, Lubonja tha se pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë?!
“Ju thatë që është politika si në heshtje, por besoj ato që thashë përpara për këto aksione dhe ato janë politikë, nuk janë drejtësi e thjeshtë. Për partitë, kam lexuar komentet lidhur me çfarë duhet të bëjë PD, Mark Marku, Gjekmarkaj që ngrenë me shqetësim se sa parti mund të bëjë opozitarizmin e vërtetë që ka nevojë, dhe unë e ndaj këtë shqetësim. Nuk më duket që PD mund të bëjë kundërpeshën, por pikëpyetja e madhe është a mundet më të bëhet kundërpeshë. Ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm por që të bëjë kundërpeshë, duhet të shtojë peshën, të hapet, të fusë sa më shumë njerëz brenda partisë, edhe mbështetës dhe kjo kërkon një rishikim të shumë qëndrimeve, shumë mbylljeve, hapje mendje dhe hapje njerëzore”, tha Lubonja.

Për hapjen e PD dhe ndryshimet e statutit, ai theksoi se Basha nuk mjafton më si një lider për të sfiduar këtë parti-shtet, duhet një lëvizje.
“Ky ishte momenti që mund të hapet, por edhe një moment kur u bë luftë për pushtet brenda partisë. Ajo nuk ndihmoi që partia të hapet, akuzat ndaj njeri-tjetrit nuk e di sa mund t’i shërbejë hapjes. Apo duhet ndryshuar struktura.
Basha edhe për arsye të së kaluarës së tij dhe gjithë problemeve, nuk mjafton më si një lider për të sfiduar këtë parti-shtet, duhet një lëvizje, shumë rryma që bashkohen që kanë një interes të përbashkët dhe që mund të ndahen më pas, por që sjellin një përmbysje”, deklaroi Lubonja.

Policia aksion në Durrës, bllokohet mjeti super-luksoz me vlerë 1 mln euro, kapen municione e kapsolla donatore

DURRËS

Një operacion po zhvillohet, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Durrës, ndërsa vijon ende.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila raporton se nga aksioni janë bllokuar një sasi municionesh dhe kapsolla donatore, si dhe janë arrestuar disa persona.

Gazetarja Haxhiaj sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet se policia ka bllokuar një taksi dhe një makinë super-luksoze tip “Mc Claren”, vlera e së cilës shkon deri në 1 milion euro.

Mjeti është me targa angleze dhe sapo ishte futur në Shqipëri. Ndërkohë, policia vijon kontrollet në banesa, për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve luftarake.

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 ish-zyrtarë

TIRANË

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, dhe pesë zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Kapri akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

SPAK bën me dije se fakti i parë penal lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Ndërsa, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;
Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;
Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal
Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal
Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,
Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Sot 26-vjetori i masakrës së Srebenicës, Basha: Në parlamentin e ardhshëm, PD rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve në lidhje me 26-vjetorin e gjenocidit të Srebenicës.

Përmes një mesazhi në “Twitter” Basha thekson se masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin PD-ja do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.

MESAZHI I BASHËS
Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin
@pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.

Kuvendi nuk tërhiqet pas apelit të BE dhe OSBE, voton me 83 vota kreun e Autoritetit të Mediave Audiovize

TIRANË

Armela Krasniqi do të jetë në krye të Autoritetit të Mediave Audiovize. Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar për të shtyrë për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s, Kuvendi nuk bën kthim pas.

Me 83 vota pro deputetët votuan në krye të AMA-s, kandidaturën e Armela Krasniqit, ndërsa në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.

Kujtojmë se në nisje të seancës, delegacioni i BE-së në Tiranë, OSBE/ODHIR si edhe ambasada britanikë, në një zë apeluan Kuvendit të shtynte për në shtator, zgjedhjen e kreut të AMA-s.

“Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, thuhej në deklaratën e delegacionit të BE.

Në seancën e fundit për këtë legjislaturë, Kuvendi votoi edhe një sërë ligjesh të parashikuara në rendin e ditës.

“Liria e medias dhe demokracia e kërcënuar nga regjimi”, PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA-s

TIRANË

PD ka akuzuar përmes deputetes së zgjedhur më 25 prill, Albana Vokshi kryeministrin Rama lidhur me kreun e AMA-s që pritet të votohet nesër në Kuvend.

“Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.” -shkruan Vokshi  në një postim në facebook, ndërsa apelon se qeverinë të tërhiqet nga ky votim.

“Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!”- përfundon Vokshi. bw

Ndryshimi i rregullores- Tërhiqet Kuvendi: Gazetarët do të jenë të pranishëm në komisione

TIRANË

Kuvendi është tërhequr nga ndryshimi i rregullores, për të mos lejuar gazetarët të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve.

Me shkresën e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi, gazetarët do të vijojnë të ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare. Operatorët do të mund të marrin plane, në 5 minutat e para të mbledhjeve ndërsa në dispozicion do t’u vihen edhe planet e sistemit.

Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar në hyrje.

Vendimi pason një sërë takimesh të gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, si edhe protestës së kryer në ambjentet e jashtme të parlamentit.


Send this to a friend